15.09.2003 - Trepca.net

MĖ 20 SHTATOR NĖ STUBĖLL TĖ KARADAKUT NA THĖRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONĖ KOMBĖTARE:

TĖ GJITHĖ NĖ MANINESTIMIN TRADICIONAL NĖ PĖRKUJTIM TĖ SHKOLLĖS SĖ PARĖ SHQIPE NĖ KOSOVĖ (1584 - 1905) - TAKIMET E DOM MIKELIT 2003


   
15 shtator 2003 / Engjėll KOLIQI
 
Sikur edhe viteve tė mėparshme (qė nga viti 1990), poashtu edhe sivjet shtatori nė Stubėll tė Karadakut na takon me historinė dhe me krenarinė tonė kombėtare. Mė 20 tė kėtij muaji, pra tė shtunėn, takohemi rrėzė Stubllavaqės gurėbardhė, rreth pėrmendores me bustin e Dom Mikel Mėsues Tarabulluzit, nė oborrin e Muzeut tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė, mu aty ku shkollėn shqipe, qė kish marrė udhė qė nga viti 1584, e kishte legalizuar Dom Mikeli mė 1 mars 1905. Shpresoj se me fjalionė e fundit e kemi kuptuar pse quhet manifestimi tradicional nė pėrkujtim tė shkollės sė parė shqipe nė Kosovė (1584 - 1905) - Takimet e Dom Mikelit 2003.
 
Nė binėn nga fotoja e mėsipėrme, tė shtunėn e 20 shtatorit do tė fillojė manifestimi i sivjem, nė ora 10, me Tribunėn shkencore, organizuar e udhėhequr nga Prof Dr Engjėll Sedaj, ku do tė referojnė: Prof Dr Ferid Duka (nga Shqipėria), Prof Dr Agim Vinca, Prof Dr Valentina Duka, Prof Dr Shefki Sejdiu e Prof Dr Sali Bashota.
 
Temat do tė jenė me vlera tė mėdha shkencore dhe do tė flasin pėr zhvillimnin historik tė arsimit dhe tė shkollės sonė kombėtare, pėr Kuvendin e Arbėrit, pėr veprėn e madhe tė Shenjtėreshės sonė - Nėna Tereze, etj... Do tė shėnohet solemnisht edhe 60 Vjetori i lindjes sė shkencėtarit Dr Engjėll Sedaj, me origjinė nga Stublla dhe prijės shjkencor i kėtij manifestimi.
 
Nė ora 11 do tė fillojė mesha solemne kushtuar Dom Mikel Mėsues Tarabulluzit dhe tė gjithė mėsuiesve e patriotėve tė historisė sonė kombėtare dhe do tė udhėheqet nga ipeshkėvi i Kosovės - Shkėlqesia e Tij - Imzot Mark Sopi.
 
Nė ora 12 fillon Ora e madhe letrare e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku krijimet e tyre mund t'i paraqesin shkrimtarė e poetė nga hapsirat mbarėkombėtare. Nė fund pėr poezinė mė tė mirė jepet Ēmimi "Agim Ramadani". Tė interesuarit mund tė kontaktojnė me LSHK dhe me kryetarin Adem Gashi.
 
Nė ora 13 fillon programi kulturo-artistik, ku sipas Kėshillit Organizativ tė pranishmit i argėtojnė kėngėtarė dhe artistė tė famshėm, si: Merita Juniku, Ilir Shaqiri, Shpresa Gashi, Dibran Tahiri, Ansambli "Gurra" nga Gjilani, SHKA "Zėri i Karadakut" etj. Gjatė programit kulturo-artistik pėr tė pranishmit do tė shtrohet njė koktej.
 
Duke falėnderuar angazhimin e gjithanshėm tė Qeverisė sė Kosovės, ky manifestim qė nga ky vit mbahet nėn patronatin e Ministrive tė Arsimit dhe tė Kulturės, tė cilat edhe e financojnė. Nė financimin e manifestimit merr pjesė edhe Kuvendi Komunal i Vitisė dhe kryetari i Komunės Musa Misini do t'i pėrshėndesė tė pranishmit, si zot shtėpie.
 
Ėshtė ky manifestim i mirėfilltė shkencor, arsimor e kulturor, prandaj ia vlen tė marrim pjesė. Tė gjithė nė Stubėll - mė 20 shtator atje na thėrret historia dhe krenaria jonė kombėtare.
  
Pėr Kėshillin Organizativ
Engjėll KOLIQI


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.