15.09.2003 - Trepca.net

Nė ditėt e kulturės sė Baden Württembergut tė Gjermanisė nė Rottweil

PREZENTIM I SUKSESSHĖM I BASHKATDHETARĖVE TANĖ


15 shtator 2003 / Shkruan: Ēerkin BYTYĒI
 
Nė takimet e 22-ta me rradhė  tė njohura si ditėt e kulturės nė Baden Württemberg, qė kėsaj here mė 13 e 14 shtator u  mbajtėn nė Rottweil, prezentuan  me mjaftė sukses edhe bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė nė kėtė qytet me rrethinė.
 
Tė organizuar nė Shoqėrinė Kulturore Shqiptare “Iliria” tė kėtij qyteti, gjatė dy ditėve sa zgjatėn kėto takime, bashkatdhetarėt tanė  prezentuan pjesė nga tradita jonė kulturore. Grupi folklorik i nxėnėsve tė Shkollės Shqipe tė kėtij qyteti, shfaqi dy programe me valle karakteristike nga trevat shqiptare, qė me interesim tė veēantė u ndoqėn nga vizitorėt e shumtė tė ardhur nga  qytetet e ndryshme tė Baden Württembergut.
 
Ndėrkaq, qendra e Shoqėrisė Kulturore Shqiptare “Iliria” e Rottweilit, ku u prezentua kuzhina shqiptare, ishte ndėr mė tė vizituarat gjatė kėtyre dy ditėve tė kėtij manifestimi kulturor. Sidomos u tregua interesim nga vizitorėt pėr verėn e Kosovės “Amselfelder”, e cila ka bėrė emėr nė Gjermani dhe ėshtė mjaftė e kėrkuar nė tregun e kėtushėm.
 
Anėtarėt e vyeshėm tė shoqėrisė “Iliria” qė dėshmuan nivel tė lartė tė organizimit, atmosferė tė njė familje tejet tė organizuar shqiptare,  i vizitoi edhe kryetari i komunės sė Rottweilit Zotriu Thomas Engeser, i cili nė bisedėn e rastit shprehi fjalė miradie pėr  aktivitetet e kėsaj vatre kulturore shqiptare. Ai i pėrgėzoi bashkatdhetarėt tanė pėr organizimin e tyre tejet tė suksesshėm dhe punėn e madhe qė po bėjnė nė kultivimin dhe prezentimin e thesarit kulturor shqiptar si dhe pėr bashkėpunimin qė po zhvillojnė me qytetin dhe asociacionet gjermane. Kryetari Engeser me  bashkėpunėtorėt, ndoqi me interesim edhe programin e shfaqur nga nxėnėsit shqiptarė.
 
Gjatė  dy ditėve  sa morrėn pjesė bashkatdhetarėt tanė nė kėtė manifestim, realizuan njė qarkullim tė shitjes sė ushqimit dhe pijeve nga trevat shqiptare nė vlerė prej 8500 Eurosh, kurse grupi folklorik i shkollės shqipe nga qyteti i Rottweilit u nderua me 200 Euro.
 
Vlen tė pėrmendet se Shoqėria Kulturore Shqiptare “Ilira” nė Rottweil  ėshtė njė nga vatrat mė tė organizuara kulturore nė Gjermani dhe po arrin rezultate tė dukshme nė tė gjitha sferat e organizimit. Kohė mė parė, qyteti i Rottweilit, i dha nė shfrytėzim, kėsaj vatre kulturore objektin prej 160 metrash katrorė. Gjithashtu i ndau afro dhjetė mijė euro, mjete kėto tė cilat anėtarėt e “Ilirisė” i shfrytėzuan pėr sigurimin e materialit ndėrtimor dhe me punėn e tyre tejet tė organizuar vullnetare, kėtė lokal e rregulluan pėr lakmi.
 
Drejtori i Departamentit pėr Ēėshtje Jorezidente  i Kosovės, Meriman Braha, ditė mė parė e vizitoi  Shoqėrinė “Iliria” dhe u shpreh se ky objekt padyshim ėshtė ndėr mė luksozėt qė disponojnė Klubet shqiptare nė Gjermani. Zotriu Braha, me rastin e kėsaj vizite, i dorzoi kėsaj shoqėrie 600 libra nė vlerė prej 1200 eurosh pėr bibliotekėn e kėtushme, si dhuratė e Ministrisė sė Kulturės tė Kosovės.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.