15.09.2003 - Trepca.net

ARSHI PIPA

KOSOVĖS

Botuar nė LIBRI I BURGUT 1958


 


Vllazėn shqiptarė, Kosova s' asht e jona.
Kush me e pėrmendė guzon ai ban trathti!
O kob qi s'do t'harrohet kurr tevona!
Kosova e ngratė dergjet e vdes n'robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulėn zemrėn
e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Pėr gjak ndersen, me parzėm shkelė nėn themr
ėn
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezėn, do ta ndiejmė na veten
fajtorė pse vendin ku Shqipnija leu (1)
guxojmė ta duem, tue pasun frigė fatshkretėn
Kosovėn tonė ta quejmė gjymtyrė atdheu?

O tokė e bukur ku fjala burrneshė
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndrymė si luaneshė
ndėr hekura gjėmon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufomė llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosovė, at'here ta rrfejsh
kur gjak i lirė t'vadisė hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punės,
mbi tokėn tande, kosovar, je skllav!
Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qoftė e mallkueme fara qi aty hidhet
me djersė e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buk
ėn e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lypė tė drejtėn tande?
Dorėn pėr lmoshė duhet me i shtri kusarit?
O gjuhė, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t'vijė, do vijė nji ditė ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjerė kanė me ardhė. S' fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nėn plumbin.
Se pėr ēdo dhjetė prej nesh qi amshon lirija
dhjetė mijė do t'lindin e dhjetė mijė do t'humbin!

Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i fortė me hove
t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezėn, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n'
Ēamėri Shqipnija asht e jona.


Shenim:

KOSOVĖS -Nė prandverė 1955 nji grup studentash tė Lyceut tė Tiranės u arratisen pėr arsye se kishin guxue ta mprojshin haptas Kosoven si nji pjesė e pandashme e Shqipnis etnike Lyrika asht shkrue disa kohe mbrapa.

 

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.