14.09.2003 - Trepca.net

Nė vazhdėn e martirėve tė gjallė

Fytyra, pasqyra e shpirtit - Bep Kuqani

(Facies speculum animae) Proverb latin


13 shtator 2003 / Nga Uran KALAKULLA
 
Fytyra kjo pasqyrė e gjallė e shpirtit njerėzor, ka qenė dhe mbetėt pėr psikologėt, ashtu si dhe pėr krijuesit e penės, daltės dhe penelit, njė objekt fort i kėrkuar, nė evidentimin gjithnjė e mė tė saktė tė kėtij shpirti, sepse ata e dinin dhe e dinė sot e kėsaj dite qė ajo (fytyra), nė dinamizmin e jetės ėshtė shumė herė pasqyrė mjaft besnike dhe e saktė e tij.
 
Madje duke u shtyrė edhe nė qėniet e tjera zoologjike, qė vijnė fill pas njeriut, tek primatėt, artistėt nė riprodhimin e tyre nga natyra, gjejnė se edhe nė fytyrat kafshore dalin mjaftė elementė tė natyrės sė tyre shpirtėrore. Kėshtu, imazhi i fytyrės sė luanit zbulon nga njė anė forcėn, por edhe krenarinė. Ai i fytyrės sė majmunit, me grimasat e saj, qesharaken. Sytė dhe turiri i gjatė i dhelprės, dinakėrinė e saj klasike. Imazhi i kokės sė gjarpėrit tė flet njėherazi pėr fshehtėsinė, pabesinė, pėrshtirosjen dhe helmin vdekjeprurės. Dhe mė fort se kudo, kėto imazhe dalin fort bukur nė pah tek filmat multiplikativė, tė njė Walt Disney, apo Hana e Barbara tė Holliwood-it.
 
Nga ana e tjetėr, nofulla e madhe dhe e dalė e Musolini-t, pėr piktorė fashistė ishte shprehje e vullnetit, ndėrsa pėr piktorėt e vėrtetė ishte shenjė e njė mendjemadhėsie qesharake, qė pėrfundon nė tragjizėm, sepse i ngjan mė fort fryrjes tej mase tė bretkosės sė Ezopit qė desh tė rritej sa njė ka dhe plasi. Kurse cullufja nė ballė dhe mustaqet nevrike tė Hitlerit, nxjerrin fort mirė nė pah paranojėn kriminale tė diktatorit nazist, ashtu si fytyra e akullt, e vrarė lije, me mustaqet e rėnda tė Stalinit, si prej derrit tė egėr, vė nė dukje fare qartė kriminelin cinik tė miliona e miliona njerėzve tė pafajshme tė tė gjithė vendit tė madh ku sundonte ky kasap.
 
Vini re me kujdes fytyrėn e Krishtit, nė linjat e sė cilės, duke filluar nga sytė e pėrvujtnia shkrihet aq ėmbėl me shenjtėrinė. Fytyrėn simbolike tė njė Bude, ku mistika e thellė unjizohet me qetėsinė harmonike e tė pėrjetshme tė Nirvanės. Apo portretet e burrave tė mėdhenj tė shtetit: Njė Cromwell, Willima Pitt i Ri, Bismark, Winston Churchil, Woodroė Wilson, si dhe pėrvijimet akoma mė tė theksuara tė njė Ataturku. Shikoni edhe kotėsinė e njė fytyre tė njė Nikolle tė II tė Rusisė, egėrsinė prej njė xhandari tė njė Stolipini apo “shenjtėrinė dinake” tė njė mistiku vagabond tek fytyra e njė Rasputini. E ndėr filozofėt, fytyrėn plot rrudha e grimsa tė njė ironie qė anon fort tek sarkazmi tė njė Voltaire-i, ose harmoninė njė bukurie shpirtėrore dhe ndershmėrisė sė njė Viktor Hygo-i.
 
E kėshtu me radhė. Fytyra e shokut tim bashkėvujtės, e mikut tim tė mirė, Bep Kuqanit, ėshtė sigurisht diēka mė vete. Padyshim aty ravijohet fort qartė e mira dhe pashmėria e matur flet pėr mirėsi tė shpirtit, sytė e menduar pėr thellėsinė e mendimit dhe llogjikėn e shėndoshė, si dhe pėr njė ekuilibėr shembullor mes ndjenjės dhe mendimit dhe nganjėherė njė rrudhė e vogėl mes ballit flet qartė pėr afinitetin ndaj filozofisė dhe shkencės.
Shpirtin e Bepit e pėrbėjnė harmonishėm katėr elementė parėsorė:
 
Karakteri i hekurt, ku e ka folėnė ndėrshmėria; drejtpėrshimi dhe fjala e matur, ashtu si qėndrimi pa sqimė e poza, flasin vetė pėr njė modesti dhe thjeshtėsi tė lindur; ndjenja e thellė pėr tė bukurėn dhe tė drejtėn, dashurinė e madhe pėr artin, dashuri dhe pasioni pėr shkencėn e filozofinė, qė harmonizohet fort bukur me vullnetin dhe vendosmėrinė e patundur.
 
Te personaliteti i Bep Kuqanit nuk ka dualizėm mes tre pasioneve qė e ndihmojnė dhe e ushqejnė fuqishėm njeri-tjetrin: Pasioni pėr dijeni dhe ai pėr artin. Dhe mbi kėta tė dy njė i tretė, edhe mė thelbėsor tek ai, qė u rri si diametė pėrfaqėsuesve dhe kryesore dy tė parėve: Njė atdhedashuri e pakufishme, ku e ka bazėn njėkohsisht njė ndjenjė e fuqishme qytetare, elementė kėto tė fundit qė fatkeqėsisht nuk janė fort tė rėndomtė nė jetėn e sotme shqiptare...
 
Bep Kuqanin nuk e kam njohur nė burg, por ka qėlluar, edhe pėr fatin tjetėr, se ai ka kaluar para meje nė atė kalvar. E njoha pas burgut nė Shkodėr, nga fillimet e vitit tashmė tė largėt 1991.
 
Si dy vjet mė parė (1989-1990), Shkodra ziente nga pėrpjekjet pėr liri. Ajo sikur i paraprinte startit drejt lirisė e demokracisė, duke i dhėnė njė shembull vetmohimi heroik gjithė vendit, qė lėngonte rėndė nėn diktaturėn komuniste. A nuk ėshtė njė fakt sa i dhimbshėm, aq edhe heroik, 2 Prill i 91-shit, me tributin e gjakut nė djegien e Komitetit famkeq tė Partisė?
 
Me Bepin punuam sė bashku me pasion pėr themelimin e Shoqatės nė Shkodėr, madje pak mė parė se ajo tė shpallej edhe nė Tiranė. Ishte koha e pasioneve tė mėdha, e shpresave tė mėdha. Por kur Shoqata e qytetit heroik ra nė dorė tė ndonjė apo disa elementėve tė padenja, u distancuam pėr krijimin e konsolidimin e Partisė sė Bashkimit Demokratik (jo kjo e sotmja), parti qė nė thelb tė saj mblodhi elementėt mė tė ndėrgjeshėm dhe mė tė mirė tė masės sė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Antikomunistė, parti qė kishte si qėllim bashkimin e ish-ballistėve, zogistėve, intelektualėve tė ndershėm, fshatarėve dhe punėtorėve qė nuk kishin qenė fėlliqur sado pak nėn komunizmin, si dhe masės sė rinisė sė gjėrė.
 
Bepi ishte nėnkryetari efektiv i Degės sė asaj partie, duke punuar me ngulm, pa u lodhur kurrė, ditėn dhe natėn, duke e konsideruar partinė si shtėpinė e tij tė lindjes. Por kur edhe kjo parti ra nė duar tė njerėzve me horizont tepėr tė kufizuar, pa asnjė largpamėsi, madje me njė fanatizėm tė sėmurė, atėherė edhe Bepi i distancua, duke u marrė me veprimtari publicistike.
 
Gazeta “Liria”, pėr vite me radhė ka faqet e saj shumė artikuj kritikė me firmėn e Bep Kuqanit, me problematikė tė zgjedhur pėr shtresėn e martirizuar tė ish- tė Dėnuarve Politikė. Kurse sot tepėr i zhgėnjyer, i lodhur dhe i sėmurė ėshtė tėrhequr nė vetminė e tij, nė moshė tashmė tė thyer, afėr 70-ave...
 
Megjithatė nė izolimin e tij sa vullnetar aq edhe detyruar nga gjendja e rėndė shėndetėsore, interesimi pėr problemet politike tė kohės dhe pėr kulturėn vazhdon po me atė pasionin e viteve tė shkuara. Ai nuk lė gazetė apo libėr tė ri pa lexuar, sa pėr politikėn, aq edhe pėr letėrsinė dhe dijet shkencore. Sepse tek ai dija shkencore shoqėrore, si edhe arti janė si dy kotiledonet e njė fare tė vetme.
 
Si shkodran autentik, pas virtyteve tė tjera morale dhe intelektuale, Bepi kanė gjak edhe atė thimthin e mprehtė tė satirės dhe tė humorit. Si fishtjan dhe njohės i mirė i humorit tė qytetit tė tij, ai e ka pėr zemėr tė qeshi, tė bėj shaka tė kripura, herė duke qeshur me gjithė zemėr, herė duke shpotitur tė metat apo veset dhe duke stigmatizuar nga ana e tjetėr negativitetin e njerėzve tė kėqinj e punėt e tyre.
 
Tek pėrpiqem tė hulumtoj mbi formimin dhe botėkuptimin e tij, mė shkon mendja sa tek Pitagora e lashtė, aq edhe tek Descates-i e Pascal-i, kėto tre filozof tė mėdhenj, qė njėkohsisht ishin edhe matematikanė tė mėdhenj. Si duke dashur tė ndjekė udhėn e tyre nė fushėn e dijes, nė bazė tė qėnies sė tij menduese, ka llogjikėn dhe intuitėn matematike, disiplinė kjo ndėr tė zgjedhurat e tij.
 
Racionalizimi kartezian ėshtė tek Bepi nė epiqendrėn e argumentimit tė tij tė gjatė njė diskutimi serioz apo shkrimi kritik. E kritik sigurisht nė kuptimin kartian. Po nė kėtė mė hyn shpesh edhe intuita, ky element parėsor nė filozofinė e Bergson-it, tjetėr filozof e matematikan edhe ky. Kam mendimin se botkuptimi filozofik i Bepit ėshtė njė lloj e mesme proporcionale (qė tė shprehemi si ka dėshirė ai, matematikisht) mes idealizimit dhe materializmit, a mė mirė mes argumentave mė tėrheqėse tė tė dy rrymave kontradiktore.
 
Kėshtu, kam pėrshtypjen se tek ai, ka njė lloj ekletizmi, ku filozofia, shkencat e natyrės dhe posaēėrisht abstraksioni matematik shkrihen me njera-tjetren, nė masėn e duhur pėr tė dhėnė njė rezultante logjike.
 
Por me gjithė kėtė Bepi e nderon fenė. Sipas meje ai ka njė koncept volter nė kėtė drejtim. Dhe dihet, qė Voltaire, nuk ishte aspak ateist. Botkuptimi i tij politik ėshtė vendosmėrisht i djathtė. Por djathtizmi i tij nuk ėshtė aspak konservatorizėm. Pėrkundrazi ėshtė njė djathtizėm modern, i pėrbėrė nga tre elementė bazė: shpirtin e vendosur nacionalist, respektimin e dindividit, duke filluar me tė drejtėn e pronės private dhe njė politikė sociale moderne dhe efikase pėr shtresat e varfėra tė komunitetit.
 
Pra, nė kėtė botėkuptim ka shumė elementė tė socialdemokracisė moderne evropiane perėndimore, qė i bėri ato vende tė arrijnė primate tė tilla tė shkėlqyera nė tė gjitha fushat e mirėqėnies materiale, morale, kulturore, etj.
 
Bep Kuqani me idealizimin e tij klasik politik e qytetar nuk do asgjė pėr vete. Atij i qan zemra pėr popullin, rininė, pėr tė ardhmen e tyre. Ai me modestinė qė e ka karakterizuar gjithė jetėn e tij tė kaluar me vuajtje, varfėri, mundime, ėshtė i qetė dhe relativisht i kėnaqur nė atė apartamentin e tij nė lagjen “Rus” tė Shkodrės, njė apartament i vogėl, i katit pėrdhes, i errėt, pa asnjė lloj komoditeti, pa le luksi, gjithė lagėshti!...
 
Ai ėshtė  vėrtet i zhgėnjyer nga jeta e vet, si ēdo njeri i menēur tek e fundit, e sidomos si ēdo shqiptar i brezit tonė. Por, prapė pesimizmi nuk zė kurrė vend nė shpirtin e tij. Madje edhe pse mjaft i sėmurė, hera-herės ende njė rreze drite i pėrshkon ata sytė e tij inteligjentė. Eshtė si njė rreze shprese pėr Shqipėrinė, pėr popullin e tij martir, pėr mbarė kombin shqiptar. Po a ėshtė ky rrezatim, mė fort, shpresė, apo urim pėr tė ardhmen?...


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.