14.09.2003 - Trepca.net

Sevdije Rexhepi

Dy poezi


 
Diell i dashurisė
 
Do fluturoj
Me krahė engjėllushe
Qė tė jem
Pranė frymės tėnde
 
Do jem gjaku yt
Atje
Krenaria do qaj
Me lot gėzimi
Se ti…gjithmonė
Pėrqafove fytyrat e harruara
Njome me ujė bekimi
Buzėt e shkrumuara
Sytė shėndrite
Me dritė meteori
Edhe… 
Atje ku derdhej gjaku
Aty ku humbej shpresa
Me fjalėt mė tė thjeshta
Fitoje TI
E madhja Nėnė Tereza
 
Ti DIELL I DASHURISĖ
Qė ngrohe zemrat
E njerėzimit mbarė.
  
  
Valle shqiponjash
 
Kur vallja hidhet
Me fluturim shqiponjash
Zemrėn ushqejnė me krenari
 
Plis i bardhė
E shami e kuqe
Syve u japin dritė
 
Me shpirtin
Qė kurrė nuk treti
Edhe nė motet me stuhi
Brez pas brezi
Vallja shqiptare
Me shekuj mbeti
E shtrenjtė
Sa vetė ky dhe
Rritur nėpėr kohė
Me tupane
E tela qiftelie
Ruajtur me dashuri
Nė kėshtjella trimėrie.
 
Sevdije Rexhepi
Gjilan / KOSOVĖ
 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.