OPINIONE

   
14.09.2003 - Trepca.net

BRENGA TĖ MĖRGIMTARĖVE

TRETMANI NEGATIV NDAJ MĖRGIMTARĖVE, PASOJĖ E MOSDEFINIMIT TĖ STATUSIT POLITIK TĖ KOSOVĖS..!!


GJERMANI, 13 shtator 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Zhagitja e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės nga ana e qendrave tė vendosjes ndėrkombėtare e ka komplikuar, pėr tė mos thėnė e ka mistifikuar tej mase ēėshtjen e Kosovės si dhe tė ardhmėn e saj brenda Bashkėsisė europiane. Pse veprohet kaq ngadal nė kėtė drejtim po sikurse tė ishte ky ndonjė proces qė e dėmton tė ardhmėn e Europės, ėshtė vėshtirė tė kuptohet, sepse po bėhėn plotė katėr vite qėkur zgjidhja e statusit tė Kosovės po zvarritet krejtėsisht pa nevojė?! Nuk ėshtė vetėm dėshira e shqiptarėve qė Kosova tė pavarėsohet pėr tė dalė njėherė e pėrgjithmonė nga tutela e hegjemonizmit serb, por janė tė gjitha faktet historike, juridike, politike, shoqėrore, sociale dhe ekonomike tė cilat flasin nė favor tė asaj se Kosova e pavarur e forcon dhe shpejton rrjedhėn e proceseve demokratike nė Europė dhe botė. Ndonėse ėshtė qėllim i pėrbashkėt njerėzor krijimi i njė bote tė lirė e demokratike, krijimi i njė rendi tė ri botėror ku mė nuk do tė ketė popuj dhe njerėz tė diskriminuar, siē ėshtė poashtu synim i gjithė botės sė civilizuar qė t’i menjanoi njėherė e mirė klishet e vjetra politike si dhe ideologjitė e kaluara tė cilat botės dhe pjesės mė tė madhe tė njerėzimit i sollėn shumė luftėra, tragjedira dhe vuajtje siē ishte komunizmi, fashizmi, nazizmi, etj.
 
Pra, moszgjidhja e statusit final tė Kosovės, pėrkatėsisht mospranimi i pavarėsisė sė saj nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė nuk ka dyshim se po i dėmton kėto procese duke e vėnė jo vetėm rajonin e Ballkanit para konflikteve tė reja, por edhe gjithė Europėn para sfidave tė ndryshme politike. Kėtė mė sė miri e dėshmon sot situata politike nė Maqedoni si dhe raportet midis shqiptarėve dhe maqedonėve siē ishte rasti i konfliktit tė fundit tė armatosur nė rajonin e Karadakut.
 
Deri tek kjo situatė ka ardhur mu pėr shkak tė moszgjidhjes deri mė tani tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, por edhe pėr shkak tė gjendjes sė status-quos rreth statusit tė Kosovės, qė me tė drejtė ka shkaktuar moskėnaqėsi dhe revoltė tek tė gjithė shqiptarėt kudo (jo vetėm tek AKSH-ja), sepse tė zhgėnjyer nga rrjedhat e deritanishme politike si dhe nga qėndrimet e ngurta tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė mos i mbrojtur sa duhet tė drejtat e tyre nacionale, ata sikur nė vazhdimėsi po ballafaqohen me mos zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre kombėtare pėrgjithėsisht dhe asaj tė Kosovės veēanėrisht.
 
Pastaj mos implementimi i Marrėveshjes sė Ohrit lidhur me statusin e shqiptarėve nė Maqedoni, shkelja e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė Kosovėn lindore, tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, etj, duke mos e harruar kėtu pėr asnjė ēast ēėshtjen e Ēamėrisė, e qė lirisht mund tė thuhet se e gjithė kjo ka bėrė qė tek shqiptarėt dalngadalė tė rritet mosbesimi ndaj faktorėve ndėrkombėtarė, sidomos kur kihen parasysh padrejtėsitė e ushtruara ndaj tyre si komb gjatė dy shekujve tė kaluar. Prandaj, mos njohja e pavarėsisė sė Kosovės, mos respektimi i plotė i tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė Kosovėn lindore, nė Mal tė Zi, etj, ēdo ditė e mė tej po e rritė pezmin e shqiptarėve, dinjiteti kombėtar dhe njerėzor i tė cilėve po nėnēmohet nė mėnyrė tė papresedan.
 
Pra, qėndrimet neglizhente tė kėtyre faktorėve ndaj ēėshtjes shqiptare padyshim se para 8, 5 milion shqiptarėve nė Ballkan e shtron pashmangshėm dilemėn se mos vertetė ndaj tyre ka zėnė tė pėrseritet historia e viteve mė tė zymta, kur tokat e tyre iu dhanė falas fqinjėve tė tyre duke i coptuar ato nė disa pjesė tė cilat edhe sot e kėsaj dite mbahėn me dhunė nėn pronėsi tė huaj!?
 
Ndėrsa, kur ėshtė fjala pėr statusin dhe tretmanin e mėrgimtarėve shqiptarė nė botė duhet rikujtuar faktin se qėkur mori fund lufta nė Kosovė para katėr viteve dhe deri mė sot ata vazhdojnė tė trajtohen negativisht nė shumicėn e vendeve ku pėrkohėsisht janė tė vendosur, sepse organet vendase gati gjithkund, secili nė mėnyrė tė vetė ėshtė duke i keqtrajtuar ata, nisur qė nga cilėsimi i tyre si azilantė, si azilkėrkues, si tė strehuar tė luftės, ose si punėtorė  sezonal, etj, etj, pa ua rregulluar si duhet statusin e qėndrimit, bile shpeshherė duke iu cenuar dhe nėnēmuar tė drejtat e tyre pėrmes formave tė ndryshme administrative e nė raste tė shpeshta edhe duke i kthyer nė mėnyrė tė dhunshme atje nga kanė ardhur. Kėto forma policore i kanė pėrdorur dhe vazhdojnė t’i praktikojnė qeveria gjermane si dhe ajo zvicerane, e qė njė trajtim i tillė ėshtė thjeshtė diskriminim si dhe shkelje e tė drejtave elementare tė njeriut, pa marrė parasysh kėtu shkakun qė i ka shtyrė kėto qeveri qė tė ndėrmarrin masa tė kėtilla dhe tė ashpra administrative!?
 
Ajo qė mė sė shumti i ka brengosur mėrgimtarėt tanė gjatė katėr viteve tė kaluara ėshtė padyshim trajtimi i tyre nga ana e organeve vendore tė shteteve ku jetojnė si nėnshtas tė Serbisė dhe Malit tė Zi, cilėsim ky i cili vazhdon tė bėhėt ndaj tyre pikėrishtė si pasojė e moszgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, ngase shumica e kėtyre vendeve vazhdojnė tė thirrėn nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė pėr Kosovėn sipas sė cilės ajo “juridikisht” gjendet nėn jurisdiksionin e ish Jugosllavisė sė mbetur (unioni Serbi Mali i ZI), tė cilėt (organet vendore) konform kėtij dokumenti edhe po sillen ndaj mėrgimtarėve tanė, duke i bishtnuar me qėllim faktit se Kosova qė katėr vite e mė shumė gjendet nėn administrimin civil tė OKB-sė e jo nėn adminstrim tė Serbisė.
 
Kėtė fakt nuk ėshtė dashur ta harrojnė pėr asnjė ēast vendet e Europės si dhe ato tejoqeanike e jo tė ushtrojnė presion kaq tė madh ndaj emigrantėve shqiptarė qė tė pranojnė se janė nėnshtetas tė Serbisė, ngase Kosova nė asnjė aspekt nuk administrohet nga shteti serb, por nga vetė adminstrata ndėrkombėtare (UNMIK), qė gjithashtu juridikisht nėnkupton suspendim tė plotė tė jurisdiksionit shtetror serb mbi Kosovėn, e mė kėtė edhe pėrjashtim tė shtetsisė serbe tek mėrgimtarėt shqiptarė kudo nė botė.
 
Ėshtė e qartė se statusi i pazgjidhur i Kosovės ka bėrė qė mėrgimtarėt tanė tė ngelin edhe pa pėrkujdesje adekuate shtetrore siē e gėzojnė ate popujt tjerė, kanė ngelur pa dokumente valide tė udhtimit, me njė fjalė kanė ngelė nėn mėshirėn e fatit, ndonėse vendimi mė i rėndė pėr ta ishte dhe mbetet shkuarja pranė konzullateve serbe pėr t’u paisur me dokumente udhtimi, etj, gjė e cila i ka shkuar drejtpėrsedrjti nė favor aspiratave hegjemoniste serbe pėr kthimin e Kosovės dhe shqiptarėve nėn administrimin e Beogradit. Dhe si jo kur shkuarjet e mėrgimtarėve shqiptarė pranė pėrfaqėsive konzulare serbe nė Perėndim faktikisht dhe juridikisht nėnkupton “njohje” dhe pranim tė shtetėsisė serbe. Kėsaj duhet shtuar kėtu, mjerisht, edhe dukurinė e shkuarjes nė Kosovė tė shumė mėrgimtarėve tanė pėrmes Serbisė ende pa u tharė mirė gjaku i mijėra dėshmorėve qė ranė pėr ēlirimin e Kosovės, anipse kjo dukuri nė shikim tė parė del se nuk ka tė pėrbashkėt me mos zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės.
 
Pėrkundrazi, shkaktari kryesor i tė gjitha kėtyre peripetive qė po pėrjetojnė sot mėrgimtarėt tanė ėshtė i lidhur ngushtė me mos zgjidhjen dhe mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, gjendje kjo e cila ka sjellur deri te shumė ē’rregullime nė jetėn dhe angazhimet kombėtare e politike tė mėrgimtarėve tanė, duke u nisur nga imponimet e organeve vendore ndaj mėrgimtarėve tanė pėr t’iu drejtuar konzullateve serbe pėr t’u paisur me dokumente tė udhtimit serbe e deri tek dobėsimi organizativ i jetės sė tyre nė diasporė, kur dihet se nė mungesė tė kujdesit institucional (pėrfaqėsive diplomatike dhe konzulare tė Kosovės) ata janė tė detyruar qė t’u nėshtrohen rregullave tė diktuara nga vendet nikoēire, tė cilave mbase ēdo ditė e mė tepėr po u rrahė zemra me ritėm tė njėjtė me tė rrahurat e politikės sė Beogradit ndaj Kosovės.
 
Shih pėr kėtė edhe insistimin e tyre qė sa mė parė tė fillojė dialogu midis Prishtinės dhe Beogradit nuk duhet parė jashtė kėtij konteksti i cili sipas kėsaj formule nuk ka se si tė pėrfundojė ndryshe veēėse nė favor tė kėtij tė fundit, sepse njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė gjė absurde dhe jashtė ēdo logjike qė tė kalojė andejpari, ku hiē mė shumė se para katėr viteve janė bėrė planet famoze pėr “Tokėn e djegur” (plani “Patkoi”), d.m.th. tė bisedohet me palėn e cila ka bėrė elaborate pėr zhdukjen kolektive tė dy milion shqiptarėve tė Kosovės!!
 
Pas gjithė asaj qė cekėm mė lartė mund tė nxirret edhe konkludimi; se ka ardhur koha qė mėrgimtarėt tanė ta “dridhin” edhe njėherė Europėn dhe vendet tejoqeanike nė shėnjė mospajtimi me politikėn e tyre ndaj Kosovės, mbase kjo gjė sikur po troket gjithnjė e mė shumė mbi ndėrgjegjėn kombėtare dhe politike tė mėrgimtarėve shqiptarė, derisa pėr kėtė hap ende nuk ėshtė bėrė vonė!
 
Gjermani, 12.09.2003      


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.