14.09.2003 - Trepca.net

Qė shqiptarėt e vėrtetė dhe disidentėt e komunizmit tė vjetėr dhe tė rinj, tė mos mashtrohen mė!

Me partitė ekzistuese, nuk mund tė mposhtet kurrė komunizmi e tė fitohet demokracia.


14 shtator 2003 / Bep KUQANI
 
Intervisten e mėposhtme ia pata dhėnė Z. Nadir Erkoēi-t nė Shkodėr, mėse tetė vite mė parė, pėr gazetėn “KOHA e RE”, organ i partisė “BASHKIMI DEMOKRAT SHQIPTAR” (B.D.Sh.), por me sa duket pėrmbajtja nuk i ra pėr shtat asaj partie dhe as gazetes sė saj, kėshtu qė Z. Remzi Ndreu, ish N/Kryetar i partisė n’ at kohė, i cili e vuri qė nė fillim kėtė parti nėn “tutelen” e PD-sė, duke e shndėrruar nė njė “shtojcė” tė saj, nuk pranoi t’a botojė edhe pse i intervistuari ishte n’ate kohė Antar i Kryesisė sė kėsaj partie, nga e cila u distancue menjiherė, fill mbas refuzimit pėr botimin e saj.
 
Gjithashtu kjo intervistė, nuk u botue as nga gazeta “LIRIA”, sepse binte ndesh me kursin politik, qė po ndiqte Kryesia e Shoqates sonė Kombėtare n’ate kohė.
 
Duke mos qenė botuar asnjėherė me parė dhe duke qenė se tingėllon edhe sot e kėsaj dite shumė aktuale, ia dergova para tre muajsh redaksisė sė gazetes “Shkodra”, por botuesi i saj Z. Kabil Bushati nuk e botoi nėn “pretekstin”, se i ka kaluar koha.
 
Nė fakt, arsyeja e vėrtetė ėshtė se ai nuk dėshiron “me i prishė punė” PD-sė dhe Sali Berishes nė kėtė fushatė zgjedhjesh tė 12 Tetorit 2003, sepse dihet mirė se sa tė “pavarura” janė sot gazetat tona nė Shqipėri. Para afro 2 muajsh, ia dergova edhe gazetes “LIRIA” me shpresė se do t’a botonte, mbasi sot nuk ekzistojmė mė ato kushte, qė penguan botimin e saj tetė vite mė parė. Dhe pothuajse nė tė njėjtėn kohė, ia dergova edhe revistes “KUVENDI” nė Detroit (Michigan, USA), por prej kėsaj tė fundit nuk kam marrė asnjė konfirmim.
 
Shkaku iinsistimit tim pėr botimin dhe hedhjen nė internet tė kėsaj interviste, nė kėtė fushatė elektorale, ėshtė vetėm sa pėr t’i kujtuar tė gjithė bashkėvuajtėsve tė mi tė dashur, si dhe shtreses qindta mijshe tė pėrsekutuar politikisht dhe ekonomikisht, mashtrimin e madh qė na bėnė komunistet me 22 Mars 1992 dhe nė veēanti atyre bashkėvuajtėsve, qė besojnė ende nė “antikomunizmin” e PD-sė dhe tė Sali Berishes e, qė me vetėdije tė plotė u vunė nė shėrbim tė ish pėrsekutorėve tanė vetėm pėr “karrige” dhe pėrfitime materiale. Pėr t’i kujtuar gjithashtu shansin e madh qė humbėm para mėse shtatė vitesh, nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 1996.
 
Me keqardhje mė duhet tė pohoj, se sot Shoqata Kombėtare e ish tė Pėrndjekurve Politikė, e ka humbur fare atė forcė morale dhe politike, pėr tė udhėhequr disidencėn komuniste tė vjetėr dhe tė re, pėr shkak tė ndarjes dhe pėrēarjes sė saj nė disa “minishoqata”, vetėm pėr tendenca karrieriste dhe interesa pėrsonale!
 
Ja dhe intervista e plotė:
 
Pesė pyetje Z. Bep Kuqani, ish i Denuar Politik
 
Pyetje: Si e pritet ardhjen e demokracisė dhe nė ē’pozicion shpirtėror ju gjeti kjo kohė?
 
Bep Kuqani: Si e prita “ardhjen e demokracisė”?! Po pse, a thua me tė vėrtetė ka ardhur demokracia? Pėr mendimin tim “demokracia e vėrtetė”, jo vetėm qė s’ka ardhur ende, por s’jemi venė pėrsėmbari as nė gjurmet e saj! Demokracia ėshtė shumė larg prej nesh e, qė tė vijė ajo duhet shumė punė, shumė mund e djersė e ndoshta edhe gjak. Por unė lus Zotin, qė ajo tė vijė nė mėnyrė normale, nė mėnyrė tė arsyeshme, nė mėnyrė njerėzore!
 
Vetėm njė gjė duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se: Demokracia nuk mund tė vijė kurrė nga komunistėt; nga ata qė u pėrpoqėn tė shkatėrrojnė dhe tė pėrdhunojnė gjithēka pat mė tė shtrenjtė shqiptari: Nderin, Besėn e Fenė; se demokracia, do tė vijė vetėm atėherė, kur tė vendoset shteti i vėrtetė i sė drejtės; kur tė gjithė pushtetarėt e djeshėm partiakė dhe shtetėrorė, qė me njė pushtet tė paligjshėm dhe tė pakufizuar shtypėn tė gjithė tė drejtat dhe liritė mė elementare tė njeriut, do tė japin llogari deri nė njė, pėr gjenocidin e ushtruar dhe qė nuk denjuen deri mė sot me kėrkue tė paktėn as ndjesė publike; kur nė tė gjithė institucionet e administratės shtetėrore dhe publike, nuk do tė mbetet as edhe njė komunist i vetėm; kur tė gjithė pasuritė e grabitura kėtij populli t’i kthehen deri nė lekun  e fundit; kur partitė politike, sindikatat, organizatat dhe shoqatat e llojeve tė ndryshme tė pastrohen tėrėsisht nga elementėt komunist.
 
Sa pėr pėrrallat, mbi tė ashtėquajturat “procese demokratike”, “pruralizėm partiak”, “ekonomi trgu”, “reforma administrative”, etj., kėto s’janė tjetėr, veēse njė demagogji dhe njė mashtrim i madh, qė i bėhet popullit dhe mbarė botės nga udhėheqja komuniste, e cila, duke mos patur tjetėr rrugė-dalje, nė kushtet e imponuara nga shėmbja e komunizmit nė mbarė botėn, qė deshtoi me turp si sistem ekonomik, filozofik e social, na krijoi kėtė lloj “pruralizmi partiak”, me partirė bija tė PPSh (sot PS), si: PD, PSD, PR, etj., qė janė krejtėsisht identike me organizatat e masave tė “Frontit”, “Rinisė”, “Gruas”, “Bashkime Profesionale”, “Veteranėve” etj., me tė cilat Ramiz Alia desht tė shpallte fillimisht pruralizmin politik, duke i quajtur kėto “leva” tė PPSh-sė, si “subjekte elektorale” gjoja tė pavarura! Por duke mos i ecur kjo manover edhe mė te besueshme, ajo (udhėheqja komuniste) na krijoi edhe njė parti tjetėr komuniste fantazėm, tė cilen e nxoren shpejt jashtė ligjit, pėr t’i thėnė botės se kėtu komunizmi u “varros” pėrfundimisht...
 
Dalja nė dritė -me qėllim, pėr tė mos lejuar ardhjen e demokracisė sė vėrtetė nė vendin tonė- e kėtyre partive bija tė PPSh-sė, nė momentet kritike e mė vendimtare pėr fatet e popullit tonė e, nė veēanti e PD-sė si “kundėrshtare e PPSh-sė” me me parulla “ultra antikomuniste” e demokratike, u bė shkak, qė PD-ja tė fitonte nė zgjedhjet e 22 Marsit 1992 sasinė mė tė madhe tė votave, sepse pati nė anėn e saj tė gjithė shtresat e vuajtura dhe tė pėrsekutuara nga regjimi komunist 47-vjeēar, tė cilat besuan sinqerisht nė slloganet e saj. Ishte momenti kur populli mund tė mashtrohej mė lehtė se asnjėherė tjetėr!
 
Vetė fakti i padiskutueshėm dhe i njohur tashmė prej tė gjithėve se i gjithė pushteti shtetėror, parlamenti, presidenca, ekzekutivi, gjyqėsori, plus e gjithė pasuria kombėtare ndodhet nė duart e ish pushtetarėve tė djeshėm dhe tė sotėm komunistė, tregon qartė se n’ecencė asgjė s’ka ndryshuar; se komunizmi madje ėshtė forcuar.
 
Tė gjithė milioneret e sotėm shqiptarė, tė gjithė firmat e mėdha, tė mesme e tė vogla i pėrkasin kastės sė pushtetarėve tė djeshėm dhe tė sotėm; sė ish “proletarėt komunistė” u shndėrruan nė kapitalistė tė egjėr dhe tė pangopur me pronat dhe djersen e popullit; se shtresat e pėrsekutuar politikisht dhe ekonomikisht janė sot shtresat mė tė varfėra tė komunitetit shqiptar.
 
Prandaj ideja mbi mundėsinė e rinovimit tė ish funksionarėve komunistė veēanėrisht e atyre qė hodhėn “teserat e partisė” e vrapuan tė bėhen lider tė partive bija tė PPSh-sė, mue mė duket jashtėzakonisht absurde, pa piken e logjikes dhe e papajtueshme me vetė thelbin e qėnies dhe qėllimeve tė tyre: Mbajtjen e pushtetit me ēdo kusht. Jo vetėm kaq, por ata janė mė tė rrezikshėm, sepse janė mė aktivėt: ata janė “kolona e pestė” e PPSh-sė dhe e Sigurimit tė Shtetit, qė kanė vėnė nėn kontrollin e tyre tė gjitha partitė politike tė vendit pa asnjė pėrjashtim, sindikatat dhe shoqatat e ndryshme, deri edhe ato fetare me komunitetet e tyre. Janė pikėrisht ata me prapavijen e tyre (Sigurimin e Shtetit), qė pengojnė reformat, qė destabilizojnė vendin, duke provokuar kriza dhe anarshi; janė ata vetė “forcat e errėta”, qė organizojnė Mafien dhe korrupsionin, kontrabanden dhe prostitucionin e bashkėkombasve tė gjakut tė vet. Ata janė burimi i vetėm i krimeve dhe i tė gjitha tė zezave, qė vrehen aktualisht nė vendin tonė.
 
Pyetje: Cili ėshtė vizioni i juaj pėr demokracinė e pėrgjithshme dhe demokracinė shqiptare nė stadin e tanishėm?
 
Bep Kuqani: Mendoj se kėsaj pyetje ia kam dhėnė pėrgjigjen mė lart, por po pėrfitoj nga ky rast, pėr tė ju kujtuar njė fakt historik dhe kuptimplotė. Kur u pėrmbys diktatura fashiste nė Itali, e para punė qė bėri kualicioni antifashist (ku partia komuniste italiane zinte vendin e dytė nė pushtet), ishte nxjerrja jashtė ligjit e partisė fashiste italiane, arrestimi dhe dėnimi i tė gjithė krimineleve fashistė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe kėtu, kur tė pėrmbyset realisht diktatura komuniste, kur nė pushtet tė vijnė forcat e mirėfillta antikomuniste, demokratėt dhe nacionalistėt e vėrtetė, vetėm atėherė do tė vijnė demokracia e vėrtetė.
 
Sa pėr tė ashtėquajturėn demokraci nė stadin aktual, kjo s’ėshtė tjetėr veēse njė emėr iri me tė cilin janė vetėpagėzuar komunistėt pėr tė ruajtur sa mė gjatė sundimin e tyre; ėshtė njė lojė fjalėsh, njė nderrim emrash: komunistėt vetėquhen demokratė dhe demokratėt e vėrtetė i quajnė komunista, fashista, ekstremista, racista etj., pra u atribuojnė tė gjitha cilėsitė e tyre, ashtu siē vepruan me tė Pėrndjekurit Politikė, kur u ngujuan nė grevėn e fundit tė urisė, kundėr tė cilėve u pėrdoren edhe shkopinjtė e gomės!
“Lėshimet”, qė ka bėrė komunizmi nė kėtė periudhė “tranzicioni”, si liria e fjalės, e besimit, e punės privare, e ndonjė tjetėr, qė janė nga mė elementaret e tė drejtave tė njeriut, pėr tė krijuar imazhin e rremė, se kėtu ka triumfuar demokracia (e, edhe kėto “lėshime” gjysmake, iu imponuan nga zhvillimi i ngjarjeve ndėrkombėtare dhe se po tė merren seriozisht, si nė rastin e ish pronarėve dhe tė pėrndjekurve politikė, gerset dajaku), janė fare pa pikė rėndėsie pėr ta. Ata janė gati tė bėjnė ēfarėdo “lėshimi”, veē tė mos preken nė dy gjėra: nė Pushtet dhe nė Pasurinė e vėnė me mundin e djersen e kėtij populli. Kur ata s’kanė “lėshuar” dhe nuk pranojnė tė bėjnė asnjė “lėshim” pa gjak. Dhe kjo tregon thelbin e vėrtetė tė natyrės sė tyre: Komunista deri nė palc!
 
Pyetje: Ju pėlqen matematika, ē’lidhje mund te gjeni midis politikes dhe kėsaj shkence ekzakte?
 
Bep Kuqani: Jam me tė vėrtetė amator i matematikes, bukurinė e sė cilės unė e gjej pikėrisht nė faktin, se me gjuhėn e saj dhe vetėm me te mund tė shprehim me rigorozitetin mė tė madh ligjet e kėsaj bote qė na rrethon. Ndėrsa pėr lidhjen nė mes politikes dhe matematikes, kam mendimin se kjo e fundit e ka tė garantuar rezultatin e saktė tė njė problemi qė shtrohet pėr zgjidhje dhe pa gabime. Ndersa politika nuk e ka tė garantuar saktėsinė e rezultatit tė njė problemi social nė ēfarėdo momenti: Janė momente tė veēanta tė zhvillimit tė shoqėrisė, qė vetėm politikanėt e aftė dijnė t’i kapin e t’i shfrytėzojnė pėr realizimin e ideve tė tyre sociale, politike apo ekonomike.
 
Pikėrisht tani ėshtė momenti historik dhe shansi mė i madh, pėr ērrenjosen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisė sė vertetė, nė qoftėse do tė dijmė t’a kapim e t’a shfrytėzojmė.
 
Komunizmi ėshtė simboli i sė KEQES, ndėrsa demokracia i sė MIRĖS, sepse komunistėt nuk kanė BESĖ, nuk kanė NDERĖ, nuk kanė FE as ATDHE; ata janė kusarė, vagabonda e kriminele (killer-assassino), qė nuk njohin asnjė ligj moral dhe asnjė tė drejtė njerėzore.
 
Unė jam thellėsisht i bindur se nė tė gjitha partitė politike tė vendit tonė, gjindet njė numėr i konsiderueshėm elementėsh, qė kanė aderuar nė to me qėllimet mė tė mira dhe fisnike, pėr t’i shėrbyer vetėm sė MIRĖS, demokracisė. Unė jam gjithashtu po aq i bindur, se kėto synime pėrbėjnė aspiratat e ēdo shqiptari tė ndershėm, tė ēdo qytetari dhe intelektuali e, sidomos tė atyre shtresave, qė vuajtėn mė shumė nga regjimi komunist.
 
Pikėrisht nė bashkimin e kėtyre elementėve, pa dallim ideshė dhe pėrkatėsishė partiake, nėn flamurin e pėrbashkėt tė luftės kundėr sė KEQES (komunizmit)e pėr tė MIRĖN (demokracinė), unė shoh mundėsinė e krijimit tė njė organizate tė fuqishme demokratike, tė prirė nga Shoqata Kombėtare e tė Pėrndjekurve Politikė, si e vetmja forcė e aftė pėr tė mposhtur komunizmin e pėr tė vendosur demokracinė e vėrtetė!
 
Pyetje: Si e vlerėsoni Lidhjen e Djathtė Shqiptare (L.D.Sh.) dhe a besoni se kjo Lidhje do t’i shėrbejė mė mirė konsolidimit tė demokracisė nė Shqipėri?
 
Bep Kuqani: Sipas bindjes sime, krijimi i njė koalicioni tė forcave demokratike tė djathta, siē pretendon tė jetė “L.D.Sh-ja”, prezupozon nė radhė tė parė ekzistencėn e vetė kėtyre forcave tė djathta, me baza tė shėndosha, larg ambicieve tė ngushta partiake dhe pėrsonale, pa grindje dhe pėrēarje nė mes tė tyre dhe brenda llojit tė tyre, pa ambicje karrieriste. Po a ekzistojnė realisht kėto forca politike nė “krahun e djathtė”, tė aftė me u mirėkuptue, me u organizue nė njė bllok tė vetėm, tė fuqishėm e me fitue me betejėn e ardhshme elektorale? Mjerisht, pėr fatin e keq tė popullit tonė, forca tė tilla nuk ekzistojnė! A mund tė krijohet me tė vėrtetė njė “L.D.Sh” antikomuniste me “pjesėza” apo gjysma partish? A mund tė besohet nė sinqeritetin dhe aftėsinė e kėtyre “minipartive”, qė vlojnė nga grindjete  brendshme e s’janė nė gjendje me u bashkue e me venė rregull e harmoni brenda vetė gjirit tė tyre?
 
Dhe kryesorja: A mund tė besohet nė “antikomunizmin” e kėsaj “LIDHJE”, kur nė secilen forcė politike tė saj, madje nė krye tė tyre gjenden “sigurimsat”, qė bėjnė ligjin nė to? A nuk ėshtė i mjaftueshėm fakti edhe vetėm i pjesėmarrjes nė “tė tė Partisė Republikane” njė levė kjo e fortė e PPSh-sė qė ėshtė futur si pykė nė kėtė LIDHJE? Sė fundi: A nuk ėshtė kuptimplote deklarata e Sali Berishės, sipas sė cilės PD-ja do tė jetė lokomotiva e kėsaj “LIDHJE”?
 
Janė kėto dhe shumė pyetje tė tjera, qė na ēojnė nė pėrfundimin, se nuk mund tė ketė kurrė njė kualicion tė shėndoshė e jetėgjatė nė mes tė kėtyre forcave, qė trumpetojnė me kaq zhurmė e eufori krijimin e kėtyre blloqeve tė djathta, qė s’janė tjetėr veēse “bllofe”, qė shkrihen si vesa para Diellit. Ndaj unė e konsideroj njė gatim dhe njė akt tjetėr tė nxituar pjesėmarrjen e Partisė Bashkimi Demokrat Shqiptar nė kėtė “LIDHJE” dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Shoqatės Kombėtare tė ish tė Denuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė!
 
Pyetje: Ē’vizion keni pėr zgjedhjet e 96-tes?
 
Bep Kuqani: Unė dėshiroj me besue dhe me shpresue se populli, nuk mund dhe nuk duhet tė mashtrohet mė nė zgjedhjet e ardhshme tė 96-tės; se ai do tė dijė t’i ruhet manipulimeve; se aido tė dijė tė organizojė jashtė tutelave tė partive politike qė u krijuen kėtu nė vendin tonė “si kerpudhat pas shiut”, nėn vėzhgimin dhe kontrollin e fortė tė sigurimsave.
Mendoj se nė zgjedhjet e ardhshme duhet tė dalin ballė pėr ballė njera tjetrės dy forcat kundėrshtare tė vėrteta: Komunistėt dhe Antikomunistėt. Kjo vijė demarkacioni, e prerė midis kėtyre dy forcave, do tė pėrcaktojė vullnetin e vertetė tė popullit.
 
Janė me dhjetra dhe qindra mijėra tė pėrsekutuarit politikė, qė vuajtėn tmerret e diktaturės komuniste; janė shumica dermuese e shtresave tė ndrshme shoqėrore tė vuajtura dhe tė nėpėrkėmbura dje dhe sot; janė tė panumurt intelektualkėt e ndėrshėm, demokratėt dhe nacionalistėt e vėrtetė qė aspirojnė pėr demokraci. E kush mė tepėr se Shoqata Kombėtare e ish tė Pėrndjekurve Politikė ka tė drejtėn morale qė t’i bashkojė, t’i organizojė dhe t’i drejtojė kėto forca nė luftėn e ardhme elektorale pėr fitoren e Antikomunizmit?
 
Shoqata Kombėtare e ish tė Pėrndjekurve Politikė, duhet tė kėrkojė me ngulm qė tė njihet si “subjekt elektoral”, njė e drejtė qė iu mohue pikėrisht pėr tė paralizuar forcėn e madhe tė saj. Ajo duhet tė dalė menjėherė nga L.D.Sh-ja, sepse ajo vetė ėshtė blloku mė i pastėr i djathtė antikomunist dhe po kėtė gjė duhet ta bėjė edhe Partia e Bashkimit Demokrat Shqiptar.
 
Shoqata Kombėtare e ish tė Pėrndjekurve Politikė (nė tė vertetė ata vazhdojnė me qene edhe sot tė pėrndjekur e tė diskretituar njėlloj si mė parė), duhet tė hartojė njė program dhe njė status me dimensione tė mėdha, ku tė mbulohen tė gjitha interesat kombėtare dhe individuale nė pajtim tė plotė me normat demokratike tė vendeve mė tė zhvilluara perėndimore.
 
Nga ana e tjetėr tė gjithė ish tė dėnuarit dhe tė pėrndjekurit politikė, pavarėsisht nga partitė ku ata aderojnė, duhet tė mbėshtesin nė zgjedhjet e ardhshme vetėm Shoqatėn Kombėtare, si i vetmi shans dhe e vetmja mundėsi pėr tė mposhtur komunizmin. Secili duhet tė ketė tė qartė se shpėrndarja e tyre nėpėr parti tė ndryshme ēon ujė vetėm nė mullirin e komunizmit: se me partitė ekzistuese, nuk mund tė mposhtet kurrė komunizmi e tė fitohet demokracia.
 
Sot PARTI  do tė thotė NDASI, do tė thotė PERĒARJE, do tė thotė SUNDIM I KOMUNIZMIT!
 
Dhentė Zoti, qė tė paktėn njė herė nė kėtė shekull tė triumfojė ARSYEJA dhe VULLNETI i MIRĖ midis nesh: bashkėvuajtėsve dhe tė shtypur nga regjimi komunist, midis tė gjithė shqiptarėve tė ndėrshėm: qė t’i shfrytėzojmė mundėsitė e krijuara nga Providenca Hyjnore, duke u bashkuar rreth Shoqatės Kombėtare tė ish tė Denuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, me qėllim qė t’i kthejmė nė realitet idealet e mijėra martirėve tė masakruar nga regjimi komunist. Njiherit t’i tregojmė gjithė botės, se tė pėrndjekurit politik dhe tė gjithė shqipatarėt, pa dallim krahine dhe besimi e duan me shpirt demokracinė; se ata DUAN dhe DIJNE tė jetojnė tė BASHKUAR, me BESE, me NDERE, me DREJTESI dhe tė qeverisin, si duhet drejt progresit shoqėror ekonomik, krahas shteteve moderne tė Europės Perėndimore, ku duam tė integrohemi edhe ne denjėsisht.
 
Ju falėminderit!
 
Intervistoi: Nadir Erkoēi
Antar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė B.D.Sh.
dhe Kryetar i Degės sė kėsaj partie tė rrethit Shkodėr.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.