13.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E shtune 13 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka diskutuar mbrėmė pėr situatėn nė Kosovė

  • A.Moisiu: "Pėr fatin e Kosovės do tė vendosin kryekėput banorėt e atjeshėm dhe bashkėsia ndėrkombėtare"

  • Gjykata e Hagės hedh poshtė kėrkesėn pėr lirimin e pėrkohshėm tė Fatmir Limajt

  • Paten: Dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit do tė fillojė nė gjysmėn e dytė tė tetorit, ose nė fillim tė nėntoritt

  • Nė Prishtinė u arrestuan dy paqeruajtės ukraianas dhe dy shqiptarė nga Maqedonia nėn dyshimin pėr kontrabandė cigarėsh

  • Minatorėt kanė ndėrprerė grevėn e urisė, pasi u plotėsuan disa kėrkesa tė tyre

  • Gjilan: Tė rinjtė dhe mediat - njė shkas pėr angazhim mė tė madh

  • Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonisė nėnshkruan njė deklaratė nė kuadėr tė zbatimit tė Kartės sė Adriatikut

  • Ambasadori i NATO-s nė Shkup thotė se ekzistojnė grupe tė vogla kriminale nė Maqedoni me tė cilat duhet tė merret policia

  • Nė Ministrinė maqedonase tė Brendshme ėshtė arritur pajtimi pėr arrestimin e udhėheqėsve tė grupeve tė armatosura shqiptare

  • Shqipėria e ka shpallur vitin 2004 vit tė Nėna Terezės

  • Komandant "Ēakalla" ėshtė plagosur nė njė shkėmbim zjarri me forcat maqedonase tė sigurisė

  • Tė pakten 42 vetė kanė humbur jetėn dhe 24 tė tjerė janė zhdukur nga tajfuni Maemi

  • Pauell: Kalimi i pushtetit nė Irak jorealist

  • Irani kritikon rezolutėn e agjencisė atomike

  • Bisedime tė vėshtira nė takimin pėr tregtinė botėrore

  • Nė disa incidente nė Indi janė vrarė 4 ushtarė indianė dhe 10 militantė islamikė

  • SHBA-tė kanė shprehur "keqardhje tė thellė" pėr vrasjen gabimisht tė irakianėve


 
Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka diskutuar mbrėmė pėr situatėn nė Kosovė
 
   
Nju Jork, 13 shtator 2003 - Kėshilli i Sigurimti tė Kombeve tė Bashkuara ka diskutuar mbrėmė pėr situatėn nė Kosovė. Raportin pėr gjendjen aktuale nė Kosovė e ka paraqitur ndihmėssekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė pėr operacione paqėsore, Hedi Anabi, i cili ka thėnė se gjatė dy muajve tė fundit ka pasur dhunė tė shtuar.
 
Anabi ėshtė shprehur se shpejti do tė fillojė dialogu mes Beogradit e Prishtinės, me ndėrmjetėsimin e shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri, i cili ka bėrė mjaft qė tė fillojnė bisedimet pėr ēėshtjet praktike, por jo edhe pėr statusin pėrfundimtar.
 
Ne edhe mė tutje jemi tė pėrkushtuar pėr politikėn e standardeve para statusit dhe ajo qė duam tė shohim nė kėtė moment ėshtė vendosja e sundimit tė ligjit nė Kosovė dhe mundėsimi i jetės normale pėr tė gjithė banorėt pa marrė parasysh prejardhjen etnike", ka thėnė Anabi.

Ambasadori gjerman Ginter Plojger ėshtė shprehur i zhgėnjyer me deklaratėn qė ka miratuar Kuvendi i Serbisė, nė tė cilėn, siē tha ai, faji pėr mossukses nė zbatimin e rezolutės 1244 vehet mbi shqiptarėt e Kosovės. Ai ėshtė i mendimit se tė dy palėt nuk i kanė pėrmbushur obligimet e veta ndaj rezolutės.

Ndėrkaq ambasadori i Britanisė sė Madhe Emjur Xhoun, kryesues i KS, ėshė angazhuar pėr fillimin sa mė tė shpejtė tė dialogut mes Beogradit e Prishtinės. "Normalizimi i marrėdhėnieve ėshė hapi mė i mirė pėrpara dhe ēdo pėrpjekje e njėanshme e imponimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės kurrsesi nuk mund tė ndihmojė", ka thėnė ambasadori britanik.
 
 
A.Moisiu: "Pėr fatin e Kosovės do tė vendosin kryekėput banorėt e atjeshėm dhe bashkėsia ndėrkombėtare"
 
   
Beograd, 13 shtator 2003 - Bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit janė tė domosdoshme, por dialogu nuk mund tė zgjidhė tė gjitha problemet nė Kosovė, ka deklaruar Presisdenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.
 
"Pėr fatin e Kosovės do tė vendosin kryekėput banorėt e atjeshėm dhe bashkėsia ndėrkombėtare", ka nėnvizuar Moisiu nė njė intervistė dhėnė gazetės "Politika" tė Beogradit.
 
Por, sipas Moisiut ekzistojnė shumė ēėshtje teknike qė kanė tė bėjnė me problemin e Kosovės, pėr tė cilat Beogradi dhe Prishina do tė duhej tė besedonin.
 
    
Gjykata e Hagės hedh poshtė kėrkesėn pėr lirimin e pėrkohshėm tė Fatmir Limajt
 
Hagė, 13 shtator 2003 - Kolegji gjyqėsor i Gjykatės Hagės sėrish ka refuzuar kėrkesėn pėr lirimin e pėrkohėshėm tė Fatmir Limajt, duke vlerėsuar se nuk plotėsohen kushtet qė ai tė lejohet tė mbrohet nė liri. Trupi gjykues thotė se i ka marrė parasysh argumentėt e palės mbrojtėse, e cila e ka kėrkuar lirimin e pėrkohshėm tė Limajt.

Nė arsyetimin me shkrim nėnvizohet se nė kuadėr tė marrjes sė kėtij vendimi, janė shqyrtuar argumentet e mbrojtjes sė tė akuzuarit, kundėrargumentet e prokurorisė, por edhe rrethanat aktuale nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe letrėn tė cilėn kohė mė parė Hagės ia kishte dėrguar nė zyrtar i UNMIK-ut, me anė tė sė cilės i njėjti nuk ofroi garanca pėr lirimin e Limajt.

Trupi gjykues i Tribunalit tė Hagės thekson nė kėtė vendim se i "akuzuari Limaj ėshtė arrestuar nga policia e Sllovenisė dhe nuk i ėshtė dorėzuar Tribunalit tė Hagės.
 
Madje, kur ėshtė marrė nė pyetje nga Gjykata e Qarkut e Kranjit, Limaj ka thėnė se si deputet, ka imuntet dhe do tė duhej pėr kėtė arsye tė lirohej dhe tė kthehej nė Prishtinė si person normal.
 
Duket se i akuzuari kishte prioriet kthimin nė Kosovė, ku gėzon statusin e deputetit se sa t'i dorėzohet Tribunalit", theksohet nė vendimin e Gjykatės sė Hagės dhe konkludohet se nė kėto rrethana trupi gjykues nuk mund tė konstatojė se i akuzuari do tė dorėzohej vullnetarisht po tė mos ishte arrestuar.

Nė anėn tjetėr, kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e ngritjes sė akuzave tė reja kundėr shqiptarėve tė Kosovės, duke konfirmuar se po zhvillohen hetime kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe se shpreson se gjatė vitit tė ardhshėm do tė ngriten aktakuza tė reja.

"Deri nė fund tė vitit 2004 do tė pėrfundojnė tė gjitha hetimet kundėr ish-pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės", ka deklaruar dje kryprokurorja e Gjakatės sė Hagės, Karla Del Ponte.

Ajo nuk pranoi t'i bėnte publik emrat, mirėpo shtoi: "Unė i di emrat dhe rastet. "I kemi edhe emrat e kandidatėve potencialė kundėr tė cilėve mendojmė se duhet ngritur aktakuza, por nuk dua tė nxjerr nė opinion pėr arsye tė caktuara", thotė ajo.
 
 
Paten: Dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit do tė fillojė nė gjysmėn e dytė tė tetorit, ose nė fillim tė nėntoritt
 
Beograd, 13 shtator 2003 - Nė pėrfundim tė vizitės nė Beograd, Komesioneri i jashtėm i Bashkimit Evropian, Kris Paten ka porositur qė Serbia doemos duhet patur kujdes pėr atė se ēfarė flet pėr situatėn nė Kosovė.
 
Paten ka pėrsėritur se duhet tė fillojė sa mė parė dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit, duke shtuar se ky dialog do tė fillojė nė gjysmėn e dytė tė tetorit, ose nė fillim tė nėntorit. Ai ka theksuar se dialogu pėr ēėshtje teknike nuk duhet politizuar.

Sipas Patenit, ekziston bindja nė rajon dhe nė vendet e BE-sė se njerėzit duhet tė jenė tepėr tė kujdesshėm kur flasin pėr situatėn nė Kosovė dhe duhet t'i shmangen veprimeve qė mund tė ndezin situatėn delikate dhe tė vėshtirė nė Kosovė. Paten ka thėnė me kėtė rast se Serbia duhet tė jetė e pėrgjegjshme lidhur me Kosovėn.
 
 
Nė Prishtinė u arrestuan dy paqeruajtės ukraianas dhe dy shqiptarė nga Maqedonia nėn dyshimin pėr kontrabandė cigarėsh
 
Prishtinė, 13 shtator 2003 - Zyrtarė tė OKB-sė nė Prishtinė thanė se dy paqeruajtės ukraianas nė Kosovė, u ndaluan nėn dyshimin pėr kontrabandė cigarėsh. Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Beri Fleēėr ka thėnė se janė arrestuar dy ushtarė ukrainas dhe dy shqiptarė nga Maqedonia, ndėrkohė qė ishin duke shkarkuar cigare me vlerė prej afro 200 mijė euro nga njė kamion ushtarak ukrainas nė jug tė Prishtinės.

Zėdhėnėsi Fleēėr ka thėnė se policia e OKB-sė dyshon se kamioni ushtarak ukrainas ishte pėrdorur pėr transportimin e ngarkesės me cigare nė Kosovė.
 
 
Minatorėt kanė ndėrprerė grevėn e urisė, pasi u plotėsuan disa kėrkesa tė tyre
 
Mitrovicė, 13 shtator 2003 - Mbi 500 minatorė tė "Trepēės" nė Stantėrg tė Mitrovicės, tė cilėt plot 12 ditė kanė qėndruar nė grevė urie, duke kėrkuar tė kthehen nė vendet e tyre tė punės, mbrėmė vonė, e kanė ndėrprerė atė. Njoftohet se greva ėshtė ndėrprerė pasi kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi kishte garantuar se disa kėrkesa reale tė tyre do tė pėrmbushen deri nė fillim tė muajit tetor.
 
Pezullimit tė grevės i ka parapri njė takim dyorėsh i kryeministrit me drejtuesit e Kėshillit grevistė, ku tė dyja palėt janė marrė vesh, qė ndihma e Qeverisė sė Kosovės prej 150 mijė euro tė fillojė tė shpėrndahet menjėherė, pastaj tė fillojė implementimi i skemės pensioniste tė minatorėve mbi 50 vjeē, si dhe tė mundėsohet njė asistencė sociale pėr minatorėt qė nuk shkojnė nė pension, ose nuk kthehen nė punė deri nė fillimin e prodhimit nė kombinatin "Trepēa".
 
 
Gjilan: Tė rinjtė dhe mediat - njė shkas pėr angazhim mė tė madh
 
Gjilan, 13 shtator 2003 - Dega e Forumit tė Rinisė sė LDK tė Gjilanit organizoi dje njė tryezė nė temėn "Tė rinjtė dhe mediat".

Kryetari i FR tė LDK-sė Dega nė Gjilan, Abdyl Halimi theksoi rėndėsinė qė kanė mediat pėr rininė dhe anasjelltas dhe u angazhua nė tė mirė tė thellimit bashkėpunimit.

Nė kėtė tryezė diskutuan edhe Sabit Rrustemi, Gjylshene Berisha, Arben Mehmeti, Nexhat Hajrullahu, Xhevat Sopi, Ēlirim Zymberi, Fatushe Haliti, Bali Sahiti, Agim Rexhepi etj.
 
Nga diskutimet e tyre doli konstatimi se mediat kanė ndihmuar dhe mund tė ndihmojnė edhe mė shumė nė zhvillimin dhe avancimin e pozitės sė tė rinjve nė shoqėri.
 
Njėkohėsisht edhe tė rinjtė do duhej imponuar edhe mė tepėr pėrmes veprimtarive tė veta, nė mėnyrė qė tė kenė njė rol ēfarė realisht e meritojnė nė shoqėri dhe nė vetė institucionet e Kosovės, tė tė gjitha niveleve.

Nga kjo tryezė doli edhe kėrkesa pėr harmonizim veprimesh mes subjekteve rinore gjilanase, por edhe pėr thellim bashkėpunimi mes tė rinjve, gjithnjė nė funksion tė proceseve qė gjenden pėrpara, ku roli i tė rinjve, por edhe i mediave, ėshtė i pamohueshėm.
 
 
Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonisė nėnshkruan njė deklaratė nė kuadėr tė zbatimit tė Kartės sė Adriatikut
 
Tiranė, 13 shtator 2003 - Ministrat e mbrojtjes tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė nėnshkruan dje pasdite nė Tiranė njė deklaratė tė pėrbashkėt nė kuadėr tė zbatimit tė Kartės sė Adriatikut.
 
Kjo kartė pėrfaqėson marrėveshjen mes tri vendeve pėr njė angazhim dhe pėrpjekje tė pėrbashkėt pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Karta e Adriatikut ėshtė nėnshkruar nė muajin maj tė kėtij viti nė Tiranė midis ministrave tė jashtėm nė prani tė sekretarit amerikan tė Shtetit Kolen Pauell.

Kėto tri vende nėpėrmjet kėsaj deklarate shprehin edhe njėherė gatishmėrinė pėr tė marrė pjesė nė pėrpjekjet e komunitetit ndėrkombėtar pėr tė vazhduar luftėn kundėr terrorizmit dhe pėr tė marrė pjesė nė misionet e drejtuara nga Aleanca Veriatlantike nė fushėn e paqeruajtjes dhe parandalimit tė konflikteve.
 
 
Ambasadori i NATO-s nė Shkup thotė se ekzistojnė grupe tė vogla kriminale nė Maqedoni me tė cilat duhet tė merret policia
 
Prishtinė, 13 shtator 2003 - Ambasadori i NATO-s nė Maqedoni Nikolas Bigman, gjatė qėndrimti tė djeshėm nė Prishtinė, ka deklaruar se nė Maqedoni ekzistojnė grupe tė vogla kriminale, me tė cilat duhet tė merret policia.

Bigman ka thėnė se gjendja nė Maqedoni ėshtė mė e qetė se sa mendohet. Nė lidhje me spekulimet pėr kalimin ilegal tė kufirit Kosovė - Maqedoni nga grupe tė armatosura, ambasadori i NATO-s ka thėnė se grupet pėr tė cilat bėhet fjalė janė nga Karadaku i Shkupit.
 
Ai ka nėnvizuar se problemet nė Maqedoni nuk janė tė ndėrlidhura nė asnjė mėnyrė me Kosovėn, duke shtuar se Kosova ka problemet e saj, ndėrkaq Maqedonia tė vetat. Autoritetet ndėrkombėtare nė Maqedoni nuk kanė vėrejtur ndonjė lėvizje tė grupeve kriminale nga Kosova. Kėto komente Bigman i bėri pas takimit me kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi, i cili nuk ėshtė prononcuar pėr media.
 
 
Nė Ministrinė maqedonase tė Brendshme ėshtė arritur pajtimi pėr arrestimin e udhėheqėsve tė grupeve tė armatosura shqiptare
 
Shkup, 13 shtator 2003 - Pas njė takimi disa orėsh nė Ministrinė maqedonase tė Punėve tė Brendshme nė Shkup ėshtė arritur pajtimi qė tre funksionarėt shqiptarė sė bashku me tre kolegėt e tyre maqedonas po tė kėsaj ministrie tė pėrgatisin planin qė brenda njė muaji tė arrestohen udhėheqėsit e grupeve tė armatosura shqiptare, komandant "Ēakalla" dhe komandant "Breza", tė cilėt thuhet se veprojnė nė veri tė Maqedonisė.
 
Me njė vendim tė tillė duket se tejkalohen mosmarrėveshjet nė kėtė ministri pas urdhėrit tė ministrit tė brendshėm, Hari Kostov drejtuar funksionarėve shqiptarė qė kėtė aksion ta realizojnė ata vetė.
 
Burimet brenda Ministrisė sė brendshme bėjnė tė ditur se zyrtarėt shqiptarė tė BDI-sė qė ushtrojnė poste tė larta nė kėtė ministri nuk kanė pranuar tė hartojnė planin me gjasė pėr shkak tė afatit tepėr tė shkurtės kohor.
 
 
Shqipėria e ka shpallur vitin 2004 vit tė Nėna Terezės
 
Tiranė, 13 shtator 2003 - Shqipėria e ka shpallur vitin 2004 vit tė Nėnės Tereze, duke lėnė me njė anė 19 tetorin si festė kombėtare pėr nder tė saj, kanė thėnė autoritetet e Tiranės. Nėna Tereze pritet tė shpallet e lume nga Vatikani mė 19 tetor, hap ky i fundit formal pėr shpalljen e mundshme shenjėtore.
 
 
Komandant "Ēakalla" ėshtė plagosur nė njė shkėmbim zjarri me forcat maqedonase tė sigurisė
 
Shkup, 13 shtator 2003 - Njėri nga udhėheqėsit e AKSH-sė i njohur se komandant "Ēakalla" ėshtė plagosur nė njė shkėmbim zjarri me forcat maqedonase tė sigurisė dhe ėshtė dėrguar pėr shėrim jashtė vendit. Kėtė njoftim e konfirmoi zėdhėnėsi i tij, komandant "Tanusha".
 
Ai thotė se komandant "Ēakalla" ėshtė plagosur me tre plumba nga forcat maqedonase tė sigurisė. "Pas plagosjes ai ėshtė dėrguar pėr shėrim jashtė vendit, pėrkatėsisht nė diasporė", ka thėnė komandant "Tanusha". Derisa "Ēakalla" tė jetė nė shėrim, komandant "Tanusha" thotė se do tė marrė komandėn e njėsisė speciale "Shqiponja".
 
 
Tė pakten 42 vetė kanė humbur jetėn dhe 24 tė tjerė janė zhdukur nga tajfuni Maemi
 
Seul, 13 shtator 2003 – Tė pakten 42 vetė kanė humbur jetėn dhe 24 tė tjerė janė zhdukur pasi njė nga tajfunet mė tė fuqishme nė vitet e fundit ka goditur Korenė e Jugut, i cili ka shkretėruar provincat jugore tė vendit, kanė bėrė tė ditur autoritetet e emergjencės, njofton AFP.
 
Viktimat janė pėrmbytur, janė shtypur nga rrėshqitja e dheut ose kanė vdekur nė aksidente tė tjera kur tajfuni bėnte kėrdi nė Korenė e Jugut me rrebeshe shiu dhe erėra tė stuhishme, qė arrinin shpejtėsi rekorede.
 
Rreth dy mijė njerėz janė evakuar nga provincat jugore tė vendit, kurse rreth 1.34 milionė njerėz kanė mbetur pa energji elekrtrike. Taifuni Maemi ka filluar tė pėrfshijė vendin tė premten vonė dhe erėrat e kishin shpejtėsi pre 135 mila nė orė.
 
 
Pauell: Kalimi i pushtetit nė Irak jorealist
 
Uashington, 13 shtator 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell e ka quajtur si "plotėsisht jorealiste" njė propozim francez qė Shtetet e Bashkuara ta kalojnė pushtetin tek njė qeveri provizore irakiane qė muajin e ardhshėm.

Pauell po fliste ndėrsa ai shkoi nė Gjenevė pėr njė takim me homologėt e tij tė katėr vendeve tė tjera anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan.
 
 
Irani kritikon rezolutėn e agjencisė atomike
 
Teheran, 13 shtator 2003 - Ministri i Jashtėm iranian, Kamal Kharrazi, e ka quajtur tė parakohshme dhe tė motivuar politikisht njė rezolutė tė miratuar nga Agjencia Ndėrkombėtare e Energjisė Atomike, e cila i kėrkon Iranit tė provojė se nuk po zhvillon njė program sekret tė armėve bėrthamore.

Gjatė njė takimi nė Vjenė tė premten agjencia e OKB-sė i dha Teheranit afat deri nė 31 tetor pėr tė vepruar.

Kharrazi tha se agjencia nuk duhet ta kishte lėshuar kėtė urdhėr pa mbaruar hetimet.

Ai e akuzoi atė se po pėrulej para presionit amerikan dhe evropian duke thėnė se ky hap do tė kishte pasoja shumė negative.
 
 
Bisedime tė vėshtira nė takimin pėr tregtinė botėrore
 
Kankun/Meksikė, 13 shtator 2003 - Gjatė bisedimeve pėr tregtinė botėrore nė Meksikė ka pasur fėrkime tė vazhdueshme lidhur me subvencionet e bujqėsisė tė vendeve tė pasura.
 
Pėrplasja midis vendeve tė pasura dhe tė varfra lidhur me subvencionet pėr bujqėsinė kėrcėnon dėshtimin e bisedimeve dhe sekretarja amerikane e Bujqėsisė Anne Veneman e drejton gishtin e fajėsisė drejt Evropės.

Zyrtarja amerikane thotė se takimi i OBT-sė nė Meksikė nuk ėshtė thjesht takim i Veriu ėshtė kundėr Jugut.
"Dy vjet mė parė ne i dhamė njė shtytje tė fortė pėrpara duke filluar njė raund tė ri negociatash dhe njė komponent i rėndėsishėm i saj janė negociatat pėr bujqėsinė," tha ajo.
 
 
Nė disa incidente nė Indi janė vrarė 4 ushtarė indianė dhe 10 militantė islamikė
 
Srinagar, 13 shtator 2003 – Katėr ushtarė indianė janė vrarė sot (e shtunė) dhe tė pakten tre tė tjerė janė plagosur nė njė sulm tė guerilėve seperatistė nė njė kamp ushtarak nė Kashmir, njofton BBCnews. Sulmi ka ndodhur nė orėt e hershme tė meėgjesit nė zonėn Nougam, 100 km nga Srinagari.
 
Guerilėt kanė hedhur granata nė rojet para portės sė kampit ushtarak. Po kėshtu, bėhet e ditur se gjatė natės, forcat e sigurimit indian kanė vrarė 10 militantė tė dyshimtė islamikė nė tri incidente tė veēanta.
 
 
SHBA-tė kanė shprehur "keqardhje tė thellė" pėr vrasjen gabimisht tė irakianėve
 
Uashington, 13 shtator 2003 – Shtetet e Bashkuara kanė shprehur "keqardhje tė thellė" pasi forcat amerikane kanė hapur zjarr gabimisht nė policėt irakianė, duke vrarė kėshtu sipas burimeve irakiene tė pakten 9 persona, njofton BBCnews.
 
Ushtria amerikane ka thėnė se ajo di pėr "tė pakten njė tė vdekur" nė njė incident afėr pikės amerikane tė kontrollit nė qytetin Falluxha, rreth 50 km nė perendim tė Bagdadit. Irakianėt janė vrarė duke kaluar nėpėr njė pikė kontrolli gjatė ndjekjes sė njė automjeti me persona tė armatosur.
 
"Ne ndiejmė keqardhje tė thellė pėr kėtė incident dhe u shprehim ngushėllimet tona tė sinqerta familjeve tė tė vdekurve", thuhet nė deklaratn e ushtrisė amerikane.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.