OPINIONE

   
12.09.2003 - Trepca.net
Skandali i dyfisht nė Burgun e Dubravės

12 shtator 2003 / Nga: Zejnulla JAKUPI

Rasti i rrahjes sė reporterės sė RTK-sė Lindita Azizi nga policia ėshtė njė tregues i mirė se gazetarėt nuk kanė dhe nuk mund tė kenė privilegje tė pakufizuara, qė tė gėzojnė tė drejtėn tė ndeshen me policinė, institucionet e shtetit. Si ēdo ngjarje, apo skandal tjetėr,edhe ky rast nė fushėn e mediave nė Kosovė,nuk do tė mund tė zgjidhet nė kushte aktuale, pėrshkak tė vakumit ligjor qė mbretėron akoma nė vend. Gjykata Supreme e Kosovės, duhet tė pėrgatitet me ligje dhe amandamente qė rastet e tilla nė fushėn e medias t“i zgjidh ashtu siē i zgjidh Gjykata Supreme e SHBA-sė,e Gjermanisė etj, duke barazpeshuar nė peshoren e drejtėsisė interesat e shoqėrisė nė kuadrin e njė funksionimi tė rregulltė gjyqėsor pėr t“i mbrojtur detyrat e gazetarėve qė ata t“i shėrbejnė publikut pėrmes informimit tė mirėfilltė dhe tė qėndrueshėm e aktual qė u duhet qytetarėve tė Kosovės pėr tė gjykuar mbi problemet publike.

____________

Gati tė gjitha mediat nė Kosovė kanė raportuar,lidhur me kėtė mini-skandal nė fushėn e mediave. Nė rredhana tepėr tė vėshtira gazetarja e RTK-sė Lindita Azizi ėshtė pėrpjekur tė raportojė lidhur me ngjarjen nė Burgun e Dubravės dhe viktimat qė gjindeshin nė spitalin e Pejės.

Ėshtė mėse e vėrtetė qė sjellja e gazetares nė rastin e fundit, ėshtė njė rast pa presedencė dhe pėrbėn njė sjellje tė vecantė tė gazetarėve dhe etikės sė tyre, njė rast ky qė bėn tu tregojė gazetarėve se ata nuk kanė dhe nuk mund tė kenė privilegje tė pakufizuara, rast qė i mėson ata se nuk kanė tė drejtėn tė ndeshen me policinė, institucionet e shtetit, gjykatėn dhe pėrfundimisht, tė ngriten kundėr vetė interesit insitucional qė po ndėrtohet nė Kosovė, edhe kur e kėrkon kėtė pėrgjegjėsia professionale.

Mėnyra e kėmbėnguljes sė gazetares pėr tė marrė prononcimin nga viktimat e shtrira nė spital, akoma pa dhėnė leje pėr kėtė policia, e cila qėndronte nė hyrje tė spitalit,ishte diēka e pazakonshme. Nga ky duel nuk dihen akoma se kush ėshtė humbėsi e kush fituesi.Nė kėtė rast gazetarja mund tė dal si humbėse se sa policia.Sipas ligjeve tė mediave tė shteteve demokratike, gazetari nuk mund tė bėjė intervistim pa leje. Nė rastin kosovar, apeli i policisė se nuk lejohej inēizimi, nuk e bindi gazetaren qė tė zbrapset dhe si pasoj e kėsaj sjellje, ajo u rrah bashk me kolegun e saj.Gabimet e policit janė nė kėtė rast evidente. Policia do ta pengonte gazetaren edhe me mėnyra tė tjera,por ajo veproi ndryshe.Ndėrsa faji binte edhe mbi gazetaren, e shquar pėr arrogancė dhe kokėfortėsi,nė shumė raste tė tilla.

Pas ngjarjes, RTK-ja nė lajmet e mbrėmjes raportoi pėr kėtė incident. Nga gjirimet u pa se gazetarja i kėrkonte identifikimin e policit civil apo personit tė autorizuar qė pėrcillte kolonėn, i cili ishte nė detyrė. Kjo ngjante sikur Lindita Azizi tė ishte police e polici tė ishte gazetar. Gazetarja, nė mbrėmbje nė lajmet “blic” i tregoi tė gjitha ngjarjet dhe, i tregoi bile edhe ato qė nuk ishte dashur, identitetin e policėve.

E gjithė kjo fushatė sikur tregon se po tentohet me njė politikė aktive kundėr policisė, duke shtuar kėshtu edhe mė shumė imazhin e keq ndaj saj. Nga kėto sjellje po krijohet pabesi dhe policėt tanė, shqiptarė po sulmohen kudo nėpėr rrugėt e Kosovės. Pasojat e gazetarisė amatoreske duken sheshit. Natyrisht se profesioni nuk mund tė mėsohet me kurse tremujore, dhe natyrisht gazetaria nuk mund tė funksionojė mbi ligjet. Ajo duhet tė rrespektojė Kornizėn Kushtetuese, institucionet dhe normat e raportimit.

Nė rastet e raportimi lidhur me Burgun e Dubravės institucionet nė Kosovė e veēmas UNMIK-u, ka patur qėllim se raportimi i shpejtuar lidhur me viktimat dhe ngjarjet e hollėsishme nė kėtė rast mund tė dėmtonte sigurinė. Ndėrsa gazetares i duhej t“a bind policinė se egzistonte njė nevojė e ngutshme pėr informacionin qė duhet tė sjellė. A duhej gazetarja qė tė bėnte pėpjekje tjera tė arsyeshme, nėse edhe me metoda joetike pėr ta marrė informacionin edhe pse rrugėt tjera do tė ishin mė dėmtuese pėr tė drejtėn e hetimit,mbetet cėshtje diskutimi. Po tė egzistonte njė status i qartė i ligjit dhe njė pėrvojė e grumbulluar me amandamente tė cilat do tė duhej mėsohen dhe studijohen nė Univerzitetin e Prishtinės nė njė fakultet tė gazetarisė qė nuk egziston akoma, shumė mė mirė do tė ishin punėt . Pra do tė ishte e nevojshme njė kornizė e pėrgjithshme pėr tė sanksionuar qėndrimin etik tė gazetarėve nė raste tė veēanta.

Pavarėsisht nga kėto lėkundje, strukturat shetėrore, nė kėtė rast policia, nuk duhet tė pengojnė raportimin hetimor, sepse pa kėtė, nuk do tė kryhet funksioni publik qė kanė mediat. Por, duhet cekur edhe faktin se administrata ndėrkombėtare, shpesh pengon me qėllim hetimin e veprimeve tė saja nga mediat dhe ajo nė mėnyrė direkte e pengon pasqyrimin e veprimtarisė sė zyrtarėve publikė tė UNMIK-ut dhe gjithė atyre qė janė me tė vėrtetė figura publike. Nga ana tjetėr, nuk mund tė raportohet pėr ēdo ngjarje, siē janė sekretet shetėrore, apo pėr ngjarje kur vihet nė pyetje interesi i shtetit, nė kėtė rast interesi i UNMIK-ut, gjegjėsisht interesi i Kosovės. Nėse shikohet mė konkretisht, RTK-sė dhe mediave tė lajmeve kosovare u lejohen mė tepėr gabime tė vetėdijshme, gjykime tė papeshuara.Prandaj,edhe reagimet me kėmbėngulje nga ana e UNMIK-u kanė pėr qėllim tė ndalojnė pėrhapjen e keqinterpretimeve tė qėllimta, tė vėrtetave tė paplota dhe madje edhe gėnjeshtrave. Do tė ishte nė interesin e vetė reporterėve dhe redaktorėve qė tė shkruanin dhe raportonin me pėrgjegjėsi dhe me kujdes. Gazetarėt me etikė veprojnė kėshtu, sepse kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė vepruar.

Gazetarja, pasi u pengua nga policia, nė njė formė apo tjetėr, ajo kishte shkelur ligjin sepse tentonte tė hyj pa leje nė spital. Pasqyrimin e kėsaj ndodhie ajo do tė mund ta bėnte edhe duke treguar pamje nga vendi i ngjarjes qė do tė kuptohej se ishte penguar dhe nuk kishte mundur tė sigurojė materialet dhe kjo do tu bėnte publikut tė qartė se pėr mungesėn e raportimit nuk ishte fajtore gazetarja, por policia, sepse ajo ishte shkatari qė nuk kishte lejuar inēizimin. Dhe ky argument do tė nxirrte nė dritė disa fakte qė, nė fund tė fundit e detyron SHPK-nė tė rishqyrtojė qėndrimin dhe sjelljet e saj me mediat. Megjithatė, policia, si institucion nuk mund tė lejojė qė tė provokohet nga askush. Ajo duhet tė sigurojė tė paktėn njė sqarim apo prononcim pėr media pėr tė pėrmbushur kėshtu obligimin e saj tė sanksionuar nga Korniza Kushtetuese.

Ėshtė e vėrtetė poashtu se raportimi mbi temėn e burgut nuk do ta rrezikonte sigurinė e shtetit.Kjo ngjarje pėrbėn njė pėrjashtim tepėr interesant tė medias qė pėrgjithėsisht konsiderohet si njė shkelje e rėndė e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Megjithėse, nga ana normale gazetareske, raportimet hetimore paraqesin njė pėrpjekje tė ligjshme pėr tė hetuar nga pranė dhe me kujdes, kushtet e tė burgosurėve dhe infrastrukturėn, menaxhmentin e burgut si dhe reagimin e tė burgosurėve dhe shkaqet e rebelimit tė tyre.

Sikur tė shkohet me ankesa pėr rastin nė fjalė nga ana e gazetares, hamendėsimet do tė tejkaloheshin vetėm me gjykimin nga ana e gjykatės sė hetuesisė dhe sipas vendimit,bazuar nė ligje, dhe vetėm kėshtu do ti vihet faji atij qė i takon. Mirėpo, pėrfundimi i njė procesi tė tillė gjyqėsor nė kushtet kosovare duket gati i paarritshėm, e nėse do tė mund tė realizohej, kjo do tė ishte kaptinė e re nė drejtėsinė e mediave kosovare.

Nuk ka dyshim se vetė redaksia e RTK-sė do tė ishte dashur qė, nė fund tė fundit, tė mos i ngatėrrojė reporterėt e saj, apo t“i pėrdorė si thotė njė fjalė popullore “mish pėr top”,t“i shpie gazetarėt e vetė nė bankėn e tė akuzuarėve.Nuk do tė ishte mirė qė televizioni publik tė hynte nė njė betej kaq tė kushtueshme ligjore, nėse reporterėt e saj nuk din tė tregohen mė tė kujdesshėm nė raportim apo nė mbledhjen e informacionit. Nė kėtė mėnyrė mund tė themi se pėrpjekjet hetimore tė gazetarisė do t“shėrbenin detyrės dhe pėrgjegjėsisė sė institucionit ku ata punojnė pėr t“i shėrbyer publikut duke ofruar tė dhėna tė qėndrueshme dhe tė sakta qė i duhen shikuesėve pėr tė gjykuar mbi problemet e shumta qė kanė mbėrthyerė Kosovėn.

Nėse nuk mund tė justifikohen nė asnjė rrethanė,problemet e tilla, skandalet, oferat,korrupsioni, bashkėdyzimet mes politikės dhe nėntokės, shėrbimet e dobėta tė zyrtarėve publikė dhe kur janė shterrur tė gjitha mjetet morale pėr kapjen e raportit,atėherė pėr gazetarėt mbeten tė vetmet mundėsi, mjetet jo-etike si mashtrimi apo tė hequrit sikur je dikush tjetėr, pėr tė arritur qėllimin e caktuar.Kjo mėnyrė s“do tė bėnte gjė tjetėr veēse do ta zhvendoste vėmendjen nga problemi moral tek debatet mbi etikėn e kėtij profesioni. Ose rezultatet e kėsaj ngjarje mund tė mos merren fare parasysh, me pretekstin se policia ėshtė fajtore nė kėtė rast se nuk i kupton “ndenjat e vėrteta” tė gazetarėve. Mund tė argumentohet mė nė fund se, nėse do tė ishin mėsuar rregullat nga gazetarja e RTK-sė, si duhet tė sillej me burimet e informacionit dhe institucionet, me kujdes, atėherė pėrfundimi i raportimit do tė kishte qenė krejt ndryshe.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.