12.09.2003 - Trepca.net

Amerika dhe terrorizmi


12 shtator 2003 / “Zėri i Amerikės”

Njė profesor i Universitetit Amerikan nė Uashington thotė se lufta kundėr terrorizmit i ngjan Luftės sė Ftohtė. Profesor Allan Lichtman thotė se edhe nėse kapet Osama bin Ladeni apo Saddam Husseini, kjo luftė nuk do tė marrė fund, pasi ideologjia mbi tė cilėn mbėshtet ajo ėshtė shumė e fuqishme. Profesorin Lichtman e intervistoi korrespondenti i Zėrit tė Amerikės, David Borgida.

D. BORGIDA: Departamenti i Shtetit paralajmėroi se kundėr interesave amerikane nė botė mund tė ndėrmerren sulme tė reja. A duhet tė na kujtojė kjo se kemi hyrė nė njė tjetėr Luftė tė Ftohtė, nėse mund tė shprehemi kėshtu?

PROF. LICHTMAN Nuk ka diskutim se Amerika sot nuk ėshtė mė e paprekėshme. Sulmi japonez nė Pearl Harbor nė vitin 1941 i dha fund izolimit tė Amerikės. Pas kėsaj, ne na u desh tė angazhoheshim nė punėt e botės. Nė njė farė kuptimi, 11 shtatori ishte i ngjashėm me kėtė, sepse ai i dha fund idesė se Amerika ėshtė e paprekėshme, idesė se ne jemi tė sigurt pavarėsisht nga rreziqet nė botė. Tani kjo ka marrė fund dhe ne kemi hyrė nė njė epokė tjetėr. Dhe, ashtu siē filloi Lufta e Ftohtė pas Luftės sė Dytė Botėrore, Presidenti Bush ka shpallur tani njė tjetėr Luftė tė Ftohtė.

Pra ne kemi tani njė armik tjetėr. Ashtu si komunizmi ekstrem, terrorizmi nuk kufizohet nė njė shtet tė vetėm, ai nuk njeh kufij. Ai ka njė ideologji ekstreme qė tėrheq shumė njerėz tė varfėr nė botė. Presidenti Bush ka thėnė se Shtetet e Bashkuara do tė paguajnė ēdo ēmim pėr ta luftuar atė. Shumė nga tiparet e kėsaj lufte tė re tė ftohtė i ngjajnė Luftės sė Ftohtė tė mėparshme.

Nėse nuk e luftojmė terrorizmin nė Irak, na thotė Presidenti, terrorizmi do tė na vijė nė shtėpi dhe do tė na duhet ta luftojmė nė vendin tonė. Ashtu siē thuhej gjatė kohės sė Vietnamit: nėse nuk e luftojmė komunizmin nė Azi, ai do tė na vijė tek dera e shtėpisė. Kjo ėshtė diēka serioze dhe kėrkon njė angazhim tė jashtėzakonshėm financiar dhe njerėzor pėr Amerikėn. Dhe natyrisht kjo luftė ka rrjedhoja pėr njerėzit kudo nė botė. Sepse nuk duhet harruar, gjatė luftės sė ftohtė, nė shumė pjesė tė botės zhvillohej edhe njė luftė e nxehtė.

D. BORGIDA: A mendoni profesor se, nėse Osama bin Laden kapet ose nėse Saddam Husseini kapet, atėhere ideja se Amerika ėshtė e prekshme do tė zbehet deri diku? Apo mendoni se edhe nėse kapen, ata mund tė zėvendėsohen nga njerėz tė tjerė, nga pasuesit e tyre?

PROF. LICHTMAN Dy gjėra duhen patur parasysh. Mė bėri pėrshtypje se nė fjalimin qė presidenti Bush i drejtoi vendit kėto ditė ne nuk dėgjuam tė pėrmendej Osama bin Ladeni ose Saddam Huseini. Unė nuk besoj se kjo Luftė e Ftohtė e re do tė pėrfundojė edhe nėse nesėr se i kapim tė dy ata.

Ashtu si vdekja e Stalinit, diktatorit tė tmerrshėm sovjetik nė vitet 50 nuk i dha fund Luftės sė Ftohtė, unė nuk mendoj se kjo Luftė e Ftohtė e re, kjo luftė kundėr terrorit do tė marrė fund thjesht sepse do tė nxirren nga loja disa nga aktorėt e saj kryesorė, pasi ajo mbėshtet nga njė ideologji shumė e fuqishme. Sė dyti, nėse nuk ndėrmerren reforma nė tė gjithė botėn, ashtu siē e pamė gjatė Luftės sė Ftohtė, unė nuk mendoj se kjo do tė marrė fund shpejt.

D. BORGIDA: Ju jepni mėsim nė njė universitet tė Uashingtonit dhe ju flisni ēdo ditė me tė rinjtė. A mund tė na jepni njė ide se si e shohin ata momentin nė tė cilin jetojmė. A e shohin me njė farė frike apo nuk duan t’ia dinė dhe vazhdojnė jetėn e tyre. Ēfarė mendojnė tė rinjtė nė njė periudhė tė tillė?

PROF. LICHTMAN Mendoj se kemi tė bėjmė me njė paradoks. Tė dyja ato qė thatė janė tė vėrteta. Ata jetojnė ashtu siē jetojnė gjithmonė tė rinjtė edhe nė momente tragjedish dhe vėshtirėsish. Por nga ana tjetėr shumė studentė e kuptojnė qė vendi nuk ėshtė mė i paprekshėm.

Universiteti Amerikan ku unė jap mėsim ėshtė njė qendėr e rėndėsishme e mėsimdhėnies por gjithnjė ka qenė edhe njė qendėr e protestės politike. Nė kampusin tonė ka patur shumė pikpamje kundėr politikave tė asministratės sė tanishme, pikpamje qė natyrisht shfaqen edhe midis popullatės amerikane nė tė gjithė spektrin e saj.

Shkalla e miratimit tė politikave tė presidentit Bush midisd amerikanėve ka rėnė tani nė 52 pėrqind, aq sa ishte para 11 shtatorit 2001. Ndėrsa numri i atyre qė janė pėr rizgjedhjen e tij ėshtė nėn 50 pėrqind. Dukej se presidenti kishte njė rast tė mirė pėr tė vėnė vulėn e tij nė histori dhe pėr tė gjetur njė mision historik, por, tani ashtu siē ndodhi me Luftėn e Ftohtė, situata ėshtė bėrė shumė e paqartė dhe e vėshtirė.

D. BORGIDA: Meqenėse ju vetė e ngritėn ēėshtjen e dinamikės politike brenda vendit. Le tė flasim pak pėr kėtė profesor Lichtman. Ju keni tė drejtė, dukej sikur kjo do tė ishte ēėshtja mė e rėndėsishme nė programin e Presidentit Bush kur ajo doli nė sipėrfaqe, por tani duket se ėshtė bėrė njė pikė e dobėt politike pėr tė.

PROF. LICHTMAN Ajo ėshtė kthyer nė njė pikė tė dobėt politike. Amerikanėt janė shumė pragmatikė. Ata pyesin: Ēfarė ke bėrė ti pėr mua kohėt e fundit? Nė kohėn kur dukej se Presidenti po i bėnte ballė me sukses tė keqes dhe po e mbronte vendin nga terrori, mbėshtetja ndaj tij arriti nivele tė larta.

Tani, duket se ne kemi ngecur nė Irak dhe jemi bėrė mė tė prekshėm se kurrė nga terrorizmi ndėrkombėtar, po hyjmė nė deficite qė nuk i pėrballojmė dot, situata politike ėshtė e paqendrueshme dhe papritur shohim qė demokratėt, tė cilėt mė parė dukeshin pa shpresė tani kanė shpresė tė konkurrojnė pėr postin e presidentit.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.