|
(
Venerime tė diplomatit austriak Dr. Albert Rohan pėrkitazi me UĒK -ėnė
dhe politikanė kosovarė, tė shprehura nė librin Diplomat am Rande der
Weltpolitik- Begegnungen, Beobachtungen, Erkenntnisse, Molden Verlag,
Wien 2002
).
 |
|
Vjenė
(AUSTRI), 12 SHTATOR 2003 /
Pėrgatiti:
Dr. Skėnder GASHI
Nė
kėtė libėr me vrojtime tė kėtij diplomati austriak tė rryer, tė
cilat mbulojnė aktivitete diplomatike tė A. Rohan-it duke
filluar me ēėshtje tė lidhura me Kombet e Bashkuara, me Indinė,
problemin e Qipros, Libanin e Jugut, takimet e tij me Fidel
Castro-n, me Margareth Thetcher, me Ceauşescu-n dhe sidomos me
vrojtime direkte tė zhvillimeve nė Bosnje, nė Maqedoni e nė
Serbi tė Jugut, autori i ka skicuar edhe venerimet e veta nga
takimet me ushtarakė, poltikanė e intelektualė kosovarė dhe me
ngjarje konkrete nė Kosovė siē ėshtė ajo nė Rahovec etj.
Nė
hyrje tė kapitullit Nė vendstrehimin kryesor tė UĒK-ės (fq.
193-200) autori vėren se pas heqjes sė autonomisė mė 1989, prijs
i padiskutueshėm i kosovarėve u bė Ibrahim Rugova. Sa i pėrket
qėndrimit ndaj politikės shtypėse serbe mbi shqiptarėt, ky e
pėrjashtonte ēdo lloj rezistence, strategjia e tij ishte e
orientuar kryekėput drejt qėndresės dhe mbijetesės sė
shqiptarėve.[...].
Kur njė herė e pyeta Rugovėn ēfarė argumenash ka karshi
kritikave qė po i vijnė nga radhėt e partisė sė tij, ai mendonte
vetėm: Suksesi im konsiston nė faktin, se shqiptarėt po jetojnė
ende nė Kosovė. Kjo pėrgjegje mund tė kuptohet vetėm nėse
kihet parasysh frika historike e shqiptarėve nga tė dėbuarit nga
Kosova - e saqron Rohan pėrgjegjen e Rugovės.
|
-
Autori
flet nė vazhdim pėr paraqitjen e grupeve tė rezistencės me armė, tė
cilat ishin tė vendosura qė pavarėsinė e Kosovės ta arrinin me
luftė. Nė kėtė kontekst, diplomati kurioz kishte hetuar se Pothuaj
po nė kėtė kohė nė skenė doli njėfarė Jakup Krasniqi, i cili e
quante veten zėdhėnės tė UĒK-ės dhe nė emėr tė saj lėshonte kumtesa
pėr shtyp.
-
-
Serioziteti i tij ishte vėnė asokohe nė dyshim dhe vetėm mė vonė u
pa se Krasniqi me tė vėrtetė i takonte kreut mė tė lartė udhėheqės
tė UĒK-ės. [...] Ishte tanimė e padiskutueshme se UĒK ishte bėrė nė
Kosovė njė faktor vendimtar, porse pa u inkuadruar nė asnjė formė nė
procesin politik, prandaj vendosa tė nisem pėr nė Shpellėn e
Luanėve dhe tė marr kontakt me shtabin suprem. [...].
-
-
Diplomati Rohan u prit nė Prishtinė nga njė ekip i European
Community Monitor Mission (ECMM) tė cilin atje e kishte dėrguar
Bashkimi Europian meqė kėtij tė fundit nuk i ishte lejuar nga
autoritetet (serbe) ngritja e njė zyrje tė tij nė Prishtinė. Kėtij
ekipi i takonte ambasadori i Austrisė nė Beograd e tė tjerė dhe
britaniku i ri Nick Trunbull. Ky i fundit i kishte kumtuar
diplomatit se ky vetė mund tė takohej me njėrin ndėr prijės tė
UĒK-ės. [...]
-
-
Nė
Malishevė kishte njė lėvizje plot gjallėri [...] Nuk vonoi shumė dhe
u paraqitėn dy burra tė veshur civil, tė cilėt nė mėnyrė diskrete na
drejtuan nė njė shtėpi nė skaj tė vendbanimit, nė tė cilėn ( shtėpi)
ishin duke na pritur bashkėbiseduesit tanė. Njėri ishte Gani
Krasniqi, i caktuar nga UĒK-ja pėr kryetar komune, ndėrsa tjetri u
prezantua si Numri shtatė. Mė vonė mėsova se ky kishte qenė anėtar
i shtabit suprem, i caktuar pėr ēėshtje tė mbrojtjes e tė shėrbimit
tė sigurimit, i quajtur Kadri Veseli alias Luli, i cil nė Kosovėn
e psluftės, tė kontrolluar nga shqiptarėt, i mori sėrish po ato
detyra. Mbante syze tė errėta, na pėrshėndeti nė gjermanisht, dukej
porse shumė i rezervuar dhe plotėsisht i pėrmbajtur deri nė masė tė
njė tė pasjellshmi.
-
-
Qė nė
fillim tė bisedės Numri shtatė e bėri njė vėrejtje interesante, se
UĒK-ja nuk don tė ketė kurrfarė pune me politikanėt nė Prishtinė
dhe se sidomos karshi Ibrahim Rugovės ka qėndrim shumė kritik. Pas
vuajtjesh tani e disa dhjetėvjetėsh mė parė, ėshtė marrė vendimi qė
lufta ēlirimtare tė ēohet deri nė fund dhe ēfarėdo marrėveshje midis
Rugovės e Beogradit do tė jetė sė kėndejmi e pavlefshme. Kjo ma dha
rastin qė tė vėrej se edhe nėse ēėshtja zgjidhet me dhunė, heret a
vonė duhet tė zhvillohen negociata.
-
-
Prandaj
pėr
UĒK-ėnė ėshtė urgjentisht e nevojshme qė tė ngritet njė
strukturė politike, nė mėnyrė qė kjo tė mund tė inkuardohet nė
bisedime. Nė kėtė rrjedhė nisa tė flas edhe pėr situatėn humanitare
dhe kėrkova nga UĒK-ja qė Kryqit tė Kuq ti bėhet e mundshme hyrja
nė zonat e pėrfshira nė luftė. Sė fundi apelova tek bashkėbiseduesit
e mi qė ti japin fund kidnapimeve tė shpeshtuara gjatė javėve tė
fundit tė nėpunėsve e tė policėve serbė.
-
-
Provokimet e kėtij lloji do tė nxisnin patjetėr masa represive tė
ushtrisė jugosllave e tė policisė serbe, viktima tė tė cilave do tė
jenė, nė instancė tė fundit, popullata e pėrvuajtur civile. Numri
shtatė i dėgjoi fjalėt e mia me fytyrė tė shtanguar, pa u pas
pėrgjegjur nė to as edhe me njė fjalė. [...] Kur unė u pėrpoqa qė
nga pėrfaqėsuesi i shtabit gjeneral, i cili nė ndėrkohė po rrinte nė
tryezė si i gurėzuar, tu bie nė fije hollėsive rreth organizimit tė
UĒK-ės, strukturės sė saj komanduese si edhe shrtrirjen e zonave tė
ēliruara ky u mbyll si guacė dhe bisedėn e shpalli prerazi pėr tė
pėrfunduar. Ai shtoi se po deshta, mund tė kthehesha sėrish pas disa
ditėsh.
-
-
Vėrejtja ime se kam bėrė rrugė tė gjatė nga Vjena pėr tu takuar me
tė, e mori sė pakut njė pėrgjegjje subtile se UĒK-ja u gėzohet
pėrherė vizitave tė mia dhe se ka shpresė se unė do tė vij sė
shpejti nė Kosovė dhe do tė marr kontakt me tė. Pėrkundėr pritjes sė
ftohtė qė na u bė nė Malishevė, kjo vizitė e njė diplomati tė
Perėndimit tė rangut tė lartė do ti ketė mbetur kėtij nė kujtesė,
sepse gjatė viteve nė vijim mė janė pėrcjellur herė pas here tė
falat e Numrit shtatė misterioz.[...]
-
-
Nė
rrafshin e pėrfaqėsimit politik tė UĒK-ės ndodhi diēka e ēuditshme
kur politikani i njohur Adem Demaēi e quajti veten pėr tė vetmin
zėdhėnės legjitim tė Lėvizjes Ēlirimtare. Ky burrė shtatvogėl e
energjik, i quajtur shpesh edhe Nelson Mandela i Kosovės, - sadoqė
i kishte kaluar njėzetetetė vjetė nėpėr burgje tė Jugosllavisė e
kishte pėrballuar kėtė kohė tė gjatė pa pasoja fizike e psiqike. Ai
ishte njė pėrfaqėsues i pakomprimis i pavarėsisė sė vendit dhe e
kishte bėrė njė propozim, qė tė gjitha shtetet e Ballkanit tė
bashkoheshin nė njė Union tė quajtur Ballkania. Unė e vizitoja atė
shpesh dhe kisha simpati tė madhe pėr kėtė personalitet sa emocional
aqė edhe tė sinqertė. Pas njė kohe tė shkrutėr si zėdhėnės i
Ushtrisė Ēlirimtare, pėr shkaqe shėndetėsore, Adem Demaēi u tėrhoq
nė jetėn private.
-
-
Sikundėr edhe pritej, udėheqėsve ushtarakė tė UĒK-ės iu dasht shumė
shpejt tė ngjiten nė arenėn politike dhe ta marrin njė rol tė
rėndėsishėm nė negociatat qė po zhvilloheshin paralelisht me luftėn.
Nė kėtė mes si personalitet prirės u shqua i riu karzmatik Hashim
Thaēi i cili sė shpejti, nė Konferencėn e Rambujesė - pėrkrah
Ibrahim Rugovės - do ti bie violinės sė parė. Kėto dy karaktere
rrėnjėsisht tė ndryshme do tė mbeten protagonistėt kryesorė nė garat
politike tė Kosovės sė pasluftės.
-
-
Njė
dobėsi e madhe e spektrit politik tė Kosovės ishte ajo qė pėrreth
Ibrahim Rugovės nuk kishte asnjė personalitet tė fortė, i cili
autoritetitn e pamohueshėm dhe peshėn e madhe tė partisė sė tij, tė
Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), do tė mund ta pėrdorte pėr njė
aksion pozitiv politik. Pas vrasjes mė 1999 tė Fehmi Aganit tė
respektuar nga tė gjithė, nga garda e vjetėr mbeti vetėm mjeku dhe
Kryeministri i qeverisė nė ekzil tė Kosovės Dr. Bujar Bukoshi. Unė
jam takuar shpesh kėtyre viteve tė fundit me Bukoshin dhe me kohė e
fitova mbresėn se kemi tė bėjmė me njė personalitet tė menēur.
-
-
Pėr
shkak tė qėndrimit tė tij pėr kohė gjatė nė botėn e jashtme ėshtė
pikėpyetje nėse ky e ka pėrkrahjen e nevojshme nga populli i Kosovės
pėr njė rol politik. Pėrveē kėsaj, midis tij e Rugovės ka njė hendek
tė thellė i cili nga njėra anė ka tė bėjė me mendėsitė e ndryshme sa
i pėrket strategjisė dhe nė anėn tjetėr tek njė grindje rreth
pėrdorimit tė parave tė mbledhura jashtė dhe administrimit tė tyre
nga Bukoshi. Do tė jetė sė kėndejmi e nevojshme qė Bukoshi ta
themelojė njė parti tė vetėn, nė mėnyrė qė ta krijojė njė platformė
tė pėrshtatshme pėr aktivitetet e tij tė ardhshme politike.
-
-
Ato dy
personalitete, tė cilat nė Prishtinė ishin partnerė tė parė me tė
cilėt u takuan ndėrkombėtarėt dhe tė cilėt nga shumica prej nesh
konsiderohen pėr miq: botuesi i tė pėrditshmes Koha ditore Veton
Surroi, dhe ai i tė pėrjavshmes Zėri Blerim Shala mbajnė qė nga
mbarimi i luftės qėndrim tė distancuar ndaj politikės. Tė dy kėta
gėzojnė, jo vetėm nė botėn e jashme, porse edhe nė vetė Kosovėn
respekt tė madh. Pėrkundėr shkallės sė lartė tė rezikshmėrisė, Veton
Surroi kishte refuzuar qė gjatė kohės sė luftimeve tė largohej nga
atdheu i vet dhe burgosjes nga forcat serbe tė sigurimit i shpėtoi
vetėm falė ndėrrimit tė pėrditshėm tė vendstrehimit tė tij.
-
-
Sa
herė qė, pas tėrheqjes sė adrministratės sė mėparshme, pati nevojė
pėr ngritje zėri qė tu vehej lledhi eksceseve tė drejtuara kundėr
serbėve e romėve ose pėr ngritje zėri kundėr korrupsionit dhe krimit
tė organiazuar tė pėrhapur gjeregjatė, kėtė e bėnė Veton Surroi e
Blerim Shala. Pėr guximin e tyre kėta janė kritikuar e kėrcėnuar
shpesh. Tė dy kėta janė ende tė rinj, prandaj ėshtė krejtsisht e
mundshme, qė njė ditė kėta tė jenė tė gatshėm qė pėr vendin e tyre
tė marrin mbi vete edhe funksione politike..
|
|