12.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte 12 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti sot kryetarin e Akademisė Mbretėrore Belge-Flamane tė Shkencės dhe Artit Mark Ejskens

  • Holkeri ende nuk ka pėrcaktuar ndonjė afat konkret pėr fillimin e bisedimeve

  • U nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi midis Akademisė sė Shkencave tė Kosovės dhe Akademisė Mbretėrore belge

  • Pėrfundimisht Marrėveshja pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė zbatohet qė nga 1 tetori

  • Nė Kosovė me manifestime tė ndryshme u pėrkujtuan viktimat e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit nė SHBA

  • P. Fieski: Kosova ka njė demokraci tė re, por institucionet e saj po bėjnė hapa pėrpara

  • Nė Prishtinė u mbajt mbledhja e parė mbi marrėveshjen evropiane pėr ndėrmarrje tė vogla

  • KK i Podujevės unanimisht mori vendim pėr shpalljen e konkursit pėr Kryeshef Ekzekutiv dhe drejtorė tė drejtorive

  • Kostov urdhėron qė pėr 30 ditė tė arrestohen komandantėt e grupeve tė armatosura

  • BDI: "Qėndrojmė pėrkrah luftės tuaj kundėr terorizmit ndėrkombėtar"

  • KKSHA-ja i bėn thirrje Qeverisė sė Maqedonisė tė ndalojė operacionet ushtarake dhe tė zbatojė Marrėveshjen e Ohrit

  • Zėvendėsministri shqiptar i Drejtėsisė ka dhėnė dorėheqje

  • Paten ėshtė angazhuar pėr fillimin sa mė tė shpejt tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • Kryeministri serb thotė se Beogradi ėshtė i gatshėm pėr dialog me Prishtinėn me pjesėmarrjen e shefit tė UNMIK-ut si mediator

  • Ministri Kostov ka dhėnė urdhėr pėr hartimin e njė plani tė shkruar operativ pėr arrestimin e "Qakallės" dhe "Brezės"

  • Ushtarėt amerikanė kanė vrarė prej 10 deri nė 17 policė irakianė

  • OKB voton pėr heqjen e sanksioneve ndaj Libisė

  • Nė dy sulme nė Nepal janė vrarė 3 persona dhe njė numėr tė tjerėsh janė plagosur

  • Forcat amerikane kanė vrarė gabimisht tė pakten 10 policė irakianė

  • Izraelitėt plagosėn 3 palestinezė dhe 8 tė tjerė i arrestaun


 
Presidenti Rugova priti sot kryetarin e Akademisė Mbretėrore Belge-Flamane tė Shkencės dhe Artit Mark Ejskens
 
   
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot kryetarin e Akademisė Mbretėrore Belge-Flamane tė Shkencės dhe Artit, Mark Ejskens, i cili shoqėrohej nga kryetari i ASHAK-ut Rexhep Ismajli.

Presidenti Rugova vlerėsoi lart nėnshkrimin e marrėveshjes mes dy akademive sot nė Prishtinė, e cila do t'i kontribuojė bashkėpunimit ndėrmjet dy institucioneve tė larta shkencore tė Kosovės dhe Belgjikės.
   
Presidenti Rugova tha se zotin Ejskens e ka njoftuar me progresin e arritur nė Kosovė nė katėr vitet e pasluftės dhe me objektivat e zhvillimit ekonomik, me procesin e filluar tė privatizimit, investimet, integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė kosovare etj.

"Tash kemi mbėrritur nė njė fazė e proces qė Kosova tė njihet si vend i pavarur, i integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO, pra qė tė jetė anėtar i kėsaj bashkėsie", tha pas takimit Presidenti Rugova, duke e falėnderuar Belgjikėn pėr ndihmat qė ka dhėnė pėr Kosovėn dhe po jep pėr rindėrtimin e vendit.

Nga ana e tij profesori Ejskens, shprehu kėnaqėsinė qė takoi Presidentin Rugova dhe me arritjet qė ka parė nė Kosovėn e pasluftės.

"Pėr mua dhe delegacionin tonė ėshtė kėnaqėsi dhe privilegjė qė ta takoj Presidentin Rugova. Ėshtė punė e mirė juaja qė po bėni nė realizimin e tė drejtave e tė lirive.
 
Kjo qė po bėni ėshtė rrugė e mirė pėr tė vazhduar nė zhvillimin ekonomik dhe qė vėrehej nė punėn e bizneseve tė vogla dhe tė mėdha si dhe nė ēėshtjen e privatizimit tė organizatave tė ndryshme", tha Ejskens, duke shtuar se njė punė e mirė po bėhet edhe nė pėrpjekjet pėr aderimin e Kosovės nė NATO dhe nė BE si dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare.
 
Ai tha se ka besim se Kosova do t'ia dalė pėr t'u bėrė anėtar i kėtyre bashkėsive dhe ėshtė i bindur se Kosova do t'i tejkalojė tė gjitha vėshtirėsitė.
 
 
Holkeri ende nuk ka pėrcaktuar ndonjė afat konkret pėr fillimin e bisedimeve
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Shefi UNMIK-it Hari Holkeri deklaroi sot se pas shumė takimeve qė ka pasur, tashmė ka arritur qė pėrafėrsisht t'i afrojė qėndrimet rreth dialogut mes Prishtinės e Beogradit. Mirėpo, Holkeri para mediave tha se nė kėtė plan ka ende probleme.
 
Sipas tij, problemi mė i madh ėshtė afati i ngjeshur kohor. "Kjo pėr arsye se ne nuk do tė kemi gjithnjė momentin e tanishėm pėr kėto bisedime.
 
Ne duhet t'ia fillojmė tani, nė fakt menjeherė. Ne e kemi humbur momentin nė samitin e Selanikut. Nuk mund tė presim pėr shembull vitin e ardhshėm", nėnvizoi Holkeri, duke pėrkujtuar se ndėrkombėtarėt nuk janė diktatorė nė kėtė proces, por partnerė me vendorėt.

Holkeri tha se ende nuk ka pėrcaktuar ndonjė afat konkret pėr fillimin e bisedimeve, por ėshtė afėr pikės kur mund tė paraqesė propozimet sesi tė fillojė procesi.
 
Ai premtoi se ndoshta gjatė javės sė ardhshme do t'i elaborojė edhe njeherė idetė dhe do tė shkojė nė njė takim me Grupin e Kontaktit nė Nju Njurk mė 23 e 24 shtator.
 
 
U nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi midis Akademisė sė Shkencave tė Kosovės dhe Akademisė Mbretėrore belge
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Sot nė Prishtinė u nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi nė mes tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe Akademisė Mbretėrore Belge-Flamane tė Shkencės dhe Artit.

Kryetari i ASHAK-ut Rexhep Ismajli, pasi shprehu kėnaqėsinė pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, deklaroi se kjo ka rėndėsi tė madhe jo vetėm pėr shkak tė pėrmbajtjes sė begatshme, por edhe pėr faktin se ėshtė njė nga marrėveshjet e pakta qė ky institucion i lartė shkencor i Kosovės ka me akademitė e vendeve tė Evropės Perėndimore.

Akademik Ismajli tha se shpreson qė me kėtė marrėveshje, si dhe me njė marrėveshje tjetėr ėshtė nėshkruar kohė mė parė me Akademinė italiane, Akademia e Kosovės po i hap rrugėt pėr njė bashkėpunim mė tė gjerė nė suaza tė rrjetit evropian tė akademive. Gjithashtu ai theksoi se kjo ėshtė njė nga rrugėt pėr integrimet e pėrgjithshme tė Kosovės nė suaza evropiane.

Ndėrkaq, Mark Ejskens, kryetar i Akademisė Mbretėrore tė Belgjikės vlerėsoi se kjo marrėveshje do tė shėrbejė si model pėr shumė akademi tė Evropės.

- Kjo marrėveshje mbėshtetet nė pėrputhshėmrinė e akademive qė njėherit e nėnkupton edhe barazinė e dy akademve - ju na duheni neve po aq sa edhe ne juve - tha Esjskens.
 
"Kjo ėshtė mėnyrė qė sė bashku tė jemi mė tė fuqishėm dhe duke u bazuar nė kėtė ne ndėrtojmė solidaritetin evropian dhe bashkėsinė evropiane", tha Ejskens, duke shtuar se beson nė aspiratėn evropiane tė Kosovės, qė do tė thotė se Kosova bashkė me vendet e tjera tė Ballkanit do tė bėhet pjesė e Evropės sapo ta lejojnė kushtet.

Para nėnshkrimit tė marrėveshjes, Mark Ejskens mbajti njė ligjėratė para akademikėve tė Kosovės, nė tė cilėn foli pėr rrugėt dhe mėnyrat e integrimit tė Kosovės nė Evropė.
 
 
Pėrfundimisht Marrėveshja pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė zbatohet qė nga 1 tetori
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Siē ka bėrė tė ditur Shtylla e katėrt e UNMIK-ut Marrėveshja pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėrfundimisht do tė zbatohet qė nga 1 tetori i kėtij viti. Mė herėt ishte paralajmėruar se kjo marrėveshje do tė fillonte tė zbatohej mė 1 shtator.

Nė bazė tė Marrėveshjes sė nėnshkruar midis ish-kryeadministratorit Mihael Shtajner dhe Ministrit shqiptar tė Ekonomisė Arben Malaj me 7 korrik, ajo hyn nė fuqi nė muajin e dytė pas datės sė pranimit tė dy shėnimve tė fundit, me tė cilėn Palėt kontraktuese e njoftojnė njėri tjetrin pėrmes kanaleve tė duhura se e kanė ratifikuar marėveshjen.

Pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut pėr rindėrtim Nikolaus Lambsdorff ėshtė shprehur i lumtur qė ky proces do tė ecė pėrpara, duke shtuar se procesi nga nisma deri nė zbatim tė marrėvėshjes sė tregtisė sė lirė zakonisht zgjat dy deri tri vjet e ndonjėherė edhe mė gjatė, tha ai.
 
 
Nė Kosovė me manifestime tė ndryshme u pėrkujtuan viktimat e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit nė SHBA
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Banorėt e Prishtinės dhe tė qyteteve mė tė mėdha tė Kosovės, pikėrisht nė orėn 20.00, kanė ndezur qirinj nė pėrkujtim tė viktimave tė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit nė SHBA, duke mbėshtetur mbėshtetje pėr SHBA-tė dhe njėkohėsisht simpatinė pėr familjet e viktimave.

Nė shenjė respekti pėr kėto viktima nė Prishtinė ėshtė mbajtur njė festival i filmit 9/11, kushtuar sulmeve terroriste tė 11 shtatorit dhe paratė nga shitja e biletave do t'u dėrgohen familjeve tė viktimave tė Nju-Jorkut. Nė kėtė festival morėn pjesė pėrfaqėsuesit e zyrave diplomatike, si dhe pėrfaqėsuesit e jetės politike dhe tė institucioneve tė Kosovės.

Me kėtė rast shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė Mersi Ris, nė mbyllje tė kėtij festivali theksoi se mė 11 shtator terroristėt sulmuan jo vetėm Amerikėn, por edhe vendet mike me tė cilat Shtetet e Bashkuara ndajnė vlerat e pėrbashkėta.
 
Ajo pėruroi rininė dhe popullin e Kosovės pėr pėrkrahjen e tyre me rastin e tragjedisė tė 11 shtatorit tė vitit 2001 dhe shprehu bindjen se miqėsia ndėrmjet popullit amerikan dhe popullit tė Kosovės, do tė jetė edhe mėtutje e sinqertė, sikur edhe deri tash.
 
Zonja Ris theksoi se 3000 nėna, baballarė dhe motra tė pafajshėm humbėn tė afėrmit e tyre dhe theksoi se terroristėt i kanė vlerėsuar gabimisht miqtė e Shteteve tė Bashkuara dhe miqėsitė e Shtetve tė Bashkuara nė botė, kanė vlerėsuar gabimisht, siē theksoi ajo fuqinė kolektive tė Amerikės dhe vendosmėrinė qė ka pėr tė mposhtur terroristėt.

Shefja e Zyrės amerikane Mersi Ris pastaj theksoi se 11 shtatori ishte dita kur Amerika u bė e palėkundur nė luftėn e saj qė lufta kundėr terrorit nuk ishte mė ēėshtje e zgjedhjes, por ēėshtje e mbijetesės pėr tė gjithė njerėzit qė janė tė pėrkushtuar qė tė jetojnė nė liri. Ajo shtoi se autorėt e filmave, piktorėt dhe skulptorėt kanė dhėnė nė kėto fonde ėshtė pjesė e kėsaj ndjenje tė pėrgjithshme.

Ndėrkaq, presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova edhe njėherė u shprehu ngushėllime familjarėve tė viktimave tė 11 shtatorit dhe falendėroi rininė e Kosovės pėr organizimin e festivalit "Nėntė - Njėmbėdhjetė".

"Ju falėnderoj pėr gjithė kėtė, qė keni bėrė pėr 11 shtatorin. Pra e keni shėnuar kėtė ditė me art dhe arti ėshtė rilindje dhe rindėrtim, ashtu siē bėhet sot nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr ngjarjen tragjike tė 11 shtatorit. Prandaj kėtė ngjarje e keni shėnuar nė mėnyrė produktive", tha presidenti Rugova.
 
Ai pėrshėndeti presidentin Bush dhe popullin amerikan, duke ritheksuar edhe njėherė mbėshtetjen e popullit tė Kosovės pėr popullin amerikan dhe atė qė ai e ritheksoi si miqėsi tė pėrhershme midis dy popujve.

Nė mbyllje tė festivalit "Nėntė - Njėmbėdhjetė" juria e festivalit shpalli edhe fituesit nė lėmin e filmit, dizajnit dhe tė skulpturės.
 
Ēmimin pėr filmin mė tė mirė e fitoi Ilir Gjocaj pėr filmin "Denisi profet", ēmimin pėr dizajn e fitoi Bujar Kabashi, ndėrkaq atė pėr skulpturė Suad Rama me titull: "Kullat binjake". Theksojmė se fituesit e kėtij festivali shpėrblimet e tyre i dhuruan pėr familjet e viktimave tė 11 shtatorit.
 
 
P. Fieski: Kosova ka njė demokraci tė re, por institucionet e saj po bėjnė hapa pėrpara
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Simpoziumi njėjavor mbi shkathtėsitė negociuese, i organizuar nga OSBE dhe i implementuar nga Instituti Amerikan pėr Paqe, pėrfundoi dje me njė sesion tė pėrbashkėt tė mbajtur nė selinė e Misionit tė OSBE-sė nė Prishtinė.
 
Ky seminar ka pasur pėr qėllim ngritjen e sasive negociuse tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė pėrkohshme vetėqeverisėse dhe kėshilltarėve politikė e teknikė.

"Kam besim tė plotė se njerėzit tė cilėt i kam takuar nė simpozium janė njerėz serioz dhe tė zotė tė cilėt do tė bėjnė pėrpjekje maksimale nė kryerjen e detyrės sė tyre", tha Daniel Server.

Ndėrkaq, shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Prishtinė, Paskal Fieski ka thėnė se misioni i tij do tė punojė nga afėr me Qeverinė e Kosovės, sepse ai ėshtė partner i barabartė. Ai ka shtuar me kėtė rast se Kosova ka njė demokraci tė re, por institucionet e saj po bėjnė hapa tė konsiderueshėm pėrpara.
 
 
Nė Prishtinė u mbajt mbledhja e parė mbi marrėveshjen evropiane pėr ndėrmarrje tė vogla
 
Prishtinė, 12 shtator 2003 - Organizuar nga Komisioni Evropian, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės, dje nė Prishtinė u mbajt mbledhja e parė mbi marrėveshjen evropiane pėr ndėrmarrje tė vogla, qė ka pėr qėllim plotėsimin e kushteve qė ndėrmarrjet e vogla kosovare tė bėhen nėnshkruse tė kartės evropiane tė ndėrmarrjeve tė vogla.
 
Ministri i Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės Ali Jakupi tha se me nėnshkrimin e kėsaj karte, ndėrmarrjet e vogla kosovare marrin pėrsipėr rishikimin e politikės tė ndėrmarrjeve tė vogla sipas kritereve dhe standardeve tė Komisionit Evropian.
 
 
KK i Podujevės unanimisht mori vendim pėr shpalljen e konkursit pėr Kryeshef Ekzekutiv dhe drejtorė tė drejtorive
 
Podujevė, 12 shtator 2003 - Nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė komunės sė Podujevės, 41 deputetėt prezentė unanimisht morėn vendime tė rėndėsishme qė do ta ēojnė pėrpara punėn e KK si dhe zgjedhjen e Ekzekutivit tė komunės.

Pas shqyrtimit tė 4 procesverbaleve, me disa vėrejtje dhe sugjerime tė kėshilltarėve u vendos qė pika e katėrt e rendit tė ditės pėr plotėsimin e Komitetit pėr Politikė dhe Financa e propozuar nga kėshilltari i LDK-sė Bahri Thaēi, Kuvendi vazhdoi me punimet sipas procedurave tė parapara dhe pikave tė rendit tė ditės.
 
Me vendimin unanim tė kėshilltarėve tė KK tė Podujevės u vendos qė tė shpallet konkursi pėr Kryeshefin Ekzekutiv si dhe pėr 12 drejtorė tė drejtorive.

Ndėrkaq kryetari i grupit parlamentar tė LDK-sė propozoi qė nga radhėt e partisė sė tij nė panelin intervistues tė hyjnė: Skėnder Gashi, Idriz Bilalli, Gani Asllani dhe Hyrė Salihu, ndėrkaq kryetari i PDK-sė Naim Fetahu propozoi: Isak Shabanin dhe Naim Fetahun me ēka Kuvendi u pajtua unanimisht.
 
Pra paneli intervistues ka 6 anėtarė tė zgjedhur si dhe kryetarin e tij sipas funksionit kryetarin e komunės Agim Veliun.

Pati propozime qė nė panel kanė mundėsi tė hyjnė edhe persona autoritativė jashtė Kuvendit, pėr ēka foli edhe z. Bangash nga UNMIK-u, por Kuvendi qe unanim nė marrjen e vendimeve.

Nė kėtė seancė, pos kėshilltarėve tė pesė partive politike, mori pjesė edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Shahzad Khan Bangash, pėrfaqėsues tė OSBE-sė dhe ndėrkombėtarė tjerė, prezenzėn e tė cilėve e pėrshėndeti edhe kryesuesi, kryetari Agim Veliu.
 
 
Kostov urdhėron qė pėr 30 ditė tė arrestohen komandantėt e grupeve tė armatosura
 
Shkup, 12 shtator 2003 - Ministri maqedonas i Punėve tė Brendshme, Hari Kostov, ka urdhėruar qė grupi operativ i policisė, nė krye me zėvendėsministrin Hazbi Lika, tė pėrgatisė njė plan pėr arrestimin e komandantėve tė grupeve tė armatosura nė rajonin Kumanovė-Likovė, Ēakalla dhe Breza, nė njė afat prej 30 ditėsh.
 
Pėr kėtė urdhėr ėshtė njoftuar edhe bashkėsia ndėrkombėtare, pėr ē'gjė ėshtė marrė pėrkrahja. Ky urdhėr interpretohet si presion lidhur me udhėheqjen e BDI-sė qė tė marrė pėrgjegjėsinė nė elimimin e grupeve, siē thuhet, kriminale-terroriste.
 
 
BDI: "Qėndrojmė pėrkrah luftės tuaj kundėr terorizmit ndėrkombėtar"
 
Tetovė, 12 shtator 2003 - "Kemi qenė, jemi dhe do tė jemi nė mbėshtetje tė vlerave demokratike tė SHBA-ve dhe do tė qėndrojmė pėrkrah luftės tuaj kundėr terorizmit ndėrkombėtar dhe nė fushatėn tuaj fisnike pėr promovimin dhe instalimin e demokracisė nė mbarė rruzullin tokėsor", thuhet nė njė komunikatė tė BDI-sė nė dyvjetorin e sulmve terroriste nė SHBA.

"Ashtu sikur Ju qė kujtoni dyvjetorin e dhimbjes dhe ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 edhe ne kėtu si shqiptarė, si Bashkim Demokratik pėr Integrim ndajmė dhimbjen me Ju duke inkurajuar njėherit edhe politikėn e SHBA-ve nė luftėn kundėr terorizmit ndėrkombėtar".

"Tė vetėdijshėm pėr situatėn qė po kalojmė si tek ne ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare konsiderojmė se mbėshtetja e ndėrsjelltė ėshtė e domosdoshme me tė vetmin qėllim qė njerėzimi tė ketė mirėqenie, siguri dhe paqe", thuhet nė kėtė komunikatė tė BDI-sė tė nėnshkruar nga Ali Ahmeti.
 
 
KKSHA-ja i bėn thirrje Qeverisė sė Maqedonisė tė ndalojė operacionet ushtarake dhe tė zbatojė Marrėveshjen e Ohrit
 
Uashington, 12 shtator 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nė njė deklaratė nė lidhje me situatėn aktuale nė Maqedoni thekson nevojėn pėr zbatimin e plotė e tė menjėhershėm tė Marrėveshjes sė Ohrit, e cila i dha fund konfliktit tė armatosor tė vitit 2001 nė kėtė vend ballkanik.

Nė saje tė tensioneve nė rritje dhe tė shenjave gjithnjė e mė tė dukshme pėr ripėrtėritjen e konfliktit tė armatosur nė Maqedoni, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i bėn thirrje Qeverisė Maqedone qė t'i japė fund operacioneve ushtarake nė veri tė vendit dhe tė pėrshpejtojė zbatimin e tė gjithė komponentėve tė Marrėveshjes sė Ohrit tė nėnshkruar nė gusht tė vitit 2001.

KKSHA-ja gjtihashtu dėnon aktet ekstremiste tė tė gjitha palėve dhe e shesh kėtė konflikt tė armatosur ndėrmjet Forcave Maqedone tė Sigurisė dhe luftėtarėve shqiptarė, si kėrcėnim ndaj stabilitetit tė Evropės juglindore, thuhet nė njė komunikatė tė KKSHA-sė.
 
 
Zėvendėsministri shqiptar i Drejtėsisė ka dhėnė dorėheqje
 
Tiranė, 12 shtator 2003 - Zėvendėsministri i Drejtėsisė sė Shqipėrisė Pėrparim Sanxhaku ka dhėnė dorėheqje nga ky post. Ky akt i Sanxhakut ndodhi si pasojė e tensioneve tė krijuara ditėt e fundit nga zėvendėsimi i anėtarit tė Shtabit tė KQZ-sė, kur presidenti Moisiu kėrcėnoi me dorėheqjen nėse Partia Socialiste nuk do ta zgjidhte kėtė ēėshtje.
 
Pikėrisht pas kėsaj Sanxhaku deklaroi se nėse Presidenti nuk ėshtė komod nė postin e tij, ėshtė i lirė tė tėrhiqet. Por, njė deklaratė e tillė shkaktoi reagimin e Moisiut, i cili i kėrkoi Nanos tė mbajė qėndrim ndaj Sanxhakut.
 
Nga ana e tij kryeministri i Nanos siguroi se qėndrimi i zėvendėsministrit tė drejtėsisė ėshtė thjesht personal. Pas kėtyre zhvillimeve Sanxhaku paraqiti dorėheqjen e tij.
 
 
Paten ėshtė angazhuar pėr fillimin sa mė tė shpejt tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Beograd, 12 shtator 2003 - Komesioneri pėr Marrėdhėnie me Jasht i BE-sė Kris Paten nga vizita dy ditėshe qė i bėri Kosovės dje pasdite ka arritur nė Beograd.
 
Gjatė takimit tė mbrėmshėm me kryetarin e Unionit serbo-malazez, Svetozar Maroviq dhe kryeministrin e Serbisė, Zoran Zhivkoviq, Paten ėshtė angazhuar pėr fillimin sa mė tė shpejt tė dialogut midis Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtje praktike me interes tė ndėrsjellt.
 
Ai me kėtė rast ka afruar ndihmėn e Bashkimit Evropian pėr fillimin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
 
 
Kryeministri serb thotė se Beogradi ėshtė i gatshėm pėr dialog me Prishtinėn me pjesėmarrjen e shefit tė UNMIK-ut si mediator
 
Beograd, 12 shtator 2003 - Kryeminstri i Serbisė, Zoran Zhivkoviq tha se kishte biseduar me komesionerin e jashtėm tė Bashkimit Evropian, Kris Paten nė Beograd edhe pėr bisedimet e ardhshme Beograd-Prishtinė, duke shtuar se autoritetet e Serbisė janė tė gatshėm pėr atė dialog me pjesėmarrjen e shefit tė UNMIK-ut Hari Holkerin si mediator.

"Nuk do tė bisedohet pėr statusin final tė Kosovės, por pėr arritjen e standardeve, formimin e institucioneve, kthimin e refugjatėve, pagesat e pensioneve dhe ēėshtje tė tjera" ka thėnė Zhivkoviq.
 
 
Ministri Kostov ka dhėnė urdhėr pėr hartimin e njė plani tė shkruar operativ pėr arrestimin e "Qakallės" dhe "Brezės"
 
Shkup, 12 shtator 2003 - Ministri maqedonas i rendit Hari Kostov duke marrė parasysh situatėn aktuale tė sigurisė nė vend, luftėn kundėr veprimeve kriminale dhe realizimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, ka dhėnė urdhėr pėr hartimin e njė plani tė shkruar operativ pėr ndėrmarrjen e masave dhe aktiviteteve konkrete konform normave ligjore nė Maqedoni pėr dorėzimin vullnetar apo arrestimin e Abdyl Jakupit "Qakallės" komandant "Brezės" kundėr tė cilėve tashmė nga Ministria e Punėve tė Brendshme ėshtė ngritur kallėzim penal.
 
Kėtė plan sipas urdhėrit tė ministri Kostov duhet ta realizojė zėvendėsministri i punėve tė brendshme Hazbi Lika, zėvendėsdrejtori nė byronė pėr sigurinė publike z. Deari dhe zėvendėsdrejtori nė Drejtorinė pėr Zbulim dhe Kundėrzbulim Fatmir Deari. Ky plan sipas ministrit Kostov duhet tė realizohet nė njė afat prej 30 ditėsh.

Pėr partinė shqiptare nė pushtet - Bashkimi Demokratik pėr Integrim si duket ky vendim i ministrit Kostov ėshtė i papritur dhe akoma nuk ka marrė qėndrim tė qartė lidhur me kėtė urdhėr.
 
 
Ushtarėt amerikanė kanė vrarė prej 10 deri nė 17 policė irakianė
 
Falluxha, 12 shtator 2003 – Sipas njoftimeve mė tė reja tė AP-sė ushtarėt amerikanė kanė hapur zjarr gabimisht nė policėt irakianė duke ndjekur disa banditė me njė makinė BMW nė autostradė afėr pikės amerikane tė kontrollit nė hyrje tė qytetit Falluxha.
 
Dėshmitarėt kanė thėnė se 12 policė irakianė janė dėrguar nė bazėn e afėrme amerikane dhe nuk ėshtė e qartė nėse kanė qenė tė vrarė apo tė plagosur.

Pjesėtarėt e familjeve tė policėve nė fjalė janė tubuar te porta e bazės dhe janė duke pritur informacione. Po kėshtu thuhet se pesė policė tė tjerė janė dėrguar tė plagosur nė spitalin e afėrm. Transmetuesit televizivė satelitorė arabė kanė njoftuar se nė kėtė incident janė vrarė prej 10 deri nė 17 policė.
 
Dėshmitarėt fillimisht kanė thėnė se janė vrarė 11 policė dhe katėr persona, qė ndodheshin nė automjetin e lartpėrmendur. Ushtria amerikane nė Bagdad ka thėnė se s'kanė informacione pėr kėtė incident.
 
 
OKB voton pėr heqjen e sanksioneve ndaj Libisė
 
Nju Jork, 12 shtator 2003 - Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė voton tė premten pėr heqjen e sanksioneve ndaj Libisė, qė u vunė kur njė avion amerikan pasagjerėsh shpėrtheu prej njė bombe mbi qytetin skocez Lokėrbi nė 1988
Franca, e cila mė parė kishte kėrcėnuar se do tė bllokonte rezolutėn ka deklaruar se do tė votojė nė favor tė heqjes sė sanksioneve ndaj Libisė.

Britania dhe Bullgaria ishin vendet qė vendosėn nė axhendė njė projekt rezolutė qė kėrkonte pėrfundimin e menjėhershėm tė sanksioneve pasi Libia pranoi pėrgjegjėsinė pėr tragjedinė nė Lockerbie dhe ra dakord qė tė paguajė 2.7 miliard dollarė si kompensim pėr famlijet e viktimave.

Rruga pėr heqjen e sanksioneve u hap atėherė kur Libia nėnshkroi njė tjetėr marrėveshje pėr kompesimin e familjeve tė viktimave qė vdiqėn gjatė atentatit me bombė ndaj avjonit francez, i cili u rrėzua mbi Nigerin nė vitin 1989.
 
 
Nė dy sulme nė Nepal janė vrarė 3 persona dhe njė numėr tė tjerėsh janė plagosur
 
Katmandu, Nepal, 12 shtator 2003 – Tre persona janė vrarė sot (e premte) dhe njė numėr tė tjerėsh janė plagosur nė dy sulme tė veēanta nė Nepal, tė cilat policia i ka quajtuar akte tė kryengitėsve maoistė, njofton BBCnews.

Nė incidentin e parė, njė person ka vdekur dhe 7 tė tjerė janė plagosur, 3 syresh rėndė, kur katėr shpėrthime e kanė tronditur qytetin jugor industrial Hetauda. Ndėrkaq, nė incidentin e dytė, dy persona janė vrarė nga personat e paidentifikuar tė armatosur nė kryeqytetin e Nepalit, nė Katmandu.

Askush s’e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėto dy sulme, por policia dyshon nė kryengritėsit maoistė, tė cilėt po ndėrmarrin vazhdimisht sulme dhune pas prishjes sė armėpushimit shtatėmuajsh nė muajin e kaluar.
 
 
Forcat amerikane kanė vrarė gabimisht tė pakten 10 policė irakianė
 
Falluxha, 12 shtator 2003 – Tė pakten 10 policė irakianė janė vrarė sot (e premte) gabimisht nga forcat amerikane nė hyrje tė qytetit Falluxha, nė perendim tė Bagdadit, bėjnė tė ditur burimet irakiane, njofton BBCnews.
 
Policia dhe dėshmitarėt kanė thėnė se forcat amerikane kanė hapur zjarr ndaj policėve irakianė gjatė ndjekjes sė njė veture, qė barte persona tė armatosur derisa po kalonte njė pikė amerikane kontrolli. Ushtria amerikane s’i ka komentuar ende kėto informacione.
 
 
Izraelitėt plagosėn 3 palestinezė dhe 8 tė tjerė i arrestaun
 
Tulkarem, 12 shtator 2003 - Tre palestinezė janė plagosur, ndėrkaq tetė janė arrestuar sot (e premte) gjatė njė aksioni izraelit nė kampin e refugjatėve nė Tulkarem, kanė bėrė tė ditur burimet palestineze.

Rreth 15 automjete ushtarake izraelite kishin hyrė nė kamp, kur ushtarėt hapin zjarr drejt shtėpive, dhe me atė rast plagoset njė 70-vjeēar dhe dy gra. Nė kėtė aksion janė arrestuar 8 palestinezė.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.