OPINIONE

   
12.09.2003 - Trepca.net

Diplomacia e birit te kurvės B.I.K.


12 shtator 2003 / Nga Gary Q. KOKOLARI
 
Nė kohėn e presidencės sė Franklin Ruzveltit, republika e "bananeve" e Nikaraguas drejtohej nga Anastazio Somoza, njė shembėlltyrė e urryer e njė diktatori, korrupsioni i tė cilit ėshtė i barabartė me tė keqen e tij. Regjimi i Somozas, ėshtė i njohur pėr lumturinė e vetvetes, ndėrtuar mbi shpinėn e popullit tė Nikaraguas. Anėtarė tė familjes sė Somozas dhe tė rrethit tė tij, bėnin jetė perandorake, ndėrsa turmat jetonin nė varfėri. Elementi kryesor i formulės sė Somozas pėr mbajtjen e pushtetit ishte Garda e tij Kombėtare, qė shėrbente si pėrforcues i tij.
 
Pėr tė siguruar kėtė besnikėri dhe pėr tė nxjerrė pėrfitime nga regjimi i tij, Somoza i nxiste rojet e tij tė administronin lojėrat e fatit, motelet dhe kontrabandėn. Njė faktor i rėndėsishėm i mbretėrisė sė Somozės ishte aftėsia e tij pėr tė vėrshuar drejt "fuqive qė ishin" nė Uashington, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė tyre sa herė qė ata kėrkonin ndonjė favor. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nikaragua ishte njė mbėshtetės i mirė i Shteteve tė Bashkuara, ndėrsa Somoza i dha liri tė plotė ushtrisė amerikane nė vendin e tij, si bazė tokėsore pėr trupat ndėrkombėtare. Si rezultat, pavarėsisht pėrdorimit tė vendosur tė metodave jo demokratike pėr qeverisjen e vendit, Somoza fitoi besimin e presidentit Roosvelt.
 
Gjatė njė mbledhjeje tė kabinetit tė Roosveltit, ku nė rend tė ditės ishte dhe ēėshtja e politikės amerikane pėrsa i pėrket Nikaraguas, sekretari i Shtetit Cordell Hull i referohej Somozės si njė "Biri i Kurvės" (B.I.K.), sė cilės, njė ish pėrfaqėsues i diplomacisė iu pėrgjegj "Somoza mund tė jetė biri i kurvės, veēse ėshtė biri ynė i kurvės".
 
***
Fara e B.I.K. nė politikėn e jashtme amerikane ėshtė relativisht e thjeshtė si teori politike - mjaft qė tė arrihen interesat amerikane, ndaj nuk ka rėndėsi nėse vendosen metoda autoritariste nga ndonjė udhėheqės i huaj, i urryer pėr popullin e vet. Nė botėn e realpolitikės, ku parimi bazė ėshtė pėrparimi i interesave kombėtare amerikane, pavarėsisht nga mjetet, ėshtė mė shumė e lehtė pėr t'u marrė vesh me ata qė ushtrojnė pushtetin nėpėrmjet autoritetit absolut dhe ta kthejnė rezultatin me prakticitet. E ēfarė vlere do tė kenė ca koka tė thyera, tė kombinuara me forma tė shtypjes dhe presionit, nėse njė diktator/djalė i keq mund tė sjellė tė mira nė emėr tė interesave amerikane? Por ka njė gjė nė kėtė teori; kur gjėrat vihen nė provė, ato tė marrin kthesė mjaft keq.
Shfaqja me marioneta e ish pėrfaqėsuesit tė diplomacisė me Somozėn, nuk ishte eksperimenti i parė amerikan me "Diplomacinė e B.I.K." dhe pėr tė qenė mė tė sigurt nuk ėshtė as i fundit.
 
Administratorė tė ndryshėm amerikanė janė zhytur nė kėtė formė tė politikės sė jashtme dhe mjaft shpesh me pėrfundime shkatėrrimtare. Njė nga shembujt mė tė shkėlqyer ishte "historia e dashurisė" sė SHBA-sė me Shahun e Iranit, qė erdhi nė fron si pasojė e njė grushti tė ideuar nga CIA. Me qėllim qė tė ruante plotėsisht pushtetin, pėrveē mbėshtetjes amerikane, Shahu vuri nė pėrdorim tė plotė SAVAK, policinė e tij tė frikshme. Por klerikėve muslimanė tė Iranit nuk iu duhej njė B.I.K.. i manipuluar nga amerikanėt, ndaj mė 1979, Shahu u zbua nėpėrmjet njė revolucioni islamik tė udhėhequr nga Ayatollah Khomeini. Qė nga ajo ditė, bota ėshtė ende e trembur nga pasojat negative ekstreme tė kėtij shkatėrrimi, ndėrsa rrėnjėt e luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar mund tė gjenden pjesėrisht nė kėtė kapitull tė historisė. Njė tjetėr shembull i romancės sė SHBA-sė me njė B.I.K.. pėrfshin dhelkat me Saddam Husseinin, tė cilin SHBA u pėrpoq ta pėrdorte nė mėnyrė naive pėr tė zbutur ndikimin rajonal tė klerikėve muslimanė tė Iranit. Sikundėr e dimė tė gjithė, kjo marrėdhėnie u mbyll me njė "divorc" tė hidhur.
 
Prej trazirave tė Shqipėrisė mė 1997, luftės sė Kosovės mė 1999, pėrplasjeve tė shqiptarėve tė Maqedonisė mė 2001 dhe rritjes sė kriminalitetit qė ėshtė prodhim i kėtyre ngjarjeve, politika amerikane nė Ballkan ėshtė orientuar nga objektivi i ruajtjes sė stabilitetit rajonal. Por bota ndryshoi mė 11 shtator. Megjithatė vazhdon tė mbetet kryesorja nė politikėn ndaj Ballkanit, stabiliteti rajonal nė funksion tė luftės kundėr terrorizmit. Nėpėrmjet kėtij ekuacioni tė luftės sė fundit nė Irak dhe me kompleksitetin qė ka tė bėjė me xhonglimin e kėtij apo atij topi tė politikės sė jashtme, ėshtė lehtėsisht e dallueshme se pėrse njė formė e moderuar e diplomacisė sė B.I.K.. po pėrdoret si njė nga mjetet e politikės amerikane nė Ballkan.
 
Fare thjesht, Departameneti i Shtetit ėshtė i dėshiruar tė punojė me udhėheqės ballkanikė qė ndjekin urdhrat amerikane me shkrim dhe japin rezultate. Edhe sikur tė kenė tė bėjnė me zyrtarė tė ndyrė dhe tė korruptuar shqiptarė pėr arritjen e kėtyre rezultateve, diplomatėt amerikanė, do tė mbajnė hundėt e tyre me dorė, por ama do tė bėjnė atė qė kanė pėr tė bėrė. Pasi tek e fundit nė mendjet e kėtyre tė dėrguarve ėshtė fare pak ajo qė paguhet nė interes tė realpolitikės teksa i lėnė zyrtarėt qeveritarė shqiptarė tė mbushin xhepat e tyre nėpėrmjet praktikave korruptive. Dhe ja ku del njė tjetėr B.I.K. me emrin Fatos Nano.
 
Nė opinionin e botuar tek "Boston Globe" "Pėrshėndetje karakterit trim amerikan", nė fillim tė kėtij viti, Nano bėri njė pėrpjekje tė trashė pėr t'u pėrfshirė nė administratėn amerikane. Nisur nga fakti se ai kishte shfrytėzuar dukshėm ēdo parim tė demokracisė pėr t'u ngjitur nė pushtet nė Shqipėri, afeksioni i tij i ri pėr gjithēka amerikane ėshtė sa komik aq dhe ironik. Edhe vetė Enver Hoxha, do tė lėviste nė varr... Por shakaja do tė bjerė mbi vetė Fatos Nanon. Zyrtarėt e politikės sė jashtme amerikane mund ta tolerojnė atė pėr njė farė kohe, por ata nuk kanė asnjė iluzion mbi tė.
 
Ata e dinė historinė e re tė Fatos Nanos dhe i dinė mjaft mirė akuzat e vjetra dhe tė panumėrta ndaj tij, pėr nivelin e korrupsionit, sikundėr ma kanė bėrė me dije disa zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit. Nė tė vėrtetė ata kanė akses nė shėrbimet e fshehta qė mund tė japin informacion mbi aktivitetet korruptive tė Nanos. Autori i kėtij shkrimi ka drejtuar njė hetim tė vazhdueshėm mbi akuzėn qė Nano ka njė sasi mjaft tė madhe parash nė "Credit Suisse", qė ėshtė provuar se ekziston dhe qė shėrben si provė pozitive e faktit se Fatos Nano nuk ka patur kurrė mjetet e duhura ligjore, pėr tė akumuluar njė kapital tė tillė. Departamenti i Shtetit ka parė punėn e tij, duke iu shmangur hapjes sė kėsaj kutie krimbash.
 
Qėndrimi prej mumjeje nuk ėshtė i ri pėr ambasadėn amerikane nė Tiranė, sepse njė sjellje e ngjashme u demostrua nga ambasadori i dikurshėm, Joseph Limprecht kur New World Telecom, u pėrpoq tė merrte nėn kontroll licencėn e GSM nė Shqipėri. Nė fillim zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit bėnė gjithēka pėr tė injoruar apo nėnvleftėsuar hetimet e mia mbi kėtė projekt. Por mė pas Departamenti i Shtetit, u tėrhoq vrulltazi nga mbėshtetja e tij ndaj New World Telecom. Mė sė fundi, u bė njė tender ndėrkombėtar dhe licenca GSM u fitua nga Vodafone, njė kompani kryesore shumėkombėshe.
 
Mė 13 qershor 2003, i shkrova njė letėr Fatos Nanos duke i kėrkuar atij tė mė jepte njė autorizim me shkrim, qė tė mė krijonte mundėsinė tė shikoja librat bankarė tė "Credit Suisse", pėr tė konfirmuar nėse ai kishte apo jo numėr llogarie nė kėtė institucion. Arsyeja qė mė shtyu pėr kėtė letėr ishte se nėse nuk ekzistonte numri i llogarisė, pra qė Nano nuk do tė kishte asgjė pėr tė fshehur, ai do ta dėshironte bashkėpunimin pėr tė hetuar mbi kėtė gjė. Sidoqoftė, nė letrėn time, unė sugjeroja se nėse Nano nuk mė jepte mua kėtė autorizim, populli shqiptar do tė gjykonte sipas mendjes sė tij nėse ekziston numri i llogarisė tek "Credit Suisse".
 
Nuk besoj se ėshtė tronditur ndokush se pėrse Nano nuk iu pėrgjegj letrės sime. Gjatė kėsaj kohe zyrtarė tė lartė tė Departamentit tė Shtetit nė Uashington dhe James Jeffrey, ambasadori aktual i SHBA-sė nė Tiranė, kanė zgjedhur tė heqin vėmendjen nga hetimi i "Credit Suisse", pėr hir tė asaj qė atyre iu duket mė e rėndėsishme, stabilitetit nė rajon dhe luftės kundėr terrorizmit. Ashtu siē e shikojnė ata, nė krahasim me ngjarjet e kohėve tė fundit, gjėrat po shojnė qetazi nė Shqipėri. Pra e pėrse duhen futur shkopinj nė rrota?
 
Nė pėrputhje me diplomacinė e B.I.K. tė Departamentit tė Shtetit, nė Shqipėri kemi njė marrėdhėnie pėrfshirėse tė zotėrinjve Gage, Nano dhe Jeffrey. Sipas mendimit tim, kjo mund tė shikohet si njė pėrpjekje e Jeffrey pėr t'i dhėnė Shqipėrisė dy B.I.K. me ēmimin e njėrit. Mė 13 janar 2003 pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptaroamerikan, pėrfshirė dhe autorin e kėtyre radhėve, takuan ambasadorin Jeffrey nė Nju Jork. Ēėshtja e parė, nė rendin e ditės, ishte udhėtimi i dhjetorit i Nick Gage bėrė nė Shqipėri, ku atij iu shtrua "tapeti i kuq" nga ambasadori Jeffrey dhe Fatos Nano.
 
Shqiptaroamerikanėt qė ndoqėn kėtė takim, protestuan rėndshėm ndaj bashkėpunimit tė ambasadorit amerikan me Gage pėr shkak tė aktivitetit tė tij antishqiptar. Me njė pamje tė ēlirėt, ambasadori Jeffrey bėri tė ditur se nuk ia kishte patur idenė e sentimenteve tona karshi Gage. Me thėnė hapur, kredibiliteti i Jeffrey ėshtė nė pikėpyetje, pėr shkak tė faktit se shqetėsimet mbi aktivitetet e Gage nė Shqipėri janė bėrė tė ditur ambasadės amerikane nė Tiranė si dhe Departamentit tė Shtetit nė Uashington, disa herė nga shqiptaroamerikanėt. Pra ėshtė mjaft e vėshtirė tė besohet se Jeffrey ishte pa dijeni pėr kėto ndjenjat tona. Pėr shkak tė zemėrimit tė vizitės sė Gage nė Shqipėri, ambasadori Jeffrey u premtoi tė gjithė tė pranishmėve nė mbledhjen e 13 janarit se do tė ishte mė i ndjeshėm ndaj shqetėsimeve tona mbi Gage duke thėnė se ai do tė ishte mė i vėmendshėm dhe i hapur, ndaj ndonjė takimi tė ardhshėm me Gage.
 
Mė pas, pa ndonjė paralajmėrim, Gage ia behu nė Tiranė, nė maj tė kėtij viti dhe, edhe njėherė, nėn pėrkujdesin publik tė ambasadorit Jeffrey. Si rezultat i kėtij dhunimi tė hapur tė pėrbetimit qė Jeffrey kishte bėrė ndaj komunitetit shqiptaroamerikan, vetėm katėr muaj mė parė nė Nju Jork, jo mė pak se tre kėrkesa iu bėnė Departamentit tė Shtetit, pėr tė mbajtur njė konferencė telefonike midis udhėheqėsve tė komunitetit shiptaroamerikan dhe ambasadorit Jeffrey me qėllimin, pėr t'i dhėnė Jeffreyt mundėsinė tė shpjegojė arsyen e vizitės mė tė fundit tė Gage nė Shqipėri dhe pėrse ai zgjodhi edhe njėherė tė ndihė vetitė e Gage nė Shqipėri.
 
Departamenti i Shtetit refuzoi tė nderojė kėrkesėn pėr njė konferencė telefonike me Jeffrey, ndėrsa ambasadori kurrė nuk ofroi njė shpjegim pėr intrigėn e tij mė tė fundit mė Gage nė Shqipėri. Tekefundit duke patur parasysh premtimin e bėrė komunitetit shqiptaroamerikan nė mbledhjen e janarit nė Nju Jork, gjithkush mund ta marrė me mend se, ose Jeffrey vuan fazat fillestare tė 'Alzheimer'-it ose ėshtė nga ata qė nuk di tė mbajė fjalėn.
 
Sidoqoftė Komiteti i Senatit pėr Marrėdhėniet me Jashtė duhet tė rishikojė kėtė situatė, pėr tė pėrcaktuar nėse ambasadori dhe Departamenti i Shtetit po dhunojnė ēdo aspekt tė politikės amerikane, nėpėrmjet zgjerimit tė privilegjeve tė njė qytetari privat amerikan qė nuk ka punė fare me ēeshtjet e jashtme tė SHBA-sė, veēanėrisht kur Gage, ka njė rend dite destabilizues qė nuk u shėrben interesave mė tė mira tė SHBA-sė apo popullit shqiptar.
 
Kėshtu qė ėshtė pikėrisht koha pėr transparencė nė marrėveshjet e Jeffreyt me Gage, sepse shqiptarėt kanė tė drejtė tė dinė motivet pėrtej kėmbėnguljes sė ambasadorit qė vazhdon tė ndjekė kėtė politikė tė dėmshme dhe dredharake me njė armik tė njohur tė Shqipėrisė. Ėshtė pėr shkak se ai ka marrė urdhra nga Departamenti i Shtetit? Nė qoftė kėshtu, Departamenti i Shtetit duhet t'iu shpjegohet shqiptaroamerikanėve pėr kėto makinacione. Apo pėr shkak se Jeffrey ka marrėdhėnie tė veēanta mė Gage dhe shovinistė tė tjerė grekė, qė kanė mė shumė rėndėsi pėr tė se sa marrėdhėniet me shqiptarėt?
 
Sikurse dhe vetė e ka pranuar, Jeffrey e ka njohur Gage qė mė 1980, kur punonte si drejtues i zyrės pėr Greqinė nė Departamentin Shtetit. Ai nuk ka bėrė tė ditur raporte mė tė thella, por duke u nisur nga fjalėt dhe veprat e Jeffreyt, ėshtė e lehtė pėr tė shikuar nė retorikėn e tij, diēka mė shumė se njė pėrpjekje tė trashė pėr tė rrėshqitur. Ėshtė nė interes tė transparencės qė Departamenti i Shtetit ta bėjė tė qartė nėse Gage ka patur mundėsinė si nė emėrimin e Jeffreyt nė postin e ambasadorit amerikan nė Tiranė apo nė aprovimin e Kongresit pėr kėtė pozicion. Mbi tė gjitha, qytetarėt amerikanė, pėrfshirė dhe pasardhėsit e shqiptarėve, kanė tė drejtė ligjore pėr tė patur kėtė informacion. Pėrndryshe ambasadori Jeffrey duhet t'i dalė vetė ballazi kėsaj ēėshtje dhe nėse jo, heshtja e tij do tė thotė shumė mė tepėr mbi spekulimet se ai i detyrohet Gage pėr pozicionin e tij. Ambasadori Jeffrey dhe kolegėt tė tij nė Departamentin e Shtetit duhet tė nxėnė nga mėsimet e atyre qė janė djegur nga diplomacia e B.I.K. nė tė kaluarėn.
 
Sa pėr Fatos Nanon i jap atij disa kėshilla falas - kujdes nga marrosja prej mendimit se tashmė e ke fituar njėfarė imuniteti, sepse B.I.K. kanė jetė shumė mė tė pakėt se limonat kur bjerrin vlerėn e pėrdorimit tė tyre. Kjo bėhet veēanėrisht e vėrtetė kur qelbi i regjimit tė tyre del jashtė dhe spėrkat zyrtarėt e qeverive tė huaja qė kontrollojnė fatin e tyre.
 
Qė fjalėt e mia tė mos keqinterpretohen, unė besoj fort se Shqipėria duhet tė farkėtojė lidhje me tė ngushta me SHBA-nė, duhet tė bashkėpunojė vendosmėrisht me Uashingtonin, aty ku pėrputhen interesat strategjike, tė tilla si lufta kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Por abuzimi mė kėtė marrėdhėnie nga Nano, pėr qėllimet e tij egoiste, ėshtė njė hipokrizi e stėrmadhe dhe njė fyerje pėr tė gjithė shqiptarėt. Sa pėr Departamentin e Shtetit, qė mbyll sytė ndaj kriminalitetit nė Shqipėri dhe korrupsionit politik, ndėrsa e ka mendjen nė gjėra tė tjera, ėshtė tejet imorale dhe jep shkas pėr standarde tė dyfishta tronditėse.
 
***
Dhe ēfarė ndodhi me dashamirin B.I.K. tė ish pėrfaqėsuesit tė diplomacisė?
 
Nė njė pritje mė 1956, njė patriot nikaraguan rrėshqiti midis rojeve tė Somozės dhe e vrau atė me pesė plumba pistolete. Djemtė e Somozės vazhduan drejtimin diktatorial tė babait tė tyre pėr 20 vjet, por pas periudhės sė Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij pėr diktatorėt latinoamerikanė. Fundi i fatit tė dinastisė sė Somozės u vulos nga rebelėt sandinistė qė shpėrthyen nė kryengritje nė Nikaragua dhe mė 1979, Somozat qenė tė detyruar tė iknin nga pushteti, duke u arratisur nė Majami. Anastasio Somoza i Riu, shkoi nė Paraguai ku mė 1980, u vra nga njė rebel nikaraguan.
 
"Kur ia nisim me mashtrime, nė ē'kurth biem, o nėna ime" - Sir Walter Scott.
 
 
28 gusht 2003
Gary Q. KOKOLARI


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.