12.09.2003 - Trepca.net

GJAKOVA NĖ NETĖT E SHĖN BARTOLOMEUT

( Dromca  nga ditari i luftės )


   
12 shtator 2003 / Shkruan: Dr.Besnik BARDHI
 
Ajo ēka ndodhi nė kėtė fundshekull nė trevat e mbarė Kosovės, tė pėrkujton rreshtat e Biblės sė shenjt ku pėrshkruhen vuajtjet e tmerrėshme tė njerėzimit. Termi luftė, ėshtė i butė pėr tė definuar gjithė atė ēka ndodhi me popullatėn shqiptare nė Kosovė gjatė viteve 1998/99.  Mendjet e sėmura tė elitės  intelektuale sėrbe, treguan gjithė vrerin dhe urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar gjatė holokaustit kosovar.
 
Nuk ėshtė rastėsi kjo qė ndodhi pikėrisht nė fund tė shekullit njėzet, ashtu si nuk ishte aspak rastėsi ajo ēka ndodhi nė fillim tė kėtij shekulli me trojet autoktone shqiptare nė Nish, Leskoc, Prokuple, Kurshumli … Pra, ėshtė transparente vazhdimėsia e ideologjisė sė shfarosjės sė popullatės etnike shqiptare nė Kosovė nga serbomėdhenjėt. Ishte koha e realizimit tė idesė dhe ėndrrės shekullore sėrbomadhe, pėr pastrim definitiv tė llogarive me shqiptarėt. Sėrbia, deshi tė hyjė nė shekullin 21, me Kosovė tė pastėr etnikisht. Kėtė e arriti, mirėpo nė kahje tė kundėrt. Ekuacioni me dy tė panjohura, kishte marre kahje tė kundėrt nga ajo qė llogaritej !
  
Prezenca e popullatės etnike nė trojet e veta, ėshtė kompleks i pa shėruar i ēdo okupatori qė synon tė mbaj tokat e huaja. Elaboratet qindėvjeqare tė vjetra, tė punuara nė mėnyrė minucioze , nga Sveti Sava, Garashanini, Andriqi, Qubrilloviqi … Milosheviqi dhe shumė tjerė, kėsaj radhe, mė nė fund fituan notėn qė
merituan. U hudhėn nė shportėn e turpit tė historisė.
 
Nga tė gjitha kėto luftėra tė ndyera nė dekadėn e fundit qė u zhvilluan nė ish Jugosllavi, ata u treguan faqezinjė dhe u turpėruan publikisht. Rrethanat politike aktuale ndėrkombėtare si dhe forca e argumentit, nė raport me zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjės kombėtare shqiptare si dhe tė Ballkanit nė tėrėsi, kėsaj radhe ngadhnjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave tė vet satanės. Gebelsi do tė mbetej i stepur, pėr atė ēka kishin pregaditur mafiozėt millosheviqian. Pėrgjegjėsi morale historike mbanė shtresa intelektuale sėrbe , sidomos Akademia Shkencave Sėrbe dhe Kisha Ortodokse Sėrbe, si kreatore dhe ideologe e realizimit tė kėtij plani monstruoz.
 
Heshtja do tė thotė aprovim. Ekziston njė misticizėm nė shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave qė ndodhin nė kėtė botė. Vrasėsi, zakonisht paguan me kokė pėr krimin e bėrė nė tė njetėn formė si viktima. Gjaku i derdhur i shumė fėmijėve, grave dhe pleqve shqiptarė, pra gjaku i atyre qė plotėsisht ishin tė pafajshėm dhe u masakruan nė format mė barbare, duhet paguar nga ana e atyre qė dhanė urdhėra apo ishin vetė autor tė kėtyre veprave makabre. Nė krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, Sėrbėt si kolektivitet do t’a mbajnė ndėr shekuj hipotekėn si popull etnocid. Vetėm nėse plotėsohen kėrkesat e Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė dhe dorėzohen ( dėnohen ) tė  gjithė qė janė nė listė tė akuzuarve pėr krime lufte, atėherė mund tė zbehet imazhi qė kanė fituar nė dekadėn e fundit.
 
Qyteti i Gjakovės nuk mundi tė iu ikė veprimeve barbare tė okupatorėve sėrb. Afėr 4 muaj popullata duarthatė e Gjakovės u ballafaqua me rrethim tė hekurt, nė mesin e sė cilės hidhte vallėn vetė djalli. Minoriteti serbo – malazias qė ka jetuar nė qytetin e Gjakovės, ėshtė i zhytur aq shumė nė krime, sa qė duhet kaluar dekada tė tėra, qė ndonjė nga nipėrit e tyre, tė mundėn lirshėm tė ecin rrugėve tė kėtij qyteti si turist.
 
Emri i kryetarit sėrb tė instaluar tė Kuvendit tė Komunės, Momqillo (Moma) Stanojeviq, do tė mbetet njė ndėr emėrat mė tė urryer nė historinė e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do tė shlyhet kurrė nga kujtesa e qytetarėve tė Gjakovės. Gjakova, nė historikun e sajė tė gjatė nuk mban mend katrahura tė tilla si kjo e fundit. Pastrimi i egėr etnik i qytetit tė Gjakovės me rrethinė, bėri qė ky qytet ato ditė t’i ngjante njė kasaphaneje tė vėrtetė. Gjakovarėt vriteshin nė forma nga mė tė ndryshme. Kriminelėt sėrb, nė shumicėn e rasteve iu afronin viktimave “ menynė ” e llojeve tė likuidimeve. Mėnyra mė e preferuar ishte likuidimi me armė tė ftohta. Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armė zjarri. Karakteristikė e veēant ishte mėnyra e humbjės sė gjurmėve tė krimit, kjo bėhej zakonishtė me djegien e shtėpive sė bashku me viktimat.
 
Kėtė, e ilustron mė sė miri rasti i familjės Vejsa, ku u dogjėn trupat e 22 fėmijėve, grave…, pastaj, familja Cana, ku u dogjėn 4 familjar, e kėshtu me radhė. Zhvarrimi i  viktimave tė terrorit , ishte pjesė e skenarit tė ndyrė tė platformės gjenocidiale antishqiptare sėrbe. Nga varrezat e qytetit tė Gjakovės, kah fundi i muajit maj, u bė zhvarrosja e 87 trupave tė likuiduar nga kriminelėt sėrb. Mbi tė gjithė ata u bė edhe njė krim, nga se edhe sot nuk janė gjetur trupat e tyre. Nė mesin e tyre ishte edhe trupi i doajenit tė kirurgjisė gjakovare, Dr. Izet Hima, i cili u vra dhe u masakrua nė natėn e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi efekt mjaft negativ psikologjik nė masė, ēka ishte padyshim edhe qėllimi i armikut. Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaēkitjet, torturat ē’njerėzore, ishin dekori i qytetit tė lashtė buzė lumit Erenik, i cili ato ditė kishte ndėrruar ngjyrėn !
 
As plaku mė i moqėm nė qytet, nuk mbanė mend nga rrėfimet e gjyshėrve tė tyre, tė ketė goditur kaq rėndė kėtė qytet ndonjė nga okupatorėt e mėparshėm. Shkatėrrimi i Xhamisė sė Hadumit, e vjetėr mė shumė se 500 vite, dėshmon pėr karakterin dhe intenzitetin e shkatėrrimeve. Edhe nata e 16 prillit, bėnė pjesė nė njė ndėr Netėt e Bartolomeut nė qytetin e Gjakovės. Ishte natė e ftohtė prilli dhe binte shi i rrallė. Bubullimė nuk dėgjohej, por dėgjohej vaji i foshnjeve nga traktorėt e mbuluar me folie najloni tė konvojeve pa fund, tė cilėt kishin marrur rrugėn e shpėtimit drejtė kufirit tė Shqipėrisė.
 
Vaji i atyre foshnjėve edhe sot nuk mė lenė tė qetė. Kėta ishin refugjatė nga vise tė ndryshme tė Kosovės, qė udhėtonin nga Gjakova pėr nė drejtim tė Qafės sė Morinit. Shikimi nga apartamenti im, nga kati i pestė ėshtė nė drejtim tė rrugės Gjakovė – Prizren. Kjo rrugė, ishte arteria kryesore pėr deportim drejt Shqipėrisė, pėr gjysmėn e shqiptarėve tė Kosovės . Kjo rrugė nuk pushonte nga udhėtarėt e dhunshėm nė asnjė moment, qė nga fillimi i bombardimeve tė NATO – s. Pamje tė tilla, paralajmėronin tė ardhmėn tonė shumė tė afėrt.
 
Me dhėmbje tė madhe vėshtroja nga dritarja zbrazjėn e Kosovės. Kjo natė kishte nė vete diēka tė veēantė. Pėr herė tė parė, qė nga fillimi i bombardimeve nuk u ndal rryma elektrike ! Ishte ora 20.15 min., kur njė veturė e policisė sėrbe u ndal te pompa e benzinės, aty pranė Urės sė Llukacit. Njėri nga policėt sėrb zbriti nga vetura dhe me nxitim fiku poqin qė ndriqonte oborrin e kėsaj pompe. Ky ishte njė paralajmėrim i keq pėr ne qė banonim fare pran pompės.
 
Kjo pėrvojė ishte fituar nga aksionet qė ndėrmerrnin kriminelėt sėrb nė lagjet tjera tė qytetit. Dėshira pėr jetė dhe shpresa se ndoshta do tė shpėtojmė edhe kėtė natė, mė pėrshkoj thellė shpirtin. Vėshtronim me kujdes ēdo lėvizje, mirėpo ishim tė pafuqishėm pėr ēfarėdo forme tė vetėmbrojtjės. Ēdo lėvizje nė ato orė tė vona tė mbrėmjės ishte vetėvrasje. Ishim tė rrethuar nga tė katėr anėt. Pas nja 15 min. , katėr automjete civile kaluan Urėn e Llukacit dhe u drejtuan nė lagjėn e parė, nė tė majtė tė rrugės.
 
Tani mė ishte e ditur, ajo lagje  sonte ishte nė shėnjestėr tė forcave sėrbe. Nuk shkuan shumė ēaste, dhe nga pullazet e shtėpive filloi tė duket flaka e cila shoqėrohej me shumė tė shtėna armė zjarri. Flaka dhe tymi shumė shpejt pėrfshiu tėrė lagjėn. Refleksi nga drita e flakės sė shtėpive qė digjeshin nė afėrsi , ndriqonte tėrė apartamentin tim. Kjo situatė, shkaktoi tendosje psikologjike edhe mė tė rėndė. Ėshtė e pamundur tė pėrshkruash emocionet e atyre momenteve. Ndjenjė e ēuditėshme dhe e llahtarėshme …! Njė trokitje nė portė, nėnkuptonte vdekjėn. Atje, nė lagjėn fqinje bėhej masakėr e madhe. Nuk dinim asgjė pėr fatin e atyre njerėzve ! Sa janė tė vrarė dhe cilėt janė ata ?.
 
Rafalėt e armėve nuk pushonin. Fishkėllima e plumbave shpėrthente errėsirėn. Konvoji i refugjatėve nuk ndalej. Nė tė majtė tė rrugės nga ata kalonin, zhvillohej njė dramė e vėrtetė. Kriminelėt serbė kishin pregaditur njė pėrcjellje “ tė denjė “ pėr refugjatėt e pafund. Pėr shumė nga ata, nė atė turmė njerėzish, kėto pamje tani mė ishin tė njohura. Rreth orės 23.00, konvoji u ndal befas. Nga drejtimi i qytetit erdhi njė veturė e policisė sėrbe, e cila vėzhgonte me kujdes ēdo automjetė. Fitohej pėrshtypja se ata kėrkonin dike. Njė nga policėt sėrb, zbriti me shpejtėsi nga vetura dhe u drejtua kah njė makinė e refugjatėve, e cila ishte e ndalur pėrballė Tyrbės sė Sheh Shefqetit. Me sharje vullgare dhe dhunė detyroi vozitėsin e automjetit qė tė zbresė nga makina. Agresiviteti i policit dhe zėri i tij kėrcėnues , bėri qė ata brėnda nė makinė tė lėmėriten. Dėgjohej vaji i dhembshėm i fėmijėve dhe gruas.
 
Pas pak, pasoi heshtja…! ? Vėrejtėm njė siluetė njeriu si rrėzohej pėr tokė.…!
 
Ky ishte vozitėsi i automjetit i cili nė ato ēaste u likuidua nė prezencėn e bashkėudhėtarėve tė tij dhe refugjatėve tjerė nė traktorė qė ishin pranė. Nuk i besoja syve tė mi. Krimineli serb muarr edhe njė jetė shqiptari, kush e di pėr tė satėn herė? Pas kėsaj, kolegu i tij qė e priste, erdhi dhe muarr makinėn e viktimės sė bashku me udhėtarėt. Tė dy veturat pastaj shkuan nė drejtim tė panjohur. Kush ishte viktima ? Ēka ndodhi me udhėtarėt e veturės sė viktimės ?. Pėr ne tė gjithė, mbeti gjerė me sot njė mister i vėrtetė identitieti i viktimės dhe bashkėudhėtarve tė tij ! Pak ēaste pas kėsaj, kolona e gjatė rinisi rrugėn nė drejtim tė Prizrenit. Ēdo automjet i cili afrohej te vendi ku ishte e shtrirė viktima, ndalonte pėr pak sekonda !
 
Rreth mesnatės, pasi mė nuk shifej kolona e refugjatėve, nė vendin e krimit, erdhėn pėrsėri tė njejtėt policė dhe e njejta makinė. Ata ngrehėn viktimėn zvarrė dhe e futėn nė veturė. Kėtė natė tė errėt prilli e ndriqonte flaka e shtėpive qė digjėshin. Kjo ishte natė e tmerrit. Ēdo moment prisnim tė na vijnė kasapėt serb. Kjo natė pėr ne ishte diēka me tė vėrtetė e veēantė, sepse pamė vdekjėn me sy !.
 
Tė nesėrmėn erdhi lajmi i tmerrshėm pėr viktimat e lagjės fqinjė. Kėta ishin: Roland Gojani (23) dhe Kastriot Delija (21), qė tė dy tė vrarė nė njė fushė kėtej lumit Llukac, afėr 300 metra nga lagja e djegur. Kishin tentuar qė tė shpėtojnė dhe ishin qėlluar nė ikje. Sipas dėshmive, kėta ishin tė plagosur dhe tė gjallė gjerė nė ora 05.00 tė mengjesit. Atėherė kan ardhur kriminelet serbė dhe i kanė ekzekutuar nė po atė vend.
 
Mbrenda nė lagje, janė ekzekutuar: Myhedin Zeka (53), Mehmet Krasniqi (63), Gani Mehmetaj (49), Deli Hoti (63) dhe Rremė Delija (67).
 
Ky avaz i bishave sėrbe, vazhdoi me tė njejtin intenzitet pėr mė tepėr se tre muaj, gjerė nė ditėn e hyrjės sė forcave aleate. Vetėm mrekullia e shpėtoi pjesėn e mbetur tė qytetarėve nė Gjakovė, numri i tė cilėve nuk ishte i vogėl. Mė kujtohen shumė mirė fjalėt e njė miku tė mirė dhe tė urtė, i cili kishte kaluar njė pjesė tė jetės sė tij nė kazamatet sėrbe. Gjatė marrjės nė pyetje nė burgun e Nishit, inspektorėt sėrb para 20 vitesh, i kishin thėnė: “ Ju shqiptarėt duhet tė hiqni dorė nga pavarėsia e Kosovės. Mė parė do t’a merrni Beogradin se qė do tė ju lėshojmė Kosovėn tė lirė.
 
Kjo nuk do tė ndodhė pa u derdhur gjaku gjerė nė gjunjė “. Nė kohėn e qėndrimit tim profesional  nė Klinikėn ORL nė Prishtinė, nė vitet kur “ Jogurt Revolucioni ” ishte ne hovin e tij tė madh, kolegia sėrbe Rada Trajkoviq, idhtare e flaktė e Millosheviqit , mė pat thėnė: “ Ju gjakovarėt jeni zotėrinjė, mirėpo me ju do tė merremi vesh ndryshe ”. Nė kohėn kur pothuaja e tėrė popullata u dėbua me dhunė nga banditėt sėrb, dhe kur qyteti Gjakovės u shėndrrua nė gėrmadha , atėher fjalėt dhe mesazhi  i Radės u qartėsuan !?.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.