11.09.2003 - Trepca.net

Shtetet e Bashkuara paralajmėrojnė pėr rritje tė rrezikut terrorist


11 shtator 2003 / “Zėri i Amerikės”

Departamenti amerikan i Shtetit nxorri njė paralajmėrim nė shkallė botėrore pėr mundėsinė e sulmeve terroriste tė al-Qaidės kundėr interesave amerikane jashtė vendit. Nė njoftim pėrmendet Evropa dhe Euroazia si objektiva tė mundėshme tė sulmeve tė reja por nuk pėrjashtohet mundėsinė qė al-Qaida tė ndėrmarrė njė goditje tjetėr me pėrmasa tė mėdha brenda Shteteve tė Bashkuara.

Nė paralajmėrim thuhet gjithashtu se sulmet e ardhėshme mund tė jenė mė shkatėrrimtare se ato tė 11 shtatorit dhe se nė to mund tė pėrdoren armė kimike dhe biologjike.

Paralajmėrimi i Departamentit tė Shtetit, duke pėrmendur karakterin e sulmeve tė fundit tė al-Qaidės dhe tė grupeve tė lidhura me tė, thotė se Evropa dhe Euroazia mund tė jenė objektiva tė sulmeve tė reja, qė do tė pėrkonin me pėrvjetorin e 11 shtatorit.

Deklarata pėrdor tone mjaft tė mprehta qė shihen rrallė nė paralajmėrime tė tilla. Aty thuhet se zyrtarėt amerikanė po shikojnė gjithnjė e mė shumė shenja qė tregojnė se al-Qaida po pėrgatitet tė godasė interesat amerikane jashtė vendit dhe se kjo organizatė do tė pėrpiqet me sa duket tė ndėrmarrė sulme akoma mė shkatėrrimtare se sa ato tė 11 shtatorit.

Nė paralajmėrim thuhet se sulmet mund tė kryhen me armė jo-konvencionale si agjentė kimikė dhe biologjikė dhe se zyrtarėt amerikanė nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė al-Qaida tė planifikojė njė sulm tjetėr katastrofik brenda Shteteve tė Bashkuara.

Paralajmėrimi u njoftua ndėrkohė qė punonjėsit e Departamentit tė Shtetit zhvillonin njė ceremoni pėrkujtimore, ku sekretari i shtetit Colin Powell vlerėsoi lart pėrparimin ndėrkombėtar tė bėrė nė luftėn kundėr terrorizmit, qė nga aktet e 11 shtatorit tė cilat ai i cilėsoi si tmerr i paimagjinueshėm dhe mizori e papėrshkrueshme.

"Ne nuk reaguam vetėm me dhimje dhe me zemėrim. Nėn udhėheqjen e Presidentit Bush, ne ndėrmorėm veprime tė vendosura. Tė drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, vendet kudo nė botė janė bashkuar nė njė pėrpjekje historike nė shkallė botėrore pėr tė fshirė terrorizmin nga faqja e dheut," tha zoti Powell.

Ai tha se miq besnikė dhe ish kundėrshtarė tė Shteteve tė Bashkuara janė bashkuar nė luftėn kundėr terrorizmit. Zoti Powell theksoi se administrata e Presidentit Bush po pėrdor ēdo strukturė tė shtetit nė luftė kundėr terrorizmit, duke pėrfshirė ushtrinė, kundėrzbulimin dhe diplomacinė.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.