11.09.2003 - Trepca.net

Kronologjia e ngjarjeve 11 shtator, 2001


   

11 shtator 2003  / “Zėri i Amerikės”

11 Shtator 2001. Terroristėt shkatėrrojnė Qendren Botėrore tė Tregtisė nė New York, dhe dėmtojnė rėndė Pentagonin nė Washington. Mijėra u vranė nė sulmin mė tė rėndė terrorist nė histori. Sot nė dy vjetorin e sulmeve terroriste nė Amerikė, ne do tė sjellim njė kronologji tė ngjarjeve qė e ndryshuan pėrgjithmonė vendin.

Ora 8:46 e mėngjesit, njė aeroplan i rrėmbyer u pėrlplas mbi kullėn veriore tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė nė New York, duke krijuar njė ēarje tė thellė nė faqen e ndėrtesės dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta mė vonė, nė orėn 9:03, njė aeroplan tjetėr pasagjerėsh pėrplaset mbi kullėn jugore, duke krijuar njė lėmsh tė madh zjarri.

Ora 9:17. Administrata Federale e Aviacionit urdhėron mbylljen e tė gjitha aeroporteve nė New York. Pak minuta mė vonė, mbyllen edhe urat dhe tunelet nė New York.

Nė orėn 9:30, Presidenti Bush qė ndodhej nė Florida, informon popullin amerikan se vendi ka pėrjetuar njė sulm terrorist.

Ndėrkohė, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar tė gjitha fluturimet, hera e parė kjo nė historinė amerikane, qė pezullohet transporti ajror.

Ora 9:37 e mengjesit. Vetėm pak kilometra jashtė Washingtonit, njė aeroplan pasagjerėsh pėrplaset mbi ndėrtesėn e Pentagonit, duke e mbuluar atė nė flakė. Disa qindra vetė vriten ose plagosen.

Ora 10:05. Kulla jugore e Qendres Botėrore tė Tregtisė rrėzohet, duke shkaktuar re tė dendura pluhuri qė mbulojnė qytetin e New Yorkut.

Ora 10:10 e mėngjesit, Aeroplani i linjės United Airlines numėr 93, rrėzohet nė shtetin Pensylvania.

10:22, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtėsisė evakuohen dhe mė pas edhe Banka Botėrore dhe ndėrtesa e kongresit.

10:28 , Kulla veriore e Qendres Botėrore tė Tregtisė,... rrėzohet! Kullat e famhsme binjake tė New Yorkut,...nuk janė mė.

10:45, tė gjitha zyrat kryesore tė qeverisė federale evakuohen.

Ora 11:59, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numer fluturimi 175, i linjės nga Bostoni pėr nė Los Angeles ėshtė rrėzuar me 56 pasagjerė dhe 9 pjestarė tė ekuipazhit. Mė pas mėsohet se ky ishte aeroplani qė u pėrplas mbi kullėn jugore tė Qendres Botėrore tė Tregtisė.

Gjatė gjithė kohės, grupe tė shpėtimit kėrkojnė pėr persona qė mund tė kenė mbijetuar. Ndėrsa nė mbrėmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: "Ne po hetojmė se kush fshihet pas kėtyre akteve mizore. I kam urdhėruar tė gjitha organet e rendit qė tė gjejnė personat pėrgjegjės. Ne nuk do tė bėjmė dallim midis terroristėve qė kryen kėto akte dhe atyre qė i strehojnė ata. "

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.