11.09.2003 - Trepca.net

Amerika pėrkujton 11 shtatorin


   

11 shtator 2003  / “Zėri i Amerikės”

Presidenti Bush mbajti sot njė minutė zi nė Shtėpinė e Bardhė me rastin e 11 shtatorit, pėrvjetorit tė dytė tė sulmeve terroriste, ndėrkohė qė nė tė gjithė vendin po zhvillohen ceremoni pėrkujtimore me kėtė rast.

Pikėrisht nė orėn 8 e 46 minuta, koha kur avioni i parė goditi njėrėn nga kullat, Presidenti Bush mbajti zi pėr tė viktimat. Para kėsaj, Presidenti mori pjesė nė njė ceremoni fetare nė njė kishė pranė Shtėpisė sė Bardhė. Presidenti tha se amerikanėt kujtojnė sot njerėzit qė humbėn jetėn, aktet e tyre heroike dhe fisnikėrinė qė treguan qytetarėt atė ditė tragjike.

Nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė Nju Jork, 200 fėmijė lexuan me radhė emrat e rreth 3 mijė personave qė u vranė mė 11 shtator 2001. Fėmijėt qė lexuan emrat kishin tė gjithė pjestarė tė familjeve tė vrarė nė sulmet terroriste.

Familjarė tė tė vrarėve, shumė prej tė cilėve nuk iu gjetėn trupat, janė mbledhur nė Kuotėn Zero pėr tu bėrė homazhe njerėzve tė tyre.

Nė mbrėmje, nė vendin ku ngrihej Qendra Botėrore e Tregtisė, do tė lėshohen drejt qiellit dritat e fuqishme tė dy prozhektorėve, si kujtim pėr kullat binjake.

Ndėrkohė, ceremoni pėrkujtimore u zhvilluan edhe nė Pentagon, ku mė 11 shtator 2001, pėrplasja e njė avioni tė tretė tė rrėmbyer nga terroristėt shkaktoi vdekjen e mbi 180 vetave.

Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld mori pjesė nė ceremoninė e vendosjes sė njė kurore nė Varrezat Kombėtare prenė Uashingtonit. Ceremoni tė tjera do tė zhvillohen nė shtetin e Pensilvanisė, ku njė avion i katėrt i rrėmbyer u rrėzua mbi njė fushė, duke shkaktuar vdekjen e tė 40 udhėtarėve dhe tė ekuipazhit.

Ceremonitė e kėtij viti me rastin e 11 shtatorit janė mė pak tė bujshme se ato vitin e kaluar. Presidenti Bush nuk do tė mbajė fjalime dhe nuk do tė shkojė nė Nju Jork apo nė Pensilvani siē bėri nė pėrvjetorin e parė tė tragjedisė.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.