OPINIONE

   
11.09.2003 - Trepca.net

Vokabulari i helmuar!

Reagim: Shpifje dhe ēmenduri tė Shefqet Jasharit!


Bernė (ZVICĖR), 11 shtator 2003 / Lulzim BERISHA
 
Tė gjithė e dimė: nė shoqėrinė shqiptare/kosovare "fluturojnė" shumė "publicistė", tė cilėt sharjet, trillimet, poshtėrsitė dhe gėnjeshtrat i kanė shndėrruar nė njė sport makabėr. Njė shkrim i kėtij stili, i cili ėshtė shkarravitur nga Shefqet Jashari te www.trepca.net, padyshim njėri prej paramilitarėve tė penės, tekstet e tė cilit gjejnė vend - ku tjetėr - pos te "Bota Sot", fletushka, mision i sė cilės ėshtė t'i fryejė zjarrit tė luftės ndėrshqiptare. "Bota Sot" ėshtė njė fabrikė pėr prodhimin e rrenave.
 
Ajo mbijeton falė paramilitarėve tė tillė si Jashari, me shkrimin e tė cilit nė lidhje me Fatmir Limajn as qė ia vlen tė merremi kėtu, sepse ėshtė aq pėrbuzės, aq idioteskt dhe aq kobndjellės. Njė "publicist" si Jashari, i cili nuk e fsheh gėzimin dhe kėnaqėsinė personale se Tribunali i Hagės e paditi njė shqiptar, vėrtet s'do koment dhe meriton ēdo dėnim dhe pėrbuzje publike.
 
Njė paramilitar shkarravitjeje si Jashari, i cili pa fije turpi thotė se rasti i Limajt ėshtė fatkeqėsi private/familjare, meriton vetėm pėrbuzjen. Thua se Fatmir Limaj paskėsh prerė ilegalisht dru nė mal tė shtetit, e jo se ia ka kthyer pushkėn Serbisė. Duhet t'i jepet fund shkrimeve tė egra tė shkruara prej "gastarbajterėve" nėpėr kthinat e tyre tė mykura, tė shkruara nga persona me urrjejtje tė pashterrshme, tė cilėt nė emėr tė disa "parimeve tė larta" nuk do tė ngurronin qė edhe fėmijėve tė tyre t'ua vėnin thikėn e gjakosur nė fyt.
 
Duhet tė marrin fund tekstet e shkruara pa asnjė bazė informative, pa asnjė fakt, pa asnjė dėshmi, tekstet ku dominon ideologjia dhe mėria, ku mbretėron mashtrimi. Nėse e di Jashari kaq mirė kush vret e pret nė Kosovė, le tė urdhėrojė dhe ta ēlirojė popullin nga ankthi, tė gjithė duan tė dinė mė shumė, duan tė shohin se u zbardhėn krimet e kryera kundėr shumė figurave tė shquara tė Kosovės. Piskama brutale e Jasharit se SHIK-u, UēK-ja, "marksitėt", "tė kuqėt", etj. etj. qėndrojnė prapa kėtij apo atij "rasti", vėrtet janė trishtuese - sepse nuk ofrohet asnjė fakt, ka vetėm aludime shpifėse, sepse ēdonjėri nga kėta publicistė paramilitarė nuk kanė bėrė as njė hap tė vetėm nė gjurmimin e rasteve, ata flasin si ideologė.
 
Shumė ėshtė lehtė tė llomotitet nga ndonjė bodrum i Zvicrės se sa tė hulumtohet nė terren. Pėr kėtė Jasharit dhe paramilitarėve tė tjerė tė gazetarisė sė mjerė tė diasporės dhe Kosovės u mungon dinjiteti, ju mungon guximi profesional (guximi pėr rrena nuk ju mungon!). Ata s'janė gazetarė, por argatė tė dreqit, sherbėtorė tė verbėr tė imazhit tė rrejshėm, tė cilin duan tė na e shesin si tė vėrtetė. Kėtyre figurave tė tmerrshme ndėrgjegjja qytetare duhet t'u thotė: "Boll ma!" Tash kėrkohet guximi, trimėria e protestės publike, kryengritja e bartėsve tė kulturės dhe civilizimit shoqėror.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.