11.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte 11 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Holkeri bisedoi me Rugovėn rreth vizitės sė tij nė disa qendra evropiane

  • Paten i dorėzoi Holkerit Letrėn aprovuese pėr Kosovėn pėr njė asistencė prej 31.35 milionė eurosh

  • Nju Jork: Edhe shqiptarėt nė Amerikė e ndjejnė tragjedinė amerikane

  • Kris Paten: "E dimė tė gjithė se ardhmėnia juaj ėshtė nė Evropė"

  • Presidenti Rugova ngushėlloi Kryeministrin e Suedisė pėr vdekjen e Ministres Ana Lind

  • Presidenti Rugova bisedoi sot me komesionerin evropian Kris Paten

  • Minatorėt grevistė tė "Trepēės" nuk e kanė pranuar ofertėn e Qeverisė sė Kosovės

  • Mbrėmė ėshtė vrarė Agim Makolli dhe ėshtė plagosur njė pjesėtar i SHPK-sė

  • Kris Paten: Nuk ka alternativė tjetėr pėrveē bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • Hyseni kėrkoi qė gjatė kryesisė irlandeze tė BE-sė tė shtrohet si ēėshtje urgjente zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės

  • KFOR-i amerikan thotė se ngjarjet nė Maqedoni nuk e kanė rrezikuar kufirin as situatėn e sigurisė nė Kosovė

  • Nė Festivalin e Parė Ndėrkombėtar tė Filmit nė Prishtinė marrin pjesė dhjetė kinematografi tė huaja

  • Sot nė Prishtinė zhvillohet ceremonia e pėrmbylljes sė Festivalit 9/11 kushtuar 11 shtator 2003it

  • Qytetarėt e Prishtinės 11 shtator 2003in do tė pėrkujtojnė me ndezjen e qirinjve prej orės 20.00-21:00

  • Zėdhėnėsit e NATO-s, BE-sė dhe OSBE-sė thanė se nuk shohin krizė qeveritare nė Maqedoni

  • A.Ahmeti: Pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajon

  • Ivanov thotė se ėshtė tepėr me rėndėsi vendosja e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • Xhevat Ademi dha dorėheqje nga BDI-ja

  • Nga plagėt e marra vdiq ministrja e Jashtme suedeze Ana Lind

  • Pėrkujtohet pėrvjetori i dytė i sulmeve terroriste tė 11 shtator 2003it 2001

  • Al-Xhazira transmeton kasetė tė re tė Bin Ladenit

  • Janė vrarė tė pakten 8 persona nga njė shpėrthim nė Kolumbi

  • Njė grua ėshtė vrarė dhe 14 persona tė tjerė janė plagosur nė njė shpėrthim granate nė Kashmir

  • Peshkatarėt e Ganės kanė liruar rreth 200 fėmijė, tė cilėt mė parė ua kishin shitur pridėrit e tyre

  • Mbi 4 mijė tė moshuar kanė vdekur nga vapa e madhe qė mori gjatė verės nė Itali

  • Kryengritėsit e dyshimtė nė Burundi kanė vrarė sot 17 persona


 
Holkeri bisedoi me Rugovėn rreth vizitės sė tij nė disa qendra evropiane
  
   
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri priti sot nė selinė e UNMIK-ut Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, tė cilin e ka njoftuar me takimet e tij qė ka pasur me pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit nė Moskė dhe me takimet qė i ka zhvilluar nė disa qendra evropiane.
 
Tė gjitha ato takime kanė pasur tė bėjnė rreth zhvillimeve aktuale politike nė Kosovė.
   
Poashtu Holkeri ka biseduar me Presidentin Rugova edhe rreth mundėsisė sė fillimti tė bisedimeve mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtje praktike.

Holkeri gjithahstu sot ka biseduar edhe me pėrfaqėsuesit e tjerė tė institucioneve tė Kosovės po pėr kėto ēėshtje.
 
 
Paten i dorėzoi Holkerit Letrėn aprovuese pėr Kosovėn pėr njė asistencė prej 31.35 milionė eurosh
 

 Kris Paten

   
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Komesioneri evropian Kris Paten sot i administratorit Holker i dorėzoi Letrėn aprovuese qė do t'i lejonte Kosovės dhe vendeve tė rajonit tė pėrfitojnė nga asistenca prej 31.35 milionė eurosh nga Bashkimi Evropian.
 
Nė njė ceremoni rasti letrėn e pranoi shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri. Kjo do t'i ndihmojė Kosovės tė pėrfitojė nė fushat siē janė menaxhimi i integruar i kufijve, stabilizimi demokratik dhe zhvillimi ifranstrukturor.

Ndryshe Paten tha se Prishtina dhe Beogradi duhet tė fillojnė tė bisedojnė pėr ēėshtjet e thjeshta pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės, pėr transportin, energjinė. Paten premtoi se do tė mbėshtesė edhe mė tutje Kosovėn drejt rrjedhave evropiane.

I pyetur se cili do tė jetė roli i PSPP nė bisedimet me Beogradin, Holkeri tha se ai ėshtė shef i UNMIK-ut dhe nuk do tė ketė konfuzion, sepse i ka instruksionet nga Kėshilli i Sigurimit.
    
  
Nju Jork: Edhe shqiptarėt nė Amerikė e ndjejnė tragjedinė amerikane
 
Nju Jork, 11 shtator 2003 - "Nė dyvjetorin e sulmeve terroriste mbi Amerikėn, sulme kėto qė ndryshuan historinė mė tė re amerikane, edhe ne shqiptarėt nė Amerikė, qoftė si komunitet shqiptar nė Amerikė, qoftė si shqiptaro-amerikan, e ndjejmė tragjedinė amerikane nė gjithė domethėnien e saj", thuhet nė njė telegram dėrguar Presidentit Bush nga Kryesia e degės sė LDK-sė nė Nju Jork.

"Me sulmin terrorist mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ne, shqiptaro–amerikanėt, e ndjejmė dhe e pėrjetojmė jo vetėm si njė sulm mbi pasurinė, mbi qytetarėt dhe institucionete Amerikės, por, para sė gjithash, si njė sulm i cili ka goditur simbolin e demokracisė, tė lirisė e vlerave qytetėruese botėrore", theksohet nė kėtė telegram tė LDK-sė.

"Dega e Lidhjes Demokratike, e cila tubon shumicėn dėrmuese tė shqiptaro-amerikanėve nė atdheun e tyre tė dytė, kėtu nė Amerikė, edhe njėherė shprehim solidaritetin dhe pėrkrahjen tonė pėr sistemin e vlerave amerikane, pėr demokracinė dhe pėr luftėn e saj tė drejtė, e cila bėhet nė mbrojtje, jo vetėm tė Amerikės e tė qytetarėve tė saj, pjesė tė sė cilės ndjehemi, po edhe tė vlerave botėrore nga terrorizmi dhe dhuna e ēfarėdo lloji qoftė", thuhet nė kėtė telegram tė Kryesia sė Degės sė LDK-sė pėr Nju Jork me rrethe.
 
 
Kris Paten: "E dimė tė gjithė se ardhmėnia juaj ėshtė nė Evropė"
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės, para deputetėve folėn shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe Komesioneri evropian Kris Paten.

Fillimisht Holkeri pėrkujtoi sulmin terrorist nė SHBA para dy vjetėve si dhe sulmin tjetėr qė ndodhi para kohe kundėr misionit tė OKB-sė nė Bagdad, tė cilat Holkeri i quajti sulme mbi civilizmin.

Holkeri pasi pėrkujtoi se tashmė ėshtė takuar me liderėt e Kosovės, tha se ata do tė jenė partnerė nė bashkėpunimin e mėtejshėm efikas.

Duke pėrshėndetur praninė e Kris Patenit, Holkeri pėrkujtoi se Bashkimi Evropian qė nga viti 1999 ka ndihmuar Kosovėn me mė shumė se 1 miliardė euro. Ndėrkaq Shtylla e katėrt e UNMIK-ut dhe BE kanė marrė rolin udhėheqės pėr tė transformuar ekonominė e Kosovės.
 
Poashtu ai tha se BE ka krijuar njė mekanizėm tė posaēėm - mekanizmin pėrcjellės pėr standardet, tė ashtuquajturin STM qė tė pėrcjellė pėrmbushjen e standardeve pėr Kosovėn. Por qė Kosova tė ecė drejt integrimeve evropiane duhet bėrė edhe mė shumė pėrpjekje, tha Holkeri.

"Kur kam ardhur kėtu pėr herė tė parė as qė ka ėndėrruar se do t'i drejtohem njė parlamennti tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė Prishtinė", tha Kris Paten, duke iu drejtuar deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.

"Ēėshtja e statsit pėrfundimtar tė Kosovės ende nuk ėshtė nė diskutim, por ajo qė e dimė tė gjithė ėshtė se ardhmėnia juaj ėshtė nė Evropė", tha Paten duke shtuar se ky ka qenė pėrkushtimi i tėrė bashkėsisė evropiane nė takmin e saj nė Selanik dhe se kėt mund ta konfirmojė edhe njeherė, tha ai.

"Ju jeni pėrfaqėsues tė zgjedhur tė popullit nė mėnyrė tė demokratike dhe ėshtė pėrgjegjėsi juaja qė Kosovėn ta ēoni ndrejt stabilizimit, demokratizimit dhe modernizimit", theksoi Paten duke iu drejtuar deputetėve.

Nė vazhdim Paten tha se nė Kosovė ka pasur shumė zhvillime pozitive pėr tė cilat, por ka pasur edhe tragjedi nė vazhdimėsi, siē ėshtė vrasja e fėmijėve tė pafajshėm. Ato janė njollė nė reputacionin e Kosovės dhe sulmet duhet tė ndalen.

"E di se tė gjithė jeni tė shqetėsuar pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Kjo nuk ėshtė temė qė do tė trajtohet sot. Mirėpo, nuk ėshtė edhe ndonjė temė qė mund tė shtyhet pafundėsisht. Ajo qė ėshtė me rėndėsi, secili, pa marrė parasysh, a ėshtė nė Beograd apo kėtu nė Prishtinė duhet tė mos ndėrmarrė mė veprime tė cilat ngrisin tensione.
 
Kėtė duhet ta bėj plotėsisht tė qartė edhe nesėr nė Beograd", nėnvizoi Paten. "Deklaratat parlamentare kundėr pavarėsisė janė tė padobishme. Tė tilla do tė ishin edhe daklaratat e pavarėsisė nėse bėhen kėtu. Asnjėra nuk do tė kishin ndikim mė tė vogėl nė vendimin pėrfundimtar", tha Paten.

Ajo qė do tė diskutohet sot ėshtė fillimi i njė dialogu tė ri me Beogradin pėr ēėshtjet tė cilat kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme tė tė gjithė qyetarėve tė Kosovės. "Nuk jeni vetėm nė kėtė dialog - UNMIK-u do tė jetė nė anėn tuaj... Ne do t'ju pėrkrahim nė mėnyrė aktive nė dialogun tuaj sepse ne jemi shumė tė pėrkushtuar pėr rajonin e Ballkanit dhe kemi dėshmuar shumė me ndihmėn financiare", tha Paten.

Ai tha se shumė ėshtė bėrė nė Kosovė, por duhet tė bėhet edhe shumė qė Kosova tė bėhet njė vend i besueshėm, i cili tėrheq investime nga jashtė dhe nga brenda. Paten theksoi nevojėn e harmonizimit tė ligjeve tė Kosovė me ato evropiane sepse kjo do t'i japė pėrparėsi zhvillimit ekonomik, tha mes tjerash nė fjalimin e tij para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, Kris Paten.

Nė seancėn e sotme ishin tė pranishėm edhe Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi, ministat, pėrfaqėsues tė zyrave tė huaja nė Prishtinė.
 
 
Presidenti Rugova ngushėlloi Kryeministrin e Suedisė pėr vdekjen e Ministres Ana Lind
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar sot njė telegram ngushėllimi Kryeministrit tė Suedisė, z. Goran Person [Goran Persson], me rastin e vdekjes tragjike tė zonjės Ana Lind, Ministre e Jashtme e Suedisė.

Nė telegram thuhet:

"Me rastin e vdekjes sė Ministres sė Punėve tė Jashtme, zonjės Anna Lindh, nga sulmi qė u bė mbi tė nė Stokholm, Ju shpreh ngushėllimet e mia tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.

Njėherėsh, Ju lutem qė ngushėllimet e mia t’ia pėrcillni edhe Familjes Lindh.

Me dhembje tė thellė e morėm lajmin pėr vdekjen e zonjės Lindh, e cila pėrkrahu rindėrtimin e vendit tim dhe integrimin e tij nė Bashkimin Evropian.

Zonja Anna Lindh do tė mbetet nė kujtimin tonė si njė ministre energjike dhe e vendosur nė vendin Tuaj dhe nė nivel tė Bashkimit Evropian, njė shembull si duhet punuar pėr paqen, tolerancėn dhe mirėkuptimin midis kombeve dhe njerėzve", thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Presidentit Rugova.
 
 
Presidenti Rugova bisedoi sot me komesionerin evropian Kris Paten
 
   
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u takua sot me Komesionerin pėr Marrėdhėnie me jashtė tė Bashkimit Evropian, Kris Paten, i cili ptrej mbrėmė po qėndron nė Prishtinė.

Presidenti Rugova pas takimit tha se zoti Paten gjatė katėr viteve tė pasluftės ka qenė shpesh nė Kosovė dhe ka ndihmuar nė rindėrtimin e Kosovės, si dhe ka ndihmuar pėr mekanazmin pėrcjellės qė ka Kosova sot nė BE, por edhe pėr investimet e ndryshme.
 
Presidenti Rugova theksoi se me zotin Paten ka biseduar edhe pėr zhvillimin ekonomik, pėr procesin e filluar tė privatizimit dhe njėherit ka kėrkuar qė tė vazhdojė pėrkrahja e BE-sė pėr Kosovėn.
 
"Ne punojmė pėr kėtė rrugė ndėrkombėtare nė ndėrtimin e shoqėrisė demokratike, pėr njė ekonomi tė zhvilluar, pėr vendet tė reja pune, pėr integrimin e grupeve etnike, pra pėr njė Kosovė demokratike e paqėsore dhe unė insistoj qė sa shpejt tė jetė e integruar nė BE, pra si vend i pavarur", tha Presidenti Rugova, duke pėr pėrkujtuar se ky ėshtė objektivi i Kosovės nė integrimin e familjes evropiane.

Nė fund tė deklaratės sė tij Presidenti i Kosovės felėnderoi zotin Paten pėr ato qė ka bėrė pėr Kosovėn dhe shtoi se edhe mė tutje pret pėrkrahjen e tij.

Nga ana e tij Kris Paten shprehu kėnaqėsinė qė sėrish ndodhet nė Kosovė, duke shtuar se ka parė njė progres tė shėnuar nė Kosovė nė tri vitet e fundit.

"Erdha kėtu qė parimisht tė jap njė mesazh tė qartė prej Evropės, prej Bashkimit Evropian, qė u takua kėsaj vere nė Selanik", tha nė vazhdim Paten.
 
"Evropa mbetet e pėrkushtuar pėr tė ndihmuar kosovarėt qė ta kenė tė ardhmen nė zemėr tė Evropės", theksoi Paten duke prorositur se ėshtė koha qė Kosova tė fokusohet nė pėrmirėsimin e standardeve sepse nė kėtė mėnyrė do tė vazhdojė edhe mė tutje pėrkrahja e BE-sė.

"Paratė investuara nga BE janė shfrytėzuar mirė, mirėpo kėto para nuk mund tė shfrytėzohen pėr krijimin e vendeve tė reja punės, por duhet punuar edhe mė tutje nė pėmbushjen e standardeve", nėnvizoi Komesioneri Paten pas takimit me Presidentin Rugova.
 
 
Minatorėt grevistė tė "Trepēės" nuk e kanė pranuar ofertėn e Qeverisė sė Kosovės
 
Mitrovicė, 11 shtator 2003 - Minatorėt grevistė nė Stantėrg tė "Trepēės" tė cilat tash 10 ditė kanė hyrė nė grevė urie nuk e kanė pranuar ofertėn e Qeverisė sė Kosovės.
 
Kėshtu edhe pas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės, e cila ka ndarė pėr minatorėt si ndihmė emergjente 150 mijė euro, ata kanė vendosur ta vazhdojnė grevėn e urisė, duke pėrsėritur edhe njėherė kėrkesėn qė tė kthehen nė vendet e tyre tė punės.

Kryetari i Kėshillit grevist Halil Ēelaj tha se ende nuk ka marrėveshje ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe minatorėve pėr ta ndėrprerė grevėn, por ai nuk saktėsoi se ku kanė ngecur bisedimet.

Bisedimet e Kėshillit grevistė me pėrfaqėsuesin e Qeverisė sė Kosovės kanė ngecur nė ēėshtjen e skemes pensionale pėr minatorėt, qė ėshtė hartuar nga Ministria pėr Punė dhe Mirėqenie Sociale.
 
 
Mbrėmė ėshtė vrarė Agim Makolli dhe ėshtė plagosur njė pjesėtar i SHPK-sė
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Mbrėmė rreth orės 23,30 nė njė pritė ėshtė vrarė Agim Makolli (1962), ndėrkaq ėshtė plagosur Fadil Suleviqi. Siē na deklaroi njė kushėri i Agim Makollit, ngjarja ka ndodhur nė hyrje tė Matiēanit, afėr KFOR-it francez, kur persona tė panjohur kanė shkrehur breshėri plumbash mbi veturėn qė drejtonte Fadili Suleviqi, pėrndryshe pjesėtar i SHPK-sė.

Agim Makolli nė vitin 1997 ka qenė i dėnuar me 13 vjet burgim pėr veprimtari politike nga regjimi okupues serb. Ndėrkaq nga burgjet serbe ai u lirua pas luftės.

Varrimi i tė ndjerit Agim Makolli do tė bėhet nesėr (mė 12 shtator), nė orėn 12.00 nė varrezat e Matiēanit.
 
 
Kris Paten: Nuk ka alternativė tjetėr pėrveē bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Mbrėmė nė Prishtinė ka mbėrritur komesioneri evropian pėr Marrėdhėnie me Jashtė Kris Paten. Ai me tė mbėrritur deklaroi se "nuk ka alternativė tjetėr pėrveē bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit".
 
Bashkė me Patenin ishte edhe kryeadministratori i Kosovės Harri Holkeri, i cili u kthye nė Prishtinė pas turneut tė tij nė njė numėr shtetesh evropiane "Fati ynė nė Kosovė ėshtė i pėrbashkėt, ndėrsa synimi ynė ėshtė qė Kosova tė shkojė drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave tė tij qė ėshtė njė rrugė pėrplotė sfida e para prej tė cilave ėshtė fillimi i bisedimeve", tha Paten, duke nėnvizuar se njėra prej sfidave tė menjėhershme ėshtė qė tė fillojė dialogu ndėrmjet Prishtinės e Beogradit dhe kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn ai do tė flasė me z. Holkerin dhe me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės.

Ndėrkaq z. Holkeri tha se do tė bisedojė me drejtuesit e Kosovės pėr tė finalizuar disa ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me sugjerimet lidhur me modalitetet pėr fillimin e dialogut, por nuk deshi tė pėrgjigjej lidhur me paralajmėrimet se do tė jetė edhe ndėrmjetėsues i kėtyre bisedimeve.

"Tani sapo kam pėrfunduar njė udhėtim nė Evropė dhe tash do tė vazhdoj diskutimet me drejtuesit politikė dhe do tė pėrpiqem pozitivisht pėr ta filluar dialogun", tha z. Holkeri sipas tė cilit fillimi i dialogut nuk varet vetėm nga ai, por shpreson se do ta bėjė shumė shpejt.

Nga ana tjetėr, komesioneri Paten tha se tensionet aktuale ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk e pamundėsojnė dialogun.

"Mendoj se tė gjithė e dinė se nuk ka alternativė tjetėr pos dialogut dhe bisedimeve dhe fillimisht do tė jenė disa gjėra teknike pėr tė cilat duhet tė bisedohet", tha z. Paten, sipas tė cilit kėto gjėra teknike do ta pėrmirėsojnė jetėn e njerėzve.
 
Ai tha se njerėzit nuk mund tė hajnė sllogane politike dhe tė dėgjojnė retorika politike pėr ta bėrė jetėn mė tė mirė. Por njerėzve kėtu u duhet pikėrisht njė pėrparimi i dukshėm dhe konkret, tha komesioneri Paten.
 
 
Hyseni kėrkoi qė gjatė kryesisė irlandeze tė BE-sė tė shtrohet si ēėshtje urgjente zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės
 
Dublin, 11 shtator 2003 - Kėshilltari i lartė politik i Presidentit Rugova, z. Skender Hyseni, pati tė martėn takime me zyrtarė irlandezė dhe media me ndikim nė Dublin.

Nė takimin qė pati nė Komitetin pėr Punė tė Jashtme, zoti Hyseni bisedoi me drejtorin e kėtij komiteti, Dr. Majkėll Vudz [Michael Ėoods, me kryetarin e Komitetit pėr Ēėshtje Evropiane, z. Gei Miēėll [Gay Mitchel], si dhe me nėnkryetarin e delegacionit irlandez nė Kėshillin e Evropės, z. Xhim O' Kiif [Jim O Keeffee]. Ai pati edhe takime tė veēanta me anėtarė tė kėtij delegacioni.

Kėshilltari i Presidentit theksoi nevojėn qė Kosova tė pėrfaqėsohet jashtė dhe kėrkoi qė Kosovės t'i jepet status vėzhguesi nė Kėshillin e Evropės.

Z. Skender Hyseni kėrkoi mbėshtetjen e bashkėbiseduesve qė gjatė kryesisė irlandeze tė Bashkimit Evropian, qė fillon mė 1 janar 2004, tė shtrohet si ēėshtje urgjente zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės mbi bazė tė vullnetit tė popullit pėr pavarėsi.

Gjatė njė takimi me senatorin Paskal Muni [Paschal Mooney], zoti Hyseni u prezentua pėr shkurt edhe te Ministri i Jashtėm i Irlandės, z. Brajėn Kouen [Brian Coėen].

Senatorėt Muni dhe senatori Xhim Higinz [Higgins] shprehėn interesin e veēantė qė Kosova tė jetė nė agjendėn irlandeze gjatė kryesimit tė Bashkimit Evropian.

Gjatė qėndrimit nė Dublin, kėshilltari i Presidentit Rugova, z. Skender Hyseni ishte mysafir i njė programi tė popullarizuar nė radion nacionale, ndėrsa dha intervistė pėr gazetėn kryesore irlandeze, “The Irish Times”.
Zoti Hyseni vuri nė dukje se tani, katėr vjet pas lufte, po “hyjmė nė njė fazė me rėndėsi vendimtare pėr Kosovėn dhe gjithė rajonin”.

Kėshilltari i Presidentit theksoi nevojėn pėr njohje tė vullnetit tė shumicės sė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, duke vėnė re se gjendja aktuale e amullt nuk krijon mundėsi pėr investime tė jashtme. Ai tha se mungesa e njė rrugėzgjidhjeje tė qartė dhe vonesa nga Brukseli sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės mund tė ēojė nė destabilizim tė gjithė rajonit.

Skender Hyseni qėndroi pėr vizitė dyditėshe nė Irlandė.
 
 
KFOR-i amerikan thotė se ngjarjet nė Maqedoni nuk e kanė rrezikuar kufirin as situatėn e sigurisė nė Kosovė
 
Gjilan, 11 shtator 2003 - Njgarjet nė Maqedoni nuk e kanė rrezikuar kufirin e Kosovės me kėtė vend fqinj dhe as situatėn e sigurisė nė Kosovė, thonė udhėheqėsit e KFOR-it amerikan nė "Bondstill". "Pėrkundėr konfliktit nė territorin e Maqedonisė pėrgjatė kufirit me Kosovėn, kufiri Kosovė - Maqedoni vazhdon tė jetė stabil", ka thėnė rreshterja Xhesika Broks nga Zyra pėr Marrėdhėnie me Publikun e kampit ushtarak amerikan "Bondstill".
 
Ajo hodhi poshtė pohimet se aktivitetet pėrgjatė kufirit me Maqedoninė e kėrcėnojnė situatėn e sigurisė nė Kosovė. Brigada Shumkombėshe e Lindjes ka vėshtruar situatėn dhe ka ardhur nė pėrfundim qė kufiri Kosovė - Maqedoni vazhdon tė jetė i sigurt, tha zonja Broks, duke shtuar se trupat amerikane do tė vazhdojnė tė patrullojnė kėtė kufi dhe do tė pėrkujedesen pėr njė mjedis tė qetė dhe tė sigurtė pėr popullin e Kosovės.
 
 
Nė Festivalin e Parė Ndėrkombėtar tė Filmit nė Prishtinė marrin pjesė dhjetė kinematografi tė huaja
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Nė Kosovė prej 26 deri mė 7 tetor do tė mbahet Festivali i Parė Ndėrkombėtar i Filmit. Gjatė dhjetė ditėve parashikohen tė shfaqen 21 filma tė kinematografive kombėtare tė dhjetė shteteve tė ndryshme tė Evropės dhe tė Indisė, njoftoi sot njė njė konferencė pėr shtyp Gani Mehmetaj, drejtor i "Kosovafilmit".
 
Kėshilli Organizativ tashmė ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė organizimit tė kėtij manifestimi tė rėndėsishėm kulturor. Festivali do tė mbahet nė Prishtinė, nė Pejė dhe nė Mitrovicė.

Hapja e Festivalit do tė bėhet nė Prishtinė nė kino “ABC”. Ndėrkaq, nė Pejė dhe nė Mitrovicė festivali fillon njė ditė mė vonė.

Nė Festivalin e Parė Ndėrkombėtar tė Filmit nė Kosovė do tė marrin pjesė Gjermania, Franca, Austria, India, Spanja, Shqipėria, Kroacia, Greqia, Bosnjė-Hercegovina dhe Hungaria. Poashtu, do tė ketė mysafirė tė festivalit: aktorė, regjisorė, producentė dhe estetėt tė filmit.

Festivali mbahet nė organizimin e Ministrisė sė Kulturės, tė Rinisė dhe tė Sporteve, “Kosovafilmit” dhe Akademisė sė Filmit nė Prishtinė.
 
 
Sot nė Prishtinė zhvillohet ceremonia e pėrmbylljes sė Festivalit 9/11 kushtuar 11 shtator 2003it
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Sot nė orėn 17:00 nė kinemanė ABC nė Prishtinė do tė mbahet ceremonia e pėrmbylljes sė Festivalit 9/11. Gjatė ceremonisė do tė shfaqet edhe filmi i fundit nė konkurrencė, ndėrkaq juria do tė shpallė fituesit e ēmimit 9/11 pėr film, disenj grafik dhe skulpturė. Njė fjalė tė rastitit do ta mbajė shefja e Zyrės amerikane nė Prishtina, zpnja Marsi Ris.

Ky festivali i ėshtė dedikuar ngjarjes dhe viktimave tė sulmeve terroriste tė 11 shtator 2003it 2001 nė SHBA.
Ndryshe gjatė festivalit u shfaqėn 6 filma artistikė tė metrazhit tė shurtėr tė produksionit vendor si dhe njė numėr posterėsh dhe skulpturash me temėn e 11 shtator 2003it. Festivali u mbajt nė organizim tė Prishtina Film dhe Iniciativės sė Kosovės pėr Shoqėri Demokratike – KIDS.

Ky festival do tė jetė edhe shetitės dhe tė gjitha veprat e artit do tė shfaqen nė vende tė ndryshme. Sė pari festivali i plotė sė shpejti do tė paraqitet para publikut nė kampin amerikan "Bondstill". Mė pas ekziston mundėsia qė filmat e kėtij festivali tė shfaqen nė Londėr, Shkup dhe Nju Jork.
 
 
Qytetarėt e Prishtinės 11 shtator 2003in do tė pėrkujtojnė me ndezjen e qirinjve prej orės 20.00-21:00
 
Prishtinė, 11 shtator 2003 - Qytetarėt e Prishtinės 11 shtator 2003in - ditėn kur terroristėt e Bin Ladenit kishin shkaktuar viktima tė shumta popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, do ta pėrkujtojnė me ndezjen e qirinjėve para Teatrit Kombėtar nė Prishtinė prej orės 20.00 deri nė orėn 21:00. Gjatė kohe Orkestri Filharmonik i Kosovės do tė ekzekutojė disa pika nga repertoari i vetė.
 
 
Zėdhėnėsit e NATO-s, BE-sė dhe OSBE-sė thanė se nuk shohin krizė qeveritare nė Maqedoni
 
Shkup, 11 shtator 2003 - Zėdhėnėsja e BE-sė Irena Gyzelova tha se komuniteti ndėrkombėtar i jep mbėshtetje pėrpjekjeve tė Qeverisė sė Shkupit pėr tė rikthyer paqen dhe rendin publik, por ajo tha se ekipe tė BE-sė nuk ishin tė pranishme nė terren diten e diel. Megjithatė, ajo pėrcolli qėndrimin se vetėm grupet armatosura ishin ato tė cilat ishin vėnė nė shėnjestėr.

Ndėrkohė zėdhėnėsja e OSBE-sė Izabel Dery tha se grupi i vogėl i kriminelėve qė u pėrlesh me forcat e sigurimit "nuk ėshtė grup luftėtarėsh pėr liri por ata janė kriminelė", ka theksuar kjo zėdhėnėse e OSBE-sė. Zėdhėnėsit e NATO-s, tė BE-sė dhe tė OSBE-sė nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr gazetarė thanė se nuk shohin krizė qeveritare nė Maqedoni.

Zėdhėnėsja e BE-sė tha se zotėrinjtė Ahmeti dhe Cėrvenkovski kanė pohuar vetė se nuk ekziston krizė qeveritare.

Zėdhėnėsit e organizatave perėndimore theksuan se ekziston pajtimi i gjerė brenda qeverisė dhe komuniteteve se duhet dėnuar dhe asgjėsuar grupet kriminale dhe tė armatosura.

Por, partitė politike shqiptare nė Maqedoni vlerėsojnė se ėshtė shkelura Kushtetuta me ndėrhyrjen e ushtrisė sė vendit kundėr grupeve tė armatosura nė fshatin Brezė. Ato thonė se nė bazė tė Kushtetutės armata nuk ka tė drejtė tė veprojė nė brendi tė territorit, por vetėm tė ruajė kufijtė e shtetit.
 
 
A.Ahmeti: Pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajon
 
Shkup, 11 shtator 2003 - Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti nė njė deklaratė pėr opinion thotė se pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajon nga strukturat, siē thotė ai, antireformiste, antidemokratike dhe antishqiptare tė mbetura nė UDB-ja, tė cilat kanė pėr qėllim ndarjen e Kosovės, mosekzistimin Maqedonisė dhe destabilizimin e rajonit.
 
Ahmeti ka shtuar se partia e tij ėshtė e vendosur tė zbatojė obligimet e marra nga populli dhe se nė kėtė rrugė ecin bashkė me NATO-n, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian. Sipas Ahmetit dėshtimi i jetėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė mosekzistimi i Maqedonisė si shtet.
 
 
Ivanov thotė se ėshtė tepėr me rėndėsi vendosja e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Beograd, 11 shtator 2003 - Rusia pėrkrah Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė dhe pėr tė ėshtė tepėr me rėndėsi realizimi i vendosjes sė dialogut tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, deklaroi mbrėmė nė Beograd ministri i jashtėm rus Igor Ivanov.
 
Pas takimit me zėvendėskryeministrin serb Nebojsha Ēoviq ai tha se nėpėrmjet dialogut do tė zgjidheshin ēėshtjet praktike nė Kosovė nė mesin e tė cilave para se gjithash ėshtė siguria, kthimi i tė zhvendosurve si dhe bashkėpunimi ekonomik. Ndėrkaq, sa i pėrket statusit tė Kosovės do tė bisedohet mė vonė, kur do tė plotėsoheshin kushtet e nevojshme, ka thėnė shefi i diplomacisė ruse.
 
 
Xhevat Ademi dha dorėheqje nga BDI-ja
 
Shkup, 11 shtator 2003 - Njė nga figurat kryesore tė partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka dhėnė dorėheqjen nga kryesia e partisė.

Xhevat Ademi, anėtar i kryesisė sė BDI-sė, parti pjesėmarrėse nė koalicion qeverisės nė Maqedoni tha se me aktin e dorėheqjes, shpreh pakėnaqėsi pėr shkallėn e realizimit tė marrėveshjes qė ish-partia e tij, Partia Demokratike Kombėtare nėnshkroi pėr bashkimin me BDI-nė.

Nė qershor tė kėtij viti, udhėheqėsit e dy partive ranė dakord tė formojnė njė parti tė re, e cila do tė mbante emrin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Iniciatori i idesė sė bashkimit, ishte vetė z. Ademi, atėherė ish-sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė.

"Isha i detyruar tė paraqesė dorėheqje tė parevokueshme pėr arsye se i shfrytėzova tė gjitha mundėsitė pėr tė vėnė nė lėvizje procesin e bashkimit tė PDK-sė dhe BDI-sė, proces i cili po rri vendnumėro prej gati katėr muajsh", tha Ademi.

Ndėrkaq nėnkryetari i BDI-sė, Hysni Shaqiri, qėndrimin e zotit Ademi e cilėson si tė shpejtuar dhe kėrkon qė ai ta rishqyrtojė kėtė vendim.

Kundėr kėtij bashkimi ishte deputeti i vetėm i PDK-sė, Xhezair Shaqiri. Sipas tij, bashkimi i dy partive nuk ka qenė i suksesshėm.

Analistėt shqiptarė nė Maqedoni nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė nga BDI-ja tė japin dorėheqje dhe ish-kryetari i PDK-sė, Kastriot Haxhirexha.
 
 
Nga plagėt e marra vdiq ministrja e Jashtme suedeze Ana Lind
 
Stokholm, 11 shtator 2003 – Ministrja e Jashtme suedeze, Ana Lind, vdiq sot (e enjte) pas njė operacioni tė gjatė pasi ishte therur me thikė dje nga njė person i paidentifikuar nė Stokholm, ka bėrė tė ditur nė njė konferencė shtypi kryeministri Goran Person, njofton Rojter. Ajo ka vdekur nė mėngjes nė orėn 5.25 nga plagėt e marra.

Ana Lind dje nė njė shtėpi mallrash nė qendėr tė kryeqytetit tė Suedisė, Stokholm, u godit me thikė, nga njė person akoma i panjohur. Atentati ndaj saj ėshtė kryer nga njė burrė rreth tė tridhjetave, i cili ėshtė larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes. Policia ėshtė akoma nė ndjekje tė tij.

Ana Lind ka qenė njė politikane me emėr e Suedisė. Madje, mund tė thuhet se ėshtė ndėr personat e vetėm, qė do tė mund tė zėvendėsojė njė ditė kryeministrin e tanishėm, Joran Person.

Atentati ndaj saj u bė nė njė kohė kur Suedia ishte nė prag tė referendumit pėr tė hyrė nė Bashkimin Monetar Evropian. Ana Lind ishte ndėr zėrat mė tė rėndėsishėm tė fushatės pėr hyrjen nė BME dhe pranimit tė monedhės Euro, si monedhė suedeze. Megjithatė, askush deri tani nuk ėshtė prononcuar nėse ky atentat ka karakter politik. Priten rezultatet e hetimeve.

Duhet vėnė nė dukje edhe fakti, se nė Suedi, pėrveē kryeministrit, asnjė ministėr tjetėr nuk ka mbrojtje nga bodigardėt ose nga policia. Prandaj, edhe ky atentat arriti tė kryhej me aq lehtėsi nė qendėr tė qytetit dhe nė mes tė ditės. (P.G)
 
 
Pėrkujtohet pėrvjetori i dytė i sulmeve terroriste tė 11 shtator 2003it 2001
 
Uashington, 11 shtator 2003 - Do tė jetė njė ditė ku do tė pėrkujtohen viktimat dhe ngjarjet e njė mėngjesi shtatori i cili lindi i pastėr dhe i kthjellėt. Atė ditė, katėr aeroplanė tė rrėmbyerr goditėn dy ndėrtesat mė tė larta nė qytetin e New Yorkut dhe Pentagonin. Aeroplani i katėrt ra nė njė fushė nė shtetin Pensilvania.
 
Rreth 3000 njerėz vdiqėn duke gdhendur nė kujtesėn e popullit amerikan pamjet e ndėrtesave tė rrezuara, zėrat dhe britmat e burrave, grave e fėmijėve, si dhe njė masė tė dendur shkrumbi dhe vdekje. "Kujtimet e 11 shtator 2003it, nuk do tė harrohen kurrė. Ne nuk do tė harrojmė kurrė kullat qė digjeshin dhe thirjet e fundit telefonike qė bėnin njerėzit nga to. Ne nuk do tė harrojmė kurrė tymin mbi qytetin e Arlingtonit”.

Nė prak tė dyvjetorit tė sulmeve tė 11 shtator 2003it, presidenti Bush foli pėr ditėn e cila e ndryshoi Amerikėn. Ai foli pėr familjet e mbetura pa tė afėrmit, pėr ekipet e shpėtimit, si dhe pėr terroristėt e pamėshirshėm.

Presidenti Bush do tė udhėheqė njė shėrbim lutjesh dhe njė moment heshtjeje saktėsisht nė orėn 8:46, kohė kur aeroplani i parė goditi kullėn veriore tė qendrės botėrore tė tregtisė. Pasdite ai do tė shkojė nė njė vizitė private nė njė spital ushtarak nė Washington pėr tė takuar ushtarėt e plagosur nė Irak dhe nė Afganistan.
 
 
Al-Xhazira transmeton kasetė tė re tė Bin Ladenit
 
Katar, 11 shtator 2003 - Rrjeti televiziv Al-Xhazira transmetoi njė vidoekasetė qė thotė se pėrmban pamje tė reja filmike tė Osama Bin Ladenit dhe kėshilltarit tė tij kryesor Ayman al-Zawahiri. Rrjeti televiziv me seli nė Katar, po ashtu transemtoi njė audio-kasetė nė tė cilėn Al-Zawahiri u bėn thirrje kryengritėsve irakianė “t’i varrosin”, siē shprehet ai, trupat amerikane nė Irak. Ende nuk dihet vėrtetėsia e dy kasetave ose koha kur janė regjistruar ato.
 
 
Janė vrarė tė pakten 8 persona nga njė shpėrthim nė Kolumbi
 
Bogota, 11 shtator 2003 – Njė bombė, qė ishte lidhur pėr rripi tė njė kali, ka shpėrthyer sot (e enjte) nė njė treg nė Kolumbinė verilindore, qė ishte pėrplot njerėz, duke vrarė kėshtu tė pakten 8 persona, ndėr tė cilėt edhe njė fėmijė dyvjeēar, njofton BBCWorld.
 
Po kėshtu, njoftohet se nė kėtė shpėrthim, qė ndodhi nė qytetin kolumbian Ēita, 240 km nė verilindje tė kryeqytetit Bogota, janė plagosur edhe 15 persona tė tjerė.
 
Pėr kėtė shpėrthim, autoritet kolumbiane kanė fajėsuar grupin mė tė madh kryengritės nė vend Forcat e Armatosura Revolucuionare tė Kolumbisė (FARC).
 
Edhe nė sulmet e mėhershme, kryengritėsit kanė pėrdorur kuajt dhe gomarėt. FARK-u dhe grupet e tjera tė vogla kryengritėse majtiste luftojnė kundėr qeverisė kolumbiane tash 40 vjet dhe mesatarisht pėr ēdo vit nė luftime kanė humbur jetėn 3.500 civilė.
 
 
Njė grua ėshtė vrarė dhe 14 persona tė tjerė janė plagosur nė njė shpėrthim granate nė Kashmir
 
Srinagar, 11 shtator 2003 – Njė grua ėshtė vrarė sot (e enjte) dhe 14 persona tė tjerė janė plagosur kur njė kryengritės i dyshimtė musliman ka hedhur njė granatė nė njė zonė tregtare pėrplot njerėz nė qendėr tė Srinagarit, kryeqytet veror i Kashmirit indian, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe policia, njofton Rojter.
 
Ky sulm, nė pėrvjetorin e dytė tė sulmeve nė SHBA mė 11 shtator 2003 2001, ėshtė incidenti mė i ri nė spiralen e ngritur tė dhunės nė kėtė rajon ndėrluftues.
 
Policia ka thėnė se granata ka pasur cak me siguri patrullėn policore, por ka dėshtuar ta qėllojė dhe kėshtu ka shpėrthyer nė rrugė, ku ka plagosur 14 civilė dhe njė roje kuftare. Njė grua e plagosur nė kėtė shpėrthim ka vdekur nė spital, ka thėnė policia. Deri tash askush s’e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė incident.
 
 
Peshkatarėt e Ganės kanė liruar rreth 200 fėmijė, tė cilėt mė parė ua kishin shitur pridėrit e tyre
 
Akra, 11 shtator 2003 – Rreth 200 fėmijė, tė cilėt ua kishin shitur mė parė pridėrit e tyre peshkatarėve nė Ganė, do t’u bashkohen sot (e enjte) familjeve tė tyre, njofton BBCWorld. Kėta fėmijė, disa nga tė cilėt tash 10 vjet u kanė munguar familjeve tė tyre, janė liruar falė ndėrmjetėsimit tė Organizatės humanitare ndėrkombėtare pėr migrim (IOM), e cila i ka ndihmuar peshkatarėt me pajime dhe kredi biznesi.
 
IOM-i ka thėnė se vlerėsohet se edhe rreth 3,000 fėmijė punojnė ende pėr peshkatarėt. Fėmijėt u janė shitur peshkatarėve nga ana e prindėrve, tė cilėt s’kanė pasur mundėsi t’i ushqjnė dhe t’i shkollojnė. Grupi prej 173 fėmijėsh do tė dorėzohet nė njė ceremoni nė qytetin Yeji (Jexhi). IOM-i ka zbuluar deri tash rreth 1,200 fėmijė tė tillė.
 
 
Mbi 4 mijė tė moshuar kanė vdekur nga vapa e madhe qė mori gjatė verės nė Itali
 
Romė, 11 shtator 2003 – Mbi katėr mijė tė moshuar kanė vdekur nga vapa e madhe qė mori gjatė verės sė kaluar, ka vlerėsuar Ministria italiane e shėndetėsisė, njofton BBCWorld. Nė kumtesėn e sotme (e enjte) tė kėsaj ministrie thuhet se ndėrmjet 16 korrikut dhe 15 gushtit kanė ndodhur 4,175 vdekje mė shumė se zakonisht nė periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.
 
Nxehtėsia e madhe, qė gjatė verės nė disa pjesė tė Evropės arriti temperaturat e larta mbi 40C, ka shkaktuar shtimin e rasteve tė vdekjeve nė disa vende evropiane.
 
 
Kryengritėsit e dyshimtė nė Burundi kanė vrarė sot 17 persona
 
Burundi, 11 shtator 2003 - Kryengritėsit e dyshimtė kanė vrarė sot (e enjte) 17 persona, ndėr tė cilėt edhe 14 nxėnės shkolle dhe njė ushtar, nė provincėn Cibitoke, njofton BBCnews. Viktimat udhėtonin nė njė kombibus kur ata janė ndalė nė njė pritė nga persona tė armatosur, tė cilėt pasi i kishin plaēkitur, i kishin vrarė dhe pastaj ia kanė dhėnė flakėn automjetit.
 
Zyrtarėt kanė thėnė se besojnė se vrasėsit janė pjesėtarė tė njė grupi kryengritės, qė vepron nė zonė. Lufta 9-vjeēare nė Burundi ndėrmjet dy fiseve kryesore deri tash ka marrė jetėn e rreth 300 mijė njerėzve.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.