11.09.2003 - Trepca.net

Oresti i Prishtinės, shqip nė Butrint


10 shtator 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
 
Edhe pse koha ishte e mbrapshtė dhe shfaqja u anullua, dje nė mbrėmje trupa e Prishtinės shkeli pėr herė tė parė skenėn antike tė Butrintit.  Ėshtė thyer kėshtu gjithė ai akull profecie e ngritur qė prej dy vitesh. Njė vit mė parė moti i keq pat kthyer mbrapsh teatrin e Prishtinės. Ndėrsa kėtė vit organizatorėt e Festivalit tė katėrt tė Butrintit ndryshuan programin po pėr shkak tė shiut.  Dje nė mbrėmje pas shfaqjes sė trupės hollandezė, qė zgjati njė orė e 40 minuta, nė skenė erdhi “Oresti” i Eskilit nga Teatri Kombėtar i Prishtinės. 
 
Porse kjo trupė ish ndjekur dhe nga peripeci tė tjera gjatė udhės drejt Butrintit qė pėr regjisorin Fadil Hysaj ishte njė sfidė e vėrtetė kurorėzimi i sukseshėm i shfaqjes. Pak ditė para ardhjes nė Butrint, aktori kryesor nė rolin e Orestit, largohet dhe vendin e  tij e zė Shpėtim Kastrati qė u zhvendos nga roli i Piladit.  Pėr fatin e mirė, se ky aktor e dinte tė gjithė pjesėn besimi i regjisorit Hysaj u shpėrblye duke shpėtuar kėshtu mungesėn e trupės prishtinase pėr tė dytėn herė nė festival.
 
 Ndėrsa spektatori ka pritur me mjaft dashamirėsi shfaqjen edhe pse ishte ngulur nė gurėt antikė nė dy shfaqje me radhė. Realizimi i trupės prishtinase ishte dhe njė sfidė artistike duke shėnuar kėshtu njė sukses, tė pohuar dje nė debat nga kritikėt.
 
Mospasja e barrierės gjuhėsore, ndoshta ishte shkaku i vėrtetė pėr tė dėgjuar fjalėn e dramės shqipe deri nė fund.  Mė pas kanė ardhur vlerėsimet e aktorėve, kritikėve dhe dramaturgėve qė vėmendjen e pėrqėndruan nė mesazhin e mprehtė dhe saktėsinė e saj  duke e cilėsuar si njė paradigmė e ardhur qartė nė kohėn e sotme.
 
Krimi duhet ndėshkuar ishte rrjedhoja e zgjedhur prej regjisorit Hysaj qė pėrfshin aktualisht Ballkanin edhe sot.  Oresti ishte karakteri qė i shėrbeu filozofisė sė regjisorit prishtinas pėr tė thėnė mė fuqimisht fjalėn e vetme tė tij, me mjaft forcė. Ky personazh pėr Hysajn ishte pėrgjegjės qė do t’i jepte fund krimeve duke shėnuar kėshtu kufirin final tė Ballkanit pėr nevojėn dhe domodoshmėrin e pasjes sė ekuilibrit dhe vendosjes sė drejtėsisė. Pėr aq kohė sa krimi nuk ndėhskohet pėr rejgisorin do tė ketė vazhdimėsi tė tij. Fundi i gjithė kėsaj historie rrjedh deri kulmin e vrasjes sė Klitemenestrės nga i biri si shpagė e padrejtėsisve dhe krimeve tė njėpasnjėshme. “Njė vrasje dhe vdekje e bukur”, u quajt ky moment i shfaqjes nga kritika.
 
Ndėrsa cka tė bėjė e gjithė kjo nė kohėn tonė. Ndoshta koha tė cilėn sapo e lamė pas ishte e tillė. E keqja dhe krimi trashėgohet brez pas brezi, nėse nuk ėshtė ndėshkuar nga drejtėsia. Nėse mirėsinė, tė drejtėn tė bukurėn I identifikojmė me qėnie mė tė pėrsosura se ne, mė hyjni qė na shikojėn nga Olimpi atėhere na mbetet qė ligėsinė, injorancėn tė keqen ta zbulojmė diku brenda qėnies tonė dhe ta derdhim jashtė si dicka qė e pengon drejtpeshimin tonė shpirtėror.
 
Nė Ballkanin antic nė shekuj ndodhėn krime dhe ligėsi tė pėrmasave tė mėdha dhe ata qė i bėnė ato krime as u dėnuan dhe as u ndoqėn nga erenitė orestiane. Nė antikėn eskiliane teatri kishte misionin pastrimin e shpirtit njerėzor pasojat qė krimi dhe ligėsia lėnė nė shpirtin e njeriut. A mund tė ketė teatri i sotėm njė mision tė ngjashėm? “Nėse po, atėhere na duhet shumė ndihma e Eskilit kėtij “humbėsi tė madh””, shprehet regjisori Hysaj.
 
 
Fabula eskiliane
 
Babai i Agamemnonit, Atreu vret fėmijėt e vėllait tė tij Tyestit dhe si mish tė pjekur ia server atij nė tryezė. Agamemnoni, nė Aulidė vret tė bijėn e vet Ifigjeninė, pėr t’i zgjuar erėrat pėr tė nisur anijet greke nė luftė kundėr trojanėve. Klitemnestra e ndihmuar nga Egjisti (I biri i Tyestit) e vret Agamemnonin pasi ai kthehet triumfalisht nga Troja. Oresti pasi kthehet  nga syrgjyni e vret tė ėmėn Klitemnestrėn dhe Egjistin. Pas kėtij zinxhiri krimesh Orestin e ndjekin Erenitė deri sa e ēmendin. Nė gjyqin mitologjik krimi dhe e drejta ballancohen por me votėn e Athenės Oresti shpallet i pafajshėm dhe kėtu qarku i krimit brenda fisit tė Agamemnonit mbyllet.
 
 
Fadil Hysja:
 
“Krimet mbarojnė para drejtėsisė”
 
PYETJE: Ēfarė ishte shfaqja e mbrėmshme pėr ju, qė shkelni pėr herė tė parė nė skenėn antike tė Butrintit, pas pezmit tė prishjes sė kohės?
 
F. HYSJA: Nė teatrin e mbrėmshėm vėrtetė kishte sfidė shumė tė madhe qė ka filluar qė nga vitit i kaluar kur  Teatri i Prishtinės nuk arriti tė hyjė nė mėnyrė tė mbarė nė kėtė skenė. Edhe njė vit mė parė ai nuk u lejua nga shiu. Njė vit mė vonė nė tė njėjtėn mėnyrė filloi prap e njėjta pengesė dhe ne ishim vėrtetė, ca, gati religjiozė nė aspektin religjioz tė shqetėsuar se kėtu Zotėrat e Teatrit disi ngurrojnė tė na ofrojnė mundėsitė apo ndoshta dhe problematika qė shtrohet nė Orestian nuk lejonte tė shfaqej nė shkėlqimin qė ne dėshironim.
 
Kjo shfaqje ka paraqitjen e dytė, ndėrsa premiera ėshtė dhėnė nė qershor. Mė pas nė verė ne nuk kemi arrit tė bėjmė prova paraprake. Mė pas na ndodhi problemi tjetėr, aktori kryesor duhej tė ishte nė Zagreb sepse kėto ditė duhej tė fillonte njė film, dhe ne pėr pak ditė u detyruam tė bėjmė ndėrrimin me aktorin tjetėr. Fatmirėsisht aktori qė zėvendėsuam e dinte gjithė shfaqjen pėrmendėsh dhe me pak prova arriti tė bėjė zėvendėsimin e Orestit e cila ishte pjesė e asaj qė tė mos anullohej kurrsesi ardhja e Prishtinės nė Butrint. Dhe mendoj se kėtė e kemi arrit. Nėse e kemi arrit kėtė prezantimi ynė ka qenė i sukseshėm.
 
PYETJE: Pse zgjodhėt vėnien nė skenė tė “Orestias” tė Eskilit?
 
F. HYSJA: Vėnia e kėsaj tragjedie nė skenė nė kėtė periudhė ka njė vlerė tė vecantė jo vetėm pėr teatrin tonė edhe pėr spektatorin dhe pėr ne si popull. Pėr mua, sė paku teatri nuk ka vetėm mision artistik por duhet tė ketė dhe misionin qė ka pas teatri antik i hershėm nė aspektin e katarsis.  Dhe ne e konsiderojmė se kemi nevojė pėr pastrime tė herėpashershme si komunitet ballkanik.
 
Sidoqoftė mendoj se kėto lloj ndėrrmarrjesh, ky lloj projekti, kjo shfaqje e inskenuar nė Butrint, gjithsesi pėrveē sfidave qė jemi detyruar tė kalojmė prej rrethanave mjaft tė rėnda,  nuk kemi mundėm tė bėjmė as prova teknike.
 
PYETJE: Megjithatė publiku iu duartrokiti gjatė….
 
F. HYSJA: Mė vjen shumė mirė qė kėto pengesa teknike nuk kanė penguar krejtėsisht procesin e shfaqjes. Dhe unė kam qenė i befasuar me pritjen qė spektatori i ka bėrė shfaqjes Ka qenė njė publik tepėr dashamirės dhe fundi i shfaqjes mėnyra se si spektatori ka pėrcjell atė megjithė pengesat ka qenė tė papėrballueshme, si pėr mua ashtu dhe pėr aktorėt, ndoshta ishte pjesa mė e mirė e kėsaj nate.
 
Gjithashtu spektatorė kanė qenė tepėr tė interesuar qė shfaqja tė jepet dhe na kanė ndihmuar shumė pėr kėtė. Ndaj besoj se nė kėto rrethana ato tė kenė marrė mesazhin qė pėrcjell njė autor gjenial nė skenėn autentike me kėtė dramė gjigande.
 
PYETJE: Si arritėt qė kjo vepėr tė pėrmbante dhe mesazhin e kohės, qė pėrfshin mė gjerė gjithė Ballkanin?
 
F. HYSJA: Shfaqja qė nė konturimin koncepsional, nė konceptin e parė pretendon tė flasė dicka pėr kohėn tonė jo me gjuhėn kontemporane qė jemi mėsuar ta lexojmė teatrin antik. Thjesht  mundohemi qė nė kėtė zonė tė panjohur per ne zbulojmė dicka pėr kohėn tonė.
 
Na ėshtė dash ky ekzil nė periudhėn e hershme pėr tė thėnė dicka pėr kohėn qė ne jetojmė sot. Dhe koncepti i konstumografisė ka qenė i tillė, pjesa e korit ka dicka nga kjo kohė . Pra bėjmė njė lloj vizite, duke u nisur nga njė qytet miniaturial qė duket shumė i vogėl sikurse jemi ne, qė nė krahasim me njė epokė ka qenė aq madhėshtore dhe si i tillė ka qenė e papėrballueshme si vlerė- thirrjen e njė kohe pėr tė kuptuar dicka pėr kohėn tonė.
 
Kjo ka qenė komplet e re dhe ndoshta kuptojmė se do tė ishte mirė  qė i takon njė faze tė tretė qė si popull jemi nė nivelin e pastrimit qė e pėrjeton tani.Sepse balancohet dėnimi. Nėse jemi njė popull i dėnuar tė paktėn ky tė jetė fundi qė gjeneratat pas Orestit tė fillojė tė jetojė si duhet. Mendoj se ne shqiptarėve dhe nė tėrėsi si ballkanas jetojmė kompleksin Orestian. Jemi vra dhe na kanė vra aq shumė sa vėrtetė duhet tė vijė njė fund qė peshorja e drejtėsisė duhet vėnė nė vend me njė fuqi qė ne nuk e njohim, nuk e  kuptojmė pėr njė balancė ndoshta jashtė fuqisė njerėzore, jashtė nivelit njerėzor.
 
Po pėrfundoj keqardhjen nė njė pikė ku vėrtetė ajo cmendia, realiteti i jetės ballkanike  tė gjykohet nė njė fazė, si dicka qė nuk ėshtė bėrė. Gjykimi qė i bėhet ballkanit sot pėrngjan shumė me gjykimin e Athinės. Nuk kuptohet cili ėshtė faji dhe a do tė na shpallin fajtor apo do tė na pastrojnė nga faji. Aty shprehet se shfaqja mund tė fillojė nė atė plan tė analizės, mendoj se nuk do kisha dash tė hyj nė ato plane.
 
PYETJE: Pse nė dekorin e shfaqjes ėshtė vendosur koncepti i darkės duke filluar dhe shfaqjen me kėtė pamje?
 
F. HYSJA: Krimi nė tragjedi shkon nė tre breza. Ndaj i gjithė ky zinxhir dhe ndėshkimi ndaj krimeve do pėrfundojė nė atė lloj sofre.  Ka njė fatkeqėsi edhe nė ditėt e sotme krimi ka njė gjenezė fillestare. Duhet tė mendojmė se ku ėshtė gabimi i parė pėr kėtė do tė dijmė dhe fundin e saj.
 
Egjisti shpjegon vrasjet, kori ka ritualin e ushqimit – kėtu ėshtė ideja e secilit prej nesh qė ka marrė pjesė nė kėto lloj darkash makabre, ku ėshtė sakrifikuar njeriu. Ballkani pėr kėtė po paguan urrejtjen. Kjo duhet tė marrė fund. Oresti krijon balancėn e drejtėsisė. Ndaj shpjegohet fakti se nuk mund tė ketė drejtėsi pa ndėshkim. Nė Ballkan kjo ende nuk ka ndodhur ndaj vazhdon krimi. Pikėrisht ėshtė ky krim i pandėshkuar qė lejon fillimin e njė tjetėr krimi.
 
 

 
Melihate Qena, aktore nė rolin e Klitemnestrės
 
Vdekja e bukur e imja tė mos jetė pėr artin
 
“Ka aktorė qė luajnė bukur nė skenė kurse unė sic duket di tė vdes bukur nė skenė. Do doja tė lavdėrohesha pėr lojėn nė skenė dhe jo pėr vdekjen. Por shpresoj qė kjo vdekje e bukur e imja s’do tė jetė dhe vdekje nė artin tim sepse unė luaj mjaft rrallė pasi jam regjisore. E nėse kthehemi tek vepra gjeniale e Eskilit vecoj mjeshtėrinė e tij nė pikturimin e karatereve prandaj ta luash njė rol tė tillė sipas meje nuk ėshtė vėshtirė sepse janė role qė mbartinsublimin e jetės. E pėr forcėn e gruas mendoj se nuk ka femėr qė nė jetėn e saj  tė mos dėshirojė pėr njė natė tė vetme tė jetė Klitemnestėr, qė ta mbysė burrin”
 
 
Ruzhdi Pulaha, dramaturg
 
Teatri  prishtinas “vrau” njė kohė qė duhet tejkaluar
 
“Falenderimi i parė ėshtė pėr Perėndinė qė mė nė fund e kuptoi se kish ngatėrruar se kush jepte shfaqje dhe e hapi kohėn dhe hoqi kėtė hije tė zezė pėr kėtė teatėr tė mrekullueshėm. Pėrshėndetjen e dytė e kam pėr pjesėn qė nuk u dha vjet qė nuk dua ta diskutoj. I falenderoj me gjithė shpirt trupėn prishtinase pėr shfaqjen e mbrėmshme me nė krye regjisorin dhe njė speciale tė vecantė pėr aktorin qė realizoi Orestin.
 
Mendoj se trupa e Prishtinės me punėn mjaft tė mirė profesionale tė regjisorit Hysaj ka sjellė mjaft saktė shfaqjen e mbrėmshme. Kishte njė figurė regjisoriale unike ku ishin nė vendine vet aktorėt me dėgjimin mjaft tė mirė midis tyre, detajet dhe mbi tė gjitha ishte mesazhi themelor i veprės. Me shumė zgjuarsi dhe profesionalizėm Fadili ka shpėtuar nga njė kurth; tendenca e pėrgjithshme ėshtė pėr tė aktualizuar veprat e antikitetit duke ndėrhyrė nė tekst dhe nė idetė dhe mesazhet e autorit.
 
Duke pėrjashtuar kėtė kurth regjisori ka mundur tė sjellė mesazhet e sakta sa antike aq dhe aktuale, nėpėrmjet qartėsisė sė mendimit regjisorial, disiplinės sė trupės dhe harmonizimit tė tė gjithė komponentėve tė shfaqjes. Dhe mesazhi qė mua mė mbetet nė mendje dhe ėshtė tepėr aktual nė Ballkan dhe mė gjerė, mėnyra e vrasjes sė nėnės nė fund mė tingėllon se ai, Orestia, nuk vrau nėnėn por vrau njė kohė qė duhet tejkaluar – kjo ndarje shumė e dhimbshme ėshtė e domosdoshme nėse duam ta kapėrcejmė kėtė fatkeqėsi”.
 
 
Mihal Luarasi, regjisor
 
“Ishte shfaqje fantastike, interpretim shumė i mirė i Klitemenestrės, nė mėnyrė tė vecantė i Orestit qė nuk nuk u ndje se ishte njė aktor qė ėshtė zėvendėsuar nė ditėt e fundit, para ardhjes nė Butrint. Desha tė theksoj tingėllimin e sotėm dhe qėllimin e regjisorit nė kėtė shfaqje. Ai e ka dhėnė kulmin e vet nė momentin qė Oresti vret nėnėn. Ai nuk ėshtė bishė por e vret duke e dashur nėnėn qė mund ta quaj pa mėndyshje njė koncept i ri nė kėtė tragjedi. Porse regjisori i ka dhėnė ca si shumė rėndėsi finales e cila duhej shkurtuar ca dhe tė vinte mė e saktė tė sqarohej pėr shqiptarėt”.
 
 
Margarita Xhepa, aktore
 
“Ishte njė sfidė e vėrtetė pėr trupėn prishtinase dhe regjisorin pėr nismėn qė ta vinin nė skenė “Orestian” kur nė skenėn tonė nuk ėshtė vėnė deri tani asnjė vepėr antike. Fadil Hysaj ka sjellė vlera regjizoriale, koncepte realiste dhe emocionale me mizanskena dinamike. Ndėrsa gjetja aktoriale ishte e spikatur duke sjellė me madhėshti Agamemnonin. Njė tjetėr gjetje sa s’ka mė tėrheqėse ishin vrasja e nėnės.
 
Ndoshta kjo ishte vrasja mė e bukur e shfaqur pėrmes  pėrqafimit  dhe pėrpjekja drejt kėsaj erdhi bukur plastikisht. Tek aktorėt dukej njė pėrpjekje nga tė gjithė, pėr tė pasur njė vizatim tė arrirė karakteresh. Pjesa e dytė si triumf i drejtėsisė donte mė shumė dinamizėm. Ndėrsa teksti duhej tė ishte mė i kujdeshėm pėr tė folur nė gjuhė mė tė pastėr letrare tė mos ndjeheshin fjalėt qė nuk janė tė tonat gjė qė e ka dhe teatri ynė”.
 
 
Mirush Kabashi, aktor
 
“Jam realist kur e konsideroj shfaqjen e Prishtinės njė ngjarje pėr festivalin. Unė bėhem zėdhėnės i spektatorit qė qėndroi deri nė fund dhe e duartrokiti gjatė shfaqjen. Mė shumė se artistikisht ne ndjemė mungesėn e vjetshme pėr tė plotėsuar kėtė festival. Ai kapėrceu faktin qė u zėvendėsua njė aktor ku dhe zotat u mundėn pėrballė pasionit dhe dėshirės pėr tė bėrė detyrėn. Dekori i pėrshtatur mund tė ketė njė tufė problemesh por mesazhi ishte shumė fisnik. Kjo pėrbėn njė kontribut jo tė Kosovės por Ballkanit duke sjellė mesazhin e eukuillibrit.      


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.