1.09.2003 - Trepca.net

Butrint 2003

Kastrati: Oresti i dy emocioneve te forta


11 shtator 2003 /  Violeta MURATI
 
Ai u vlerėsua pėr plastiken e jashtėzakonshme nė momentin e kryerjes sė krimit mė makabėr; atė tė vrasjes sė nėnės sė tij. Ky ishte fati i Orestias qė u parashkrua nga Eskili nė veprėn qė vjen nga antikiteti. Ndėrsa me mjaft emocion e ka pėrjetuar kėtė rol aktori Shpėtim Kastrati qė iu desh tė zėvėndesonte kolegun e tij nė momentet e fundit, para ardhjes sė trupės sė Teatrit Kombėtar tė Prishtinės nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrove nė Butrint.
 
Pėr Kastartin kjo ishte njė pėrgjegjėsi jo fort e lehtė; pėrfaqėsim tė teatrit kombėtar nė njė festival ndėrkombėtar. 
 
PYETJE: Ēfarė ishte ky rol pėr ju qė iu erdhi kaq papritur duke lėnė Piladin dhe marrė Orestin?
 
SH. KASTRATI: Sė pari ishte njė zėvendėsim i papritur i rolit tė Orestit. Pėr fat unė e pata lexuar gjithė pjesėn dhe e dija pėrmendėsh. Ky zėvendėsim jo vetėm ndryshoi prezencėn time nė skenė por nisi njė punė e madhe njėjavėshe, mjaft e lodhshme me netė tė pagjuma.
 
Por mbi tė gjitha njė pėrgjegjėsi e madhe ishte sepse luaja kėtė shfaqje premierė nė  njė festival ndėrkombėtar. Pėr aktorė tė tjerė derisa tė shohin veten nė shfaqje premierė para pubikut ka gjithnjė emocione tė forta. Kjo ėshtė njė bilanc pėr tė parė veten se ku je. Po kjo  pėr mua ishte njė pėrgjegjėsi tjetėr mė e madhe qė tė pėrfaqėsoja Teatrin Kombėtar tė Prishtinės nė njė Festival Ndėrkombėtar.
 
PYETJE: Ju erdhi keq per rolin e Piladit dhe cfare ndodhi tek ju nė tranformimin nė njė rol si Oresti?
 
SH. KASTRATI: Ai ishte njė rol qė e doja por nuk me erdhi keq qė  e lashė Piladin sepse ra nė duart e njė aktori mjaft potent qė i besohet cdo rol tjetėr. Sa i pėrket ndryshimit nga Piladi nė Orestia ka qenė vėrtetė njė punė totalisht ndryshe. Sepse edhe botėt qė pėrfaqėsojnė kėto dy personazhe janė mjaft tė ndryshme. Duhej tė ndėrroja lėvizjet nė skenė, duhej tė jepeja dhe tė mendoja pa ndalur tani njė tjetėr karater.
 
Piladi mbarte egėrsi si natyre dhe vendosmėri duke qenė nėn urdhėrat e Perėndive sė asaj kohe. Kurse Oresti duhet tė kishte dhimbje si fėmija pėr nėnėn por njėkohėsisht dhe urrejtjet pėr padrejtėsitė qė I bėri. Brenda Orestit, duhej tė pėrjetoja dy emocione tė pėrziera dashurinė manore dhe urrejtjen kriminale.
 
PYETJE: Oresti i jep fund krimeve qė vijnė nga antikiteti por qė regjisori Hysaj e ka pėrdorur dhe si filozofi e kohės sė sotme pėr fatin e Ballkanit. Ju jeni ndjerė brenda kėsaj “pėrgjegjėsie” tė mesazhit tė regjisorit?
 
SH. KASTRATI: Vepra e Eskilit do mė kishte zėnė dhe mė ka zėnė kur e kam lexuar si Shpėtim ashtu si gjithė lexuesit e tjerė. Por ajo pėrgjegjėsi se unė do tė bėja ndryshimin e kėsaj amullie ballkanike ėshtė paracaktuar prej regjisorit si mesazh mjaft i qartė. Ndėrsa si aktor, ia fala veten me mish e shpirt personazhit tė Orestit dhe e bėra tė gjallė duke qenė edhe vetė viktimė e kėsaj kohe. Ndoshta kjo ka qenė arsyeja qė mė dha nervin dhe i dha vrull shpėrthimit tė Orestit nė finalizimin e kėsaj shfaqje. 
 
PYETJE: E pohuat, skena antike dhe premiera nė njė Festival Ndėrkombėtar ishin ankthi i rolit tuaj.  Keni marrė duartrokitje dhe vlerėsime tė jashtėzakonshme nga kritika. Ēfarė ndjeve nė kėtė skenė?
 
SH. KASTRATI: Ishte njė rol qė e mora me mjaft pėrkushtim dhe pėrgjegjshmėri. Ta mendoje do tė luaja njė rol tė mirė siē ėshtė Oresti nė njė skenė qė i shkon kėsaj vepre eskiliane. Pėr kėtė emocionet ishin mjaft tė forta po ashtu edhe kėnaqėsitė qė pėr herė tė parė po luaja nė njė skenė antike shqiptare.  Po ishte hera e parė e paraqitjes sime pėr publikun shqiptar nė shqip. 
 
 
Serbėt katarsis nė Butrint
 
Nuk kaluan as 20 minuta nga shfaqja e Teatrit Nacional Serb kur shiu u bė sfida e natės sė parafundit nė Festivalin e katėrt Ndėrkombėtar tė Teatrove nė Butrint.  Teatri i Butrinti i mbushur me spektatorė pak nga pak filloi tė zbrasej nga shiu i vrullshėm. Por pati shumė prej tyre qė nuk u larguan duke cuar deri nė fund lojėn qė aktorėt serbė e transformuan nė njė forcė tė brendshme interpretimi. Disa prej tyre ishin aktorėt mė tė vjetėr shqiptar si Kadri Rroshi, Albert Verria apo Tinka Kurti qė tė mbėrthyer nėn zgjidhjen e rastit pėr t’u mos lagur nga shiu pėrcollėn deri nė fund bashkė me pjesėn tjetėr tė publikut shfaqjen e trupės serbe. 
 
Regjisori serb Ljuboslav Majera nė fund tė shfaqjes ka zbritur rrėmbimthi nga vendi drejtues duke thėrritur me entuziasėm drejt aktorėve serb qė t’i drejtonin ata, duartrokitjet drejt publikut shqiptar. Duartrokitje dhe thirrje qė shoqėruan gjatė paraqitjen finalen tė teatrit serb. Ky moment nuk ka kaloi as tė nesermėn e debatit, qė regjisori serb e quajti si njė lloj katarsis qė e solli kjo rastėsi e kohės. Shfaqja “Antogona” e Sofokliut, qė u realizua nga Teatri Kombėtar “Tosa Jovanovic” Serbi nė bashkėpunim dhe me aktorė nga Mali i Zi, u cilėsua dhe si njė moment sublim qė u arrit midis aktorėve dhe publikut nė skenėn antike duke pėrforcuar idenė e humanizmit.
 
Regjisori ka shpjeguar dje nė konferencėn pėr shtyp se kjo vepėr nuk ėshtė thjesht mbartje e antikitet por ka njė gjuhė universale pėr ditėt e sotme qė i takojnė njė lloj kodi moral sipas regjisorit Majera.  I kursyer nė pėrgjigjet e tij por i sigurtė nė universalizmin e humanizmit, regjisori  i teatrit nacional tė Serbisė, u shpreh se gjuha e tij i pėrket civilizmit universal pavarsisht se personazhit kryesor Kreontit i ka dhėnė fytyrėn e pushtetit qė kur bie shkon drejt ēmendurisė. “Njė njeri qė arrin njė pozicion tė tillė sigurisht qė ndryshon sepse i jep dicka tė tmerrshme kjo gjendje, qė mund tė manipulojė me cfarėdoqoftė.
 
Nė kėtė vepėr jam pėrqėndruar me shumė te njeriu, te pėrpjekja e tij qė tė mos tradhėtojė pozicionin ashtu si kolegu nga Prishtina qė na foli pėr pozicionin e korit nė tragjedinė e Orestias”. Ndėrsa drejtori i Teatrit Kombėtar tė Serbisė qė ishte njėkohėsisht dhe aktor, u shpreh nė konferencėn pėr shtyp se “pjesėmarrja e Serbisė  nė kėtė festival ishte njė sfidė. Nuk dua tė pėrmedn kėtu arsye nacionale tė dhimbshme kjo sihte njė ngjarje e madhe emocionale pėr ne. Ajo ēka ndodhi mbrėmė duke pėrfshirė dhe shiun do tė mbahet mend gjatė”
 
 
Fabula
 
Sofokliu i paraqet njerezit ne menyren si duhej te ishin. Krahas personaliteteve te fuqishem, shkrimtari perfaqeson dhe ata te dobtit, te cilet perpiqen te mbajne dhe ndalin te paret (p.sh Antigona dhe motra e saj Ismena).
 
Nuk ka qene shume e zakonte per veprat e Sofokliut qe ne skene te paraqiteshin Zotat, pasi heronjte vepronin ne menyre te pavarur. SHkrimtari ishte me shume i interesuar ne fatin e nje individi se sa te grupit. Antigona eshte tragjedia me e disktuar e Sofokliut. Historia flet per Antigonen e cila e ndodhur midis nje rregulli human dhe hyjnor, zgjedh te parin duke mos i degjuar urdherat e autoriteteve dhe urrejten por vetem ate ē'ka i thoshte zemra e saj.
 
Ndersa Antigona e Teatrit Kombetar "Tosa Jovanovic" nga Zrenjanin eshte luajtur 60 here. Kjo drame ka perfaqesuar teatrin jugosllav ne te gjitha festivalet nderkombetare ne Jugosllavi duke fituar shume ēmime si per performancen e saj ashtu dhe te lojes se aktoreve.
 
 
Thanė pėr shfaqjen
 
Ljuboslav Majera, regjisor
 
“Dua tė falenderoj sė pari publikun shqiptar qė ishte i pranishėm mbrėmė nė shfaqjen tonė. Megjithė motit tė keq dhe me majft shi ato qėndruan deri nė fund pėr tė na ndjekur. Njė moment i tillė pėr mua si regjisor mund tė quhet njė lloj katarsis. Ishte vėrtetė njė rastėsi ajo qė ndodhi qė na bashkoi nėn frymėn e artit.Vepra qė ngrita nė skenėn antike ėshtė pėrgatitur para 6 viteve qė i bashkohet njė kohe kur shoqėria jonė kaloi momente tė vėshtira. Ndaj kjo vepėr qė sollėm nė Butrint ishte si njė farė pėrgjigje pėr kėtė.
 
Kjo vepėr nė vetvete pėrbėn njė kod moral pėr shoqėrinė. Nė kėtė kontekst ky lloj morali na vjen ne ditėt e sotme prej mijėra vitesh. Ky problem qė pėrshkruan shoqėrinė ėshtė njė pėrgjithėsim qė i pėrket civilizimit duke shkaur mė larg deri nė Amerikė. Lidhjet dramaturgjike nė kėtė vėnie shtrihet kėshtu nė hapėsire dhe kohė, ėshtė universale”
 
 
Alfred Bualioti, drejtor i Festivalit
 
“Ka qenė njė moment dramatic qė u kthye nė njė moment sublime. Edhe pse shiu vazhdonte spektatorėt e cuan deri nė fund pėrcjelljen e lojės sė Trupės Nacionale tė Serbisė. Po kėshtu dhe trupa serbe realizoi njė spektakėl tė sukseshėm. Por shfaqja e mbrėmshe shėnoi momente qė nuk do tė harrohen lehtė pėr tė dyja palėt aktorėt dhe publikun qė ndoqi shfaqjen deri nė fund nė teatrin antic tė Butrintit”
 
 
Josif Papagjoni, kritik
 
“Nė shfaqjen e Beogradit ishte njė rikuptimsim i mitit tė lashtė. Kreonti nė konceptin e regjisorit nuk ishte zotėrimi i drejtėsisė dhe shtetit si nė konceptin e e shkruar nga Sofokliu por shkon tek personat qe bėhen mbartės tė fatkeqėsisė sė tyre, kur ato e teprojnė me tė drejtėn e tyre, ndaj bėhen fatkeqė. Ky ėshtė njė mesazh, ndaj shfaqja ėshtė urė mes antikitetit dhe njeriut tė sotėm. Ndėrsa finalja e shfaqjes, momenti kur rrafshohet rera e vendosur nė skenografi, ishte simboli i njė lloj katrasisi tė shoqėrisė. Ky ishte prap njė mesazh i pėrbashkėt dhe i vecantė pėr hapėsirėn Ballkanike”.
 
 
Ruzhdi Pulaha, dramaturg
 
“Ishte njė natė e veēantė e gjithė festivalit, pamė njė shfaqje dinjitoze, zbėrthim nė thellėsi tė tragjedisė, me regji tė pasur nė detaje dhe tablo monumentale. Kishte mjeshtėri aktoreseke por regjisori dhe trupa nuk e kishte parashikuar shtimin e njė personazhi tė ri. Antigona u bė sfida e perėndisė pėr humanizmin dhe tė drejtėn. Pėr kėtė autori, Sofokliu, dėrgoi shiun pėr tė na vėnė nė pozicionin e Antigonės, pėr tė sfiduar natyrėn dhe tė dy palėt e kaluan me sukses provėn. Sepse arti ėshtė sfida mbi natyrėn dhe politikėn e tė tjera dhe gjithmonė do t’i sfidojė”

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.