10.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure 10 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Rugova i dėrgoi njė telegram Bushit nė dyvjetorin e 11 shtatorit

  • Presidenti Rugova takohet nesėr me komisionerin Paten dhe amdinistratorin Holkeri

  • Qeveria e Kosovės ka ndarė 150 mijė euro si ndihmė tė menjėhershme pėr minatorėt e "Trepēės"

  • Kris Paten sot e nesėr qėndron nė Kosovė

  • Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mė 19 shtator vjen nė Prishtinė

  • Holker pas takimit me Solanėn tha se do tė jetė aktor i rėndėsishėm i dialogut midis Prishtinės e Beogradit

  • Robertson e Holkeri dėnuan dhunėn nė Kosovė dhe theksuan se ajo nuk mund tė justifikohet

  • Suedia planifikon tė zvogėlojė numrin e ushtarėve tė vet nė Kosovė

  • Kris Paten tha se nuk duhet lejuar qė tensionimet etnike tė frenojnė pėrparimin politik dhe ekonomik nė Kosovė

  • S.Hyseni: Statusi i pazgjidhur politik, pengesa kryesore pėr zhvillim tė mėtejshėm tė Kosovės

  • Prej 26 deri mė 7 tetor nė Kosovė do tė mbahet Festivali I Ndėrkombėtar i Filmit

  • Zyrtarėt e KFOR-it thonė se nė pikat kufitare zyrtare mes Kosovės dhe Maqedonisė qarkullimi vazhdon normalisht

  • Mesiq e Maroviq kanė kėrkuar falje pėr shkak tė krimeve qė kanė kryer reciprokisht qytetarėt e shteteve tė tyre

  • Komandanti i krahut jugor tė NATO-s Gregori Xhonson ka mbėshtetur aksionin e Maqedonisė

  • kėrkon pėrgjegjėsi konkrete pėr aksionin policor nė fshatin Brezė

  • Pas tensionimit tė situatės nė Maqedoni nė Kosovė kanė arritur edhe tetė familjet

  • Solana zhvilloi njė bisedė telefonike me kryetarin e BDI-sė Ali Ahmetin pėr situatėn e krijuar nė Maqedoni

  • Tė vrarėt nė Brezė janė Jakup Murtezani dhe Qail Sherifi nga njė fshat i Shkupit

  • Nė moshėn 101-vjeēare vdiq regjisorja gjermane Leni Rifenshtal

  • Njė sulmues vetėvrasės me autobombė ka vrarė 3 irakianė dhe ka plagosur dhjetėra tė tjerė

  • Grupi Hamas merr pėrgjegjėsinė pėr 2 shpėrthimet e djeshme nė Izrael

  • Aeroplanėt izraelitė kanė rafshuar shtėpinė e liderit tė Hamasit, kanė plagosur atė dhe kanė vrarė njė tjetėr

  • Janė mbytur 12 imigrantėe ilegalė nė kufirin greko-turk

  • Nė Afganistan janė vrarė 4 punėtorė ndihmės tė njė organizate daneze humanitare

  • Ligjvėnės amerikanė vazhdojnė tė vėnė nė dyshim kėrkesėn e presidentit Bush pėr fonde buxhetore shtesė

  • Shpėrthim nė rajonin kurd tė Irakut

  • Nė dy incidente nė Irak janė vrarė tė pakten dy ushtarė amerikanė dhe njė irakian

  • Ka vdekur Eduard Teller, pionier nė fizikėn molekulare, i quajtur “Baba i bombės H”

  • Njė gjykatė indoneziane ka dėnuar me vdekje njė militant musliman pėr shpėrthimet nė Bali


 
Rugova i dėrgoi njė telegram Bushit nė dyvjetorin e 11 shtatorit
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar sot njė telegram Presidentit tė SHBA-ve, zotit Xhorxh Bush (George W. Bush), me rastin e dyvjetorit tė ngjarjes tragjike tė 11 shtatorit. Nė kėtė telegram thuhet:

"Dy vjet mbas ngjarjes tragjike mbi kullat binjake, Ju dhe SHBA keni bėrė progres tė madh nė eliminimin e terrorizmit ndėrkombėtar, qė kėrcėnon botėn e qytetėruar, paqen dhe lirinė e kombeve.

Sot, pas dy vjetėsh, SHBA kanė dalė mė tė forta sė bashku me miqtė e aleatėt e vet.

Nė emėr tė popullit tė Kosovės, Ju shpreh miqėsinė dhe pėrkrahjen e vendit tim", thuhet nė fund tė telegramit tė Presidentit Rugova drejtuar Presidentit Bush.
 
 
Presidenti Rugova takohet nesėr me komisionerin Paten dhe amdinistratorin Holkeri
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova do tė takohet nesėr nė orėn 9.00 tė mėngjesit me Komisionerin pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Bashkimit Evropian, Kris Paten.

Gjithashtu siē merret vesh, nesėr nė orėn 13.00, Presidenti Rugova do tė takohet edhe me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri.
 
 
Qeveria e Kosovės ka ndarė 150 mijė euro si ndihmė tė menjėhershme pėr minatorėt e "Trepēės"
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Qeveria e Kosovės ka ndarė sot 150 mijė euro si ndihmė tė menjėhershme pėr minatorėt e "Trepēės". Sipas kryeministrit Bajram Rexhepi, shpėrndarjen e mjeteve do ta bėjė sindikata e minatorėve. Kjo shumė deri diku do t'ua lehtėsojė kushtet e jetesės minatorėve, tha ai.

Subjektet mė tė interesuara pėr siguri, rend dhe gjyqėsi tė pavarur nė Kosovė janė qytetarėt dhe institucionet e saj, tha Bajram Rexhepi. Prandaj Rexhepi paralajmėroi se qeveria do tė nxjerrė konkluzionet e pastaj nga shefi i UNMIK_ut do tė kėrkohet mė shumė kompetenca pėr institucionet e Kosovės.
 
"Nuk ka siguri dhe gjyqėsi ideale, mirėpo duhet tė rritet efikasiteti, sidomos pėr kohėn e pasluftės, kur ka pasur shumė raste tė vresjeve tė cilat ende nuk janė zbardhur", tha ai.

Gjithashtu qeveria ka kėrkuar qė tė ketė mė shumė kompetenca nė bordin menaxhimin e AKM.
 
Pėr grevėn e arsimtarėve qeveria ka pėrsėritur se ajo mbetet e angazhuar maksimalisht nė pėrmirėsimin e pozitės sė arsimit. Dhe kjo ėshtė e tėra qė pėr momentin mund tė bėjė ajo.
 
 
Kris Paten sot e nesėr qėndron nė Kosovė
 
Bruksel, 10 shtator 2003 - Pėrfaqėsuesi i lartė i politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian Kris Paten, sot e nesėr do tė qėndrojė pėr njė vizitė nė Kosovė, ku do tė takohet me Presientin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Rexhepi dhe kryeadministratorin Holkeri.

Burimet nga Brukseli theksojnė se Paten do tė bisedojė me udhėheqėsit e Kosovės ndėr tė tjera pėr situatėn e sigurisė nė vend, si dhe pėr procesin e decentralizimit dhe tė privatizimit. BE pret qė dialogu midis Prishtinės dhe Beogradit tė fillojė sa mė shpejtė. Nesėr Paten do tė flasė para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.

Vizita e Patenit nė Prishtinė dhe nė Beograd ka si aspekt tė veēantė edhe shqyrtimin e hapave tė hedhur nga Kosova dhe nga federata serbo-malazeze nė rrugėn e tyre drejt marrėveshjeve tė asociim - stabilitetit me BE-nė. Komisioni Evropian ka muaj qė ka ndėrmarrė nismėn pėr pėfshirjen edhe tė Kosovės nė kėtė proces, pavarėsisht nga mbetja pezull e statusit tė saj pėrfundimtar.

Sipas burimeve nė Bruksel, Paten po ashtu do t'u kėrkojė udhėheqėsve tė Kosovės qė tė ushtrojnė ndikimin e tyre pėr ndalimin urgjent tė dhunės.

Kėto takime do tė shėrbejnė edhe pėr tė sqaruar qėndrimin e BE-sė ndaj ofensivės diplomatike qė Beogradi ka nisur ndaj Kosovės.
 
 
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mė 19 shtator vjen nė Prishtinė
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mė 19 shtator vjen pėr njė vizitė njėditėshe nė Prishtinė. Siē shkruan e pėrditshmja "Zėri", Klinton atė ditė do tė promovohet doktor nderi i Unversitetit tė Prishtinės.
 
Ky titull Klintonit nga Universiteti i Prishtinės i ėshtė ndarė pėr kontributin e tij pėr ēlirimin e Kosovės, nė kohėn kur ai ishte president i SHBA-ve.

Ndryshe Klintoni Kosovėn herėn e parė e ka vizituar nė nėntor tė vitit 1999.
 
 
Holker pas takimit me Solanėn tha se do tė jetė aktor i rėndėsishėm i dialogut midis Prishtinės e Beogradit
 
Bruksel, 10 shtator 2003 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dje pasdite nė Bruksel ka biseduar me pėrfaqėsuesin e lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė BE-sė, Havier Solana pėr dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike dhe sidomos nivelin e pėrfaqėsimit.
 
Gjithashtu nė kėtė takim ėshtė diskutuar pėr ēėshtjet qė do tė trajtohen nė ato bisedime si dhe roli qė do tė luajė Holkeri. Ėshtė theksuar nevoja urgjente pėr distancimin prej akteve tė dhunės dhe prej deklaratave qė vėnė nė rrezik objektivin pėr njė Kosovė demokratike, tė qėndrueshme dhe shumetnike.

Z. Holkeri ka deklaruar se, pavarėsisht nga kontaktet qė ka pasur me anėtarėt e Grupit tė Kontaktit, ai do t'i deklarojė vetėm pas pak javėsh modalitetet dhe formalitetet pėr ēėshtjet me interes praktik nė bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit.

Ndėrkaq, Solana para gazetarėve ka deklaruar shkurt se administratori i ri i UNMIK-ut gėzon mbėshtetjen, angazhimin dhe besimin e tij tė plotė. Solana pėrsėriti ofertėn e BE-s pėr tė kthyer Brukselin nė vendin ku mund tė mbahet dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit, duke shtuar se kjo ėshtė njė alternativė dhe jo njė detyrim.

Sa i takon fillimit tė dialogut Prishtinė-Beograd, Holkeri ka thėnė se ėshtė duke u konsultuar me tė gjithė faktorėt lokalė e ndėrkombėtarė, duke filluar me udhėheqėsit e Kosovės, me ata tė Beogradit, tė Grupit tė Kontaktit nė Moskė dhe deri dje me shefin pėr Politikė tė Jashtme e Siguri tė BE-sė Havier Solanėn.
 
Por, ai nuk ėshtė shprehur se kur do tė zhvilloheshin bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, duke nėnvizuar se do tė jetė pėrgjegjės dhe aktor i rėndėsishėm i kėtyre bisedimeve.
 
 
Robertson e Holkeri dėnuan dhunėn nė Kosovė dhe theksuan se ajo nuk mund tė justifikohet
 
Bruksel, 10 shtator 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Harri Holkeri ėshtė takuar nė selinė e NATO-s nė Bruksel edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, lordin Xhorxh Robertson.

Pas takimit lordi Robertson tha: "Ne dėnojmė dhunėn e kėsaj vere e cila ishte e papranueshme dhe nuk mund tė justifikohet. Ne tė dy duam tė identifikojmė, izolojmė dhe burgosim ata, qė janė shkaktarė tė kėsaj dhune, qė kėrcėnon sigurinė dhe qetėsinė nė Kosovė.
 
Ajo qė ata po bėjnė nuk ėshtė vetėm veprimtari kriminale, por nga ana tjetėr ata po bėjnė pengesa nė rrugėn e Kosovės pėr anėtarėsimin e saj nė familjen e vendeve evropiane. Kjo nuk ėshtė nė interesin e askujt", ka thėnė Robertson.

Pas takimit Holkeri - Robertson ėshtė konfirmuar nga tė dyja palėt se tė ashtuquajturat standarde para statusit pėrfundimtar tė Kosovės e kanė mbėshtetjen e plotė tė NATO-s, BE-sė, OKB-sė dhe Rusisė.
 
 
Suedia planifikon tė zvogėlojė numrin e ushtarėve tė vet nė Kosovė
 
Stokholm, 10 shkurt - Kontributi i Suedisė pėr forcėn paqėruajtėse KFOR nė Kosovė do tė zvogėlohet pas pėrfundimit tė kėtij viti. Suedia planifikon tė ulė numrin e ushtarėve tė saj nga 750 sa janė tani nė 500 syresh.
 
Ky hap ndėrmerret paralel me hapat e vendeve tė tjera tė cilat kontribuojnė me trupat e tyre, por qė edhe ato po zvogėlojnė numrin e ushtarėve tė vet.

Si arsye e hapave tė kėtillė ėshtė vlerėsimi i NATO-s se gjendja e sigurisė nė rajon duket mė e mirė. Pas ndėrrimit tė motmoteve pritet qė forcat paqeruajtėse nė Kosovė tė zvogėlohen nga 22.000 nė 17 500 ushtarė.

Ministrja suedeze e Mbrojtjes Leni Björklund thotė se "nevoja e pranisė ushtarake nė Kosovė tani vlerėsohet si mė vogėl dhe kjo ėshtė njė shenjė pozitive qė nėnkupton suksesin e angazhimit tė forcave paqėsore"./shs/
 
 
Kris Paten tha se nuk duhet lejuar qė tensionimet etnike tė frenojnė pėrparimin politik dhe ekonomik nė Kosovė
 
Bruksel, 10 shtator 2003 - Nė prag tė vizitės nė Kosovė, komesioneri i Bashkimit Evropian pėr Marrėdhėnie tė Jashtme, Kris Paten ka deklaruar se sido qė tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, ardhmėria e Kosovės ėshtė nė Evropė.
 
Lidhur me Kosovėn ekziston nevoja urgjente qė tė hiqet dorė nga marrja e pozicioneve provokative pėr statusin final, ka thėnė Paten. Ai ka nėnvizuar se nuk duhet lejuar qė tensionimet etnike tė frenojnė pėrparimin politik dhe ekonomik nė Kosovė.
 
 
S.Hyseni: Statusi i pazgjidhur politik, pengesa kryesore pėr zhvillim tė mėtejshėm tė Kosovės
 
Dublin, 10 shtator 2003 - Kėshilltari i lartė politik i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, z. Skender Hyseni, po qėndron pėr njė vizitė dyditėshe nė Republikėn e Irlandės, e cila nga 1 janari i vitit tė ardhshėm e merr kryesimin e Bashkimit Evropian.

Zoti Hyseni pati takime me zyrtarė tė lartė tė Departamentit pėr Punė tė Jashtme nė Dablin, duke pėrfshirė drejtorin e pėrgjithshėm, z. Alen Djuks, si dhe me anėtarė tė bordit tė Institutit Evropian, me senatorin Xhim Higinz [Higgins], pėrfaqėsues i Komitetit pėr Ēėshtje Evropiane dhe i delegacionit tė Irlandės nė Kėshillin e Evropės, me pėrfaqėsues tė sindikatave, si dhe me aktivistė kosovarė dhe irlandezė.

Nė kėto takime, kėshilltari i Presidentit Rugova foli pėr pėrparimet qė janė bėrė nė Kosovė pas luftės, sidomos nė fushėn e rindėrtimeve, duke vėnė nė spikamė se statusi i pazgjidhur politik i Kosovės bėhet pengesa kryesore pėr zhvillim tė mėtejshėm tė vendit.
 
Nė punė tė zhvillimit ekonomik, duhen investime tė jashtme dhe qasje nė institucionet financiare ndėrkombėtare, tha z. Hyseni, pėr tė theksuar se kėto nuk janė tė mundshme pa u pasė zgjidhur ēėshtja e statusit final tė Kosovės. Stagnimi nė fushėn ekonomike mund tė ēojė nė destabilizim social, nė kohėn kur shkalla e papunėsisė ėshtė e madhe, ka nėnvizuar z. Skender Hyseni.

Kėshilltari i Presidentit Rugova tha se ka pasur zgjidhje tė kėqija politike nė tė kaluarėn, ndėrsa tani ėshtė koha qė tė bėhen zgjidhje qė do tė sigurojnė paqe tė pėrhershme nė rajon. Kjo ėshtė e mundshme vetėm me pavarėsi plotė tė Kosovės, tha ai.

Zoti Hyseni theksoi nevojėn qė bashkėsia ndėrkombėtare tė ketė strategji dhe vizion tė qartė pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė kėtė kontekst, ai nėnvizoi domosdonė qė Kosova tė ketė pėrfaqėsim jashtė.
 
Pėr shembull, Kosova duhet tė ketė zyrė tė pėrhershme nė Bruksel, tha ai, si dhe mundėsi qė pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Kosovės tė jenė tė pranishėm jashtė, nė mėnyrė qė tė dėgjohet zėri i tyre autentik. Nėse zėvendėskryeministri i Serbisė Ēoviq mund t'i drejtohet Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pse kjo e drejtė t'u mohohet pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė Kosovės? –shtroi pyetjen z. Hyseni.

Duke folur pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė, kėshilltari i lartė i Presidentit Rugova vuri nė dukje se kjo ėshtė fushė e pėrgjegjėsisė sė UNMIK-ut. "Pėr aq sa kemi pushtet, ne pėrpiqemi pėr sigurinė e tė gjithėve, edhe tė minoriteteve", tha ai.

Skender Hyseni siguroi zyrtarėt e qeverisė sė Irlandės duke thėnė: "Le tė mos ketė fije dyshimi se ne jemi tė pėrkushtuar pėr tė vendosur njė demokraci pluraliste, me ekonomi tregu, respektim tė plotė tė tė drejtave tė pakicave etnike, media tė lira – njė shtet qė do tė jetė pjesė e Evropės dhe e strukturave evro-atlantike, nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".

Kėshilltari i Presidentit Rugova shprehu shpresėn se gjatė kryesimit tė Bashkimit Evropian, Irlanda do tė komunikojė drejtpėrdrejt me pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Kosovės dhe t'i mbėshtesė ata pėr tė realizuar synimet e veta.
 
 
Prej 26 deri mė 7 tetor nė Kosovė do tė mbahet Festivali I Ndėrkombėtar i Filmit
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Prej 26 deri mė 7 tetor nė Kosovė do tė mbahet Festivali I Ndėrkombėtar i Filmit.
 
Gjatė dhjetė ditėve parashikohen tė shfaqen 21 filma tė kinematografive kombėtare tė shteteve tė ndryshme tė Evropės dhe tė Indisė. Kėshilli Organizativ tashmė ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė organizimit tė kėtij manifestimi tė rėndėsishėm kulturor, i cili mbahet nėn pėrkujdesjen e Ministrisė sė Kulturės.

Pėr mbarėvajtjen e organizimit tė kėtij festivali, pėr vendet pejsėmarrėse, mė tepėr hollėsi do tė jipen nesėr nė njė konferencė pėr media, nė zyrat e “Kosovafilmit”, nė Prishtinė.
 
 
Zyrtarėt e KFOR-it thonė se nė pikat kufitare zyrtare mes Kosovės dhe Maqedonisė qarkullimi vazhdon normalisht
 
Prishtinė, 10 shtator 2003 - Zyrtarėt ushtarakė tė forcave paqeruajtėse nė Kosovė thanė dje se ata nuk kanė parė ndonjė lėvizje tė personave apo kalim ilegal tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Zėdhėnėsi i KFOR-it Kris Tomposon tha se nė pikat kufitare zyrtare kalimi i personave po vazhdon normalisht dhe nuk ėshtė hetuar ndonjė ērregullim.

Kėto komente zėdhėnėsi i KFOR-it i bėri dje pasdite pas gjendjes sė fundit tė krijuar nė Maqedoni dhe luftimeve qė ndodhėn nė veriperendim tė saj. Ai tha se forcat paqeruajtėse po vazhdojnė tė kontrollojnė vijėn kufitare dhe deri tash nuk kanė vėrejtur asgjė tė pazakontė. Megjithė kėtė sipas zėdhėnėsit Tompson njėsitet e KFOR-it mbesin tė pėrkushtuara pėr tė penguar ēdo bartje tė dhunės nė territorin e Kosovės.
 
 
Mesiq e Maroviq kanė kėrkuar falje pėr shkak tė krimeve qė kanė kryer reciprokisht qytetarėt e shteteve tė tyre
 
Beograd, 10 shtator 2003 - Presidenti i Kroacisė Stipe Mesiq sot po viziton Beogradin, ku ka biseduar me homologun e tij serbo-malazez Svetozar Maroviq.

Mesiq e Maroviq kanė kėrkuar falje sot pėr shkak tė krimeve qė kanė kryer reciprokisht qytetarėt e shteteve tė tyre dhe janė angashuar pėr forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

Maroviq para mediave ka thėnė se dėshiron tė kėrkojė falje pėr tė gjitha tė kėqijat qė cilido qytetar i Malit tė Zi dhe i Serbisė i ka bėrė kujdoqoftė nė Kroaci.
 
Ndėrkaq, Mesiq, si shef i parė shtetit kroat qė viziton Beogradin pas shpėrbėrjes sė RSFJ-sė, ka pranuar kėtė kėrkim faljeje simbolike, duke shtuar se nga ana e tij u kėrkon falje tė gjithė atyre tė cilėve qytetarėt e Kroacisė kurdoqoftė i kanė shkaktuar dhembje apo dėm duke keqpėrdorur pozicionet apo duke veprur nė kundėrshtim me ligjin.
 
 
Komandanti i krahut jugor tė NATO-s Gregori Xhonson ka mbėshtetur aksionin e Maqedonisė
 
Sarajevė, 10 shtator 2003 - Komandanti i krahut jugor tė NATO-s admirali Gregori Xhonson ka lavdėruar aksionin e Maqedonisė, siē ėshtė shprehur, kundėr grupit tė vogėl tė rebelėve etnikė shqiptarė. Xhonson ka deklaruar se Avdyl Jakupi, i cili e quan veten komandant tė AKSH-sė dhe aleatėt e tij qė paraqiten si luftėtarė pėr Shqipėrinė e madhe, janė vetėm kriminelė qė fshihen pas ideve patriotike, ka thėnė Xhonson gjatė vizitės sė tij dje nė Sarajevė.

Ndėrkaq zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit Riērad Bauēer ka thėnė se SHBA-tė mbėshtesin aksionin legjitim tė qeverisė maqedonase kundėr grupeve tė armatosura qė synojnė minimin e paqes dhe tė stabilitetit nė Maqedoni.
 
 
BDI kėrkon pėrgjegjėsi konkrete pėr aksionin policor nė fshatin Brezė
 
Shkup, 10 shtator 2003 - Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) kėrkon nga partnerėt e saj nė qeverinė maqedonase tė koalicionit pėrcaktimin e tė vėrtetės pėr aksionin policor nė fshatin Brezė dhe pėrgjegjėsi konkrete pėr kryerjen e tij.
 
BDI konsideron se ėshtė e nevojshme tė zbatohen refroma tė thella nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe tė Mbrojtjes si kusht pėr anėtarėsim nė NATO dhe nė strukturat e tjera.
 
Kėshtu ka deklaruar mbrėmė pėr mediat nėnkryetari i BDI-sė Agron Buxhaku pas mbledhjes sė Kryesisė sė partisė, nė tė cilėn morėn pjesė edhe anėtarėt e qeverisė nga radhėt e BDI-sė dhe deputetėt e saj nė parlament. Por Buxhaku ka refuzuar tė pėrgjigjet nėse ky ėshtė kusht pėr tė mbetur BDI nė koalicionin qeveritar.
 
 
Pas tensionimit tė situatės nė Maqedoni nė Kosovė kanė arritur edhe tetė familjet
 
Shkup, 10 shtator 2003 - Pas tensionimit tė situatės nė Maqedoni nė fshatrat afėr kufirit Me Kosovė kėtu kanė arritur edhe familjet e para shqiptare refugjatė nga Maqedonia.
 
Pėrfaqėsuesit e shoqatave humanitare bėjnė tė ditur se deri mė tash nė Kosovė janė vendosur tetė familje refugjatėsh nga zona e Likovės dhe Kumanovės me mbi 40 anėtarė. Kėto familje janė sistemuar nė Komunėn e Vitisė nė Kosovėn Lindore.
 
Shoqatatat humanitare po ashtu thonė se janė tė pėrgatitura dhe kanė siguruar strehimore tė improvizuara nė pritje tė ndonjė fluksi tjetėr tė mundshėm refugjatėsh nga Maqedonia.
 
 
Solana zhvilloi njė bisedė telefonike me kryetarin e BDI-sė Ali Ahmetin pėr situatėn e krijuar nė Maqedoni
 
Shkup, 10 shtator 2003 - Zėdhėnėsit e OSBE-sė dhe BE-sė nė Maqedoni thonė se nuk disponojnė me informacione mė tė sakta pėr dėmet e bėra gjatė aksionit policor nė Brezė, meqė pėrfaqėsuesit e kėtyre institucioneve pėr shkaqe tė sigurisė nuk kanė dalė nė terren.
 
Gjatė ditės sė marte pėrfaqėsuesit e Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, tė BE-sė dhe OSBE-sė kanė qėndruar nė disa fshatra tė Karadakut tė Shkupit dhe pritet qė pas pėrpilimit tė raportit tė tyre tė prezentohen tė dhėna tė reja nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė.

Pėrfaqėsusi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri Havier Solana, ka zhvilluar njė bisedė telefonike me kryetarin e BDI-sė Ali Ahmeti pėr gjendjen aktuale nė Maqedoni.

Po ashtu njoftohet se kėshilltari i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s tė lordit Robertson, Robert Teri ėshtė takuar me udhėheqėsit mė tė lartė tė BDI-sė tė cilėve u ka pėrcjellė interesimin dhe shqetėsimin e NATO-s pėr situatėn e krijuar nė Maqedoni.
 
 
Tė vrarėt nė Brezė janė Jakup Murtezani dhe Qail Sherifi nga njė fshat i Shkupit
 
Shkup, 10 shtator 2003 - Autoritetet e Shkupit kanė bėrė tė ditur dje pasdite identitetin e dy personave tė vrarė gjatė aksionit tė forcave ushtarake e policore maqedonase nė Malėsinė e Karadakut tė Shkupit, pėrkatėsisht nė fshatin Brezė.
 
Zėdhėnėsja e Ministrisė sė Brendshme tė Maqedonisė, Mirjana Kontevska ka thėnė se ata janė Jakup Murtezani dhe Qail Sherifi 17-vjeēar qė tė dy nga fshati Hasan Beg i Shkupit. Kontevska ka shtuar se po punohet edhe nė identifikimin e dy personave tė plagosur, pėr tė cilėt nuk kanė pasur mundėsi qė tė kapėn nga forcat policore.
 
 
Nė moshėn 101-vjeēare vdiq regjisorja gjermane Leni Rifenshtal
 
Berlin, 10 shtator 2003 - Leni Rifenshtal, kineastja gjermane, qė ėshtė akuzuar se ka glorifikuar nazizmin nė Gjermani, me filmat e saj dokumentarė, nė vitet '30-ta, ka vdekur nė moshėn 101 vjeēare.

Mediat gjermane kanė cituar njė mik tė Rifenshtalit, tė ketė thėnė se ajo vdiq nė gjumė, natėn e tė hėnės nė shtėpinė e saj nė Bavari. Ajo vuante nga kanceri.

Leni Rifenshtal do tė kujtohet pėr dy filmat e saj tė famshėm ose famėkeq, "Triumfi i Vullnetit", njė film i vitit 1935 rreth njė manifestimi nazist nė Nuremberg dhe "Olympia", filmi i saj dokumentar epik katėr orėsh pėr Lojėrat Olimike tė Berlinit.

Por debatet nėse filmat e saj janė vepra arti apo thjesht propagandė, vazhdon.

Sigurisht, qė nė kėto filma, ajo pėrdori metoda teknike revolucionare pėr kohėn dhe vlera e tyre teknike as qė vihet nė dyshim.

Por akuza se ajo i thurri lavde nazistėve qėndron. Ajo, pas luftės, kaloi katėr vjet nė burg.
Mė vonė, Rifenshtal u pėrpoq qė t'i shmanget statusit tė saj elitar.

Nė vitet gjashtėdhjetė, ajo udhėtoi nė Afrikė, ku fotografoi pjesėtar tė fist Nubia.

Pėr disa, obsesioni i saj pėr bukurinė fizike mashkullore ishte konfirmim i idealit tė saj fashist.
Pati dhe nga ata qė e panė kėtė zgjedhje tė saj si kundėrshtim ndaj obsesisonit tė Hitlerit pėr racėn ariane.

Kur ishte nė tė shtatėdhjetat, ajo bėri zhytje nėnujore dhe u mor me fotografimin e botės nėnujore, qė cilėt u vlerėsuan gjerėsisht nga kritika.

Mbrojtėsit e Rifenshtalit do tė thonė se ajo ishte e obsesionuar me formėn dhe nuk ishte aspak e interesuar pėr politikėn, por ka shumė pak gjasa qė vdekja e saj, t'i japė fund debateve rreth figurės sė Leni Rifenshtalit.
 
 
Njė sulmues vetėvrasės me autobombė ka vrarė 3 irakianė dhe ka plagosur dhjetėra tė tjerė
 
Irbil, Irak, 10 shtator 2003 – Njė sulmues vetėvrasės me autobombė ka hedhur veten nė erė me njė shpėrthim jashtė selisė sė zbulimit amerikan dhe kėshtu ka vrarė tre irakianė dhe ka plagosur dhjetėra tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe 6 amerikanė, ka bėrė tė ditur sot (e merkurė) njė zyrtar i sigurimit kurd, njofton AP.
 
Zyrtari nė fjalė ka thėnė me kusht anonimiteti se automjeti ka qenė i mbushur plot TNT dhe shėrthimi i tij ka shkatėrruar disa shtėpi fqinje tė rrethuara ga ushtarėt amerikanė.

Sipas njė dėshmitari, tė shtrirė nė spital dhe qė ishte plagosur lehtė nė kėtė incident, automjeti i tipit KIA i ėshtė afruar shpejt vendit tė ngjarjes dhe ka shpėrthyer kur ngasėsi ishte brenda tij.
 
 
Grupi Hamas merr pėrgjegjėsinė pėr 2 shpėrthimet e djeshme nė Izrael
 
Ramallah, 10 shtator 2003 - Krahu ushtarak i Hamasit e mori pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet me anė tė njė deklarate pasi tė paktėn 6 veta humbėn jetėn dhe tė paktėn 40 tė tjerė u plagosėn nė njė kafene tė Jeruzalemit plot me njerėz.
 
Ky sulm u krye vetėm disa orė pas njė shpėrthimi tjetėr vetėvrasės afėr Tel Avivit, ku u vranė tė paktėn 7 veta dhe u plagosėn 15 tė tjerė.

Mė parė ushtria izraelite vrau 2 ekstremistė tė grupit Hamas nė Bregun Perėndimor.

Shpėrthimi ndodhi rreth orės 11 e gjysėm sipas orės lokale nė njė zonė moderne banimi, e njohur si Kolonia Gjermane, nė pjesėn perėndimore tė qytetit.
 
 
Aeroplanėt izraelitė kanė rafshuar shtėpinė e liderit tė Hamasit, kanė plagosur atė dhe kanė vrarė njė tjetėr
 
Gaza, 10 shtator 2003 – Aeroplanėt izraelitė tė luftės kanė bėrė sot (e merkurė) rafshė me tokė shtėpinė e liderit tė Hamasit, Mahmud Zahar, duke e plagosur atė, por kanė vrarė djalin dhe njė truproje tė tij, njofton AP.
 
Ky sulm ėshtė bėrė nė shenjė hakmarrjeje pėr dy sulmet vetėvrasėse me bombė njė ditė mė parė kur u vranė 15 izraelitė. Me vėnien nė shėnjestėr tė shtėpisė sė Zaharit, Izraeli sinjalizon pėrshkallėzimin e mėtejmė tė fushatės kundėr ktij grupi militant islamik.
 
Nė sulmet e tri javėve tė fundit, Izraeli ka vrarė 12 pjesėtarė tė Hamasit, por sulmi i sotėm ėshtė hera e parė qė sulmohet njė lider nė shtėpinė e tij.
 
 
Janė mbytur 12 imigrantėe ilegalė nė kufirin greko-turk
 
Athinė, 10 shtator 2003 - Janė gjetur trupat e 12 imigrantėve ilegalė nė lumin Evros pėrgjatė kufirit greko-turk, njoftojnė agjencitė e lajmeve. Zyrtarėt e Athinės njoftuan se imigrantėt, kombėsia e tė cilėve nuk dihet ende, janė mbytur nė pėrpjekje pėr tė hyrė nė Greqi nga Turqia.
 
 
Nė Afganistan janė vrarė 4 punėtorė ndihmės tė njė organizate daneze humanitare
 
Kabul, 10 shtator 2003 – Katėr punėtorė ndihmės tė njė organizate daneze humanitare janė vrarė nė pritė nė automjetin e tyre nė njė pjesė tė largėt tė vendit, ka bėrė tė ditur Agjencia daneze e ndihmave.
 
Komiteti danez pėr ndihma nė Afganistan (Dacaar) ka thėnė se punėtorėt kanė qenė duke udhėtuar nė provincėn qendrore Gazni kur njė bandė e ka ndalur automjetin e tyre, i ka nxjerrė prej tij dhe 4 syresh i kanė vrarė, kurse i pesti ka arritur tė shpėtojė i plagosur.
 
Dacaar ka thėnė se dy nga tė vrarėt kanė punuar pėr organizatėn e tyre, kurse tre tė tjerėt kanė qenė afganė vendorė.

Nuk dihet kush mund tė kenė qenė vrasėsit, por supozohet tė kenė qenė ithtarė tė regjimit tė pėrmbysur taliban.
 
 
Ligjvėnės amerikanė vazhdojnė tė vėnė nė dyshim kėrkesėn e presidentit Bush pėr fonde buxhetore shtesė
 
Uashington, 10 shtator 2003 - Anėtarė tė kongresit amerikan vazhdojnė tė shprehin shqetėsime rreth kėrkesės sė presidentit Bush pėr fonde shtesė prej 87 miliardė dollarėsh pėr stabilizimin dhe rindėrtimin e Irakut.
 
Demokratė nė kongres thonė se fondet duhet tė pėrdoren pėr nevoja urgjente shoqėrore nė Shtetet e Bashkuara dhe pėr tė kapėrcyer dobėsitė nė sigurinė kombėtare, qė e kanė lėnė vendin tė pa mbrojtur ndaj sulmeve terroriste.

Tė dielėn e kaluar, presidenti Bush tha se tani Iraku ėshtė vija e parė e frontit nė luftėn kundėr terrorizmit dhe i kėrkoi kongresit tė miratojė fonde tė reja prej 87 miliardė dollarėsh pėrveē 80 miliardė dollarėve, tė miratuara nė fillim tė kėtij viti.
 
 
Shpėrthim nė rajonin kurd tė Irakut
 
Irbil, Irak, 10 shtator 2003 - Njė makinė bombė ka shpėrthyer jashtė zyrave, qė pėrdoren nga trupat amerikane, nė afėrsi tė qytetit kurd Irbil. Dy persona thuhet tė jenė vrarė dhe rreth 40 tė tjerė janė plagosur, nė mesin e tė cilėve ka edhe fėmijė. Shumica e tė vrarėve thuhet tė jenė banorė vendas ose roja tė zyres.
Njė zėdhėnės i trupave amerikane tha se edhe gjashtė ameriknė janė plagosur nė shpėrthim, por nuk saktėsoi nėse bėhet fjalė pėr personel ushtarak apo pėr civilė.
 
 
Nė dy incidente nė Irak janė vrarė tė pakten dy ushtarė amerikanė dhe njė irakian
 
Bagdad, 10 shtator 2003 – Nga shpėrthimi i njė autobombe nė pjesėn mė paqėsore kurde, nė Irakun verior, ėshtė vrarė tė pakten njė person dhe janė plagosur disa tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe 6 vetė tė personelit ushtarak amerikan, ka bėrė tė ditur sot (e merkurė) ushtria amerikane, njofton Rojter.

Po kėshtu njoftohet se nė njė sulm tjetėr, ėshtė vrarė edhe njė ushtar amerikan, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur kur nė njė pritė ėshtė sulmuar automjeti i tyre nė verilindje tė Bagdadiit, ka bėrė tė ditur Komanda qendrore amerikane. I njėjti burim ka konfitrmuar se nė kėto incidente ėshtė vrarė njė irakian, kurse janė plagosur 47 tė tjerė.
 
 
Ka vdekur Eduard Teller, pionier nė fizikėn molekulare, i quajtur “Baba i bombės H”
 
Stanford, Kaliforni, 10 shtator 2003 – Eduard Teller, pionier nė fizikėn molekulare, i quajtur “Baba i bombės H” (hidrogjenike) pėr rolin e tij nė nė zhvillimin e hershėm tė armėve bėrthamore, ka vdekur dje nė moshėn 95-vjeēare, ka bėrė tė ditur sot (e merkurė) zėdhėnėsja e Universitetit tė Stanfordit tė SHBA-ve, njofton Rojter.
 
Nė njoftiom thuhet se Treller kishte pėsuar njė infarkt nė fillim tė kėsaj jave dhe ka vdekur nė shtėpinė e tij nė kompleksin universitar. Teller, shtetas amerikan me prejardhje hungareze, ka qenė anėtar kryesor i grupit tė shkencėtarėve tė lartė qė kanė ikur nga Gjermania e Hitlerit dhe ka punuar nė Projktin e Manhatenit, program sekret pėr zhvillimin e bombės atomike.
 
 
Njė gjykatė indoneziane ka dėnuar me vdekje njė militant musliman pėr shpėrthimet nė Bali
 
Bali, Indonezi, 10 shtator 2003 – Njė gjykatė indoneziane i ka shqiptuar sot (e merkurė) dėnimin me vdekje njė militanti musliman pėr rol shumė tė rėndėsishėm nė shpėrthimet e bombave nė Bali dhe ky ėshtė rasti i dytė i shqiptimit tė dėnimeve me vdekje nė lidhje me kėto sulme.
 
Imam Samudra, 33-vjeēar, ekspert i kompjuterėve, ėshtė akuzuar pėr organizimin dhe kryerjen e krimeve terroriste nė lidhje me shpėrthimet nė klubet e natės nė tetor, kur u vranė 202 njerėz, kryesisht turistė tė huaj.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.