9.09.2003 - Trepca.net

Nju Jork: zhvillohet funerali i zjarrėfikėsit tė vrarė nė 11 shtator, 2001


     

9 shtator 2003  / “Zėri i Amerikės”

Zjarrfikėsit e Nju Jorkut morėn pjesė dje nė funeralin e njėrit prej disa qindra kolegėve tė tyre tė vrarė nė tragjedinė e 11 shtatorit 2001. Trupi i tij nuk arriti kurrė tė identifikohej, prandaj u desh tė kalonin dy vjet qė mė nė fund atij ti jepej lamtumira e fundit, tani nė pėrvjetorin e dytė tė sulmeve terroriste nė Nju Jork dhe Uashington.

Dje u mbyll njė kapitull nė pasojat qė la tragjedia e 11 shtatorit: u zhvillua funerali i zjarrfikėsit Michael Ragusa, i fundit midis 343 kolegėve tė tij qė humbėn jetėn nė sulmet terroriste. Nė ceremoninė e pėrmortėshme tė zhvilluar nė kishėn katolike tė Shėn Bernardit nė Brooklyn morėn pjesė disa mijra zjarrfikės.

Tė veshur me uniforma, zjarrfikėsit ndoqėn procesionin e gajdeve dhe trumpetave si dhe grupin e motocikletave qė shoqėronin dy makina zjarrfikėse, nė njėrėn prej tė cilave ndodhej arkivoli ku ishte vendosur vetėm njė shishe e vogėl me gjakun e Michaelit.

Trupi i Michael Ragusės nuk u identifikua kurrė , por kohėt e fundit familja e tij zbuloi se zjarrfikėsi 29-vjeēar kishte dhuruar gjak nė njė qendėr shėndetėsore, prandaj ata vendosėn tė pėrdorin njė pjesė tė kėtij gjaku pėr varrim. "Pėr njerėzit e Nju Jorkut ky ėshtė njė moment reflektimi, njė rast pėr tė nderuar pjestarin e fundit tė njė grupi heronjsh, vepra e tė cilėve i dha qytetit forcėn pėr tu rindėrtuar. Pėr familjen e zotit Ragusa, ky ėshtė rasti pėr t’i dhėnė lamtumirėn njeriut tė tyre," tha kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Nje duartrokitje e gjatė pėr ata qė atė ditė fatale tė 11 shtatorit iu pėrgjigjėn thirrjes dhe shkuan pėr tė ndihmuar nė Kullat Binjake. Nė sulmet terroriste mbi qendrėn botėrore tė tregtisė humbėn jetėn rreth 2 mijė e 800 vetė, por shpėtuan dhjetra mijra tė tjerė.

Pėr shumė nga zjarrfikėsit, kjo ceremoni e pėrmortėshme ishte njė ēast historik: ”Pėr shumė nga ne, kjo ceremoni i jep fund njė kapitulli, gjatė tė cilit ne pėrcollėm kolegėt qė humbėn jetėn,” thotė John Hilley, shefi i njė grupi zjarrfikės tė Nju Jorkut.

Ndėrsa Richard Hill shpjegon se zjarrfikėsit ata janė si njė familje e madhe prandaj pjesmarrja e tė gjithėve nė kėtė funeral ka shumė rėndėsi. Ai thotė se erdhi nė kėtė ceremoni pikėrisht pėr tė treguar solidaritetin ndaj kolegėve tė tij. Kjo ėshtė ceremonia e fundit e pėrmortėshme qė zhvillohet pėr zjarrėfikėsit qė humbėn jetėn nė Kullat Binjake, thotė Richard Hill.

Pasnesėr, pritet tė zhvillohet njė ceremoni solemne nė Kuotėn Zero tė Nju Jorkut, ku emrat e atyre qė humbėn jetėn do tė lexohen me zė tė lartė nga fėmijėt, ndėrsa familjarėt e viktimave do tė mblidhen nė gropėn mbi tė cilėn ngriheshin dikur kullat binjake.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.