9.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte 9 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti sot pėrfaqėsuesit e minatorėve tė "Trepēės"

  • Paten e Holkeri tė enjtėn flasin nė Kuvendin e Kosovės

  • Holkeri nė Bruksel takohet me Solanėn e Robertsonin

  • Roli i Holkerit nė bisedimet mes Prishtinės e Beogradit qartėsohet sot nė Beograd, thotė zėdhėnėsja e UNMIK-ut

  • Kris Paten nesėr arrin nė Kosovė

  • Komisioni pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar thotė se me Beogradim mund tė bisedohet vetėm pėr ēėshtje qė nuk e prekin statusin

  • Tre kosovarė marrin pjesė nė manifestimin pėrkujtimor ēiklistik “Fytyra e Amerikės”

  • Pėrfaqėsuesit e Ombudspersonit pas vizitės nė burgun e Dubravės kanė konstatuar se trajtimi ishte korrekt

  • Mbi 200 tė burgosur tė burgut tė Dubravės janė dėrguar nė burgun e tjera tė Kosovės

  • Udhėheqėsit e SBASHK-ut kanė vendosur mbrėmė ta vazhdojnė grevėn e punėtorėve tė arsimit nė Kosovė

  • Pushteti lokal nė Mitrovicė kaherė ka shprehur gatishėmrinė pėr zgjidhjen e problemit tė personave tė zhvendosur

  • SHBA mbėshtet qeverinė maqedonase

  • Sipas AKSH-sė, gjatė luftimeve nė Brezė janė vrarė 4 vetė dhe 6 janė plagosur

  • BE pėrgėnjeshtron spekullimet nė Tiranė

  • Trupat e dy tė vrarėve nė Brezė tė Karadakut janė dorėzuar nė Institutin pėr Mjekėsi Ligjore nė Shkup

  • Autoritetet e Shkupit paralajmėrojnė njė fazė tė tretė kundėr grupeve tė armatosura nė fshatrat e Karadakut

  • Nė takimin Cėrvenkovski dhe Ahmeti u bė e ditur se nuk do tė ketė veprime sulmuese nga policia

  • Zėdhėnėsja e OSBE-sė thotė se nė Brezė ka vėrejtur njė shtėpi tė dėmtuar, por jo edhe shkolla dhe xhamia e fshatit

  • Shqipėria po merr pjesė nė dy stėrvitje tė veēanta ushtarake me Britaninė dhe me SHBA-tė

  • Tė shtėna kundėr ambasadės britanike nė Teheran

  • Nga shpėrthimi i njė mine nė qytetin Falluxha janė plagosur katėr ushtarė amerikanė

  • Nė Singapor njė person ėshtė sėmurė nga Sars-i

  • Mbi 100 vetė gjetėn vdekjen nė njė aksident automobilistik nė Nigeri

  • SHBA kėrkojnė mė tepėr kompetenca pėr kryeministrin e ri palestinez

  • Koreja e Veriut kremton sot 55-vjetorin e themelimit tė republikės

  • Kofi Anan fton pėr bisedime ministrat e jashtėm tė shteteve anėtare tė pėrheshme tė Kėshillit tė Sigurimit

  • Gjermania e gatshme tė mbėshtesė rindėrtimin e Irakut

  • Presidenti Bush i kėrkon Kongresit tė miratojė me shpejtėsi 87 miliardė dollarėt pėr Irakun dhe Afganistanin

  • Pauell takohet nė Gjenevė me homologėt e tij nga 4 vendet anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit

  • Korei kėrkon garanci nga Evropa dhe SHBA


 
Presidenti Rugova priti sot pėrfaqėsuesit e minatorėve tė "Trepēės"
 
Prishtnė, 9 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot pėrfaqėsuesit e minatorėve tė "Trepēės", z. Halil Ēela, kryetar i Kėshillit grevist, z. Hasan Potokun, kryetar i Sindikatės dhe z. Hazir Hazirin, anėtar.

Pėrfaqėsuesit e minatorėve e njoftuan Presidentin Rugova me gjendjen e minatorėve, 700 prej tė cilėve kanė hyrė nė njė gevė me kėrkesa pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre sociale e tė punės.

Pėrfaqėsuesit e minatorėve kėrkuan nga Presidenti Rugova qė institutucionet e Kosovės tė bėjnė ēmos qė tė zgjidhin proplemet e tyre, pėr tė shmangur shkallėzimin e situatės sė grevės.

Presidenti Rugova, pasi vlerėsoi kontributin e minatorėve, tha se dihet qė edhe gjendja aktuale e tyre ėshtė e rėndė.
 
Pėr momentin duhet bėrė atė qė mund tė bėhet pėr tė zbutur situatėn sociale, duke shfrytėzuar mundėsinė e pensionimit tė atyre qė i plotėsojnė kushtet dhe duke kėrkuar mėnyra pėr ndihma pėr tė tjerėt qė mbesin tė papunė derisa tė fillojė miniera nga puna, u tha nė takim.

Presidenti Rugova tha se gjithsesi do tė bėjė pėrpjekje qė bashkė institucionet dhe UNMIK-un tė ndihmohen minatorėt.
 
 
Paten e Holkeri tė enjtėn flasin nė Kuvendin e Kosovės
 
Prishtnė, 9 shtator 2003 - Komisioneri i politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Kris Paten dhe kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri, tė enjtėn do t'u drejtohen deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės gjatė seancės sė radhės.

Ndryshe Kryesia e Parlamentit diskutoi sot pėr seancėn e sė enjtės, nė tė cilėn pritet tė shqyrtohen dy projektligje.

Ndėrkaq, nė seancėn e 18 shtatorit Kryesia ka vėnė si pikė tė parė tė rendit tė ditės debatin pėr situatėn aktuale politike nė Kosovė, qė ishte kėrkuar nė seancėn e kaluar.
 
 
Holkeri nė Bruksel takohet me Solanėn e Robertsonin
 
Bruksel, 9 shtator 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri gjatė turneut tė tij nėpėr disa qendra evropiane, dje nė Gjenevė ėshtė takuar me ish-kryeadministratorin Shtajner, ndėrkaq sot ai ndodhet nė Bruksel, ku nė mesditė zhvilloi njė takim me Havier Solanėn, shef i politikės sė jashtme dhe tė sigurisė tė BE-sė. Holkeri e Solana nė rend dite kanė ēėshtjen e sigurisė dhe tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Ndėrkaq nė orėt e pasditės Holkeri do tė takohet edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė NAT0-s Xhorxh Robertson.
 
 
Roli i Holkerit nė bisedimet mes Prishtinės e Beogradit qartėsohet sot nė Beograd, thotė zėdhėnėsja e UNMIK-ut
 
Bruksel, 9 shtator 2003 - Roli i shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri nė bisedimet ndėrmjet Prishtinės e Beogradit do tė qartėsohet pas bisedave tė tij sot nė Bruksel, me shefin e diplomacisė sė BE-sė Havier Solana, tha zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic. Ajo pėrsėriti se bisedimet mes Prishtinės e Beogradit nuk kanė tė bėjnė me statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Gjithashtu Karlovic bėri tė ditur pėr formimin e njė komisioni pėr hulumtimin e ngjarjes tragjike nė burgun e Dubravės mė 4 shtator, ku humbėn jetėn 5 vetė dhe u lėnduan disa tė tjerė. Komisioni pėrbėhet prej tre anėtarėve - dy prej tė cilėve janė ndėrkombėtarė dhe njė ėshtė vendor, tha Karlovic, duke mos bėrė tė ditur emrat e tyre.
 
 
Kris Paten nesėr arrin nė Kosovė
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Tė mėrkurėn nė Kosovė do tė arrijė Komisioneri evropian pėr Politikė tė Jashtme Kris Paten. Paten do tė takohet me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri dhe me pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės.

Jozyrtarisht merret vesh se Paten tė enjtėn, bashkė me Holkerin, do t'u drejtohet deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.
 
 
Komisioni pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar thotė se me Beogradim mund tė bisedohet vetėm pėr ēėshtje qė nuk e prekin statusin
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Komisioni pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, si dhe Kuvendi i Kosovės, mbėshtetur nė deklaratėn e mėhershme, i konsideron tė pavlefshme deklaratat e Serbisė e tė SMZ-sė dhe pretendimet e tyre pėr ta vėnė Kosovėn nė kornizat e tyre kushtetuese, duke i konsideruar kėto deklarata si agresion kushtetues ndaj Kosovės, - thuhet nė konkluzionet e kėtij komisioni pas mbledhjes sė djeshme.

Komisioni fton Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, BE-nė e SHBA-tė qė t'i shpallė tė pavlefshme juridikisht deklaratat e Serbisė dhe tė SMZ-sė, duke i konsideruar si dokumente agresive qė destabilizojnė Kosovėn dhe gjithė regjionin.

Komisioni konsideron se mund tė bisedohet vetėm pėr ēėshtje qė nė asnjė mėnyrė nuk prekin e nuk paragjykojnė statusin pėrfundimtar politik tė Kosovės, qė duhet tė zgjidhet nė bazė tė vullnetit tė qytetarėve tė saj.

Komisioni konsideron se duhet tė ketė pajtim tė institucioneve tė Kosovės, pėrfshirė Kuvendin e Kosovės, rreth platformės sė bisedimeve Prishtinė-Beograd.

Bisedimet mund tė bėhen vetėm nė baza tė barabarta tė pėrfaqėsimit dhe tė statusit tė palėve nė bisedime.

Komisioni konsideron se PSSP-ja Harri Holkeri nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetė ndėrmjetėsues nė kėto bisedime, sepse nuk e lejon statusi i tij si Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė.

Harri Holkeri duhet tė ketė kontakte tė domosdoshme me Kuvendin dhe Komisionin rreth pėrfaqėsimit tė Kosovės dhe bisedimeve rreth saj.

Pa ndėrmjetėsimin e fuqishėm tė SHBA-ve e tė BE-sė asfarė bisedimesh nuk do tė kenė sukses dhe nuk do tė mund tė zbatohen.

Komisioni pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, mbėshtetur nė rezolutat e mėhershme tė Kuvendit tė Kosovės, pret qė institucionet e Kosovės do tė veprojnė nė mėnyrė institucionale pėrballė situatave aktuale dhe tė pritshme pėr Kosovėn, - thuhet nė fund tė konkluzioneve tė Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar i Kuvendit tė Kosovės, tė nėnshkruar nga Sabri Hamiti, kryetar.

Me kėto pėrfundime tė Komisionit ėshtė njoftuar kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, PSSP-sė, Harri Holkeri dhe Komisioneri pėr Marrėdhėnie tė Jashtme i BE-sė, Kris Paten.
 
 
Tre kosovarė marrin pjesė nė manifestimin pėrkujtimor ēiklistik “Fytyra e Amerikės”
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Prej 12-14 shtator, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbahet vrapimi pėrkujtimor ēiklistik “Fytyra e Amerikės”, e cila ėshtė organizuar nga organizata “World T.E.A.M. Sports” (WTS) nė shenjė tė pėrvjetorit tė dytė tė tragjedisė sė 11 shtatorit tė vitit 2001 dhe nė shenjė tė pėrkujtimit tė viktimave tė asaj tragjedie.

Nė manifestimin e sivjetshėm, krahas pėrfaqėsuesve tė shumė shteteve tė botės, do tė marrin pjesė edhe tre kosovarė: Xhevrije Peci dhe Naim Hajdari nga Prishtina, si dhe Besim Galica nga Vushtrria, tė cilėt pėr kėtė manifestim i ka pėrgatitur trajneri amerikan dhe ēiklsiti i dikurshėm me renome ndėrkombėtare, Michael Stechow.
 
Nė kėtė vrapim pėrkujtimor ēiklistik, mijėra pjesėmarrės, kryesisht persona me nevoja tė veēanta, pėr tri ditė do ta kalojnė relacionin New York – Washington, tė gjatė 280 mila (448 kilometra). Kjo u bė e ditur nė konferencėn e djeshme pėr media, tė mbajtur nė Prishtinė, tė cilėn e organizoi Fondacioni Amerikan i Veteranėve tė Vietnamit (VVAF), i cili ėshtė realizues i pjesėmarrjes sė Kosovės nė kėtė manifestim tė madh pėrkujtimor sportiv.
 
 
Pėrfaqėsuesit e Ombudspersonit pas vizitės nė burgun e Dubravės kanė konstatuar se trajtimi ishte korrekt
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Me kėrkesėn e tė burgosurve dhe njėkohėsisht tė drejtorisė sė burgut nė Dubravė, pėrfaqėsuesit e Institucionit tė Ombudspersonit tė Kosovės kanė vizituar tė burgosurit nė bllokun IV tė burgut tė lartpėrmendur mė 6 shtator 2003.

Pas bisedave me pėrfaqsuesit e tė burgosurve tė 4 pavioneve tė bllokut IV, pėrfaqėsuesit e Ombudspersonit kanė ndėrmarrė iniciativė pėr ndėrprerjen e grevės sė urisė tė tė burgosurve nė tė gjitha blloqet e burgut tė Dubravės.

Si rezultat i bisedave tė lartėpėrmendura tė shtunėn mbrėma mė 6 shtator, ėshtė arritur pajtimi qė tė ndėrprehet greva e urisė nė tė gjitha blloqet e burgut dhe tė fillohet me marrjen e ushqimit sipas orarit tė pėrcaktuar.

Gjithashtu, tė dielėn mė 7 shtator pėr shkak tė barikadimit tė tė burgosurve nė njėrin krah tė bllokut V, pėrfaqėsuesit e Institucionit tė Ombudspersonit ishin ftuar nga ana e drejtorisė sė burgut dhe tė burgosurve pėr njė ndėrmjetėsim.
 
Si rezultat i kėtij ndėrmjetėsimi ishte arritur marrėveshje nė mes tė burgosurve dhe drejtorisė sė burgut pėr debllokimin e krahut tė pėrmendur, ndėrsa tre tė burgosurve u ėshtė mundėsuar transferimi sipas kėrkesės sė tyre.

Pėrfaqėsuesit e Ombudspersonit tė hėnėn mė 8 shtator kanė vizituar tė burgosurit e pėrmendur nė burgjet ku ishin dėrguar me ē'rast kanė konfirmuar se trajtimi i tyre ishte korrekt.

Institucioni i Ombudspersonit edhe mė tej do tė pėrcjellė gjendjen e tė burgosurve nė burgun e Dubravės si dhe nė burgjet e tjera tė Kosovės sa i pėrket realizimit tė tė drejtave tė burgosurve dhe sigurimit tė pėrgjithshėm nė kėto burgje.
 
 
Mbi 200 tė burgosur tė burgut tė Dubravės janė dėrguar nė burgun e tjera tė Kosovės
 
Istog, 9 shtator 2003 - Pėr sgkak tė stituatės sė krijuar nė burgun e Dubravės tė burgosurit nė kėtė burg edhe dje kanė vazhduar grevėn e urisė. Pas rebelimit i cili pati pasojė demolimin e plotė tė pavijonit 1,2 dhe 3 gjatė javės sė kaluar gjendja nė burgun e Dubravės ėshtė nėn kontroll tė plotė tė oficerėve tė kėtij instititucioni dhe tė organeve tė tjera tė rendit. Bėhet e ditur se 200 tė burgosurit nga ky burg janė dėrguar nė burgun e Lypjanit dhe nė burgje tė tjera tė Kosovės.

Ndėrkaq me kėrkesėn e burgut nė Dubravė pėrfaqėsuesit e ombudspersonit tė Kosovės vizituan dje tė burgosurit nė bllokun 4 tė kėtij burgu.
 
 
Udhėheqėsit e SBASHK-ut kanė vendosur mbrėmė ta vazhdojnė grevėn e punėtorėve tė arsimit nė Kosovė
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Udhėheqja e SBASHK-ut ka kumtuar mbrėmė se greva nuk do tė ndėrpritet, pasi sipas kryetarit tė SBASHK-ut. Nė favor tė vazhdimit tė grevės pas konsultimeve tė djeshme ishin mėse 61 pėr qind e shkollave tė Kosovės.
 
Kėtė njoftim SBASHK-u e ka dhėnė vonė nė mbrėmje pas konsultimeve qė sipas tij janė zhvilluar nėpėr shkollat e Kosovės dhe pas njė mbledhjeje qė ka mbajtur me pėrfaqėsues komunalė tė sindikatave tė Kosovės. Kjo do tė thotė se drejtuesit e SBASHK-ut nuk kanė miratuar ofertėn e qeverisė sė Kosovės dhe Ministrisė sė Arsimit, e cila i pėrmbushte disa nga kėrkesat e arsimtarėve grevistė.
 
 
Pushteti lokal nė Mitrovicė kaherė ka shprehur gatishėmrinė pėr zgjidhjen e problemit tė personave tė zhvendosur
 
Mitrovicė, 9 shtator 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahija ka biseduar dje me shefin e stafit tė KFOR-it, gjenralbrigadierin Stiven P. Shuk, lidhur me ēėshtjen e kthimit tė pjesėtarėve tė minoritet romė nė lagjen e tyre. Nė takim ka marrė pjesė edhe adminsitratorja komunale Minna Jarvenppa dhe pėrfaqėsuesit e romėve qė aktualisht jetojnė nė pjesėn veriore tė qytetit.

Spahija ka thėnė se pushteti lokal kaherė ka shprehur gatishėmrinė pėr zgjidhjen e problemit tė personave tė zhvendosur, jo vetėm tė romėve por edhe tė tė tjerėve.
 
Ai ka shtuar se kur ėshtė fjala pėr kthimin e romėve nė pjesėn jugore tė qytetit angazhohet pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme, e jo tė tė pėrkohshme, pėr tė cilėn do tė duhej sėrish tė mendohet pas pak vitesh, sepse kėtė nuk e lejojnė kushtet e vėshtira ekonomike tė komunės.

Spahija e ka njoftuar gjeneralin e KFOR-it edhe pėr projektin e propozuar nga Kuvendi i Komunės, tė ashtuquajtur " Fidanishtja", me tė cilėn parashihet zgjidhja e problemit tė tė zhvendosurve, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, projket ky i cili nuk ėshtė pėrkrahur sa duhet nga ata qė do tė kontribonin materialisht.

Nga ana e tij, gjenerali Shuk ka thėnė se ēėshtja e kthimit tė romėve mund tė zgjidhet me negociata tė ndėrsjella midis pushtetit lokal dhe vetė romėve, nė mėnyrė qė tė zgjidhet mundėsia mė e mire dhe mė e pėrshtatshme pėr personat e zhvendosur.
 
 
SHBA mbėshtet qeverinė maqedonase
 
Uashington, 9 shtator 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr pėrpjekjet e qeverisė maqedonase pėr tė shtypur ato qė Uashingtoni i quan grupe tė armatosura tė vendosura tė rezistojnė, tė cilat pėrpiqen tė destabilizojnė ish republikėn jugosllave.

Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Riēard Bauēer, tha se Amerika mbėshteste aksionin legjitim dhe me objektiv tė caktuar kundėr tyre.

Ai po komentonte mbi operacionet e sė djelės nga forcat e sigurisė pranė kufirit maqedonas me Kosovėn ku u vranė dy shqiptarė tė armatosur.

Bauēer i bėri thirrje Qeverisė maqedonase tė mbrojė jetėn dhe pronat e civilėve.
 
 
Sipas AKSH-sė, gjatė luftimeve nė Brezė janė vrarė 4 vetė dhe 6 janė plagosur
 
Prishtinė, 9 shtator 2003 - Lidhur me konfliktin e armatosur nė fshatin Brezė tė Karadakut, pėrmes njė komunikate ėshtė prononcuar edhe AKSH, nė tė cilėn thuhet se "luftimet janė njė demonstrim i hapur i terrorizmit shtetėror, i gjenocidizmit dhe kolonializmit brutal antishqiptar tė shtetit artificial sllavomaqedon".

Sipas AKSH-sė, nė kėtė konflikt 4 persona janė tė vrarė dhe 6 tė tjerė plagosur, prej tė cilėve vetėm dy janė ushtarė tė AKSH-sė, ndėrkaq nė anėn e kundėrshtarit thotė se "mbetėn tė vrarė tre policė tė forcave armike". AKSH gjithashtu i akuzon forcat maqedonase se "kanė rrafshuar shtėpi banimi, shkolla, xhami dhe objekte tė tjera social-kulturore shqiptare".
 
 
BE pėrgėnjeshtron spekullimet nė Tiranė
 
Londėr, 9 shtator 2003 - Nė Shqipėri opozita thotė se projekti i korridorit tė 8-tė nuk ėshtė nė planet e financimit tė BE-sė deri nė vitin 2020. Kjo, sipas opozitės, sepse qeveria nuk ka krijuar besim tek zyrtarėt e Brukselit dhe sepse vendi ėshtė i mbėrthyer nga krimi dhe korrupsioni.

Por Ministri shqiptar i transporteve, Spartak Poēi i tha BBC-sė nuk ka asnjė njoftim zyrtar pėr kėtė ēėshtje dhe se nė Bruksel nuk ėshtė marrė ndonjė vendim lidhur me korridorin 8.

Zhil Gantele, zėdhėnės i Komisionit Evropian pėr transportin, i pyetur, nėse ėshtė i vėrtetė ky lajm, i deklaroi BBC:

"Kjo ėshtė njė nga gjėrat mė boshe qė kam dėgjuar javėn e fundit, por tipike pėr kėtė ngjarje pasi sė pari korridori i tetė nuk ėshtė pjesė e rrjetit evropian 20. Kjo ėshtė diēka tjetėr.
 
Siē e kemi bėrė tė ditur edhe nė njoftimin pėr shtyp tė vitit 2002 korridori i tetė ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė dhe ne e konsideruam atė me rėndėsi jo vetėm pėr anėn infrastrukturore por gjithashtu edhe pėr pėr tė ngushtuar hendekun me fqinjėt dhe pėr tė dhėnė mė shumė stabilitet nė Evropėn juglindore".
 
 
Trupat e dy tė vrarėve nė Brezė tė Karadakut janė dorėzuar nė Institutin pėr Mjekėsi Ligjore nė Shkup
 
Shkup, 9 shtator 2003 - Zyrtarėt e ministrive tė rendit dhe tė mbrojtjes tė Maqedonisė thonė se trupat e dy tė vrarėve nė Brezė tė Karadakut tė Shkupit nė pėrleshjet e ditės sė dielė janė dorėzuar nė Institutin pėr Mjekėsi Ligjore nė Shkup, por nuk bėhet i ditur identiteti i tyre.
 
Autoritetet maqedonase mohojnė tė kenė pėrdorur armatim tė rėndė gjatė ditės sė pardjeshme, ndėrkohė thonė se grupet e armatosura shqiptare prej rreth 25 vetash tė kenė qėlluar me armė kalibrash tė ndryshme, pėrfshirė edhe minahedhės kundėr pozicioneve tė forcave qeveritare. Kėta tė fundit thonė se nuk ka viktima dhe as pasoja nė radhėt e tyre.
 
 
Autoritetet e Shkupit paralajmėrojnė njė fazė tė tretė kundėr grupeve tė armatosura nė fshatrat e Karadakut
 
Shkup, 9 shtator 2003 - Zėdhėnėsit e dy ministrive maqedonase tė asaj tė brendshme dhe tė mbrotjes u kanė thėnė gazetarėve se helikopterėt ushtarakė vetėm kanė vėzhguar dhe ndihmuar pėr tė gjetur vendndodhjen e grupeve tė armatosura shqiptare. Sipas tyre grupi i tė ashtuquajturit komandant Breza ėshtė izoluar dhe dihet vendi i trajnimit tė tij.
 
Zėdhėnėsja e Ministrisė sė Brendshme Mirjana Kontevska tha se njė pjesė e "terroristėve" shqiptarė ishin me uniforma me shenja tė qarta tė Armatės Kombėtare Shqiptare tė njėsisė speciale "Kobra".
 
Sipas saj kėto grupe tė armatosura kishin pėrdorur pesė bunkerė pėr tė sulmuar policinė dhe se nė afėrsi tė tyre ishte gjetur municion i konsiderueshėm. Ajo ka shtuar se pėrleshjet kishin filuar pardje pasi njė grup prej pesė vetėsh kishte shtėnė ndaj policisė dhe ushtrisė maqedonase.

Zyrtarėt maqedonas tė Ministrisė sė Brendshme paralajmėrojnė njė fazė tė tretė, siē e quajnė, pėr asgjėsimin e grupeve krimi nara le tė armatasura nė fshatrat e Karadakut tė Shkupit e Kumanovės.
 
 
Nė takimin Cėrvenkovski dhe Ahmeti u bė e ditur se nuk do tė ketė veprime sulmuese nga policia
 
Shkup, 9 shtator 2003 - Pėr situatėn e krijuar parmbrėmė dhe dje nė Shkup kanė biseduar edhe partnerėt e koalicionit qeveritar Branko Cėrvenkovski dhe Ali Ahmeti nė prani tė pėrfaqėsuesve tė BE-sė, OSBE-sė dhe tė Ambasadės amerikane nė Maqedoni. Njoftohet se nė kėtė takim ėshtė vlerėsuar mėnyra e ndėrhyrjes sė forcave qeveritare kundėr grupeve tė armatosura pardje nė fshatin Brezė.
 
Partia shqiptare BDI ka kėrkuar qė nė kėso rastesh tė ketė veprim tė bashkėrenduar tė partnerėve tė koalicionit qeveritar dhe nė vend tė forcės tė pėrdoret dialogu dhe mjetet politike. Po ashtu bėhet e ditur se nė kėtė takim ėshtė formuar njė grup punues pėr hetimin e aksionit ushtarako-policor nė fshatin Brezė.

Nė pėrfundim tė takimit u bė e ditur se nuk do tė ketė veprime sulmuese nga policia.

Kryeministri maqedonas Branko Cėrvenkovski pas kėtij takimi ka deklaruar se socialdemokratėt dhe integristėt edhe nė tė ardhmen do tė bashkėpunojnė nė kuadėr tė Qeverisė sė Maqedonisė.
 
Cėrvenkovski ka shtuar se pas ngjarjeve tė pardjeshme nė radhėt e BDI-sė vėrehet njė nervozitet, por rreth qėndrimeve globale politike nuk ekzistojnė dallime ndėrmjet BDI-sė dhe LSDM-sė.
 
Ndėrkaq ministri maqedonas i Mbrojtjes, Vllado Buēkovksi ka thėnė se operacioni nė fshatrat e Karadakut ėshtė realizuar nė mėnyrė profesionale dhe se sipas tij nga grupet e armatosura dy persona janė vrarė, kurse njė ėshtė plagosur.

Po ashtu mėsohet se nė luftimet e fundit janė vrarė dy pjesėtarė tė forcave tė sigurisė, por kėto viktima nuk i kanė konfirmuar organet kompetente maqedonase.
 
 
Zėdhėnėsja e OSBE-sė thotė se nė Brezė ka vėrejtur njė shtėpi tė dėmtuar, por jo edhe shkolla dhe xhamia e fshatit
 
Shkup, 9 shtator 2003 - Zėdhėnėsja e OSBE-sė nė Shkup Izabel Deryt ka deklaruar se pėrfaqėsues tė kėsaj organizate tė shoqėruar nga pjesėtarė tė misionit ushtarak "Konkordia" tė BE-sė e kanė vizituar dje pasdite fshatin Brezė. Ata nuk kishin vėrejtur asnjė njeri tė armatosur. Siē duket fshatarėt janė kthyer nė shtėpitė e tyre, bėri tė ditur zėdhėnėsja e OSBE-sė.
 
Pėr sa i pėrket dėmeve material nė kėtė fshat pėr ēka ka pasur spekulime shumta, zėdhėnėsja e OSBE-sė tha se njė shtėpi ishte demtuar nga zjarri, mdėrkaq shkolla dhe xhamia nuk kishin asnjė shenjė dėmtimi. Ekipi i OSBE-sė gjithashtu ka biseduar me fshatarėt tė cilėt sipas zonjushės Deryt kanė thėnė se nuk kishin njohuri pėr viktima nė njerėz.

Ndėrkohė, zyrtarėt e Misionit tė Bashkimit Evropian nė Shkup janė treguar mė tė pėrmbajtur pėrsa i pėrket komenteve nė lidhje me ngjarjet e pardjeshme nė Brezė. Ata po presin raportin e plotė tė ekipeve tė tyre nga terreni nė mėnyrė qė tė japin vlerėsimet e tyre mė pas.
 
 
Shqipėria po merr pjesė nė dy stėrvitje tė veēanta ushtarake me Britaninė dhe me SHBA-tė
 
Tiranė, 9 shtator 2003 - Shqipėria ėshtė duke marrė pjesė nė dy stėrvitje tė veēanta ushtarake me Britaninė e Madhe dhe me Shtetet e Bashkuara tė cilat kanė pėr qėllim tė ndihmojnė atė vend tė ecė drejt standardeve tė NATO-os, njofton Ministria e Mbrojtjes nė Tiranė.
 
Ditėn e mėrkurė forcat speciale britanike filluan trajnimin e kėmbėsorisė dhe policisė ushtarake tė Shqipėrisė nė njė stėrvitje qė do tė pėrfundojė mė 23 shtator. Armata e Shqipėrisė gjithashtu merr pjesė edhe nė njė stėrvitje trajnimi me Armatėn e Shteteve tė Bashkuara. Shqipėria shpreson qė t'i bashkohet NATO-s, kurse Uashingtoni thotė se i mbėshtet kėto dėshira tė Tiranės.
 
 
Tė shtėna kundėr ambasadės britanike nė Teheran
 
Teheran, 9 shtator 2003 - Ambasada britanike nė Teheran ka njoftuar se tė martėn nė mėngjes me tre ose katėr plumba ėshtė qėlluar ndėtesa, duke pėrkujtuar se gjatė javės sė fundit ndėrtesa e misionit britanik gjithashtu ėshtė qėlluar me disa tė shtėna.

"Nga rruga janė shkrehur tre ose katėr plumba ndaj ndėrtesės sė ambasadės. Kemi edhe dėshmitarė tė ngjarjes tė cilėt ndodheshin jashtė ambasadės", ka thėnė diplomati britanik Endrju Grinstok pėr agjencinė e lajmeve Rojter, duke shtuar se askush nuk ėshtė lėnduar.
 
 
Nga shpėrthimi i njė mine nė qytetin Falluxha janė plagosur katėr ushtarė amerikanė
 
Falluxha, 9 shtator 2003 - Njė minė tokėsore ka shėrthyer nė momentin ishte duke kaluar njė konvoj i ushtrisė amerikane tė martėn nė perendim tė Bagdadit, dhe me atė rast ka shkatėrruar njė automjet dhe ka plagosur katėr ushtarė, njofton Rojter.

Sipas njė dėshmitari, shpėrthimi ėshtė dėgjuar afėr qytetit Falluxha, 32 milje nė perėndim tė Bagdadit. Njė nga ushtarėt ka marrė plagė serioze.

Banorėt lokalė rreth vendit tė ngjarjes kanė brohoritur parulla antiamerikane.
 
 
Nė Singapor njė person ėshtė sėmurė nga Sars-i
 
Singapor, 9 shtator 2003 - Autoritetet shėndetėsore nė Singapor thonė se njė person ėshtė infektuar me virusin e ngjashėm me gripin, Sars - vetėm dy muaj pasi Organizata Botėrore e Shėndetėsisė kishte deklaruar se ai ishte nėn kontroll.

Zyrtarėt e bėnė njoftimin pas njė numri analizash qė u kryen pėr herė tė dytė. Ata thonė se duket se ky ėshtė njė rast i vetėm, i izoluar.

Mė herėt, shefi i OBSH, Li Xhong-uok, paralajmėroi se Sarsi mund tė rishfaqej dhe se vendet duhet tė ishin tė gatshme pėr ta pėrballuar njė situatė tė tillė.
 
 
Mbi 100 vetė gjetėn vdekjen nė njė aksident automobilistik nė Nigeri
 
Abuja, 9 shtator 2003 - Mė tepėr se 100 vetė gjetėn vdekjen prej njė aksidenti tė rėndė automobilistik nė Nigeri, pėr shkak tė pėrplasjes sė tre autobusėve me njė kamion. Prej pėrplasjes u shkaktua njė shpėrthim i fuqishėm qė shkaktoi vdekjen e shumė pasagjerėve.
 
 
SHBA kėrkojnė mė tepėr kompetenca pėr kryeministrin e ri palestinez
 
Uashington, 9 shtator 2003 - SHBA kėrkuan mė tepėr kompetenca pėr kryeministrin palestinez Ahmed Korai. Sekretari amerikan Kolin Pauell u shpreh, se shpreson qė kryeministri i ri tė ketė mė tepėr pushtet politik.
 
Konsulli i pėrgjithshėm i SHBA-ve nė Izrael, Xhefri Feltman, i kėrkoi Korait gjatė njė takimi qė tė veprojė me vendosmėri ndaj ekstremistėve palestinezė. Kryetari i radhės i BE, kryeministri italian Silvio Berluskoni, i siguroi Korait mbėshtetjen e BE-sė.
 
 
Koreja e Veriut kremton sot 55-vjetorin e themelimit tė republikės
 
Phenian, 9 shtator 2003 - Me njė paradė ushtarake Koreja e Veriut kremton sot 55-vjetorin e themelimit tė republikės. Parada e sivjetshme do tė jetė mė e madhja e dhjetė viteve tė fundit.
 
Sipas medieve koreanojugore pushtetmbajtėsi komunist i Koresė sė Veriut, Kim Jung II, do t'i prezantojė publikut njė rraketė tė re me njė rreze veprimi prej 4000 kilometrash.
 
Sipas ambasadorit koreanoverior nė Moskė, Koreja e Veriut, nuk sheh asnjė shkak pėr tė vazhduar bisedimet pėr programin e saj tė armėve bėrthamore, sepse Uashingtoni pėrpiqet ta ēarmatosė atė plotėsisht.
 
 
Kofi Anan fton pėr bisedime ministrat e jashtėm tė shteteve anėtare tė pėrheshme tė Kėshillit tė Sigurimit
 
Nju Jork, 9 shtator 2003 - Nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr arritjen e njė kompromisi pėr njė rezolutė tė re pėr Irakun, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan ka ftuar pėr bisedime nė Gjenevė ministrat e jashtėm tė pesė shteteve tė cilat janė anėtare tė pėrheshme tė Kėshillit tė Sigurimit.
 
Ministrat e jashtėm tė SHBA dhe tė Francės e pranuan ftesėn e Ananit, ndėrkohė qė sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė shpreson se palėt e tjera me tė drejtė vetoje, pra Rusia, Kina dhe Britania e Madhe, do tė dėrgojnė sė shpejti konfirmimin e tyre pėr tė marrė pjesė nė takim.
 
 
Gjermania e gatshme tė mbėshtesė rindėrtimin e Irakut
 
Berlin, 9 shtator 2003 - Ministri gjerman i punėve tė jashtme Joshka Fisher theksoi edhe njė herė se Gjermania ėshtė e gatshme qė tė japė ndihma humanitare dhe qė tė mbėshtesė financiarisht rindėrtimin e Irakut.
 
Nė kėtė mes Fisheri i quajti si tė domosdoshme transparencėn dhe kontrrollin prej OKB-sė. Me fjalėn e tij Fisheri reagoi ndaj thirrjes sė presidentit amerikan Bush, drejtuar bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndihmojnė nė Irak. Fisheri nėnvizoi edhe njė herė qė plane pėr ndonjė angazhim ushtarak tė Gjermanisė nė Irak nuk ekzistojnė.
 
 
Presidenti Bush i kėrkon Kongresit tė miratojė me shpejtėsi 87 miliardė dollarėt pėr Irakun dhe Afganistanin
 
Uashington, 9 shtator 2003 - Njė ditė pasi bėri tė ditur propozimin pėr 87 miliardė dollarė, presidenti Bush u nis pėr udhėtim. Ai i largua nga Uashingtoni pėr nė Neshvil tė shtetit Tennesi pėr tė mbajtur njė fjalim mbi arsimin dhe pėr tė grumbulluar fonde pėr fushatėn e tij pėr t’u rizgjedhur si president. Por ishte qartė se lufta kundėr terrorizmit vazhdonte tė mbante tė mbėrthyer vėmendjen e tij.

”Lufta jonė kundėr terrorit vazhdon. Armiqtė e lirisė nuk pushojnė. Po kėshtu edhe Amerika”, tha Presidenti Bush.

Nė komentet para njė grumbulli tė flaktė pėrkrahėsish gjatė njė darke nė kuadėr tė fushatės pėr grumbullim fondesh, presidenti foli mbi pėrgjegjėsitė qė u dalin Shteteve tė Bashkuara.
 
 
Pauell takohet nė Gjenevė me homologėt e tij nga 4 vendet anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit
 
Gjenevė, 9 shtator 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, do tė takohet tė shtunėn nė Gjenevė me homologėt e tij nga 4 vendet anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr tė diskutuar lidhur me Irakun.
 
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara kėrkoi mbajtjen e takimit nė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer mosmarrėveshjet lidhur me rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė propozuar nga Shtetet e Bashkuara pėr tė zgjeruar rolin e OKB-sė nė operacionet paqėruajtėse nė Irak.

Vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit me tė drejtė vetoje janė tė pėrēarė lidhur me rezolutėn e propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Thuhet se Franca kėmbėngul qė Kombet e Bashkuara duhet tė marin rolin udhėheqės nė rindėrtimin e Irakut dhe nė krijimin e qeverisė sė re.
 
 
Korei kėrkon garanci nga Evropa dhe SHBA
 
Ramallah, 9 shtator 2003 - Personi i emėruar nga udhėheqja palestineze pėr tė zėvendėsuar Mahmud Abasin nė postin e kryeministrit, Ahmed Korei tha se do qė amerikanėt dhe evropianėt t'i ofrojnė garanci se do ta pėrkrahin para se tė pranojė detyrėn.

Zoti Korea tha se ai do qė gjėrat tė ndryshojnė nė terren pėr palestinezėt, me njė armėpushim tė vėrtetė, pa atentate dhe shkatėrrime tė shtėpive.

"Dua tė shoh cili ėshtė qėndrimi i tė gjitha palėve qė janė tė pėrfshira nė planin paqėsor, ēfarė duan ato...Ē'ka duan izraelitėt dhe ē'ka ofrojnė ata. Dua qė tė shoh se ēfarė lloj garancish amerikanėt ofrojnė dhe ēfarė mbėshtetje ata japin.
 
Dua tė shoh Evropėn, ēfarė garancish dhe pėrkrahje ofron ajo. Unė nuk jam i gatshėm qė ecė drejt dėshtimit. Dua qė tė shoh nėse paqja ėshtė e mundshme apo jo," tha Ahmed Korei, i emėruar i ri palestinez nė postin e kryeministrit.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.