8.09.2003 - Trepca.net

E DREJTA E KOSOVARĖVE PĖR VETĖVENDOSJE (I.)


8 shtator 2003 / Dr Skėnder GASHI
Para pak ditėsh dolėn nga shtypi dy vėllimet e radhės tė revistės vjetore (qė duke filluar nga viti 1990 botohet gjermanisht nė Vjenė) DARDANIA.
 
Nga shtypi doli vėllimi tematik Nr. 9/2001 me titullin e punės “E drejta e Kosovarėve pėr vetėvendosje I.”. Vėllimi II(i pėrgatitur pėr shtyp nga S. Gashi e Lothar Classen) pėrkatėsisht Dardania 10/2002 ėshtė botuar mė shumė se njė vit para vėllimit I, pėr shkak tė aktualitetit dhe peshės sė punimeve qė pėrmbaheshin nė tė. Nė vėllimin II ishin pėrmbledhur punime nga ekspertė europerėndimorė e amerikanė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nė vėllimin I, tė pėrgatitur pėr shtyp po nga eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare Lothar Classen dhe nga kryeredaktori i revistės S. Gashi, ėshtė pėrmbledhur lėndė qė ka tė bėjė me historikun e shkeljes sė kėsaj tė drejte qė Kosovarėve u ishte premtuar sė pakut qysh nė vitet ‘20 tė shekullit qė shkoi nė Kongresin e Dresdenit tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė kur kjo ishte nė ilegalitet, njė e drejtė dhe premtim qė u nėpėrkėmb nga tė gjitha regjimet serbe e sllave tė jugut qė e mbanin Kosovėn tė pushtuar. Kjo e drejtė kosovarėve iu premtua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pas gjithė gjasėsh vetėm pse kjo ishte e vetmja mundėsi pėr joshjen e tyre qė tė merrnin pjesė nė luftė kundėr pushtuesve nazistė. Por, skundėr dihet, edhe ky premtim u shkel jo vetėm nga Partia Komuniste e Jugosllavisė porse jo as pa fajin e partisė simotėr tė Shqipėrisė.
 
Pėr t’u parė mė konkretisht parahistoria e veprimeve tė pėrhershme gjenocidale dhe gjithnjė nė rritje tė secilit formacion politik tė shtetit tė sllavėve tė Jugut ndaj shqiptarėve tė cilėt, pa e pas shprehur kurrnjėherė lirshėm vullnetin politik tė tyre, kishin mbetur tė gjallonin nė kornizat e shtetit tė sllavėve tė jugut si edhe ecuria e shkeljes sistematike tė kėsaj tė drejte, nė kėtė vėllim janė dhėnė nė fragmente apo nė tėrėsi dokumentet mė madhore qė i ravizonin kornizat pėr dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre - tė hartuara me poprosinė e qeverive tė shtetit serb nga autoritete tė institucioneve shkencore. Kėshtu, ky vėllim nis me pjesė nga pamfleti Načertanije (1844) i Milutin Garašanin- it dhe vazhdon me projektin „Lufta Ballkanike e Shqipėria – Dalja e ushtrisė serbe nė Adriatik“ e shėrbėtorit tė ministirsė sė punėve tė jashtme tė Serbisė (tė cilin Eruropa e nderoi me Ēmimin Nobėl pėr letėrsi) Ivo Andrić, nga i cili shihet se apetitet pushtuese tė Serbisė nuk ishin ngopur me dėbimin e shqiptarėve nga rrethinat e largėta tė Leskovcit, Kurshumlisė e Nishit dhe tė Kosovės, porse qė asaj ia kishte anda ta merrte edhe njėrėn gjysmė qė do t’i takonte pas ndarjes sė Shqipėrisė sė 1912- shit midis Italisė e Mbretėrisė SKS.
 
Nė vazhdim botohet nė tėrėsi dhe pėr herė tė parė nė gjermanisht „Konventa pėrkitazi me rregullimin e shpėrnguljes sė popullatės “turke” nga regjioni i Serbisė sė Jugut” e arritur midis qeverive tė Jugosllavisė e tė Turqisė mė 1938, konventė qė nuk u realizua falė rastit historik, pėrkatėsisht shpėrthimit tė Luftės sė Dytė Botėrore; pason Elaborati famėkeq i Vasa Čubrilović pėrkitazi me masat, midis tyre edhe ato tė blerjes sė krerėve tė Shqipėrisė qė do ta toleronin terrorin si hap tė parė e vendimtar pėr dėbimin e shqiptarėve nga regjioni i Serbisė sė sotme tė Jugut, nga Maqedonia e nga Kosova pėr nė Turqi. Kėtė elaborat e ndjek “Marrėveshja „Gentlemen“ Tito.- Küprülü“ e vitit 1953 (gjithshtu e botuar pėr herė tė parė nė gjermanisht) e nėnshkruar personalisht nga Tito e nga ministri turk i punėve tė jashtme pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga tė gjitha territoret ku ata (historikisht: nė tokat e veta) jetonin. Nė vazhdim botohet fragmenti gjegjės pėr Kosovėn (nga i cili shihet pėr ledinė qėllimi i represionit mbi shqiptarėt) i nxjerrė nga Memorandumi i Akademisė serbe tė shkencave e tė arteve, bashkė me disa reagime tė dijetarėve europerėndimorė rreth kėtij memorandumi pėr tė vazhduar me Platformėn e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė pėrkitazi me shtigjet e zgjidhjes sė Ēėshtjes Shqiptare nė Ballkan. Ky material ėshtė pėrcjellur me njė vėrejtje tė shkurtėr tė botuesve se ky qėndrim i Akademisė sė Shqipėrisė ėshtė i vjetėruar dhe i papranueshėm pėr kosovarėt, por qė botohet nė kėtė vėllim pėr hir tė pasqyrimit sa mė plotėnisht tė ēėshtjes sė shtruar nė kėtė vėllim tė revistės.
 
Nė dritėn e kėtyre fakteve do tė rezultonte se qė nga fundi i shek. 19 Serbia ėshtė sjellur brutalisht ndaj popullatės shqiptare qė e sundonte, prandaj edhe, si pasojė e kėsaj sjelljeje, e ka humbur ēdo tė drejtė morale qė Kosovėn ta ketė nėn sovranitetin shtetėror tė saj. Po u krahasuan kėto veprime tė ushtruara nga Serbia mbi  shqitarėt jashtė kufinjve politikė tė Shqipėrisė me ato qė u ushtruan ndaj ebreitėve gjatė shekujsh, dhe sidomos nė gjysmėn e parė tė shek. qė shkoi, del se e vetmja rrugė qė ia vė ledhin pėrsėdytjes sė pogromeve e tė gjenocidit ėshtė (ashtu siē ndodhi me shtetin e Izraelit) formimi njėherė e pėrgjithmonė i shtetit tė kosovarėve.
 
Nė kapitullin E drejta e premtuar e vetėvendosjes janė botuar punimet e historiaėve kosovarė Muhamet Shatri e Izber Hoti. Nė pinimin e M. Shatrit trajtohet qėndrimi i Partisė komuniste tė Shqipėrisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės nė vitet 1941 – 1945, qėndrim qė nuk nuk rezultoi me pėrmbushjen e platformės politike tė aritur midis dy partive komuniste me ē’rast Partia Komuniste e Shqipėrisė e luante rolin e puthadorėsit karshi simotrės jugosllave, ndėrsa nė punimin e Izber Hotit trajtohet qėndrimi dyfytyrėsh i Partisė Komuniste tė Jugosllavisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės nė vitet 1919 – 1945, pėrkatėsisht ndaj vetėvendosjes sė premtuar pėr kosovarėt. Kėtyre punimeve u shkojnė pas teksti integral i Konferencės sė Bujanit, sipas tė cilit pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore populli shqiptar i Kosovės do ta kishte tė drejtėn tė vetėvendos se nė cilin formacon shtetėror: Shqipėri apo Jugosllavi do tė jetojė dhe disa shqarime lidhur me qėndrimin e historianėve shqiptarė rreth kėsaj Konference si edhe punimi i Daut Bislimit rreth Konferencės sė Prizrenit e cila, sipas njė skenari tė pėrgatitur qė mė parė dhe e „ndihmuar“ nga tanksa tė ushtrisė serbe, shėnon varrosjen e tė drejtės sė kosovarėve pėr vetėvendosje, tė paraparė nė Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit.
 
Nė kapitullin qė pėrmban dokumentacion, janė botuar dėshmitė mė tė reja tė shpehjes sė vullnetit politik tė kosovarėve pėr tė ardhmen e Kosovės nė rrafshin e sė drejtės ndėrkombėtare. Kė kėtė kontekst botohet nė kėtė numėr tė „Dardanisė“ Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990; Deklarata e Pavarėsisė, versioni i aprovuar nga Parlamenti i Kosovės i tekstit integral tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht i Kushtetutės sė Kaēanikut; Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės, Deklarata Politike e Kėshillit Koordinues tė Partive Politike tė Shqiptarėve nė (ish)Jugosllavi, e aprovuar mė 12. 10. 1991; Shkresa e Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės Dr. Bujar Bukoshi drejtuar Lordit Carrington pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe letra pėrcjellėse e kryetarit tė Kėshillit Koordinues tė Partive Politike tė Shqiptarėve nė Jugosllavi Dr. Ibrahim Rugova; Raporti mbi zgjedhjet shumėpartiake pėr parlamentin dhe pėr presidentin e Republikės sė Kosovės si edhe lista me emrat e anėtarėve tė parlamentit tė Kosvės, tė cilėt e kishin nėnshkruar Deklaratėn Kushtetuese.
 
Nė kapitullin e fundit ėshtė botuar punimi i Rexhep Ismajlit ( i hartuar mė 1993): Shqiparėt kanė tė drejtė pėr vetėvendosje; punimi i Blerim Rekės (anglisht) Kushtetuta, Lufta e Paqja nė rastet e Kosovės e tė Maqedonisė; punimi i Arsim Bajramit: Administrimi ndėrkombėtar i Kosovės – Dilema e Kundėrthėnie; punimi i Shkėlzen Maliqit (anglisht) Zhvillimi i politikės paqėsore nė Kosovė, punimi i Enver Hoxhajt „Pėr njė shoqėri tjetėr nė Kosovė“ dhe teksti i njė bisede tė gjatė me Michael Steiner-in, e titulluar „Ai tren ka ikur kaherė“. Shpenzimet e shtypit pėr kėtė vėllim u mbuluan nga kosovarė me banim nė Zvicėr, pėrkatėsisht nga zotėrinjtė: Gjokė Palokaj, Zenel Asllani, Xhelal Molliqaj, Bajram Zeqiraj, Haki Latifi, Shaip Latifi, Xhemajl Abdullahu, Lask Lasku, Agron Morina dhe Fitim Miftari - qė tė gjithė bashkėpunėtorė tė firmės First Insurance Contact AG, qė drejtohet nga z. Gjokė Palokaj.
 
 
 
HISTORI, GJUHĖSI E LETĖRSI SHQIPE NĖ GJERMANISHT
 
DARDANIA, Revistė pėr histori, kulturė, letėrsi e politikė, Nr. 11/2002
 
Nė vėllimin 11 tė revistės „Dardania“ qė kėto ditė doli nga shtypi, ėshtė ribotuar punimi i Norbert Jokl mbi Gjuhėn e Shqiptarėve. Ėshtė ky njėri ndėr punime tė njohura tė kėtij albanologu mė tė madh tė tė gjitha kohėve, nė tė cilin ky i bėn njė sintezė dy tezave kryesore bazė tė preajardhjes sė gjuhės shqipe dhe hapėsirės etnike tė shqiptarėve. Jokli e tregon bindshėm se vend i formimit tė gjuhės shqipe ėshtė nė tė vėrtetė Dardania antike - kjo zonė nė tė cilėn nuk mund tė mohohen kontaktet dhe vende - vende edhe bashkėjetesa dardane (ilire) - thrakase. Ky punim i Joklit nuk ėshtė cituar shumė nga albanologė shqiptarė sepse kėta tė fundit duket se ishin pėrqendruar nė dėshmimin me ēdo kusht tė prejardhjes ilire dhe tė autoktonisė sė shqiptarėve vetėm brenda territorit tė Shqipėrisė sė 1912-shit. Pyetjes qė e shtronte vetė Jokli pėr atdheun e kryehershėm ballkanik tė shqiptarėve i pėrgjigjej me konstatimin se mbi bazėn e pėrputhjeve tė shqipes nė fushėn e lekskut dhe tė fjalėfomimit me ilirishten e me thrakishten janė veēori qė „tė gjitha pėrputhen me njė zonė verilindore tė hapėsirės ballkanike tė ilirėve, si pėr shembull nė kuadrin e Dardanisė sė lashtė“ Karakteri ilir i kėsaj zone dėshmohet me mėnyrėn ilire tė formimit tė emrave tė vendeve, sado qė nė kėtė zonė ka edhe ndonjė emėrtim me origjinė thrakase.
 
Mostheksmi me transparencė i Dardaninė si atdhe i kryehershėm ballkanik i iirėve e i shqiptarėve duket se u kushtoi shqiptarėve shumė shtrenjt, sidomos politikisht, sepse i dha krah shkencės serbe qė shqiptarėt jashtė shtetit shqiptar tė Konferencės sė Londrės t’i mbajnė pėr ardhacakė dhe t’i organizojnė fushatat e njėpasnjėshme pėr dėbimin e tyre pėr nė Turqi ndėrsa ardhėsit serbė ta paraqesin veten si zotėr tė Ballkanit.
 
E pandashme nga kjo temė ėshtė edhe lėnda qė trajtohet nė punimin e dijetarit Fritz Lochner – Hüttenbach rreth „Lindjes dhe zhvillimit tė iliristikės“ nė tė cilin ky i ravizon shtigjet e rrudhjes sė madhėsisė sė quajtur ilirishte dhe tė hapėsirės gjuhėsore tė saj. Ky e tregoi bindshėm se mbajtja e gjithė Europės sė Mesme pėr hapėsirė gjuhėsore tė ilirishtes ishte e tepruar sado qė, duke filluar nga vitet ’20 tė shekullit tė kaluar, kishin filluar tė dėgjoheshin zėra se pas kapėrcimit tė etheve tė keltomanisė po zhvillohej njė iliromani poaqė diletantike, njė panilirizėm qė shumė shpejt i pushtoi Europėn Qendrore, Perėndimore e atė Jugore e mė vonė edhe Skandinavinė e edhe ishujt britanikė, nė vend se pikėnisje pėr djen iliristike tė ishn Illyrii proprie dicti „lirėt e mirėfilltė“ tė Balkanit – siē porositnin  Anton Mayer, Vittore Pisani, Hans Krahe dhe sė fundi disa herė me radhė edhe Heinz Kronasser -. apo ilirėt e Jugut qė shtriheshin po nė ato territore ku sot flitet shqipja.
 
Me historinė e vjetėr tė shqiptarėve pėrkatėsisht tė Dardanėve ka tė bėjė punimi i dijetarėve rumunė Dumitru Tutor e Cristian Vlădescu: Dardanėt nė Romla Malva, nė tė cilin trajtohet historiku i dy reliefeve me mbishkrime: njėri i kushtuar hyjneshės *dea Dardanica dhe tjetra njė Aurelius Dardanus, tė zbuluara nė rrėnojat e qytetit antk Romula Malva (sot katundi Reshka nė distriktin Olt) tė Rumanisė.
 
Me historinė e vjetėr tė shqiptarėve e tė shqipes ka tė bėjė edhe fragmenti „Gjuha e mėvetėshme kishėtare e shqiptarėve“, i nxjerrė nga libri i filologut e historianit bashkėkohor gjerman Gottfried Schramm „Fillimet e krishterimit tek shqiptarėt“. Nė mbėshtetje tė tezės sė tij pėr prejardhjen e shqipes nga gjuha e besėve, njė popullatė thrakase e Ballkanit Lindor me qendėr qytetitin e Remesianės (sot Bela Palanka nė Serbi), Schramm e analizon terminologjinė kishėtare tė shqipes dhe arrin nė pėrfundimin pararendėsit besė tė shqiptarėve e kishin deri nė shek. 9 (kur kėta qenkan vendosur nė Arbanon tė brigjeve tė Adriatikut) njė gjuhė tė tyre tė mėvetėshme kishėtare. Kjo dėshmohet nga vepra e ipeshkvit Niceta. Sipas kėtij, protoshqiptart e vendosur nė sferėn bizantine tė ndikimit e kishin sjellur me vete njė terminologji kishėtare bese e cila i pėrkiste trashėgimisė latine, romake tė tyre prandaj edhe ishte e pėrbashkėt pėr tė dy ritet e krishtrera qė u pėrkisnin dhe u pėrkasin shqiptarėt edhe sot.
 
Pėr herė tė parė i pėrcjellur me pėrkthimin gjerman botohen nė latinisht e nė gjermanisht pjesė tė njė dėshmie tė hartuar nė vitet 1377 – 1403 nga francezi Johannes de Galonifontibus O. P. Nė shėnimet e tij pėr vende e popuj tė Europės Juglindore flitet edhe pėr shtete e popuj tė Ballkanit e edhe pėr shqiptarėt. Nė kėtė pjesė tė shėnimeve tė tij pėrshkruhen edhe Bosna, Serbia, Greqia e Shqipėria, pėrkatėsisht thema e Durrėsit. Pėr Shqipėrinė thotė se ishte njė „Patria Magna“ dhe se shqiptarėt e kishin edhe alfabetin e vet. Kjo e dhėnė nuk ėshtė e re, porse e pėrforcon megjithatė konstatimin mė 1302 tė Brocard-it se shqiptarėt, saqo qė e flisnin njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinmishtja, ata nė tė gjitha libat e tyre e pėrdoprnin alfabetin latin.
 
Duke qėndruar gjithnjė nė aspekte tė historisė sė shqiptarėve, nė vazhdim botohet pėr herė tė parė njė punim: “Historiografia e re shqiptare, sidomos nė kėto 20 vitet e fundit” nga trashėgimia shkrimore e djetarit kosovar Krist Maloki, (1900 – 1972) i cili pėr kohė tė gjatė veproi nė Universitetin e Graz-it (Austri). Nė kėtė punim autori e qorton sidomos ēasjen jo dnjitoze qė i bėnė dsa historianė europerėndimorė, nė rend tė parė porse gjermanė e austriakė, historisė sė shqiptarėve. Pason njė punim i ilirologut Aleksandar Stipčević pėr fillet dhe rezultatet e dijes albanologjke nė Kroaci; njė punim i Skėnder Gashit pėr antroponimet sllave tė shqiptarėve nė tė cilin autori e vė nė pikėpyetje kalimin nė fenė islame tė shqiptarėve nga riti katolik. Historiani i ri Enver Hoxhaj ėshtė prezantuar nė kėtė vėllim me punimin shumė informativ pėr Gjenezėn e arkeologjisė sė krishterė tė Akademisė Austriake tė Shkencave dhe tė Institutit Austriak tė Arkeologjisė nė studimin e Ballkanit, pėr tė vazhduar me ribotimin e punimit tė Mhamet Tėrnavės mbi Migrimet e popullsisė nė Kosovė gjatė shek. 14 – 16, nga i cili rezulton se migrantėt e asokohėshėm ishin nė pjesėn dėrmuese tė tyre bartės tė emrave e mbiemrave thjesht sllavė, pėrkatėsisht se shqiptarė tė vendosur rishtas nė Kosovė gatė kėtyre dy shekujve pothuaj se nuk kishte fare. Kapitulli kshtuar historisė mbyllet me vazhdimin e parė tė punimit tė historianit serb Vladislav Marjanović: Pakicat kombėtare dhe zgjedhja e Mbretėrisė Serbe-Kroate-Sllovene anėtare e Lidhjes sė Kombeve (Gjenevė) nė tė cilin trajtohet edhe qėndrimi i mbretėrisė sė sllavėve tė jugut ndaj Ēėshtjes shqitare nė vitet ’20 e ’30 tė shekullit tė kaluar.
 
Nė kapitullin kushtuar gjuhės, nė kėtė vėllim janė botuar punimi i Ali Dhrimos (Tiranė), “Fan S. Noli - Tribun i fjalės shqipe” nė tė cilin pasqyrohet me shembuj konributi i Nolit pėr pasurimin e shqipes me fjalė tė reja; punimi i Emine Sadikut (Elbasan – Bornheim – Uedorf) “Fjalia nė gjermanishten e nė shqipen” dhe punimi i germanistit tė ri Izer Maksuti (Vjenė – Kėrēovė) “Ndikimet gjuhėsore tė gjermanishtes mbi shqipen”.
 
Letėrsisė sė re shqipe tė tė dyja anėve tė kufirit tė shteteve tė shqiptarėve i janė kushtuar nė kėtė vėllim tė “Dardanisė” mė shumė se 100 faqe. Tė gjitha materialet e kėtij kapitulli janė hartuar e pėrkthyer nga studiuesi Hans Joachim – Lanksch. Kėtu janė botuar studimet e Lanksch: Dhembja e pikės mbi shkėmb – Poezi nga Kosova - gjendja aktuale dhe retrospektiva; njė analizė mė e gjatė veēorive tė krijmtarisė sė Martin Camajt dhe tė shtigjeve tė jetės sė tij dhe njė vlerėsim krijimtarisė sė shkrimtarit Kasėm Trebeshina. Pasojnė krijime tė pėrkthyera nė gjermanisht nga Lanksh tė shkrimtarėve Kasėm Trebeshina, Flora Brovina, Fatos Lubonja, Lazėr Radi, Visar Zhiti, Eqrem Basha, Beqė Cufaj dhe Ardian-Christian Kyēyku. Shpenzimet e shtypit tė kėtij vėllimi u mbuluan nga Kltur Kontakt - Austria dhe nga UFORK-u.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.