8.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 8 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti dėnon ashpėr vrasjen e policit Hajdar Ahmeti

  • P. Mur: Kosova menaxhohet si ndėrmarrje koloniale

  • Mosnjohja e dokumentave tė UNMIK-ut nga Serbia - pengesė pėr pjesėmarrje nė takimin ndėrkufitar nė Preshevė

  • Gjilan: Greva devalvon kėrkesat e arsyeshme tė arsimtarėve

  • Mesazhi i Presidentit Rugova me rastin e 7 shtatorit

  • Faruk Spahia vizitoi mbrėmė minatorėt grevistė tė "Trepēės"

  • Me manifestime tė ndryshme u shėnua 13-vjetori i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės

  • Hari Holkeri thotė se dialogu Prishtinė - Beograd qė do tė merret me ēėshtje praktike ėshtė njėsoj i rėndėsishėm pėr tė dy palėt

  • Prej sot deri mė 11 shtator, nė Prishtinė mbahet Festivali 9/11 nė kujtim tė viktimave tė sulmeve mė 11 shtator 2001

  • Pėrfaqėsuesit e arsimit tė Skėnderajt, Klinės dhe Drenasit u morėn vesh qė procesi mėsimor tė fillojė sot

  • Solana dhe Holkeri tė martėn do tė bisedojnė nė Bruksel pėr gjendjen nė Kosovė

  • Tė shtunėn ėshtė vrarė pjesėtari i SHPK-sė Hajdar Ahmeti

  • Takimi i koalicionit qeveritar vazhdon edhe sot

  • Disa tė vrarė dhe tė plagosur nė konfliktin e armatosur nė fshatin Brezė tė Karadakut tė Shkupit

  • BDI mbajti njė mbledhje tė jashtėzakonshme pėr tė debatuar pėr situatėn mė tė re nė fshatrat e Karadakut

  • Majko demanton spekulimet se ka kėrkuar dėrgimin e trupave midis AKSH-sė dhe forcave maqedonase

  • Sipas Sharonit, shteti izraelit ka vendosur t'i vrasė udhėheqėsit e Hamasit

  • Kryengritėsit talibanė kanė vrarė 5 ushtarė tė trupave qeveritare afgane

  • Izraeli nė gjendje tė lartė gatishmėrie

  • Bush do tė kėrkojė nga Kongresi 87 miliardė dollarė

  • Arafat kėrkon nga Korei krijimin e qeverisė sė re palestineze

  • Solana angazhohet pėr shpėtimin e planit paqėsor pėr Lindjen e Mesme

  • Tė pakten dy ushtarė amerikanė janė plagosur nė njė sulm me bombė nė Bagdad

  • Njė helikopter izraelit ka goditur me predha shtėpinė e militantit tė Hamasit

  • Rumsfeld shprehet pėr zgjerimin e misionit ISAF nė Afganistan

  • SHBA do t`i ofrojnė Koresė sė Veriut garancat e duhura tė sigurisė

  • Vendet e BE-sė po zhvillojnė konsultimet e fundit lidhur me projektkushtetutėn evropiane


 
Presidenti dėnon ashpėr vrasjen e policit Hajdar Ahmeti
 
Prishtinė, 8 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka bėrė sot njė deklaratė nė lidhje me vrasjen e policit tė SHPK-sė, Hajdar Ahmetit, qė ndodhi natėn e tė shtunės dhe e ka dėnuar ashpėr vrasjen e policit tė SHPK-sė, nga Gjakova.

"Sulmi vdekjeprurės mbi policin Hajdar Ahmeti ėshtė sulm kriminal mbi policinė e Kosovės, qė bėn sigurinė e vendit tonė. Policia e Kosovės ėshtė polici jona, qė ėshtė nė shėrbim tė vendit. Autorėt e kėtij krimi duhet tė ndiqen dhe tė dalin para drejtėsisė sė Kosovės.

Familjes Ahmeti nga Berjahu i Gjakovės i shprehim ngushėllimet tona tė thella dhe tė popullit tė Kosovės, ndėrsa e sigurojmė se do tė jetė nėn kujdesin shtetėror", thuhet nė deklaratėn e Presidentit Rugova.
 
 
P. Mur: Kosova menaxhohet si ndėrmarrje koloniale
 
Pragė, 8 shtator 2003 - "Protektoratet ndėrkombėtare qė i kemi nė Kosovė dhe nė Bosnje, nė tė kaluarėn pak a shumė janė menaxhuar si ndėrmarrje koloniale.
 
Tė huajt qė shkojnė atje u thonė njerėzve se ēfarė duhet tė bėjnė dhe marrin vendimet kyēe. Ky ėshtė njė element i kėtij problemi tė madh", thotė analisti i radios "Evropa e lirė" Patrik Mur.

Faza e tanishme shihet si fillim i njė tė ardhmeje tė re, thotė na vazhdim analisti Mur, nė tė cilėn nuk do tė ketė mė vend pėr diktatorėt nga Beogradi.
 
"Ne megjithatė e kemi njė problem qė ka tė bėjė me, siē thashė, strukturėn koloniale", thotė ai, ngase krahas kėsaj strukture koloniale, tė huajt nuk janė fokusuar nė ēėshtje pėrkatėse, sepse ēėshtja statusore nuk ėshtė lejuar tė diskutohet.
 
Tė huajt nuk u dhanė sa duhet zyrtarėve vendorė kompetenca dhe shpesh i kanė trajtuar si fėmijė, konstaton analisti i "Evropės sė lirė".
 
"Tensionet gjithashtu janė pasojė e faktit se shumė politikanė vendorė nė sytė e komunitetit ndėrkombėtar, mė me dėshirė "luajnė politikė" sesa bashkėpunojnė pėr tė mirėn e pėrgjithshme", thotė analisti Patrik Mur.
 
 
Mosnjohja e dokumentave tė UNMIK-ut nga Serbia - pengesė pėr pjesėmarrje nė takimin ndėrkufitar nė Preshevė
 
Gjilan, 8 shtator 2003 - Bashkėpunimi ndėrkufitar Gjilan - Kumanovė - Preshevė, i nxitur nga Pakti i Stabilitetit, Instituti Lindje-Pėrendim dhe asociacionet e tjera ndėrkombėtare, ėshtė mirėpritur edhe nga udhėheqėsit dhe qytetarėt e kėtyre komunave, tė cilėt projektin pėr krijimin e njė rajoni tė vogėl evropian nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore e shohin si mundėsi tė mirė pėr njė zhvillim mė tė shpejtė ekonomik dhe lėvzije tė lirė tė qytetarėve.

Dy takimet e para janė mbajtur nė Kumanovė dhe Gjilan, ndėrsa i treti nė Preshevė, ku janė identifikuar prioritetet e pėrbashkėta pėr rajonin. Komuna e Gjilanit vlerėson se hapja e njė pike kufitare me Maqedoninė nė Stanēiq dhe ndėrtimi i rrugės Gjilan-Zhegėr-Kumanovė do tė ishte me rendėsi strategjike pėr rajonin, prioritet ky qė ka fituar pėrkrahje edhe nga Kumanova.

Po kaq e rėndėsishme ėshtė edhe rruga Gjilan-Preshevė, e cila edhe mė tutje nuk mund tė pėrshkohet lirshėm nga shumica e qytetarėve tė Kosovės pėr shkak se Serbia nuk i ka pranuar dokumentat qė i lėshon UNMIK-u.

Kjo ka qenė edhe arsyeja qė nė takimin e Preshevės, mė 5 shtator 2003, nuk ka mundur tė shkojė kryeshefi ekzekutiv i komunės sė Gjilanit, z. Enver Muja, i cili do tė duhej ta pėrfaqėsonte komunėn, nė vend tė kryetarit Lutfi Haziri, qė ndodhej jashtė, para tė cilit do tė paraqiteshin njėsoj po kėto pengesa.

Fadil Osmani, zyrtar pėr projekte, pėrfaqėsues i komunės sė Gjilanit, tha se pjesėmarrėsit e takimit tė Preshevės janė marrė vesh pėr formimin e grupeve tė punės nėpėr komunat e tyre, tė cilat do tė punojnė nė pėrcaktimin e prioriteteve nė infrastrukturė, zhvillim ekonomik dhe bashkėpunim kulturor, sportiv e rinor.
 
 
Gjilan: Greva devalvon kėrkesat e arsyeshme tė arsimtarėve
 
Gjilan, 8 shtator 2003 - Nė njė takim me kryetarė tė nėndegėve dhe aktiveve tė Degės sė LDK tė Gjilanit, ėshtė diskutuar greva e punėtorėve tė arsimit. Kryetari i Degės Xhemajl Hyseni ka referuar pėr angazhimet nė nivel tė komunės qė, kjo situatė tė tejkalohet. Janė mbajtur dy takime me drejtorė shkollash dhe ėshtė shqyrtuar gjendja si dhe janė bėrė pėrpjekje pėr normalizimin e gjendjes.
 
Por, ka shtuar z.Hyseni, nė shumicėn e shkollave mėsimi ende nuk ka filluar dhe, kjo ėshtė brengosėse.
Askush nuk i ka kontestuar kėrkesat e drejta tė punėtorėve tė arsimit dhe ēdo instancė pėrgjegjėse nė kėtė vijė, ėshtė zotuar pėr angazhim mė tė madh nė realizimin e tyre.
 
Por, ekziston me tė drejtė frika se nga vazhdimi i mėtejmė i grevės tė devalvohen kėrkesat e arsyeshme tė punėtorėve tė arsimit.

Kėtė qėndrim e kanė shprehur edhe dy deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, prezentė nė kėtė takim, Fatmir Rexhepi dhe Gjylshene Berisha, njėherėsh zyrtare e lartė rajonale e arsimit. Ata kanė kėrkuar ndėrprerjen e grevės dhe normalizimin e fillimit tė vitit shkollor nėpėr institucionet e arsimit.

Kėtė qėndrim e kanė mbėshtetur njėzėri edhe aktivistėt e pranishėm nė kėtė takim, duke kėrkuar nga tė zgjedhurit e tyre tė ēdo niveli, angazhim mė tė madh nė ēdo kėrkesė tė arsyeshme jo vetėm nga fusha e arsimit por edhe fusha tė tjera, duke apeluar edhe njėherė tek punėtorėt e arsimit t'i respektojnė thirrjet e institucioneve tė Kosovės nė rend tė parė sepse pėr kėtė obligojnė edhe ligjet por edhe vota e qytetarėve.

Nė takimin e Kryesisė sė Degės ėshtė biseduar edhe rreth mbarėvajtjes sė punės nė Kuvendin e Komunės, ku njė pjesė e kėshilltarėve tė LDK vazhdojnė tė sillen me papėrgjegjėsi edhe atėherė kur ballfaqohen me fakte konkrete,siē ndodhi nė seancėn e fundit tė Kuvendit.

Dega e LDK tė Gjilanit do tė kėrkojė nga kryetari i komunės qė tė zbatojė me pėrpikėri Rregulloren e punės tė Kuvendit, nė mėnyrė qė tė evitohet anarkia, konflikti i interesave po, edhe do tė insitojė nė njė angazhim mė tė madh tė tė zgjedhurve tė vet nė Kuvendin e Komunės e nė rend tė parė nga udhėheqja e saj, nė luftimin e dukurive devijuese qė janė shfaqur pikėrisht nga ana e kėshilltarėve tė LDK-sė qė po shkaktojnė rrėmuja tė panevojshme me qėllim qė tė mos shihen tė palarat e tyre.
 
 
Mesazhi i Presidentit Rugova me rastin e 7 shtatorit
 
Prishtinė, 8 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qyetarėve tė Kosovės njė mesazh me rastin e 7 shtatorit, ditės kur para 13 vitesh u miratua Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Nė kėtė mesazh thuhet:

- Me rastin e 7 Shtatorit, ditės sė miratimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

Dita e 7 Shtatorit tė vitit 1990 ka hyrė nė historinė mė tė re tė Kosovės si ditė e vėnies sė themeleve tė shtetit tė Kosovės, qė erdhi pas Deklaratės sė Pavarėsisė tė 2 Korrikut tė tė njėjtit vit.

Me kėtė Kushtetutė ka funksionuar plot njė dekadė shoqėria dhe shteti i Kosovės, qė ėshtė shėnuar nė tė gjitha dokumentet relevante ndėrkombėtare.

Shpresojmė se sė shpejti do tė funksionojė shteti i pavarur i Kosovės mė kėtė Kushtetutė, qė ėshtė vlerėsuar si njėra ndėr kushtetutat mė tė mira tė kėsaj pjese tė Evropės e tė botės.

Nė kėtė ditė, u shprehim mirėnjohje deputetėve guximtarė tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės qė e miratuan Kushtetutėn nė Kaēanik dhe e shpallėn Kosovėn Republikė parlamentare e presidenciale, thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit Rugova.
 
 
Faruk Spahia vizitoi mbrėmė minatorėt grevistė tė "Trepēės"
 
Mitrovicė, 8 shtator 2003 - Menjėherė pas kthimit nga Shqipėria, ku ishte nė udhėtim zyrtar, kryetari i Kuvendit tė Komunės, z. Faruk Spahija, mbrėmė minatorėt grevistė nė minierėn "Trepēa" nė Stantėrg. Z. Spahija fillimisht ka biseduar me anėtarėt e Kėshillit Grevistė tė minatorėve dhe me menaxherin e minierės Miftar Hyseni, tė cilėt e kanė njoftuar se gjendja shėndetėsore e grevistėve ėshtė shumė e rėndė dhe me tendencė tė pėrkeqėsimit tė pėrshpejtuar.
 
Numri i atyre qė po e kėrkojnė ndihmėn e mjekut ėshtė gjithnjė e mė i madh. Ata thanė se asgjė nuk ėshtė ndėrmarrė seriozisht sa i pėrket zgjidhjes sė kėrkesės sė tyre nga pėrgjegjėsit, por nuk ka ndryshime as nė qėndrimet e minatorėve pėrderisa tė plotėsohen kėrkesat e tyre.

Ndėrkaq, menaxheri i Minierės Miftar Hyseni, i tha kryetarit Spahija se megjithė gjendjen e rėndė tė grevistėve, punėt nė pėrgatitjen e Minierės pėr eksploatimin e xehes po zhvillohen nga nga vetė minatorėt grevistė sipas dinamikės sė paraparė dhe me sukses.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija mėpastaj ka vizituar minatorėt grevistė, tė cilėve edhe njėherė ua ka sqaruar pozicionin e komunės lidhur me menaxhimin e ndėrmarrjeve shoqėrore, duke ritheksuar edhe njėherė se komunat janė tė privuara plotėsisht nga ēdo lloj i menaxhimit tė kėtyre ndėrmarrjeve.
 
Spahija u ka thėnė minatorėve se duke patur respekt tė thellė pėr minatorėt, pėr asnjė ēast nuk do tė mungojnė angazhimet e pushtetit lokal dhe tė tijat personalisht, pėr tė ndihmuar, nė kuadėr tė mundėsive reale, zgjidhjen e problemeve tė tyre dhe se pėr tė kontribuar nė kėtė drejtim askush nuk duhet tė rrijė anash.
 
Ai u ka bėrė apel tė gjithė atyre qė iu ėshtė rrėnuar rėndė shėndeti, si pasojė e pjesėmarrjes nė grevė, qė tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre pėr tė sanuar shėndetin e rrezikuar dhe qė nga atje tė solidarizohen me kolegėt e tyre.

Kryetari Spahija, poashtu u bėri apel pėrfqėsuesve tė institucioneve mė tė larta tė UNMIK-ut dhe atyre tė vendit, qė tė ndėrmarrin masa tė menjėhershme konkrete pėr zgjidhjen e probelemeve tė minatorėve.
 
Spahija me kėtė rast u ka dorėzuar minatorėve 500 euro, mjete kėto qė kohė mė parė njė delegacion i parlamentarėve tė Landit tė Saksonisė sė Ulėt nga Gjermania, i dhuroi si shumė simbolike pėr tė filluar ndonjė projekt social.
 
 
Me manifestime tė ndryshme u shėnua 13-vjetori i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės
 
Prishtinė, 8 shtator 2003 - Me rastin e 13-vjetorit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nė disa qendra komunale tė Kosovės u mbajtėn manifestime tė ndryshme pėr shėnimin e kėsaj date tė rėndėsishme historike, kur u vendosėn themelet e shtetit tė Kosovės.

Kėshtu dje Kuvendi komunal i Ferizajt organizoi njė akademi solemne, nė tė cilėn pos mysafirėve tė shumtė ishte i pranishėm edhe nėnkryetari i atėhershėm i Kuvendit tė Kosovės, Iliaz Ramajli dhe delegatė tė tjerė.
 
Iliaz Ramajli, i cili mė 7 Shtator tė vitit 1990 ishte kryesues i shpalljes sė Kushtetutės sė Kaēanikut pėr rėndėsinė e kėsaj date, tha se "7 Shtatori ėshtė njėra ndėr datat e shėnuara tė popullit tė Kosovės dhe popullit shqiptar nė pėrgjithėsi.
 
Me Deklaratėn Kushtetuese, Kushtetutėn e Kaēanikut dhe Referendumin e vitit 1991 ėshtė vėnė baza juridike e kushtetuese pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr shtetin e ardhshėm tė Kosovės, shtet sovran dhe tė pavarur, tha z. Ramajli.

Nė kėtė akademi foli edhe kryetari i kuvendit komunal tė Ferizajt Adem Salihaj dhe mysafirė tė tjerė.
Nė pėrmbyllje tė kėsaj akademie u shfaq edhe njė program i pasur kulturoro-artistik.

Ndėrkaq nė komunėn e Kaēanikut me manifestime tė ndryshme u shėnua 13-vjetori i shpalljes sė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.

Edhe Kuvendi komunal i Pejės dhe Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dje shėnuan 13-vjetorin e Kushtetutės sė Kaēanikut, ku pėr kėtė datė historike foli Ali Lajēi, kryetar i KK tė Pejės.
Edhe dega e LDK-sė nė Malishevė organizoi njė akademi solemne pėr nder tė kėsaj date tė shėnuar.
 
 
Hari Holkeri thotė se dialogu Prishtinė - Beograd qė do tė merret me ēėshtje praktike ėshtė njėsoj i rėndėsishėm pėr tė dy palėt
 
Berlin, 8 shtator 2003 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri thotė se dialogu Prishtinė - Beograd qė do tė merret me ēėshtje praktike ėshtė njėsoj i rėndėsishėm pėr tė dy palėt dhe se pas konsultimeve nė Moskė, Gjenevė dhe nė Bruksel do tė dihet se kur od tė fillojnė bisedimet.

I pyetur nga revista gjermane "Shpigėl" qė a mund tė ndodhė qė gjatė mandatit tė tij shqiptarėt tė realizojnė kėrkesėn e tyre qė Kosova tė bėhet e pavarur, Holkeri ka thėnė se ai nuk e di kėtė, por ka thėnė se duhet tė gjendet shtegdalje nga situata e tashme dhe tė vendosen standardet e shtetit juridik. Pikėrisht atėherė Kombet e Bashkuara mund tė pėrcaktojnė statusin final tė Kosovės, ka thėnė kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri.
 
 
Prej sot deri mė 11 shtator, nė Prishtinė mbahet Festivali 9/11 nė kujtim tė viktimave tė sulmeve mė 11 shtator 2001
 
Prishtinė, 8 shtator 2003 - Prej sot deri mė 11 shtator, nė Prishtinė, nė kinemanė ABC, do tė mbahet Festivali 9/11 nė kujtim tė viktimave tė sulmeve terroriste mbi SHBA-tė mė 11 shtator 2001.
 
Festivali pėrfshin shfaqjen e 7 filmave kosovarė, skulpturave dhe posterave me temėn e 11 shtatorit, tė cilat do tė garojnė pėr ēmimin e Festivalit, “9/11”. Festivali ėshtė njė organizim i pėrbashkėt i Prishtina Filmit dhe Iniciativės sė Kosovės pėr Shoqėri Demokratike – KIDS.

Nė njė njoftim tė organizatorit thuhet se 11 shtatori ishte njė datė qė ndryshoi shumė gjėra nė botė, dita kur qytetarė tė pafajshėm u sulmuan pa dallim nė New York dhe Washington. Ky ishte njė sulm ndaj vlerave tė pėrbashkėta si liria, demokracia dhe toleranca, tė cilat i ēmon ēdo popull liridashės nė tė gjithė botėn.

Sulme tė ngjashme i pėrjetoi edhe populli i Kosovės vetėm disa vite mė parė, ashtu qė ne e dimė mirė ndjenjėn e tė qenit i sulmuar nė mėnyrėn mė brutale. Dhe, nė kohėn kur Kosovės iu desht t’i mbrojė kėto vlera, populli amerikan i doli nė ndihmė me pėrkrahjen shpritrėrore dhe ushtarake.
 
Populli i Kosovės kėtė nuk e harron kurrė dhe vazhdimisht tregon pėrkrahjen ndaj popullit Amerikan dhe vlerave tė cilat bashkarisht i ēmojmė.

Qėllimi i Festivalit ėshtė tė paraqesė ndikimin e 11 shtatorit nė jetėn e individėve si dhe nė botėn nė pėrgjithėsi. Me kėtė dėshirojmė tė ngrisim vetėdijen e rrezikut nga terrorizmi dhe tė ndikimit tė tij nė jetėn e lirė.
 
Poashtu pėrmes kėtij festivali dėshirojmė tė paraqesim ndjenjat e popullit tė Kosovės pėr Amerikėn dhe popullin e saj, e kėtė mė sė miri mund ta bėjmė pėrmes syrit tė artistit.

Tė hyrat nga Festivali i dedikohen familjeve tė viktimave tė sulmeve terroriste nė SHBA. Ky kontribut, sado qė i vogėl, ėshtė njė pėrkrahje simbolike qė do ta jap populli i Kosovės ndaj popullit mik Amerikan.
 
 
Pėrfaqėsuesit e arsimit tė Skėnderajt, Klinės dhe Drenasit u morėn vesh qė procesi mėsimor tė fillojė sot
 
Klinė, 8 shtator 2003 - Nė takimin e djeshėm tė drejtorėve tė shkollave fillore dhe tė mesme, si dhe tė drejtorėve tė drejtorive pėr arsim tė komunės sė Skėnderajt, Klinės dhe Drenasit, u mor vendim qė procesi mėsimor tė fillojė sot.
 
Fillimin sa mė parė tė procesit mėsimor edhe kuvendarėt, prindėrit tė cilėt thonė se nxėnėsit e kanė vendin nė shkollė dhe tė drejtėn pėr t'u edukuar e jo nė rrugė sepse koha e rrugės nuk mund tė kompensohet kurrė.
 
 
Solana dhe Holkeri tė martėn do tė bisedojnė nė Bruksel pėr gjendjen nė Kosovė
 
Bruksel, 8 shtator 2003 - Kryesuesi i radhės sė Bashkimit Evropian, ministri i jashtėm italian Franko Fratini nė pėrfundim tė takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Riva Del Garda vuri nė dukje se nė fund tė kėtij muaji ministrat e jashtėm do tė shqyrtojnė gjendjen e sigurisė nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan.
 
Ndėrkaq, tė marten nė Bruksel Havier Solana, pėrfaqėsues i BE-sė pėr Politikėn e Jashtme dhe tė Sigurisė si dhe kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri do tė bisedojnė gjendjen nė Kosovė. Ata do tė flasin edhe pėr pėrgatitjet pėr fillimin e dialogut mes Kosovės dhe Serbisė.

Nga data 10 deri mė 12 shtator nė Prishtinė dhe nė Beograd do tė qėndrojnė pėr vizitė komesioneri i Politikės sė Jashtme tė BE-sė Kris Paten.
 
 
Tė shtunėn ėshtė vrarė pjesėtari i SHPK-sė Hajdar Ahmeti
 
Gjakovė, 8 shtator 2003 - Persona tė panjohur tė shtunėn kanė vrarė Hajdar Ahmetin, pjesėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės. Ky akt tragjik ka ndodhur rreth mesnatės nė hyrje tė fshatit tė tij tė lindjes nė Berjahė, njė pritė tė organizuar, kur i ndjeri po kthehej nga puna nė shtėpi.

Motivet e kėsaj vrasjeje nuk dihen, ndėrkohė qė policia ėshtė duke i zhvilluar hetimet. Babai i policit tė vrarė thotė se i biri i tij nuk kishte probleme me asnjė njeri.

Varrimi i tė ndjerit Hajdar Ahmeti do tė bėhet sot nė orėn 12.00.
 
 
Takimi i koalicionit qeveritar vazhdon edhe sot
 
Shkup, 8 shtator 2003 - Nė takimin urgjent mes pjesėtarėve tė koalicionit qeveritar kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė OSBE-sė, NATO-s, BE-sė, SHBA-ve.

Takimi u zhvillua me kėrkesė tė partisė shqiptare Bashkimi Demokratik pėr Integrim pas aksionit tė forcave maqedonase tė sigurisė ditėn e dielė, ku siē tha policia disa vetė u vranė gjatė pėrleshjeve me njė grup tė armatosur nė fshatin Brezė, nė veri tė Maqedonisė. Takimi i koalicionit qeveritar vazhdon edhe sot.

Gjatė natės sė tė dielės situata nė Brezė, ku u zhvillua aksioni i policisė dhe fshatrat pėrrreth, sipas banorėve lokalė, ka qenė e qetė.
 
 
Disa tė vrarė dhe tė plagosur nė konfliktin e armatosur nė fshatin Brezė tė Karadakut tė Shkupit
 
Shkup, 8 shtator 2003 - Forcat maqedonase nė njė operacion tė djeshėm nė drejtim tė fshatrave shqiptare Brezė, Malinė dhe Goshincė qė gjenden nė afėrsi tė kufirit me Kosovėn, kanė vrarė disa anėtarė tė grupeve tė armatosura dhe kanė plagosur disa tė tjerė.
 
Gjatė kėtij operacioni thuhet se ato kanė shkatėrruar disa shtėpi dhe shkollėn fillore tė fshatit Brezė. Nė njoftimet e para thuhet se ka disa tė vrarė.

Ministria e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nėpėrmjet njė komunikate thotė se nė kėtė aksion janė vrarė disa shqiptarė, pjesėtarė tė grupit tė armatosur, tė cilin e konsideron tė neutralizuar.
 
Zėdhėnėsja e kėsaj ministrie Mirijana Kontevska, thotė se nuk ka informacione pėr numrin e tė vrarėve, por konfirmoi se policia dhe ushtria kanė ndėrmarrė aksionin nė disa faza, ngase sipas saj grupet e armatosura shqiptare kanė bėrė rezistencė dhe kanė pėrdorur armė.
 
Ajo ka theksuar se nuk ka asnjė pjesėtar tė lėnduar nga forcat e sigurimit shtetėror. Nė kėtė operacion kanė qenė tė pėrfshirė edhe helikopterė ushtarakė tė Maqedonisė.

Tė shqetėsuar nga kėto sulme banorėt e kėtyre fshatrave i kanė lėshuar shtėpitė e tyre dhe janė nisur nė drejtim tė fshatrave tė Kumanovės dhe tė Vitisė. Sipas kryetari tė komunės sė Likovės Husamedin Halilit nga luftimet e djeshme mes tė grupit tė armatosur shqiptar dhe forcave maqedonase detonimet e fuqishme janė dėgjuar edhe nė rajonin e Likovės.

Zėdhėnėsi i NATO-s nė Shkup tha se Aleanca pėrkrah aksionin e policisė kundėr grupeve tė armatosura.
"Ne pėrkrahim edhe mėtutje linjėn e aksioneve tė policisė gjatė 10 ditėve tė fundit pėr tė luftuar grupet kriminale nė kėtė zonė", tha Retklif.
 
 
BDI mbajti njė mbledhje tė jashtėzakonshme pėr tė debatuar pėr situatėn mė tė re nė fshatrat e Karadakut
 
Tetovė, 8 shtator 2003 - Pėr tė diskutuar pėr situatėn e krijuar mbrėmė vonė nė Tetovė ka filluar njė mbledhje e jashtėzakonshme e kryesisė qendrore tė partisė shqiptare nė pushtet - Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė tė cilėn morėn pjesė edhe deputetėt dhe ministrat e kėsaj partie nė Qeverinė e Maqedonisė.

Njė mbledhje tė ngjashme ka mbajtur edhe Partia Demokratike Shqiptare, e cila do tė dalė me njė qėndrim lidhur me situatėn mė tė re nė Karadakun e Shkupit.
 
 
Majko demanton spekulimet se ka kėrkuar dėrgimin e trupave midis AKSH-sė dhe forcave maqedonase
 
Tiranė, 8 shtator 2003 - Ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė Pandeli Majko hodhi dje poshtė me njė deklaratė sipas sė cilės nė shtypin e Tiranės i ėshtė atribuar atij, sikur ka kėrkuar dėrgimin e trupave paqeruajtėse nga Shqipėria pėr t'u vendosur nė Maqedoni midis formacionit tė AKSH-sė dhe forcave tė ushtrisė maqedonase.
 
Majko nė njė konferencė shtypi nė Tiranė tha se vendosja e paqeruajtėsve nga Shqipėria nė Maqedoni ėshtė kėrkuar prej tij vetėm nė kuadrin e misionit shumėkombėsh "Konkordia", qė synon stabilitetin e Maqedonisė.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko me kėtė rast ka akuzuar disa struktura nė Serbi si dhe AKSH-nė si mekanizma qė kėrkojnė destabilizimin e Shqipėrisė dhe tė gjithė rajonin.
 
 
Sipas Sharonit, shteti izraelit ka vendosur t'i vrasė udhėheqėsit e Hamasit
 
Gaza, 8 shtator 2003 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se shteti izraelit ka vendosur t’i vrasė udhėheqėsit e grupit ekstremist palestinez, Hamas.

Nė njė intervistė, kryeministri Sharon tha se Izraeli do tė vazhdojė tė kėrkojė dhe tė vrasė udhėheqėsit e Hamasit dhe nuk do t’i japė kėtij grupi asnjė moment qetėsi.

Paralajmėrimi i zotit Sharon gjatė intervistės sė botuar nė gazetėn izraelite, Yediot Ahronot, u bė njė ditė pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar izraelite pėr tė vrarė udhėheqėsin shpirtėror tė grupit Hamas, sheikun Ahmed Yassin.
 
 
Kryengritėsit talibanė kanė vrarė 5 ushtarė tė trupave qeveritare afgane
 
Kalat, Afganistan, 8 shtator 2003 – Kryengritėsit e dyshimtė talibanė u kanė zėnė pritėn trupave qeveritare, qė po udhėtonin nėpėr njė grykė malin nė Afganistanin jugor dhe kėshtu kanė vrarė pesė ushtarė dhe kanė plagosur edhe 5 tė tjerė, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) njė komandant ushtarak afgan, njofton AP.
 
Trupat udhėtonin me njė kamion dhe po patrullonin nė kėtė zonė malore tė provincės Kandahar kur sulmuesit hapėn zjarr nė ta. Pėr kėtė sulm, zyrtarėt kanė fajėsuar krengritėsit taliban, por deri tash askush s’e ka marrė pėrgjegjėsinė.
 
 
Izraeli nė gjendje tė lartė gatishmėrie
 
Tel Aviv, 8 shtator 2003 - Forcat izraelite tė sigurimit janė nė gjendje tė lartė gadishmėrie nga frika e ndonjė sulmi hakmarrės, pas pėrpjekjes sė tyre pėr tė bėrė atentat ndaj kreut shpirtėror tė grupit militant palestinez, Hamas.

Ky grup ėshtė zotuar tė hakmerret pėr sulmin ajror izraelit nė Rripin e Gazės, ditėn e shtunė, me ē'rast ėshtė plagosur lehtė udhėheqėsi i grupit, sheiku Ahmed Yassin dhe tetėmbėdhjetė persona tė tjerė.

Hamasi ka bėrė thirrje pėr hakmarrje pas sulmeve izraelite ndaj udhėheqėsve mė tė lartė tė Hamasit dhe Izraeli thotė se do tė vazhdojė tė ndjekė dhe vrasė militantėt palestinezė, tė cilėt sipas tij, ende po provojnė tė organizojnė sulme vetėvrasėse.
 
 
Bush do tė kėrkojė nga Kongresi 87 miliardė dollarė
 
Uashington, 8 shtator 2003 - Pėr luftimin e terrorizmit nė Irak dhe Afganistan presidenti amerikan Xhorxh Bush do tė lusė Kongresin qė pėr buxhetin e vitit tė ardhshėm tė ndaj 87 miliardė dollarė.
 
Prej tyre 66 miliardė janė paraparė pėr aksionet ushtarake dhe tė shėrbimeve tė fshehta, tha Bush nė njė fjalim drejtuar kombit. Njėkohėsisht Bush sqaroi se edhe shtetet tjera duhet tė marin pjesė nė rindėrtimin e Irakut dhe Afganistanit.

"Evropa, Japonia dhe shtetet e Lindjes sė Mesme do tė pėrfitojnė nga sukseset e lirisė tė kėtyre dy vendeve, tha presidenti Bush. Iraku dhe Lindja e Mesme janė vendimtare pėr fitimin e luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar", nėnvizoi Bush.
 
 
Arafat kėrkon nga Korei krijimin e qeverisė sė re palestineze
 
Ramallah, 8 shtator 2003 - Presidenti i palestinezėve Jaser Arafat i ka kaluar postin e kryeministrit tė vendit personit tė tij besnik Ahmed Korei. Arafat ka lutur kryetarin aktual tė parlamentit qė tė jetė pasues i kryeministrit tė tėrhequr Mahmud Abaz dhe tė formoj njė kabinet qeveritar, njoftoi njė kėshilltar i presidentit Arafat.
 
Organizata Ēlirimtare palestineze - OĒP dhe Komiteti qendror i Lėvizjes Fatah kanė dhėnė pėlqimin e tyre pėr kėtė hap tė presidentit Arafat. Sipas tė dhėnave tė njė anėtari drejtues tė OĒP-sė Korej pritet qė gjatė ditės sė sotme tė ngarkohet edhe zyrtarisht me krijimin e qeverisė sė re. Prej vitit 1996 Korei ndodhet nė krye tė parlamentit palestinez.
 
 
Solana angazhohet pėr shpėtimin e planit paqėsor pėr Lindjen e Mesme
 
Aman, 8 shtator 2003 - I ngarkuari i posaēėm i Bashkimit Evropian me politikė tė jashtme dhe ēėshtje tė sigurisė, Havier Solana nė kuadėr tė vizitės sė tij nė Lindjen e Mesme ėshtė angazhuar pėr shpėtimin e planit ndėrkombėtar paqėsor.
 
Pas njė takimi me ministrat e jashtėm palestinez dhe jordanez, Nabil Shaath dhe Marvan Moasher nė Aman, Solana tha se pėr Bashkimin Evropina plani ėshtė ende aktual dhe rruga mė e mirė pėr arritjen e paqės. Mė parė sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell pat apeluar tek palestinezėt dhe izraelitėt qė tė mbėshtesin planin ndėrkombėtar tė paqes.
 
 
Tė pakten dy ushtarė amerikanė janė plagosur nė njė sulm me bombė nė Bagdad
 
Bagdad, 8 shtator 2003 – Tė pakten dy ushtarė amerikanė janė plagosur nė njė sulm tė sotėm (e hėnė) me bombė nė automjetet e tyre afėr urės nė qendėr tė Bagdadit, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt ushtarakė amerikanė, njofton AFP.
 
Zėdhėnėsi ushtark amerikan ka thėnė se usnhtarėt kanė qenė duke udhėtuar me dy automjete tė tipit “Hamvi” dhe janė goditur me “njė mjet shpėrthyes tė improvizuar” afėr urės Al Xhumhuria. Dy automjetet janė dėmtuar, njėri ėshtė rrotulluar dhe e ka marrė flaka, thuhet nė njoftim.
 
 
Njė helikopter izraelit ka goditur me predha shtėpinė e militantit tė Hamasit
 
Gaza, 8 shtator 2003 – Njė helikopter izraelit ka hapur zjarr dhe ka goditur me predha njė ndėrtesė nė zonėn Kan Junis tė Rripit tė Gazės, duke plagosur tė pakten 12 njerėz, njofton BBCWorld. Ushtria izraelite ka thėnė se ndėrtesa e goditur ishte depo, qė pėrdorej nga grupi militant Hamas dhe se shpėrthimi ėshtė dėgjar pas sulmit, qė tregon prezencėn e eksploziveve.
 
Por, dėshmitarėt palestinezė kanė thėnė se nė shėnjestėr ka qenė shtėpia e militantit tė Hamasit, Abdul Salem Abu Musa, i cili e kishte lėshuar shtėpinė disa ēaste pasra sulmit.

Po kėshtu, njoftohet se nė njė incident tjetėr tė sotėm (e hėnė), trupat izraelite kanė vrarė njė palestinez tė armatosur afėr vendkalimit nga Rripi i Gazės nė Izrael, ka thėnė njė zėdhėnės ushtark. Palestinezi kishte pasur veshur njė uniformė izraelite dhe shkonte drejt ushtarėve izraelitė.

Sulmet kanė ndodhur pasi lidershipi palestinez nė takimin e Ramallahut, kishin miratuar emrimin e Ahmed Kureit pėr postin e kryeministrit nė vend tė Mahmud Abazit.
 
 
Rumsfeld shprehet pėr zgjerimin e misionit ISAF nė Afganistan
 
Kabul, 8 shtator 2003 - Nė kuadėr tė vizitės sė tij nė Afganistan sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld u shpreh pėr zgjerimin e misionit tė Trupės Paqeruajtėse Ndėrkombėtare ISAF.
 
Zgjerimi i mandatit tė ISAF-it edhe jashtė kufijve tė kryeqytetit Kabul do tė ishte i rėndėsishėm, tha Ramsfeld pas njė bisede tė zhvilluar me presidentin afgan Hamid Karzai. Sipas tė dhėnave amerikane nė takim gjithashtu ėshtė biseduar edhe pėr ndihmat financiare tė Uashingtonit pėr Afganistanin.
 
 
SHBA do t`i ofrojnė Koresė sė Veriut garancat e duhura tė sigurisė
 
Uashington, 8 shtator 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do t'i ofrojnė Koresė sė Veriut nė pajtim me vendet partnere garancat e duhura tė sigurisė.
 
Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell deklaroi pėr stacionin televiziv ABC se para raundit tė ardhshėm tė bisedimeve gjashtėpalėshe pėr programin bėrthamor tė Koresė sė Veruit Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė pėrcaktojnė me vendet tjera se cilat garanca tė sigurisė qė do tė kėnaqnin palėn koreano-veriore do tė ishin tė pranueshme.
 
 
Vendet e BE-sė po zhvillojnė konsultimet e fundit lidhur me projektkushtetutėn evropiane
 
Romė, 8 shtator 2003 - Me 4 tetor kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive tė vendeve tė Bashkimit Evropian do tė zhvillojnė konsultimet e fundit lidhur me projektkushtetutėn evropiane tė paraqitur nga konventa e Bashkimit Evropian. Deri nė fund tė vitit kėto bisedime duhet tė ēojnė nė aprovimin e kushtetutės. Tė paktėn kėtė e dėshiron tash presidenta italiane e BE-sė, por edhe qeveria gjermane nė Berlin.

Megjithatė takimi zyrtar i ministrave tė jashtėm tė BE-sė Riva Del Garda tė Italisė pėrfundoi dje pa ndonjė impuls shpresėdhėnės. Vendet e ndryshme anėtare ende nuk janė nė njė linjė mendimi lidhur me projektkushtetutėn. Veēanėrisht politika e jashtme dhe ajo e sigurisė tregoj se sa sot kapen vendet anėtare pas interesave kombėtare.

Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė Havier Solana paraqiti nė kėtė takim njė dokument strategjik lidhur me kėtė ēėshtje. Ka kohė qė po punohet zyrtarisht pėr pėrcaktimin e njė politike tė pėrbashkėt tė punėve tė jashtme tė BE-sė.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.