OPINIONE

   
7.09.2003 - Trepca.net

PROPAGANDĖ E TMERRSHME ANTISHQIPTARE


6 shtator 2003 / Osman AHMETGJEKAJ

- Fillet e kėsajė propagande antishqiptare i gjejmė qė nga "rasti i Gjorgje Martinoviqit" qė ndodhi nė vitin e largėt 1981, nga rasti i djegjės sė konakut tė Manastirit tė Pejės, nga rasti i tentimkalljės sė njė fėmije sėrb nė mjedis tė Prishtinės, pėr tė arritur tek rastet e viteve tė pesėdhjeta kur ėshtė tentuar tė fajėsohen shqiptarėt pa u ditur asnjė gjurmė e krimit, si po ndodhė tani me rastin e vrasjes sė njė fėmije sėrb nė Kastriot e tė fėmijėve, poashtu sėrb, nė Gorazhdec tė Pejės. Pikėrisht pėr kėtė, opinioni i Kosovės me njė lehtėsi tė madhe e ka pritur lajmin se ėshtė arrestuar njė sėrb nga njė fshat tė rrethit tė Mitrovicės pėr vrasjen e policit tė UNMIK-ut nga India. Vrasja e njė polici ndėrkombėtarė nė Kosovė, apo tė ē“farėdo vrasje tė ndėrkombėtarėve tė Kosovė, i qet hije tė zezė nė rradhė tė parė popullit shumicė shqiptarė qė para katėr viteve, ndėrkombėtarėt i ka pritur me lule, bukė e krip e zemėr.

Qė nga viti 1981, sėrbėt e kanė intensifikuar propagandėn e tyre kundėr shqiptarėve deri nė atė masė saqė na quajtėn kanibalistė, por u desht njė kohė njėzetvjeēare qė bota tė bindet se kanibalistė, fashistė dhe xhelatėt mė tė egėr tė kohės janė vetė sėrbėt.

Sėrbėt hodhėn teza tė lloj-llojshme se shqiptarėt janė "luftėnxitės", "fundamentalitė islamik", "destabilizues rajoni", "tė paaftė pėr tė qeverisur", etj., etj.

I provuan tė gjitha metodat pėr tė diskredituar popullin shqiptarė, si: duke i“a vėrė vehtės shishėn e ujit tė mineralit nė prapanicė, duke djegur vetė kishėn e Pejės, duke i vandalizuar vetė varrezat e sėrbėve, rastet e "dhunimeve dhe tentimdhunimeve" tė plakave sėrbe, krime kėto pėr tė cilat u vėrtetua nga Organet Gjyqėsore se kryersit kanė qenė vetė sėrbėt dhe duke lansuar gėnjeshtrat se "disa persona qė flisnin shqip, tentuan ta djegin fėmijėn e shkretė sėrb", e qė mė vonė u konstatua se fėmiu luante me shkrepsė dhe me plin duke ushtruar trika zhonglere qė tė qesė flakė nga goja dhe nė rast aksidenti e kaploi zjarri. Kurse tani pėr rastin e djegjes sė njė familje sėrbe nė Kastriot, UNMIK-u ofron shpėrblimin prej 50.000 EURO pėr zbardhjen e kėtijė rasti, ndėrsa vrasja e tė rinjėve nė Gorazhdec tė Pejės bėhet objekt diskutimi edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė

Policia e UNMIK-ut ka thėnė se pas luftės nė Kosovė kanė ndodhur gjashtėdhjetė raste tė vrasjeve mė tė rėnda qė ka tronditur opinionin dhe asnjė nuk ėshtė zbardhur dhe se "nuk dihen vrasėsit". Kurse tani, pa ditur asgjė vrapohet dhe nxitohet tė thuhet se "kėto vrasje na qenkan kundėr minoritetit sėrb nga ana e Shqiptarėve". Kosova edhe tani, sikur ėshtė bėrė njė "El Dorado" e kėtyre rasteve dhe e kėsajė propagande tė projektuar nga Akademia e Shkencave tė Sėrbisė, tė cilėn me shkathtėsi dhe dinakėri lansojnė drejtuesit e pushtetit tė ri tė Sėrbisė, tė cilėt vazhdojnė ti zbatojnė ato projekte tė njejta tė hartuara pėr Kosovėn mu nga kjo Akademi, qysh prej kohės sė Ēubrilloviqit e tė plotėsuara nga Millosheviqi. Ndėrsa nė anėn tjetėr thuhet se Sėrbia po ecėn drejt proceseve demokratike e integruese evropiane, po pėrgatitet tė hyjė nė Paktin e Stabilitetit dhe nė Bashkėsinė Evropiane. Sėrbia vazhdon avazin e lojėrave tė vjetra diplomatike, kurse diplomatėt shqiptarė heshtin para miratimit tė kushtetutės sėrbe qė Kosova tė vihet ndėr juridiksionin sėrb. Me kėtė Sėrbia synon qė Kosovėn edhe njė herė ta kthejė nė Rambuje qė pastaj Unioni Evropian dhe Bota ta lus prapė Sėrbinė qė tė heq dorė nga Kosova, nė mėnyrė qė heqja dorė nga Kosova do ta ketė koston shumė tė shtrenjtė.

Kjo kosto do tė kėrkohet nė dy mėnyra: a) qė tė gjithė sėrbėt tė "rehatohen" nė veriun e Kosovės; ose b)Sėrbia tė jetė shteti mė i fuqishėm dhe udhėheqės i rajonit ballkanik.

Ne mendojmė se tani ka ardhur koha qė Rezoluta 1244 tė kompletohet dhe besojmė se tash ka ardhur koha qė populli i Kosovės, pėrmes njė referendumi edhe formalisht tė shprehė vullnetin e vet dhe se Sėrbisė dhe Botės, de fakto dhe de jure, ti bėhet e qartė se Sėrbia pėr Kosovėn ėshtė vetėm njė shtet fēinj. Tė gjitha kėto, qė nė start duhėt ti kėrkojmė kryeadminustratorit tė ri, Holkeri.Tė kėrkojmė nga Holkeri qė ti kuptojė lojėrat diplomatike dhe mashtrimet e Beogradit dhe ato ti anashkalojė, kurse incidentet nė Kosovė ti trajtojė njejtė, si kur janė nė pyetje shqiptarėt, ashtu edhe kur janė nė pyetje sėrbėt. Minoriteti sėrb tė trajtohet si i barabartė, e jo sėrbėt e Kosovės si instrument manipulues i Beogradit.

Si mundet tė shpjegohet rasti i rrahjes sė dy fėmijėve shqiptarė deri nė ekstrem nga sėrbėt e moshuar, kriminelėt, rojet e urės dhe ajo tė heshtet. Pėr Holkerin duhėt tė jenė tė njejtė, si

15-vjeēari Muhamet Jashari dhe 13-vjeēari Gėzim Ymeri, sikurse sėrbėt e Gorazhdecit.

Me tė drejtė bie dyshimi se edhe nė vrasjet nė Kastriot dhe Gorazhdec janė tė implikuara shėrbimet sekrete sėrbe. Nėpėr enklavat sėrbe krijohet mundėsia qė kriminelėt sėrb tė strehohen mirė dhe nė momente tė caktuara tė veprojnė dhe kėshtu qė tė kėrkojnė para Botės ndarjen e Kosovės, gjė qė Akademia Sėrbe e ka miratuar nė krye me Dobrica Ēosiqin.

Sėrbia tani tenton qė me ē“do kusht tė jetė pjesė e "Evropės moderne", ta rikthejė simpatinė qė kishte mė parė, pra tė jetė edhe njė herė Evropa e "Versajės" e Jaltės ku Sėrbia tė trijumfojė me diplomaci pasi qė tani luftėn e humbi dhe nuk mund tė krenohen me atė thėnjėn: "Sėrbia fiton nė luftė dhe humb nė paqė" dhe nėse vazhdon kėshtu, ėshtė ėshtė duke e bėrė hap pas hapi. Atė qė e tha Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė z. Pandeli Majko, ėshtė dashur ta thotė edhe diplomacia shiptare nė OKB, se Sėrbia po harton kushtetuta tė konfliktit dhe kėshtu ėshtė nė favor tė destabilizimit tė rajonit. Por jo! Diplomacia shqiptare nė krye me grekofilin Nano nuk pėrkrahė deklaratėn e Majkos, gjersa njė "politikan" dhe lider i njė partie Kosovare tėrheq vėrejtjen Shqipėrisė qė tė mos e merr nė mbrojtje Kosovėn, e kėtė e bėn pėr t“iu imponuar Patėr Nanosit dhe qarqeve antishqiptare.

Ku janė tani ata analistė tė ndryshėm qė nuk dalin qė t“iu kundėrvihen planeve sėrbe, e jo ta pėrkrahin Fatos Nanon, i cili disa herė ka deklaruar se "kryeqyteti i Kosovės ėshtė Beogradi". Nėse nuk reagojmė me kohė dhe me njė kėmbėngulje, Sėrbia tenton prapė Kosovėn ta bėjė koloni tė vetėn. Shqiptarėt luftuan me shekuj tė tėrė pėr lirinė qė e gėzojmė ne sot dhe se nuk dhanė kot sė koti jetėn dhjetėra mijėra njerėz nė luftėn e fundit pėr tu shkėputur nga krijesa artificiale e ish-Jugosllavisė. Prandaj duhėt haptas qė Parlamenti i Kosovės t“iu bėjė me dije sėrbėve dhe aleatėve tė tyre, se Shqiptarėt moti janė pėrcaktuar pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe pėr Shqiptarėt ky ėshtė njė proces i pakthyeshėm. Parlamenti i Kosovės duhėt qė deklaratat e tilla tė parlamentit sėrb pėr Kosovėn ti trajtojė si sulm kundėr integritetit territorial tė Kosovės.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.