OPINIONE

   
1.09.2003 - Trepca.net

BAROMETRI DIPLOMATIK

KOSOVA DHE SHQIPTARĖT NĖ PRAG TĖ LUFTĖS SĖ PĖRGJITHSHME ANTIKOLONIALE SERBOMALAZEZE


SHBA, 6 shtator 2003 / Prof. Dr.Mehdi HYSENI*

Ėshtė i pamohueshėm konstatimi historiko-shkencor e politik, se problemi i Kosovės nuk ėshtė i ri (qė sipas propagandės politike kishtare serbe zė fill nga 10 qershori 1999, kur Kosova vihet nėn mandatin ndėrkombėtar tė OKB-sė dhe KFOR-it), por ėshtė shumė i vjetėr, dhe ka karakter kolonial, sepse de facto  ėshtė aneksuar dhe kolonizuar me forcė qė nga shtatori i vitit 1912 nga ana e ushtrive grabitēare-pushtuese tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Ndėrkaq, de jure  rrėnjėt e tij figurojnė  qė nga viti 1913 nė vendimet antishqiptare tė Konferencės sė Londrės sė   Fuqive tė Mėdha Evropiane, sipas sė cilave gjysma e territorit tė Shqipėrisė Etnike dhe e kombit shqiptar “ligjėsohet” si plaēkė koloniale  e Serbisė dhe e Malit tė Zi.

Prandaj, ėshtė  e domosdoshme, qė edhe sot, nė prag tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, t’i rikujtojmė bashkėsisė ndėrkombėtare, posaēėrisht  OKB-sė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, se Kosova dhe pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike janė viktima dhe plaēkė koloniale e traktateve tė fshehta dhe tė hapura tė nacionalshovinistėve serbomėdhenj dhe tė  imperialistėve tė “Fuqive tė Mėdha” tė Evropės.

Nė kėtė sfond, duhet tė kėrkohet  “nervi”  kuintesencės sė konfliktit shekullor shqiptaro – serbomalazez e sllav nė Ballkan, e jo nė historiografinė e falsifikuar dhe tė mitologjisė e pėrrallave tė substratit sllav, sipas sė cilave nacionalshovinistėt serbė dhe malazezė i “shtrojnė” dhe i “mbrojnė” para botės tezat e tyre  tė sofistikuara, se “Kosova dhe territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike kanė qenė dhe do tė jenė pjesė e territorit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi”. Pikėrisht, kjo tezė mitologjike e kishės ortodokse serbe dhe e politikės zyrtare tė dikurshme dhe tė sotme, ėshtė  preludi i ekstremit nacionalshovinist serbosllav me tė cilin  shkenca dhe politika shqiptare nuk janė pajtuar kurrė, sepse e vėrteta historike ėshtė e kundėrta nga ajo ēka pohon kuazishkenca dhe politika shtetėrore e Kishės Ortodokse Serbe.

Pėrderisa doktrina dhe praktika  e filozofisė sė politikės paranoide serbomalazeze nuk braktis “parimet” dhe “kriteret”  e  strategjisė fashiste antishqiptare “lebensraum” nė kurriz tė Kosovės dhe tė tokave tė tjera tė kolonizuara  tė Shqipėrisė Etnike, gjasėt pėr zhvillimin e ndonjė dialogu real politik serbo – shqiptar (me gjithė pėrpjekjet e Grupit tė Kontaktit, pėrkatėsisht tė bashkėsisė ndėrkombėtare) janė nėn minimalen e grafkut tė teorisė sė zgjidhjes sė konflikteve ndėrkombėtare.

Memorandumi i KOS-it   pėr Kosovėn, ėshtė sajesė nacioanaliste serbomadhe

Vėshtruar nė retrospektivėn historiko-politike qė nga periudha bizantine  e shekullit XIV tė mesjetės , e cila  nė Ballkan personifikohet me emrin e car Stefan Dushanit-mizorit, Kisha Ortodokse Serbe, ka qenė njė nga eksponentėt mė ekstremė tė politikės serbomadhe, sepse nė vazhdimėsinė e saj historike tė derisotme ka luajtur rolin e “interpretuesit tė drejtėsisė historike”, e “gjykatėsit”  dhe e “ekzekutorit” kryesor tė  ushtrimit tė gjenocidit  mbi shqiptarėt dhe mbi tokat e tyre tė Shqipėrisė Etnike. Nė kėtė frymė ka vepruar, edhe pas vitit 1912  e deri mė sot.

Gjithmonė, kur ka qenė pyetje thurja e planeve strategjike serbomėdha pėr shfarosjen  dhe dėbimin e shqiptarėve nga  vatrat e tyre stėrgjyshore ilire, Kisha  Ortodokse Serbe  ishte ajo qė sė pari i pėrpilonte  dosjet e aktakuzave”  kundėr shqiptarėve, tė cilėt  para bote i fajėsonte pėr “rebelizėm” dhe “vandalizėm” kundėr “faltoreve” tė rreme kishtare serbe, dhe elementit serbosllav.  Po ashtu, me tė njėjtat shpifje, gėnjeshtra dhe agresivitet antishqiptar veproi edhe gjatė sundimit dhjetėvjeēar tė sistemit fashisto-ēetnik serb tė Slobodan Milosheviqit nė shfrasojen e shqiptarėve dhe  nė djegien e Kosovės.

Edhe pse, kanė kaluar vetėm katėr vjet qė nga pėrfundimi i sistemit fashist gjenocidal serb mbi Kosovėn e shqiptarėt, si rrjedhim i luftės ēlirimtare kombėtare antikoloniale tė UĒK-sė dhe ndėrhyrjes sė Aleancės Atlantikut Verior(NATO-s), e Kosova ėshtė duke marrė frymė lirisht jashtė kthetrave tė pėrgjakshme tė soldateskės ēetniko-fashiste serbomadhe dhe tė fallangave terroriste tė Vojislav Sheshelit dhe tė Zhelko Razhnjatoviqit(Arkanit), tė financuara, tė mbėshtetura dhe tė drejtuara nga kryeregjimi militarist serb  i Slobodan Milosheviqit;  ja, sėrish nė skenėn politike “kryengjujtė” nacionalshovinistė tė Kishės Ortodokse Serbe, tė drejtuar nga  regjimi “demokratik” i SMZ-sė tė Beogradit ( si gjatė mandatit tė kryeministrit serb, Zoran Gjingjiqit, tė kryetarit tė ashtuquajturės “RFJ”, Vojislav Koshtunica, ashtu edhe tani tė kryeministrit serb, Zoran Zhivkoviq dhe tė kryetarit tė SMZ-sė, Svetozar Maroviq), me “projekte tė reja paqėsore” tė politikės gjenocidale serbe pėr rikolonizimin dhe shfarosjen e shqiptarėve, ashtu siē ishin ato tė kryemesisė gjithėserbe, Slobodan Milosheviqit. Kėtė e provon edhe “Memorandumi” nacionalshovinist i saj pėr Kosovėn, i cili para njė muaji ėshtė botuar nė formė libri, kurse ėshtė promovuar, mė 4 shtator 2003 nė Universitetin e Kollarcit nė Beograd.

Esencėn e kėtij “akti tė ri” nacionalist serbomadh antishqiptar,  pėrmes “ligjėrimit predikues”  auditoriumit serb, ua “sqaruan” kush tjetėr pos “engjujt paqėsorė” tė KOS-it dhe tė filialės sė tij politike shtetėrore serbe: patriarku, Pavle, mitropoliti Amfilohije, vladika Artemije, dhe Nebojsha Ēoviqi, kyetari i Qendrės Koordsinuese pėr Kosovėn.

Se pėrmbajtja  e “memorandumit” tė KOS-it  ėshtė me bazė tė vjetėr dhe me fakte tė reja tė rreme dhe tė trilluara  antihistorike, antipolitike dhe antishqiptare, e dėshmon ky  “konstatim vlerėsues” i mitropolitit Amfilohije, duke pohuar se :” Ky Memorandum ėshtė vepėr e vazhdimėsisė shekullore i KOS-it, qė ka  pasur dhe ka pėr qėllim qė tė zgjojė kujtesėn e popullit mbi identitetin kombėtar dhe fetar, kujtesė kjo, e cila nė hapėsirat e Kosovės, ėshtė e pranishme pothuajse qe 20 shekuj, qė nga periudha e apostujve, e jo vetėm nga krijimi i shtetit mesjetar serb”. Ja, kjo ėshtė ajo “metodologjia shekncore” sipas sė cilės KOS-i me shekuj ka krijuar njė pasqyrė tė rreme dhe mitologjike  mbi  vjetėrsinė gjenealogjike tė popullit dhe tė shtetit serb. Kjo ėshtė floskulė e kulluar  “shkencore-politike-religjioze” e “kujtesės” sė turpshme  e autorėve kishtarė serbė tė kėtij Memorandumi, sepse as prani fizike, as kujtesė psikologjike, as historike  serbe 2000-vjeēare, siē ka pohuar mitropoliti Amfilohije, nuk ka mbretėruar nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike as tė Ballkanit, kur shkencėrisht ėshtė vėrtetuar teza se konglomerati serbosllav ėshtė shfaqur nė shekullin XI nė Ballkan, domethėnė 9 shekuj pas ngulitjes sė etnikumit shqiptar.

Segmenti tjetėr i gėnjeshtrės sė trilluar dhe tė shpifur tė “engjullit” Amfilohije kundėr sė drejtės historike shqiptare, kundėr NATO-s dhe UNMIK-ut e KFOR-it, ėshtė edhe ky rrėfim moralizues i tij, kur thotė se: “ Nė kujtesėn kolektive tė kishės  dhe popullit serb, kanė ngelur tė pashlyera ngjarjet tragjike gjatė historisė nacionale, duke filluar qė nga Beteja e Kosovės 1389, dhe tė shpėrnguljeve tė panumėrta serbe para hordhive turke, dhe tė bombardimeve tė NATO-s, si dhe tė vendosjes sė forcave paqėsore ndėrkombėtare, si pasojė e tė cilave janė rrėnuar qindra vende tė shenjta serbe nė Kosovė.”  Subjektin e “fabulės” sė kėtyre  pėrrallave fantastike tė politikės sė KOS-it, mund ta kenė kuptuar vetėm Slobodan Millosheviqi dhe autorėt  serbomėdhenj shovinistė tė Memorandumit  serb, tė legalizuar dhe promovuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė, mė 1996, i cili vėrtet e zgjoi nga gjumi shekullor urrejtjen dhe kujtesėn e politikės dhe tė religjionit tė paranojės kolektive tė popullit serb nė Ballkan kundėr shqiptarėve, kroatėve dhe boshnjakėve myslimanė tė Bosnjės.

Kėto ishin mjetet kryesore operacionalizuese tė strategjisė  dhe tė taktikės sė Memorandumit ēetniko-fashist serb tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Beogradit(1996), tė cilat katėr vjet mė pas (1990) i zbatoi dhe i materializoi nė favorin e saj politika zyrtare e Beogradit dhe e KOS-it, duke i shkaktuar tre agresione dhe gjenocide kundėr  tre vendeve dhe tre popujve fqnij: kroatėve, myslimanėve dhe shqiptarėve. Praktikisht, ky ishte “bilanci efektiv” i  “sajesės pėrkujtuese” tė Memorandumit nacionalshovinist tė shkencės dhe tė  politikės gjenocidale tė regjimit pushtues tė Slobodan Milosheviqit, tė iniciuar, tė nxitur dhe tė mbėshtetur drejtazi dhe nė mėnyrė tė zhdrejtė nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė.

Nė kėtė frymė, dhe mbi kėtė bazė nacionalshoviniste ėshtė hartuar edhe Memorandumi pėr Kosovėn(gusht 2003) nga ana Kishės Ortodokse Serbe, pėrmes tė cilit KOS-i dhe piolitika zyrtare e SMZ-sė, duan me ēdo kusht, qė t’i ndėrrojnė tezat  dhe veprat gjenocidale serbe nė disfavor tė shqiptarėve dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, me qėllim qė tė rehabilitojnė  politikėn agresore tė regjimit fashist serb tė Slobodan Milosheviqit. Me njė fjalė, pėrmbajtja e kėtij Memorandumi tė KOS-it, ėshtė vampirizim i paranojės kolektive gjithėserbe, se Kosova me ēdo kusht, dhe me ēdo ēmim, duhet tė rikthehet nėn jurisdiksionin administrativo-territorial tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, ashtu  siē  parashikonte edhe strategjia vepruese e regjimit kolonial serb e Slobodan Milosheviqit.

Hipokrizinė, cinizmin dhe nacionalizmin romantik-tradicional serbomadh antishqiptar tė pėrmbajtjes sė kėtij Memorandumi, e shpreh edhe ky “vlerėsim” i vlladikės Artemije, kur thotė se: “Ky libėr(Memorandumi) ėshtė kritikuar nga shumė kundėrshtarė, pėr shkak se pasqyron tė vėrtetėn, e shkruar nė formė memorandumi plot tetė shekuj, me vujatjet dhe vdekjet e popullit serb. Mirėpo, hartimi i tij ende nuk ka pėrfunduar. Nė vend tė 215 faqeve tanimė tė shkruara tė kėtij libri, kanė mundur tė shkruhet edhe 250 mijė faqe, vetėm po qe se tė ishin pėrshkruar nė hollėsi tė gjitha krimet e bėra kundėr  popullit serb dhe tempujve tė shenjtė kishtarė, gjatė katėr viteve tė shkuara (Artemije aludon nė periudhėn katėrvjeēare tė administrimit ndėrkombėtar tė Kosovės nga UNMIK-u dhe KFOR-i).

Ka tė “drejtė morale” vlladika Artemije se brenda katėrvjeēarfit tė fundit, domethėnė qėkur Kosova ndėrkombėtarisht shkėputet nga  sistemi gjenocidal kolonizues serb, nė “Kosovė janė kryerė aq krime nga ana  e shqiptarėve mbi serbėt dhe faloteret serbe” saqė sipas logjikės sė tij shkizofrenike antishqiptare, ėshtė dashur tė shkruhen tė paktėn “250 mijė faqe” tė memorandumit tė theksuar tė KOS-it. Mirėpo, kjo parullė  e trilluar demogagjike e fashizmit ideologjik e propagandistik  e KOS-it, me parashenjė antishqiptare, mund tė pranohet si  e vėrtetė vetėm nga idhujt e fantazmat e ringjallura tė mantijave tė zeza, qė i pėrkasin periudhės sė mugėt historike tė “engjujve” tė shėn Savės dhe tė “barinjve politikė”-trashėgimtarė tė Slobodan Milosheviqit, e jo kursesi nga njerėzit normalė tė shkencės dhe tė politikės sė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Nga fabrikimi i njė gėnjeshtre tė kėtillė me primesa politiko-propagandistike antishqiptare tė vlladikės Artemije, lindin shumė pyetje: si paska qenė e mundur, qė brenda katėr viteve tė shkuara (10 qershor 1999 – 10 shtator 2003) nė Kosovė (sipas statistikės pa  tregues tė saktė tė vlladikės Artemije) “tė jenė kryerė  jo 150, por 250 mijė krime mbi serbėt dhe tempujt kishtarė serbė”, kur gjithė bota ėshtė nė dijeni se gjatė kėsaj kohe tė thkesuar Kosova ėshtė administruar nga UNMIK-u dhe KFOR-i. Si gjithėkund nė botė,  edhe nė Kosovė mund tė ketė pasur vepra tė kryera kundėrvjatėse dhe penale, por jo nė atė vėllim  dhe nė atė kontekst, siē ka pohuar me paturpėsi dhe nė mėnyrė arbitrare vlladika Artemije.

Mirėpo, si ta kuptojmė ndryshe logjikėn e ndryshkur tė paranojės kolektive serbe, nė emėr tė thirrjes sė rreme pėr paqtim me shqiptarėt, pa u “skuqur” fare nga mbarė bota, ndėrrojnė tezat si gjithmonė gjatė historisė sė deritashme tė marrėdhėnieve serbo – shqiptare. Hegjemonizmin, dyndjet me dhunė, vrasjet, krimet dhe gjenocidin shekullor serbomalazez mbi shqiptarėt dhe trojte e tyre indigjene tė Shqipėrisė Etnike, edhe sot ( nė fillmshekullin XXI, viti 2003), ua atribuojnė shqiptarėve, duke “harruar” se tė gjitha ato janė krime tė hollokaustit serbomalazez , qė i pėrkasin periudhės historike mė se 100-vjeēare pėr tė cilėn, do tė duhej tė shkruheshin deri tash (jo 250 mijė faqe brenda njė katėrvjetshi tė imagjinuar nga vladika Artemije) mbi 250 mijė vėllime enciklopedike pėr mbamendjen e kombit dhe tė shhtetit shqiptar, si dhe tė politikės dhe tė historiografisė ndėrkombėtare botėrore.

Pavarėsisht nga ndryshimi dhe shtrembėrimi i tezave historiko-politike dhe shkencore tė KOS-it dhe tė pushtetit kolonialist serbomalazez, se shqiptarėt “janė ekstremistė e terroristė” etj., e  vėrteta ėshtė kjo: serbėt dhe malazezėt janė ata, qė karakterizohen nga kėto cilėsime ndėshkuese nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė sė drejtės sė tyre historike mbi Kosovėn, pėrkatėsisht Shqipėrinė Etnike. Historikisht, ushtrimi i gjenocidit kolonialist dhe i hollokaustit tė Serbisė dhe Malit tė Zi mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike, nė interval kohor ėshtė mė i gjatė dhe mė tragjik sesa hollokausti i Hitlerit mbi popullin hebrej (1939-1945), sepse hollokausti serbomalazez mbi shqiptarėt dhe territoret e tyre etnike, daton qė nga viti 1842, dhe fatkeqėsisht, dhe pėr turpin e gjithė Evropės  sė qytetėruar, ėshtė i pranishėm edhe sot, nė vitin 2003 tė shekullit XXI.

Mirėpo, pėr mosalarmimin dhe  murkullimin e hollokaustit serbosllav mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike, deri mė 1999, me rastin e ripėrsėrtijes sė tij nė Kosovė, ėshtė fajtore dhe mban pėrgjegjėsi shkenca dhe politika shqiptare, tė cilat, edhe pse kanė qenė tė kufizuara dhe tė kushtėzuara nga rrethanat dhe faktorėt e politikės ndėrkombėtare, nuk e kanė dhėnė kontributin maksimal nė ndriēimin e tė gjitha aspeketeve tė hollokaustit serbosllav mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nė dimensione kombėtare as ndėrkombėtare, ashtu si ka vepruar nė mėnyrė objektive dhe racionale politika dhe shkenca hebreje nė denoncimin e hollokaustit nazifashist tė Hitlerit.

Pikėrisht, njė difekt i kėtillė i politikės dhe i shkencės gjithshqiptare ka ndikuar, dhe ka pasur pėr pasojė, qė hollokausti serbosllav tė ripėrsėritet nė Kosovė nė pėrmasa drastike, me ē’rast nė saje tė luftės ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė dhe tė ndėrhyrjes sė luftarake tė NATO-s, duke falėnderuar angazhimit tė drejtpėrdrejt tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me presidentin e tyre, Bill Klinton nė krye, jo vetėm se ai u pėrballua me sukses, por edhe pėr  herėn e parė, para botės, edhe i ėshtė ēierrė maska  shekullore  e tij.

Gjithashtu, pohimet e pavėrteta dhe triviale tė  statistikės ndėshkuese propagandistike tė Artemijes nė llogari tė shqiptarėve, i “fuqizojnė” dhe i “bėjnė mė kuptimplota” edhe “ligjėratat pastorale” me prapavijė politike antishqiptare tė klerikėve Pavle dhe Atanasije Jevtiq. Ky i fundit, Atanasije, sikurse para 13 viteve tė shkuara, (kur Serbia e Slobodan Miloshevqit me bekimin e KOS-it, zhvilloi tri luftėra gjenocidale nė Kroaci, Bosnjė dhe nė Kosovė) nuk ka  pėsuar kurrfarė metamorfoze tė shprehjes sė vokabularit tė tij nacionalist dhe shovinist, duke i akuzuar shqiptarėt (sikurse nė prag tė viteve tė 90-ta tė shekullit XX) pėr vepra “penale”, tė pakryera dhe tė paverifikuara nga organet pėrkatėse gjyqėsore tė Kosovės. Se  nė ēfarė stadi  ekstaze dhe konfuze, Atanasije i solli tė pranishmit me rastin e “promovimit” tė memorandumit nė amfiteatrin e Universitetit tė Kollarcit nė Beograd, mė 4 shtator 2003, dėshmon edhe ky konkluzion i kordeles sė verdhė fashiste tė politikės kishtare tė KOS-it dhe tė  regjimit  “demokratik” ekzistues tė SMZ-sė: “ Vetėm durim dhe besim, se Kosova do tė jetojė, ashtu siē ka jetuar dhe jeton Jerusalemi.” 

Edhe pse ky paralelizėm ėshtė tėrhequr nė kuptimin negativ tė logjikės psikopatologjike dhe tė ndjenjės sė urrejtjes dhe kėrcėnuese ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, nė njė mėnyrė peshkopi Atanasije ka tė drejtė, kur thotė se “Kosova jeton dhe do tė jetojė sikurse Jerusalemi”. Mirėfilli se Kosova po jeton, dhe mė pas do tė jetojė sikurse Jerusalemi, por  jo dot nėn “kurorėn mbretėrore” bizantine tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, por vetėm si shtet i pavarur dhe sovran shqiptar, i cili s’ka dyshim se, me t’u pavarėsuar nga recidivat e sistemit koloniualist serbomalazez, hapin e parė tė politikės sė jashtme tė tij, do ta  konkretizojė nė lidhjen e marrėdhėnieve  miqėsore  diplomatike me shtetin e Izraelit.

Si pėrfundim, ky Memorandum pėr Kosovėn i Kishės ortodkse Serbe, pėrputhet plotėsisht me tė gjitha “kartat”, “rezolutat” dhe “deklaratat” kushtetuese tė Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Serbisė, si dhe sė fundi tė Kuvendit tė Unionit tė Serbisė  dhe tė Malit tė Zi, se “Kosova ėshtė pjesė integrale e Serbisė. Prandaj me asnjė kusht dhe me asnjė ēmim populli dhe shteti serb nuk do tė heqė dorė prej saj.”

Ky “mesazh kushtetues” i deklaruar botėrisht dhe i dakorduar  me konsensus ndėrmjet regjimit “demokratik” tė SMZ-sė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, ėshtė  paralajmėrim serioz me pėrmbajtje milimetrike tė  politikės koloniale hegjemoniste dhe militariste tė regjimit gjenocidal serb tė Sllobodan Milosheviqit ndaj shqiptarėve dhe Kosovės. Prandaj, duke qenė se Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi po i ngutet, qė sa mė parė t’i fillojė negociatat me Prishtinėn pėr  tė debatuar “ēėshtje teknike”, pala shqiptare, paraprakisht, nevojitet t’i analizojė  nė hollėsi dhe gjithanshmėrisht, tė gjitha potezet e deritashme politike dhe kushtetuese tė qeverisė sė Serbisė, pėrkatėsisht tė SMZ-sė, e pastaj tė marrė vendim unanim me konsensus, tė hyjė apo tė mos hyhjė nė dialog me SMZ-nė, kur kjo, tanimė nė “Kartėn Kushtetuese (tė miratuar para njė viti), nė deklaratat dhe rezolutat e tanishme, Kosovėn e konsideron “si pjesė integrale tė SMZ-sė”.

Sipas  “logjikės filozofike” tė kėsaj politike serbomalazeze, del e qartė se nuk mund tė ketė kurrfarė dialogu  real me SMZ-nė, mbase kjo, tanimė e  ka mbyllur dialogun me palėn shqiptare, sepse Kosovėn  e konsideron si “pronė koloniale” tė vetėn. Ky ėshtė njė nga argumentet mė tė pamohueshme se, politika  e shtirur demokratike dhe integruese e SMZ-sė, e drejtuar nga garnitura drejtuese e “politikės moderuese”: Svetozar Maroviq(kryetar i SMZ-sė), Zoran Zhivkoviq(kryeministėr i qeverisė serbe), Dragolub Miēunoviq (Kryetar i Parlamentit tė SMZ-sė dhe Nebojsha Ēoviq(nėnkryetar i qeverise serbe), ėshtė rikthyerė nė klishet dhe shabllonet e ligjeve dhe  tė kushtetutave  antishqiptare tė  regjimit fashist gjenocidal serb tė Slobodan Milosheviqit.

Si nė kuptimin faktik, ashtu edhe nė atė juridiko-kushtetues e politik, SMZ-ja tanimė i ka shpallur luftė Kosovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse Kosovėn e ka “legalizuar” si “pjesė pėrbėrėse tė territorit tė saj”, ashtu siē veproi paraprakisht politika pushtuese militariste e Slobodan Milosheviqit( ish-kryetar i Serbisė dhe i ashtuqujaturės “RFJ”-sė-Serbia+Mali i Zi), i cili duke mbrojtur me ēdo kusht dhe, me tė gjitha mjetet politike dhe ushtarake, qė i kishte nė dispozicion, se “Kosova ėshtė djepi dhe zemra e Serbisė”, ua imponoi agresionin dhe luftėn shqiptarėve dhe Kosovės, gjė qė e  sollėn  edhe tragjedinė e  saj mė 1999.

Qė tė mos pėrsėritet njė tragjedi e tillė gjithėkombėtare (pėr tė hyrė nė dialog me SMZ-nė), pala shqiptare, duhet tė kėrkojė nga Grupi i Kontaktit, pėrkatėsisht bashkėsia ndėrkombėtare (SHBA-ja, NATO, OKB-ja, BE-ja dhe OSBE-ja), qė ta detyrojnė SMZ-nė nė anulimin e tė gjitha “kartave, deklaratave dhe rezolutave kushtetuese”,  tė cilat parashikojnė se “Kosova ėshtė pjesė e territorit serb”. Ky kushtėzim, duhet tė bėhet patjetėr nga politika zyrtare shqiptare e Kosovės, si dhe nė anėn tjetėr, qė tani,  politika shqiptare (nė marrėveshje me  aleatėt e saj ndėrkombėtarė), duhet t’i marrė tė gjitha masat nevojshme  tė gatishmėrisė dhe tė pėrgatitjes pėr luftėn mbrojtėse nga agresioni eventual dhe “i papritur”  i SMZ-sė nė ivadimin e Kosovės.

___________________

Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i "American Diplomacy", North Carolina, SHBA.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.