7.09.2003 - Trepca.net

Shėnime nga festivali teatror i Butrintit


6 shtator 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
 
 
Flamenko trondit Lekurėsin
 
Nuk i kanė pėrballuar dot duartrokitjet e gjata tė publikut derisa janė detyruar tė rimarrin sėrish skenėn e kalasė sė Lėkurėsit.  Kėrcimtarėt e magjisė sė flamenkos kanė tronditur publikun deri nė shokim nė mbrėmjen e tretė tė festivalit tė Butrintit 2000. Forcė shpirtėrore, vitalitet i paparė kanė bėrė qė nė mbi dy orė tė jenė ata magjia e vendit tė lashtė shqiptar. Ritmet spanjolle kanė shpėrthyer deri nė lėvizje hipnotizuese duke e bėrė spektatorin tė ndjehet nė njė ekstazė sensuale, tė joshur dhe fuqizuar shpirtėrisht nga zėra tė fuqishėm dhe rrėmbyes, tė shoqėruar nga tinguj drithėrues tė kitarės.
 
Huan Ogalla, njė emėr i madh i botės sė flamenkos, nuk ka mundur tė bėjė gjė tjetėr dhe nė Shqipėri vetėm tė pėrsėrisė historinė e gjatė tė pėrvojės dhe arritjeve. I lindur nė djepin e flamencos nė Anduluzi dhe i rritur nė njė familje tradicionalisht tė lidhur me flamenkon, forma e vallėzimit ka vėrshuar nė venat e tij qė nė fėmijėri dhe ka ekzekutuar gjatė viteve nė nivel botėror. Huan vallėzon me kėrcimtaren e famshme botėrore Cristina Hoyos prej disa vitesh. I shumė kėrkuar ai ėshtė shfaqur nė publik si solist dhe ka qenė artist i ftuar pėr disa kompani tė vallėzimit tė flamenkos. Shfaqja e dhėnė njė natė mė parė “Ritme flamenco” ėshtė krijuar pikėrisht pėr tė tė shpėnė nė njė udhėtim ngazėllyes drejt sė panjohurės. Dhe kėtė e kanė ndjerė dhe artistėt shqiptarė qė befasia i solli shansin tė shikojnė njė mbrėmje krejt tjetėr nė ditėn e tretė tė festivalit tė teatrit
 
 
“Fetivali i Butrintit si shpirti i Moisiut”
 
“Festivali Ndėrkombėtar i Teatrove nė Butrintit,- ky ishte  shpirti i aktorit tė madh Aleksandėr Moisiut”. 
 
Modern, klasik dhe antik gjithēka qė i pėrket mbarė botės dhe qė flitet nė njė gjuhė sic ėshtė arti. Duke qenė se ishte njė i ftuar i nderit dhe autor i monografisė sė parė pėr aktorin Moisiu, studiuesi gjerman i teatrit Rudiger Schaper gjeti nė kėtė eveniment pikėlidhjen qė e bėri tė famshėm aktorin shqiptar. Ai ishte dje nė Sarandė nė debatin qė u organizuar pėr zhvillimet e reja teatrore. Me kėtė rast para ēeljes sė kėsaj tryeze u prezantuan dy botime pėr teatrin.
 
Pikėrisht, e para pėrbėnte dhe shkakun e ardhjes sė kritikut dhe studiuesit gjerman deri nė Sarandė. Atė e solli pėrgatitja nė shqip dhe dalja nė botim e monografisė sė parė dhe mė tė plotė pėr aktorin Moisiu. Dhe pa mėdyshje ekzistenca e nisjes sė njė festivali ndėrkombėtar tė teatrove nė Butrint i shkoi nė mend Schaperit qė tė “zbulonte” misterin e aktorit tė madh. “Nė radhė tė parė falenderoj Moisiun qė mė solli nė Shqipėri. Ai ėshtė njė personalitet i shquar tė cilin nuk e trajtoj si nostalgji. Duhet tė jemi tė hapur pėr tė ardhmen sepse Moisiu nė kohėn e tij ishte aktor modern. Ishte i vetmi aktor qė luajti Hamletin me kostum modern. Ai zotėronte gjithēka moderne dhe ēdo lloj teatri duke veēuar lėvizjet dhe plastiken e tij. Mė kanė pyetur pse po e shkruaj kėtė libėr kur ka 70 vjet qė ka vdekur. Ai ėshtė figurė e shquar pėr shpirtra tė hapur pėr teatrin klasik dhe modern. Kėtė dua tė them. Nė Butrint po marrin pjesė trupa tearore nga e gjithė Europa. Secila ka larminė e teatrit-ndaj ky festival i ngjan pikėrisht shpirtit tė Moisiut”, u shpreh studiuesi Schaper.
 
 
Gjermania dhe sistemi i teatrit
 
Nga Rudiger Schaper
 
Sistemi i teatrit gjerman ėshtė i veēante nė botė, i vetmi. Pėr te parė dimensionet ka 150 teatro shtetėrore nė tė gjithė vendin tė cilat financohen nga shteti dhe po kaq edhe teatėr privatė. Fiancimi nga shteti ėshtė rreth 2 milionė euro dhe ka rreth 30 milionė spektatorė qė ndjekin kėto teatro. Do tė theksoj gjithashtu se ky system i madh i jep mundėsi publikut qė me pak lekė kėto shfaqje tė ndiqen. Dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė nėn presione tė vazhdueshėm tė problemeve ekonomike qė po kalon jo vetėm Gjermania por edhe Europa.
 
Ka prerje, shkurtime nė buxhet dhe nė disa vende tė vogla teatrot janė duke u mbyllur. Por pavarsisht nga kjo situatė nė Gjermani ėshtė shumė e veēantė dhe nuk mund tė krahasohet me vende tė tjera tė Europės. Trashėgimia e sistemit teatror ėshtė kjo: pėr tė kultivuar trashėgiminė poetike tė dramės gjermane, pėr tė ruajtur pjesėt teatrale tė gjalla, pėr tė kaluar traditėn nga njėri brez nė tjetėr. Kjo traditė vjen nga njė kohė kur Gjermania ishte ndarė nė mbretėria tė vogla, ose ndryshe oborre me Duka e Konte tė cilėt kishin ambicjen qė tė kishin teatrin e tyre. Pėr shembull Gėte ka qenė pėrgjegjės i teatrit tė oborrit. Ka njė tip shakaje nga dramaturgu Myler i cili thotė se Gjermani nuk ka pėrjetuar revolucion, nė vend tė tij ka pasur teatėr. Kjo realisht nuk ėshtė shaka por tregon se Gjermania ka pasur njė traditė tė fortė tė teatrit politik. Nė kėtė kohė Shekspiri u prezantua nė kulturėn gjermane rreth viteve 1800 dhe ishte kaq i pritur nė Gjermani saqė vetė britanikėt u bėnė xhelozė. Madje njė poet vazhdon shakanė duke thėnė qė Shekspiri ka lindur nė njė vend gabim.
 
Me gjithė kėtė pasuri trashėgimore, kjo traditė teatrore ėshtė pėrshkuar nga debate thelbėsore dhe nė njė farė mėnyre kjo mund tė ndryshojė gjithė sistemin e teatrit gjerman nga themelet. Dilema artistike ėshtė se ēfarė kuptimi do tė ketė kjo traditė teatrore nė ditėt e sotme kur bota ėshtė e pėrcaktuar nga mediat elektronike, filmat interneti etj. Pra si do ta pėrballojė kėtė sfidė teatri gjerman? Ne mendojmė se njerėzit qė merren me teatrin nė Gjermani kanė njė tendencė t’i ekzagjerojnė gjėrat. Po ta shikosh nga jashtė duket se njerėzit e teatrit gjerman janė si tė llastuar. Nga ana tjetėr mund tė ndjejnė njė lloj rreziku qė i kanoset teatrit gjerman qė tashmė vjen nga Amerika. Ka shumė teatėr ambicioz nė Amerikė dhe para pėr t’i sponzorizuar ato qė vetėm njė shfaqje me “Brouduej” kushton 100 dollarė dhe vetėm ky ēmim tregon gjithēka ėshtė shumė kuptimplote.
 
Duke folur pėr traditėn qė nė vitet ’50, e cila nuk mund tė vihet nė dyshim nė Gjermani nevoja pėr kulturėn humanizėm ishte kaq e fortė pas luftės II Botėrore. Nė vitet ’70 kishte njė qėndrim tjetėr karshi dramės klasike. Filluan tė dalin disa versione moderne me elementė tė kulturės pop. Ndėrsa vitet ’80 ishin vite tranzitore kalimtare kjo situatė u pasua dhe nė vitet ’90 e qė vazhdon ky tranzicion edhe sot e kėsaj dite. Sot nė vitin 2003, nėpėr repertorėt e teatrit gjerman do tė gjeni Shekspirin, Myler, Brehtin etj, por nė shumė raste ju nuk do t’i njihni kėto pjesė teatrale. Ato janė rregulluar, shartuar nga fantazitė e regjisorėve. Pėr kėtė nė njė farė mėnyre i janė vendosur fajet regjisorėve kryesorė tė cilėt kanė shkatėrruar teatrin dhe elementėt klasike tė tij deri nė njė pikė tė tillė saqė ėshtė vėshtirė pėr t’u kthyer mbrapa sepse do tė vijnė brezat e ardhshėm tė cilėt nuk do tė dijnė mė asgjė se si ka qenė Shekspiri. Nė njė farė mėnyrė teatri kontemporan ka kryer vetėvrasje, duke emėtuar kulturėn e popit dhe duke compromise tė tilla me estetikėn dhe rrymat e reja qė kanė dalė.
 
Argumenti tjetėr qė vjen nga ata qė i quajtėm shkatėrrues tė teatrit ėshtė qė bota qė e shikojmė po evulon me shpejtėsi kaq tė madhe saqė ėshtė e kuptueshme ky lloj konsumimi qė po ndodh, nė mediat e reja elektronike dhe nė njė farė mėnyre kemi njė ndikim tė  madh me atė periudhėn para rėnies sė komunizimit, nė vitin ’89, dhe revolucionni i madhe qė ka ndodhur nė mediat elektronike. Ndikimi ka qėnė kaq radikale saqė thuhet se duhet tė reagojnė ndaj kėtyre ndryshimeve se ndryshe teatri I vjetėr, klasik rrezikohet tė kthehet nė njė museum dhe nuk do tė bėjmė gjė tjetėr vetėm do tė luajmė njė teatėr tė vdekur.
 
Megjithatė nuk duhet thėnė se kjo nuk ėshtė hera e parė qė ka argumenta tė tilla. Vlen pėr t’u kujtuar se lufta nė dilemė pėr teatrin mund tė gjendet nė shekullin e 17-tė, nė vitet e fundit tė Shekspirit dhe pas kur disa studiues dhe kritikė tė teatrit ishin shumė tė shqetėsuar nė lidhje me humbjen e dramės klasike. Pra ky debat ka qenė pjesė e historisė sė Teatrit. Le t’i kthehemi tani Berlinit pėr tė parė tre llojet e teatrove qė zhvillohen sot aty.  Ėshtė i njohur nė Berlin teatri qė krijoi Bertol Breht. Ēfarė po ndodh atje? Regjisori i tij, qė ėshtė tashmė nė moshėn 65 vjecare, Claus Peymann, njė revolucionar i ri nė Teatrin gjerman, qė riprodhoi vepra tė Piter Handke nė vitet ’60, ka rikthyer Brehtin nė lojėn e tij.
 
Kjo ishte e mrekullueshme sepse Brehti ishte kthyer nė dicka muzeumi dhe nuk vihej pėr shumė kohė nė skenat gjermane pėr arsye tė ndryshme nė radhė tė parė pėr idetė e tij politike,  dhe pėrgjigja qė vinte nga bota e globalizuar tashmė. Njė problem tjetėr me Brehtin ka qenė dhe e drejta e autorit. Familja e Brehtit shikonte dhe ndiqte mėnyrėn se si luhej vepra e kėtij autori nė skenė. Porse tani regjisorėt ndjehen mė tė lirė pėr tė bėrė cfarė tė duan me veprat e Brehtit. Dhe kėtu thyerja e kornizave qė I kishte vėnė familja i ka dhėnė njė lloj liberalizmi kohet e fundit. Kjo shėnon dhe rilindjen e  Brehtit. Nga ana tjetėr Myleri ka thėnė se po tė mos kishte qenė Hitleri Brehti do tė ishte bėrė njė teatėr tė fuqishėm argėtues por ardhja nė fuqi e Hitlerit e detyroi Brehtin tė merrte njė rol tė detyruar politik Mbesa e Brehtit do tė rivejė nė kėtė stinė teatrore pjesėt tė tij dhe shikohet qė po rikthehet teatri brehtian.
 
Kėndvėshtrimet e reja moderne, janė krejt tipike pėr teatrin gjerman nė pėrgjithėsi. O tė jesh modern ose ndryshe vdis. Pra duhet tė jesh modern qė tė mbijetosh. Por unė nuk shoh kėtu mėnyra tė tjera qė tė dalėsh nga ky kurth, pra kurthin e traditės dhe pėrditshmėrisė tė audiencės qė pret tė shikojė aksion, veprim tė shohi tė argėtohet tė pėrdori gjuhėn e sotme. Zakonisht nė fjalėt me katėr gėrma, fjalėt e shkurtra nė gjuhėn vulgare tė rrugės. Si kritik teatri kam udhėtuar shumė dhe duhet tė them  se ideja ime  e tearit modern ėshtė  e pėrzier jashtėzakonisht e trazuar. Unė e kuptoj nevojėn pėr tė shkatėrruar dhe krijuar dicka tė re, tė jesh i ngushtė, tė jesh lozonjar tė jesh njė gangser nė teatėr, tė vjedhės atė sepse ajo ėshtė dicka e pathyeshme. Por nga ana tjetėr unė e kuptoj dhe nevojėn pėr dramėn e drejtė klasike pa kėto teknikat e shumta ose marifetet teknike qė pėrdoren sot…” 

  


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.