OPINIONE

   
7.09.2003 - Trepca.net

MATEMATIKA POLITIKE SĖRBE


   
Gjakovė, 6 shtator 2003 / Shkruan: dr.Besnik BARDHI
 
Njeriu gjatė tėrė jetės, mundohet tė bėjė seleksionimin e kujtimeve.Disa gjėra, vėrtetė duhet harruar, nga se ngarkojnė dhe rėndojnė trurin. Zakonisht njeriu tenton tė eliminojė apo zbehė nga kujtesa e tij ngjarjet dhe  gjėrat e pakėndshme. Shpesh  mendojmė se ia kemi arritur kėtij qėllimi, por prap gjatė jetės, nė momente tė caktuara vie deri te riaktivizimi i tyre, si pasojė e  ndonjė provokimi tė fortė nga jashtė.
 
Kohėve tė fundit , kjo dukuri ndodhė si pasojė propagandės agresive dhe luftėnxitėse    sėrbe. E gjithė kjo tė pėrkujton kohėn e vetė satanės kur ishte nė pushtet, kriminelit tė luftės dhe kasapit tė Ballkanit Millosheviq. Nxėnėsit dhe pasardhėsit e tij,  prap dėshirojnė tė bėjnė karrier  nė kurriz tė Kosovės.
 
Gjithė populli shqiptarė nė Kosovė ishte dėshmitar i asaj qė ndodhi nė vitet 1998/99, dhe  seicili nga ne kemi nga njė histori tė tmerrshme nga ato ditė. Ēdo rrėfim nga ne pėrbėnė nė vehte njė skenar filmi horror.
 
Si fėmijė kisha dėgjuar nga disa njerėz tė urtė njė thėnje tė pabesuar dhe tė pa kuptueshme pėr atė  kohė.
 
Ata shumė shpesh thoshnin: “ Do tė vijė koha kur tė gjallėt do tė ju kanė lakmi tė vdekurve ” !
 
Gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO-s  nė Kosovė, si shumė tjerė edhe unė me tėrė familjen mbeta nė
Gjakovė, nuk patėm fatin tė evakuohemi me kohė. Bandat kriminale paramilitare sėrbe, tė cilėve ju kishin ardhė nė ndihmė edhe shumė vėllėzėr tjerė sllavoortodoks, i kishin duart e lira pėr tė qėruar hesapet  me popullatėn  duarthatė shqiptare. Luftė i thoshin kėsaj, por kėtu  nuk kishte vijė tė frontit si nė luftėrat e zakonshme.!
 
Armiku sėrb ishte brenda nė qytet dhe nė prag tė shtėpisė. Nuk kalonte natė apo ditė , e tė mos atakohej ndonjė lagje e qytetit. Vriteshin njerėzit e pafajshėm dhe pastaj  improvizoheshin krematoriumet , duke djegur shtėpitė sė bashku me viktimat e masakruara.
 
Qyteti i Gjakovės ēdo ditė e mė tepėr i ngjante Vukovarit.  Ishte “ fatlum ”  ai i cili vritej me armė zjarri.
 
Kriminelėt sėrb ekzekutonin shqiptarėt me armė tė ftohta dhe  me pėrpikėri, ashtu si i kishte mėsuar Vasa Qubriloviq dhe Artemija. Gjysėm harku  i  “ PATKOJ” - it, nga plani famkeq sėrb pėr lufėn e fundit nė Kosovė, sa vinte e zgjėrohej nga brenda.
 
E gjithė kjo masakėr, udhėhiqej nga serbomalazezėt  “ vendas ” tė cilėt ishin akterėt kryesor nė aksionet
vrastare. Ata ishin prijetar,  nga se ishin rritur pran shqiptarve dhe tereni pėr ata ishte i njohur.
 
Ēdo natė tubohej shtabi i tyre nė Kuvend tė Komunės.
 
Kryetari i dhunshėm dhe shefi i atij shtabi Momqillo Stanojeviqi,  ishte shumė i knaqur nga raportet qė vinin nga tereni. Sipas parimit  tė njohur sėrb, vetėm  shqiptari i vdekur ėshtė i mire, u ekzekutuan  foshnjėt, gratė, burrat, pleqtė…
 
Masakra nė Familjen Vejsa me dt.01.04.1999, ku u masakruan dhe u dogjen 22 fėmijė dhe gra, ėshtė shembulli mė tipik i veprimtarisė “ heroike ” tė luftėtarėve sėrbė. Kjo ngjarje tragjike nė mesin e shumė masakrave qė u bėnė nė Gjakovė, do tė mbetet nė kujtesen e shumė gjeneratave  tė kėtij qyteti tė lashtė.
 
Gjatė kėsaj kohe, numri i viktimave nė qytet  dhe rrethinė arriti nė disa mijė.Nė ato ditė tė errėta, jeta e shqiptarit nuk vlente asgjė. Ajo ishte koha kur unė kuptova mesazhin tė cilin e kisha dėgjuar si fėmijė. Mesazh shumė apsurd , por shumė i vėrtetė nga se personalisht admiroja tė vdekurit !
 
Ajo ishte dhe  koha kur me tė vėrtetė numri i sėrbėve nė Kosovė  kishte arritur nė mė shumė se treqind mijė.
 
Ky numėr u arritė , me ardhjen  e soldateskės ēetnike nga Sėrbia,  ” Republika Sėrbe ”, Mali i  Zi … nė ndihmė vėllėzėrve tė tyre minoritar nė Kosovė  dhe  sė bashku tė japin goditjen e fundit nė luftėn e tyre tė “ shenjtė “ pėr dėbimin dhe asgjėsimin e popullit autokton shqiptarė.
 
Gazetari sėrb Miroslav Antiq  nė tekstin e tij “ Prodaja ili Predaja Kosova ” si dhe shumė zyrtarė sėrbė, pikėrisht kėtė numėr e kan theksuar , pėr tė “shpėrngulurit ’ serbė qė duhet kthyer nė Kosovė.!!! Popullata serbomalaziase vendore e involvuar thellė nė krime, u shpėrngul vullnetarisht nga kėto troje duke ju bashkangjitur bandave paramilitare dhe ushtrisė sėrbe gjatė tėrheqjės sė tyre tė turpshme nga kėto troje.
 
Ata nuk u dėbuan nga shqiptarėt, ata ikėn tė vetėdijshėm pėr atė ēka ju bėnė fqinjėve tė tyre shqiptarė.
 
Kėto fakte si duket me qėllim dėshiron tė anashkaloj dhe  harroj dikush. Gėnjeshtrat sėrbe  i kan specifikat e veēanta, ato shkojnė nė rritje nė trajtė tė progresionit gjeometrik dhe  pėrsėriten tėrė kohėn, pėr deri sa  tė filloj tė besoj dhe vetė autori i sajė.
 
Sikur ne tė mos kishim jetuar atė kohė nė Kosovė,  dhe mos tė kishim qenė  dėshmitarė nė ato vite tė luftės, padyshim kishim filluar edhe ne tė besojmė nė trillimet sėrbe, ashtu si kan filluar tė besojnė shumė nga zyrtarėt e jashtėm dhe …
 
Edhe pse pėr njė kohė mendoja , se ėshtė mirė tė zbehen disa kujtime , pėr hirė  tė ardhmėrisė, ato sa vijnė dhe kthjellohen kohėve te fundit.
 
Saktėsisht mund ta dijė dhe numrin e tyre nė qytetin tim, nga se tė gjithė ishin udhėheqės dhe drejtorė me “ kualifikim tė lartė ” fillor. Si duket na bėjnė mire gėnjeshtrat sėrbe !

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.