7.09.2003 - Trepca.net

Pėrvoja shtesė e sė vėrtetės


(Shėnime mbi librin “Nga hiri” tė Preē Zogajt - “Dita 2000”, 2003)
 
Langenbroich, 26 gusht 2003 / Agron TUFA
 
Shpejtėsia dhe kureshtia me tė cilėn po lexohet libri i fundit i Preē Zogajt “Nga hiri”, ka vetėm njė shpjegim: uria pėr tė vėrtetėn. Tė vėrtetėn qė fatkeqėsisht shqiptarėt e marrin vesh (po dhe ia vėnė veshin ta dėgjojnė) shumė me vonesė, atėherė kur tragjedia ėshtė luajtur mbi kurrizin e tyre. Libri i z. Zogaj vjen si paralajmėrim nė prag tė zgjedhjeve lokale. Dhashtė zoti ta dėgjojnė e ta kuptojnė siē duhet rrėfimin e dhimbshėm tė kėtij intelektuali, shkrimtari dhe politikani me vetėdije tė shqetėsuar qytetare!
 
Zogaj e nis rrėfimin shi atėherė kur pushtetura socialiste, pasi ia ka dalė tė vijė nė fuqi pėrmjet njė revolucioni tipik terroristo-jakobin dhe pasi ka kryer njė sagė vrasjesh tė bujshme politike qė kulmon me kryekrimin, - vrasjen e liderit tė Dhjetorit Azem Hajdari, - e ka hequr maskėn dhe shfaqet i pėrbindshėm pa asnje normė njerėzore. Jemi nė vitin 1999 dhe Zogaj me njė mjeshtėri tė pėrsosur e hap siparin e kronikės sė pikėllueshme me njė “festė”. Pėrshkrimi i detajeve ėshtė aq djersitės e sikletosės, sa thua gjendesh nė skenarėt e lashtė sa bota, kur krimeve u paraprijnė “festat” dhe nėn shkėlqimin fals tė dritave, qelqeve e buzagazeve tė akullta, Zogaj arrin tė na rikonstruktojė gjithė atė drithėtirė rrėnqethėse tė protagonistėve, atmosferėn e nderė psikologjike tė kriminelėve qė janė mbledhur tė festojnė, pėrkundėr panikut qė i tradhėton. Ata tė gjithė i tradhėton bashkėpjesėmarrja nė krim dhe festa i ngjan njė Meshe tė  Zezė satanistėsh, personazheve tė paskrupullt shekspirianė:
 
“A i keni tė gjithė gotat nėpėr duar! Kujt po i del gjak kėtu?” Grupi i biznesmenėve, i akademikėve dhe i helsinkasve po zhvendosej drejt kreut tė sallės ku ndodhej Presidenti dhe ambasadorėt. Unė shikova duart e mia. Kryeministri u ndal njė ēast nė vend. Po nuk e ktheu kokėn. Shikoi orėn...” (faqe 18).
 
Ėshtė ora kur Kryeministri ka rrethuar selinė e PD-sė dhe kur nė stilin e dhunshėm tė juntave ushtarake rrihen qytetarėt. Ndjehet qartė qė modeli amoral e antihuman i kategorisė sė terrorit shtetėror ėshtė hedhur nė veprim tė likuidojė dhunshėm ēdo lloj rezistence, kryesisht, lidershipin e demokratėve, Sali Berishėn, pengesėn kryesore pėr nėnshtrimin e demokratėve. E ashtuquajtura “krehje e zonave afėr PD-sė”, bllokimi dhe marrja nė polici nė mesnatėn e festės sė liderit demokrat janė nyja dramatike e ankthit qe pėrshkon faqet e rrėfimit tė mėtejshėm tė librit.
 
II.
 
Hapėsira rrėfimore e librit vazhdon tė pėrfshijė pėrjetimin psikologjik e shpirtėror tė njė periudhe bukur tė gjatė, nga kandidimi i Edi Ramės pėr kryetar bashkie dhe zgjedhjet lokale 2000, konventėn e opozitės dhe daljen jashtė PD-sė tė PDr-ve tė tjera, zgjedhjet e 24 qershorit 2001, lojėn me tė pavarurit, fryma fashiste e ēiēikoviane nėn tė cilėn u kryen kėto zgjedhje, turin e Berishės nė Europė, raportet e OSBE-sė, konkursin pėr kryeministėr, qeveria “Meta 2”, lėvizja katharsiste e Nanos, KPD-ja e 3 dhjetorit, dorėheqja e Metės, debati Nano-Berisha, qeveria “Majko”, marrėveshja Berisha-Nano, rasti “Kuko” dhe mbyllet me optimizmin e sforcuar tė zgjedhjes sė Moisiut president konsensual.
 
Zogaj, sipas strukturės sė arsyetimit tė tij, e paraqet elitėn demokratike si njė vijė jokoherente e tė kushtėzuar nga insinuata tė vazhdueshme tė show-t politik, ndėrkaq qė 0Lidershipi i tyre ka mundur t’u shmanget kurtheve dhe alibive gjithnjė nė rritje. Inteligjencia e djathtė, pas “shock”-ut tė ’97-ės, nuk arrin dot ta marrė veten nga kaosi pėr tė synuar njė disiplinim tė tij nė “kozmos”, ēka vazhdon tė pėrjetojė nė situata kritike fragmentarizimin e vetėdijes. Revolucioni bolshevik i ‘97-ės duket se ka qenė njė goditje pėr vetėdijen masive, nė radhė tė parė tė inteligjencies liberale. Ky “shock” si duket ka vrarė shumėēka nga fuqitė shpirtėrore tė saj.
 
Prandaj dhe metafora ambivalente e librit tė z. Zogaj “Nga hiri”, bart nė mėnyrė sinjifikative edhe ringritjen e idealeve tė djathta, sikundėr thotė postulati mitik i zogut Feniks. Z. Zogaj na i bėn tė prekshme kėto dobėsi dhe ai sikur risjell me rrėfimin e tij kumtin e filozofit Arnold Tojnbi kur shprehet se “dėshtimi qėndron nė faktin se liderėt papritmas bien nėn hipnozėn tė cilėn vetė e kanė ushqyer ndėr pasardhės. Kjo shpie drejt humbjes katastrofike tė iniciativės: nėse i verbri heq pėrdore tė verbrin, bien tė dy nė greminė”. Libri i z. Preē Zogaj ėshtė pėrvoja e njė reflektimi tė thellė intelektual dhe e njeriut tė esėllt qė ka mundur tė nxjerrė pėrfundime tė qarta pėr fatin e intelektualit tė djathtė, sakur dhe ėshtė apel i drejtpėrdrejtė ndaj gjithė qytetarėve shqiptarė pėr t’u ngritur edhe njėherė nė kėmbė, tashmė duke patur prapa krahėve njė pėrvojė shtesė.
 
III.
 
Diku nė njė vend, z. Zogaj shprehet me idiomėn: “Natės sė varrit do t’ia themi...”. Rrėfimin autorial periodikisht e dekronologjizon rikonstruktimi i pėrjetimit psikologjik e shpirtėror tė faktit. Faktura e ngjarjes dhe sensacionit pėrveē pėrligjjes se tė dhėnave faktike, na ofron optikėn e tij tė pėrjetimit tė kėtyre ngjarjeve tė mbushura pėrplot “komplote”, “pabesira”, “mungesa katastrofike tė karakterit”, “mendėsisė manipulative nė veprim”, - dhe ne e kuptojmė humnerėn e thellė amorale qė dikton ligjin dhe principet shtazarake nė fatet e individit dhe shoqėrisė. Nėpėrmjet kėtyre pėrjetimesh kaq diskrete shpaloset vuajtja, gulēimi i mundimshėm, ritmi astmatik i demokracisė shqiptare, kėsaj demokracie tė cilės, sipas kronikės plot afreske tė trishtė tė Zogajt, i ėshtė ngulur “njė thikė pas shpine”. Konstituimi i faktit tė pėrjetuar i jep veprės njė pėrmasė sa historike, aq edhe humane me ishuj meditativė qė i takojnė tragjikės sė poezisė:
 
“Kisha njė lėmsh nė grykė, po shihja ēastin e thyerjes sė njė miqėsie tjetėr, mė vinte tė klithja pėr fyerjen qė po bėhej, pėr mikun qė po mė mjegullohej, pėr shumė e shumė gjėra tė paemėrtueshme qė mė tendosnin sė brendshmi. Por isha nė shtėpinė time dhe kishim gra e fėmijė rreth e rrotull...” (faqe 168).
 
Vepra “Nga hiri” bart tė gjitha ato virtyte tė mrekullueshme tė Preē Zogajt-poet e prozator, njėrit ndėr pionierėt origjinalė tė lirikės sė re shqipe, por edhe tė traditės sė shkėlqyer memuariste nė dis libra tė ēmuar, tė rralla nė finesėn e njė zhanri tė kėtillė, njėri prej tė cilėve “Vera e pėrjetshme”, njėlloj sikur dhe “Nga hiri”, janė para sė gjithash, vepra tė mirėfillta romaneske alla Asturias dhe si tė tilla pėrjetohen. Ironizmi i kthjellėt e stigmatizues ndėrfutet e struket mes ferrit tė pėrditshmėrisė konjukturalo-politike dhe shpėrthen mė nota e ngjyra elegjiake, thuajse epokale, si ēlirim nga paraliza e gjithanshme, por gjithsesi me njė stepje e pezulli tė ankthshme:
 
“...Ka dalė marsi, ka hyrė prilli. Njė pranverė e drojtur kėrkon tė shpėrthejė nga tė ftohtit dhe errėsira e zgjatur e stinės. Duket se nuk e ka tė lehtė dhe nuk do tė jetė aq e bukur. Tė duket se pranvera ka frikė se mos qeveria do ta pėrfshijė nė bilancin e sukseseve tė saj edhe ēeljen e luleve e gjetheve. Streset e njė stine-lehonė pa ngrohje dhe pa drita kanė lėnė gjurmė nė fytyrėn e foshnjės pranverė, edhe pse llėrėt e zbuluara tė vajzave tė reja shkėlqejnė andej-kėndej si shufra smeraldi...” (faqe 153).
Gjuha e librit ka njė vetėpėrmbajtje, ndjenjė kontrolli e drejtpeshimi sa tė mban lidhur me librin, pa asnjė ngarkesė tė panevojshme, krejt adekuate pėr ngjarjet, harmonike nė digresione, dialogje e monologje, e kapur nė njė ton tė tillė mirėbesimi e sinqeriteti tė denjė pėr pėrshkrimin e ngjarjeve. Sekreti i kėsaj gjuhe ka bėrė qė libri tė lexohet “me njė frymė” sikundėr ma dėshmojnė shumė miq qė e kanė lexuar.
 
IV.
 
Por, para sė gjithash, vepra “Nga hiri” e z. Preē Zogaj ėshtė njė libėr jashtėzakonisht i dobishėm. Ai ėshtė ndoshta libri mė i dobishėm qė ėshtė shkruar kėto 13 vjetėt e fundit mbi fatin e demokracisė dhe pluralizmit nė Shqipėri. Askund nuk mund ta pėrftosh atė panoramė tė rėndė politiko-sociale me gjithė koklavitjen e vet, askund nuk mund shohėsh kaq qartė “shkėlqimin dhe rėnien”, mė saktė, degradimin e idealeve demokratike pėr njė shoqėri e qeverisje pluraliste, poaq sa edhe rezistencėn pėrballė fytyrės sė dhunshme tė shtetit totalitar. Dhe kjo ėshtė veshur me petkun e shenjtė, tė merituar nė librin e z. Zogaj. Pikėrisht nė kėtė himn mosnėnshtrimi qėndron dhe rėndėsia e pazėvendėsueshme e librit – boshti rreth tė cilit pėrsillet gjithė pathosi etik i tij.
 
Problemi i manipulimit tė njeriut shqiptar, manipulimi shumėplanėsh dhe sistemet e alibive qė e ushqejnė mashtrimin e pushtetarėve dhe politikanėve socialistė – janė dhe alarmi qė pėrshkon tė gjitha faqet. Por libri nuk bart karakter teknik. Ai nuk ėshtė udhėrrėfyes mbi praktikėn e manipulimit dhe as rregullore pėr mbrojtjen nga manipulimi (“mbrojtje pa armė”). Qėllimi kryesor i librit, me sa e kuptoj unė, ėshtė tė japė material qė ēdocili duhet tė mendojė pėr atė zgjedhje, para sė cilės ndodhet shoqėria shqiptare sot. Kjo, madje, nuk duhet reduktuar nė zgjedhjen e presidentit, partisė apo madje rendit politik. Prapa gjithė kėsaj qėndron  zgjedhja e modelit qeverisės e shoqėror (tipit tė civilizimit). Unė vetė mendoj se nė tė vėrtetė pėr shumė shqiptarė kjo ėshtė zgjedhja mes jetė-a-vdekjes, por nuk do ta shtjellojmė kėtu kėtė temė. Nėse nuk do ta bėjmė kėtė zgjedhje me vullnetin tonė vigjilent dhe do ta lėmė veten tė na marrė rryma prapė nė atė breg ku manipulimi i vetėdijes, i hapur e latent, tė bėhet mjeti kryesor e total i kontrollit, atėherė pas dofarė kohe do tė zhduket pėrfare prej nesh dhe mundėsia e zgjedhjes dhe ajo e rezistencės. Atėherė le t’i kėndojmė njė rekuiem demokracisė.
 
Nė akord me librin “Nga hiri”, njeriu shqiptar, votuesi i thjeshtė, duhet tė ketė rikuptimėsuar ēėshtjen e votimit, duhet tė ketė fituar imunitet nga pėrvojat e mėparshme. Manipulatorėt aplikojnė rrengje tė reja, njė teknologji tė sofistikuar manipulimi. Ata, nė pėrgjithėsi, pėrpiqen tė na e helmojnė ndjenjėn e kohės historike, ata na ngushtojnė nė “tė tashmen e pėrjetshme”, na imponojnė rrethin hermetik tė “kohės sė spektaklit”. Ne duhet ta kapėrcejmė rrethin vicioz tė manipulatorėve.
 
Natyrisht, kjo ėshtė shumė pak tė thuhet pėr njė libėr, nė vorbullėn rrėfimore tė tė cilit mpleksen fijet e pėrditshmėrisė sė sotme me mashtrimet, manipulimet e prapaskenat e djeshme tė forcave mė tė zeza antishqiptare, misione fantazmash si “Grupi i miqve tė Shqipėrisė”, infiltrimin e tyre nė pushtet dhe diktimin e interesava tė shteteve pėrjetėsisht armike me Shqipėrinė, mercenarizmin dhe servilizmin, shitblerjen e mediave dhe papagajve analistė nė shėrbim tė pushtetit, eleminimin e kokės sė opozitės dhe mandej zhdukjen e saj nga skena politike, roli marionetė i partive tė vogla e atyre sektante, etj, etj.
 
V.
 
“E vėrteta duhet thėnė vazhdimisht e duhet pėrsėritur papushim, pėrderisa mashtrimi ėshtė pjesė e projektit tė Djallit” – thotė Gotfrid Lajbnic. Vullneti pėr ta thėnė tė vėrtetėn, qartė e me kurajė, edhe kur ajo shkon nė dėm tė interesave tė tij personale, ėshtė ajo ēka e shquan intelektualin e vėrtetė nga turma e mercenarėve me pagesė. Z. Preē Zogaj me librin “Nga hiri” ka dhėnė njė shembull, ka bėrė njė gjest nė kulturėn intelektuale, ku figura e intelektualit tek ne ėshtė ende nė lindje e sipėr. Kultura intelektuale prej shkrimtari tė talentuar pėrplot referenca tė goditura nga trashėgimia e mendimit filozofik, vizioni i pakompromentueshėm dhe intuita e esėllt nė kėrkim tė zgjedhjeve tė drejta, pėrkushtimi pėr t’iu kundėrvėnė mashtrimeve, manipulimeve e pazareve nė kurriz tė demokracisė dhe interesit nacional, e kompletojnė dhe bėjnė tė besueshėm kumtin e kėtij libri pėr kohėt mė tė vėshtira qė ka kaluar Shqipėria, ē’prej revolucionit terrorist tė ‘97-ės.
 
Vijimėsia koherente e ngjarjeve na fut nė meditime tė trishtueshme pėr natyrėn kriminale tė ish-komunistėve shqiptarė, intencėn antikombėtare dhe thelbin shtazarak e tė paskrupullt tė tyre si dhe etjen pėr tė patur prenė e pushtetit me ēdo mjet e me ēdo ēmim, - tipare kėto qė i pėrbashkojnė mesvedi si nė njė sekt, ish-bijtė e Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė. Ekzistenca e kėtij libri ėshtė dėshmi dhe ogur i mirė pėr vetėreflektimin dhe rikuptimėsimin e thellė intelektual tė saj drame qė ndodhi nė Shqipėri tash thuajse njė dekadė nga ardhja e dhunshme e PS-sė nė pushtet. Gjithashtu, me mėnyrėn qartė dhe subtilitetin e shtrimit tė fakteve, ky libėr ėshtė njė mundėsi dialogimi pėr shumė dilema e konfuzione qė e kanė mjegulluar vetėdijen e qytetarit tonė gjatė kėtyre 6 vjetėve. Nga pozicioni i lexuesit, i mbetem shumė mirėnjohės z. Zogaj pėr vlerat dhe pamjen e qartė tė sė vėrtetės, atje, prapa kulisash ku qytetari i zakonshėm e ka tė pamundur. Nė kėtė kuptim, lexuesi ka pėr tė mbetur tejet i shpėrblyer kur ta marrė nė dorė librin “Nga hiri”. Ėshtė njė libėr qė ju rrėfen pėr monologjet e pafundme qė keni bėrė gjatė kėtyre viteve, pėr tė ditur se kush ėshtė kush, pėr tė kuptuar se kush ju qeveris e, tekembramja, pėr tė shijuar vlerat e pasura e tė gjalla tė gjuhės shqipe.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.