6.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E shtune 6 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Qeveria e Kosovės mbajti mbledhje tė jashtėzakonshme pėr ngjarjen nė burgun e Dubravės tė Istogut

  • Dihen emrat e pesė tė vdekurve nė burgun e Dubravės

  • Ministri Osmani u bėri thirrje arsimtarėve ta ndėrprejnė grevėn dhe prej tė hėnės tė fillojnė procesin mėsimor

  • Daniel Server ka filluar trajnimin pėr parapėrgatitjen e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit

  • Dinosha dhe Gegaj thonė se Beogradi nuk mund tė caktojė fatin e Kosovės

  • Tiranė: Pėrfaqėsuesit e partive politike miratuan njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr njė fushatė tė drejtė zgjedhore

  • Shqipėria ka ofruar qė trupat e saj tė marrin pjesė nė forcat paqeruajtėse nė Maqedoni

  • Nga shpėthimi i njė bombe nė Kashmir, kanė humbur jetėn tė pakten 6 persona

  • Katėr persona janė zdukur dhe drohet tė kenė vdekur nga uragani qė ka goditur Bermudet

  • Kėshilli i Sigurimit fillon diskutimet rreth projektrezolutės sė re pėr Irakun

  • Amerikanėt tė hapur pėr ndryshime nė projektrezolutė

  • Mė shumė trupa britanike nė Irak


 
Qeveria e Kosovės mbajti mbledhje tė jashtėzakonshme pėr ngjarjen nė burgun e Dubravės tė Istogut
 
Prishtinė, 6 shtator 2003 - Qeveria e Kosovės ėshtė mbledhur dje pasdite nė njė takim tė jashtėzakonshėm pėr tė analizuar incidentin qė ndodhi nė burgun e Dubravės tė Istogut, ku si pasojė e njė zjarri humbėn jetėn pesė tė burgosur.
 
Zyrtarėt e Misionit tė OKB-sė thanė se tė burgosurit po kėrkonin kushte mė tė mira dhe ata u vunė zjarrin dyshekėve pėr tė penguar rojet qė tė shpėrndanin grupet nga rreth 175 protestuesve.

Para Qeverisė ka raportuar drejtori i Departamentit tė Drejtėsisė pranė UNMIK-ut Poll Kofi, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr ēėshtjen e menaxhimit tė burgjeve. Mirėpo, qeveria ka kėrkuar qė pėrveē hulumtimit zyrtar qė do tė bėjnė pėrgjegjėsit tė krijohet edhe njė komision i pavarur pėr hetimin e rastit.
 
Qeveria kėrkoi qė aty tė jetė pėrfaqėsuesi i KMDLNJ-sė, ombudspersoni si dhe pėrfaqėsuesi i organizatės ndėrkombėtare "Amnesty International" qė merret me tė drejtat e tė burgosurve, tha kryeministri Bajram Rexhepi pas takimit.
 
Ai shtoi se nėse ka elemente se menaxhimi ka qenė i dobėt, ose sjellja gjatė bisedimeve ka qenė shkaktar i kėti incidenti, sigurisht se do tė kėrkohen pėrgjegjėsitė prej kujdo qoftė nėse ka pėrgjegjėsi tė tillė. Por, ai tha se nuk ėshtė pėrdorur asnjė masė radikale ndaj tė burgosurve.
 
 
Dihen emrat e pesė tė vdekurve nė burgun e Dubravės
 
Pejė, 6 shtator 2003 - Kėshilli Rajonal i Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut nė Pejė ka publikuar emrat e pesė tė burgosurve qė parmbrėmė kanė humbur jetėn nga zjarri qė ėshtė nxitur nė kėtė burg mė tė madh tė Kosovės. Sipas kryetarit tė kėtij Kėshilli Tahir Zemaj nga pasojat e zjarrit kanė vdekur: Ardian Thaēi, Sami Cenaj, Hamėz Hasani, Sinan Demolli dhe Hasan Hanaj.

Nga zjarri nė pavijonin 2 lėndime tė rėnda kanė marrė 6 tė burgosur, mirėpo jeta e tyre nuk ėshtė nė rrėzik, katėr prej tyre kanė pėsuar djegie, kurse dy tė tjerė janė helmuar nga tymi dhe se tė gjithė janė tė shtruar nė repartin kirurgjik tė Spitalit tė Pėrgjithshėm nė Pejė, njofton drejtori i kėsaj qendre spitalore Isa Kalishani. 12 tė lėnduar tjerė janė ndalur pėr shėrim nė ambulancėn e burgut tė Dubravės.
 
 
Ministri Osmani u bėri thirrje arsimtarėve ta ndėrprejnė grevėn dhe prej tė hėnės tė fillojnė procesin mėsimor
 
Podujevė/Gjilan 6 shtator 2003 - Ministri i Arsimit tė Kosovės Rexhep Osmani nė njė takim tė veēantė me drejtorėt e shkollave fillore dhe atyre tė mesme nė komunėn e Podujevės, u bėri thirrje arsimtarėve qė ta ndėrprejnė grevėn dhe prej tė hėnės tė fillojnė procesin mėsimor nė tė gjitha nivelet. Ai theksoi se rritje tė pagave tė arsimtarėve nuk do tė ketė dhe ata rrezikojnė tė humbasin edhe pagėn e shtatorit, tha ministri Rexhepi.

Lidhur me kėtė vizitė, ministri Rexhepi u shpreh se si duket nė komunėn e Podujevės ende ka njė ngecje tė vetėdijėsimit tė arsimtarėve dhe tė drejtorėve tė shkollave fillore dhe tė mesme pėr fillimin e mėsimit. Ai shtoi se nė bazė tė vendimit tė Qeverisė dhe nė bazė tė ligjit u ka sqaruar drejtorėve tė shkollave se duhet tė zbatohet vendimi i Qeverisė qė mėsimi tė fillojė menjėherė.

Poashtu ministri i Arsimit Rexhep Osmani pati dje njė takim edhe me drejtorėt e shkollave fillore dhe atyre tė mesme edhe nė Gjilan. Pasi konstatoi me kėtė rast se gjendja pėr sa i takon grevės nė Anamoravė ėshtė mė e vėshtira nė gjithė Kosovėn, ka kėrkuar nga drejtorėt e shkollave qė t'i bindin arsimtarėt pėr fillimin e mėsimit nga e hėna e ardhshme.

"Mendoni mirė sa dėshirė e madhe e fėmijėve ėshtė qė tė mos humbin mė mėsim dhe bisedoni me kolegėt tuaj. Secili prej jush ka edhe miq personal nė kolektivet tuaja tė cilat mund ta nisin lokomotivėn pozitive nė inercionin pozitiv, me energjinė pozitive qė tė lėvizė nė drejtim tė stabilizimit tė procesit mėsimor nė Kosovė", tha me kėtė rast z. Osmani.
 
Ai shtoi se u ėshtė dhėnė me arsimtarėve krejt atė qė ishte e mundshme: 44 euro pėr katėr muaj dhe tash rritje tė pagės pėr 20 pėr qind. Ministri Osmani tha se nuk ėshtė kjo qė nuk duam t'u rriten pagat arsimtarėve, por nuk ka mundėsi qė tė rriten pagat deri mė 31 dhjetor.
 
 
Daniel Server ka filluar trajnimin pėr parapėrgatitjen e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit
 
Prishtinė, 6 shtator 2003 - Drejtori i Institutit Amerikan pėr Paqe Daniel Server ka filuar njė seri takimesh tė ndara me udhėheqėsit kryesorė tė Kosovės dhe me liderėt e partive politike nė vazhdėn e parapėrgatitjes pėr fillimin e bisedimeve pėr ēėshtje praktike mes Prishtinės dhe Beogradit.

Institituti Amerikan pėr Paqe me iniciativėn e Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė sot deri mė 11 shtator do tė fillojė njė trajnim pėr qeveritarėt e Kosovės pėr tė diskutuar mėnyrat mė tė mira se si duhet zhvilluar dialogu shqiptaro-serb.
 
Takimet e djeshme tė drejtorit tė Institutit Amerikan pėr Paqe me krerėt e institucioneve tė kėtushme ndėrkaq njoftohet se nuk janė tė hapura pėr gazetarėt. Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi megjithėkėtė njė ditė mė parė nė njė deklaratė tė tij e vlerėsoi iniciativėn e OSBE-sė.
 
 
Dinosha dhe Gegaj thonė se Beogradi nuk mund tė caktojė fatin e Kosovės
 
Podgoiricė, 6 shtator 2003 - Miratimi i Rezolutės pėr Kosovėn nė kuvendin e bashkėsisė serb-malazeze nė Beograd ėshtė temė qendrore nė qarqet politike shqiptare nė Mal tė Zi, tė cilat vlerėsojnė se zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje ėshtė nė kompetenca tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Duke vlerėsuar se politika e kėtillė serbe ndaj Kosovės ka shkaktuar pasoja tė rėnda, deputeti i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha nėnvizoi se Beogradi nuk mund ta caktojė fatin e kosovarėve dhe tė Kosovės.

I vetmi shqiptar nė Kuvendin e Unionit Serbi - Mali i Zi, Nikollė Gegaj, nuk e mbėshteti dhe nuk votoi pėr Rezolutėn mbi Kosovėn nė seancėn e pardjeshme nė Beograd.
 
Ai theksoi se se si shqiptar nuk ka pranuar tė marrė pjesė nė seancėn ku u debatua pėr Kosovėn. Ai tha se ėshtė i vetėdijshėm se problemi i Kosovės ėshtė ēėshtje e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe e institucioneve tė Kosovės dhe jo e institucioneve tė Serbisė dhe Malit tė Zi.
 
 
Tiranė: Pėrfaqėsuesit e partive politike miratuan njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr njė fushatė tė drejtė zgjedhore
 
Tiranė, 6 shtator 2003 - Pėrfaqėsuesit e partive politike nė Tiranė, pjesėmarrės nė tryezėn e organizuar nga presidenti Moisiu, miratuan njė deklaratė tė pėrbashkėt ku angazhohen tė zhvillojnė njė fushatė zgjedhore tė rregullt brenda normave tė etikės politike dhe civile, tė zbatojnė ligjet pėr njė proces zgjedhor tė drejtė dhe tė ndershėm, tė bashkėpunojnė me policinė dhe drejtėsinė gjatė zgjedhjeve lokale tė tetorit, t'i ndalojnė financimet e paligjshme pėr fushatat dhe tė njohin rezultatin e zgjedhjeve ven vendore, si dhe institucionet qė do tė dalin prej tyre.

Ndėrkaq, shefi i OSBE-sė nė Tiranė u angazhua qė zyra e OSBE-sė tė hartojė njė kod etik dhe shprehu besimin e tij pėr frymėn e mirėkuptimit nė zgjidhjen e problemeve.
 
 
Shqipėria ka ofruar qė trupat e saj tė marrin pjesė nė forcat paqeruajtėse nė Maqedoni
 
Tiranė, 6 shtator 2003 - Shqipėria i ka ofruar Maqedonisė qė trupat e ushtrisė shqiptare tė marrin pjesė nė forcat paqeruajtėse nė kėtė vend. Nė komunikatėn e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė thuhet se njė hap i tillė do tė ndikonte pozitivisht nė gjithė rajonin. Maqedonia deri mė tash nuk ėshtė prononcuar pėr propozimin e tillė tė Tiranės.

Nė komunikatė gjithashtu thuhet se pardje nė Sofje ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko ka biseduar pėr dėrgimin e trupave shqiptare nė Maqedoni me homologun maqedonas Vllado Buēkovski. Shqipėria deri mė tash ka marrė pjesė nė misionet paqeruajtėse nė Bosnje, Afganistan dhe nė Irak.
 
 
Nga shpėthimi i njė bombe nė Kashmir, kanė humbur jetėn tė pakten 6 persona
 
Srinagar, 6 shtator 2003 – Tė pakten 6 persona kanė humbur jetėn dhe 25 tė tjerė janė plagosur kur njė bombė ka shpėrthyer sot (e shtunė) nė njė treg tė gjelbrt nė Srinagar, kryeqytet i Kashmirit indian, njofton BBCWorld. Dy nga ata qė kanė vdekur thuhet se janė hedhur nė erė nga forca e shpėrthimit.
 
Zyrtarėt indianė kanė thėnė se numri i tė vdekurve mund tė jetė mė i madh. Gjendja e disa tė plagosurve ėshtė e rėndė. Bomba ishte vėnė nė njė automjet tė parkuar nė treg. Njė ushtarak indian ishte plagosur kur konvoji i atuomjeteve ushtarake indiane po kalonte andejpari, ka thėnė njė zyrtar i policisė.
 
 
Katėr persona janė zdukur dhe drohet tė kenė vdekur nga uragani qė ka goditur Bermudet
 
Hamilton, Bermude, 6 shtator 2003 – Uragani mė i fuqishėm nė 50 vjetėt e fundit qė ka goditur Bermudet, ka pėrfshirė sot (e shtunė) edhe territorin britanik, njofton AP. Erėrat e fuqishme vdkjesjellėse kanė shkulur drurėt dhe bartur tutje rrugėve edhe kamionėt.
 
Katėr persona janė zdukur dhe drohet tė kenė vdekur derisa stuhia gjėmonte nė drejtim tė veriut nė Atlantik. Stuhia ka kėputur energjinė elektrike nė 25 mijė shtėpi, ka thyer tjegullat nga pullazet e shtėpive dhe ka mbushur rrugėt me copėra gjėsendesh. Qindra njerėz kanė lėshuar shtėpitė e tyre. Moti po pėrmirėsohet aktualisht, por stuhia ėshtė ende e fuqishme.
 
 
Kėshilli i Sigurimit fillon diskutimet rreth projektrezolutės sė re pėr Irakun
 
Nju Jork, 6 shtator 2003 - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė fillojė tė premtėn diskutimet rreth njė projektrezolute mbi Irakun tė propozuar nga Shtetet e Bashkuara.
 
Bisedimet jozyrtare tė pėrfaqėsuesve tė 15 vendeve anėtare tė Kėshillit do tė pėrqendrohen nė propozimin pėr krijimin e njė force shumėkombėshe nėn komandėn amerikane tė autorizuar nga OKB-ja dhe nė kėrkesėn qė Kombet e Bashkuara tė mbėshtesin Kėshillin Qeverisės irakian tė emėruar nga Uashingtoni.
 
 
Amerikanėt tė hapur pėr ndryshime nė projektrezolutė
 
Ushington, 6 shtator 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell ka thėnė se Shtetet e Bashkuara do tė dėgjojnė vėrejtjet e vendeve tė tjera dhe do tė pėrpiqen qė t'i adaptojnė ato nė projektrezolutė.

Ambasadori britanik nė Kombet e Bashkuara, Emir Xhons Peri, ka thėnė se pranohet gjerėsisht se OKB-ja duhet tė ketė njė rol mė tė madh nė Irak, por ndryshimet nė qėndrim vijnė kur ėshtė fjala se si do tė arrihet kjo.

Tė 15 anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit janė duke diskutuar me qeveritė e tyre projekt-rezolutėn qė kėrkon njė forcė ndėrkombėtare nė Irak.

Nė kėtė dokument propozohet ngritja e njė force ndėrkombėtare e autorizuar nga Kombet e Bashkuara dhe e cila do tė jetė nėn komandėn amerikane.
 
 
Mė shumė trupa britanike nė Irak
 
Bagdad, 6 shtator 2003 - Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatė ditėve tė ardhshme do tė dėrgojė trupa shtesė nė Irak.

Sekretari i mbrojtjes, Xhef Hun pritet qė nė fillim tė javės tė japė mė shumė hollėsi lidhur me kėtė vendim.
Tė 120 anėtarėt e Batalionit tė Dytė tė Kėmbėsorisė janė gati tė nisen pėr nė Irak prej bazės sė tyre nė Qipro.
 
Nga ana tjetėr, forcat e ashtuquajtura "rezerva teatri" janė nė gadishmėri qė prej muajit tė kaluar.
Zyrtarė tė ministrisė sė Drejtėsisė thonė se kėto trupa pritet qė t'u bashkohen mė shumė 10 mijė trupave britanike nė jug tė Irakut.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.