OPINIONE

   
4.09.2003 - Trepca.net

Mendim politik pėr Kosovėn


St-Gallen (ZVICĖR), 4 shtator 2003 / Zef AHMETI
 
Nė dy punimet e mia qė i kamė bėrė rreth  Kosovės nė dy universitetet evropiane : Graz, dhe St. Gallen, si konkluzion  pėrfundimtare e kam pasė me sa vijon: Qė nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt kanė qenė tė detyruar t’i pėrjetojnė edhe dy persona qė mendonin dhe vepronin si Millosheviqi: Vaso Ēubrilloviq pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe Aleksander Rankoviq nė vitet 60-tė. Me Sllobodan Millosheviqin pėrndjekja dhe dėbimi i shqipėtarėve pėrmbushi mė shumė se njėqind vjet dhe arriti kulmin e vet. Tani bashkėsisė ndėrkombėtare duhet t’i shtrohet pyetja se a mundėn SHBA-tė dhe BE-ja t’iu garantojnė shqiptarėve se nė tė ardhmėn nuk do t’u vijė njė Millosheviq tjetėr, po qė se shqiptarėt pranojnė ( apo ju imponohet nė njė formė! ) tė mbesin brenda Jugosllavisė  tashmė Unioni SMZ ?!
 
Pėr ta shtjelluar kėtė mė mirė pėr opinionin  shqiptarė po pėrpiqem tė shtjellojė mendimin tim, qė ai tė jetė mė i qartė. Nebojsha Qoviē nė njė intervistė tė dhėn pėr tė pėrditshmėn serbe Blic (6 qershor 2001) kishte deklaruar se duhet tė menjanohen 400-500 mijė shqiptarė tė cilėt  votojnė, por qė nuk janė tė Kosovės,  por nga Shqipėria dhe Maqedonia. Nisur nga kjo logjikė, do duhej tė largoheshin kėta „tė huaj“ nga Kosova dhe tė kthehehen andej  nga kanė ardhur.
 
Kryeministri i Serbisė gjatė vizitės qė i bėri SHBA-ve nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės deklaron, se kinse gjatė kthimit tė shqiptarėve nė Kosovė kanė qenė 120%, pėrderisa, sipas tij, 100% kanė qenė tė Kosovės dhe 20% tė tyre qė kurė nuk kanė jetuar nė Kosovė. Teori e njėjtė si ajo e Coviqit. Edhe ish-presidenti i Jugosllavisė sė (pas)Millosheviqit, Koshtunica, ne nje intevistė tė dhėnė Radiotelevizionit serb (3 nėntor 2001) nė pyetjen qė i shtrohet: pse nuk kėrkon nga UNMIK-u largimin e 500.000 „imigrantėve“ shqiptarė tė ardhur nė Kosovė pas luftės? Ai do t’i  pėrgjigjet duke thėnė „se nuk mund tė kėrkohet nga tė tjerėt qė tė bėjnė diēka tė cilėn ne vet duhet ta bėjmė“. Sė kėndejmi  edhe mendimi i pėrfaqėsueve „demokratik serb“ pas-millosheviqian kanė bindjėn se ėshtė bėrė njė „gabim“ qė janė lejuar kėtyre 500.000 vetėve tė qėndrojnė nė Kosovė. Kėrcėnimet e tilla tė tėrthorta kanė qenė tė dhėna edhe nė pjesėn e parė tė shekullit XX-tė. 
 
Edhe pas luftės sė Dytė Botėrore janė pėrpiluar memorandume nga Akademia e Shkencave tė Serbisė pėr spastrimin e Kosovės nga shqiptarėt, ku kulminacionin e arriti me realizimin  e kėtij memorandumi nga Millosheviqi.  Nė vazhdimėsi edhe deklaratat dhe memoradunmet e pushtetit „demokratik“ serb po i mbesin besnik kėsaj linie poltike. Ketu mund te shtrojme nje pyetje rreth aktit administraiv qe eshte dhene nga organet e larta te UNMIK-ut lidhur me pajisjen me dokumentet e identifikimit, ku edhe atehere kure UNMIK-u, edhe pse i ka leshuar dokumentet vete, kjo administrate kerkone deshmi plotsuese qė ti vazhdohet dokumenti i identifikimit, pasaportes, apo ndonjė dokument tjeter. A ka tė bėj kjo me verifikimin e kėtyre 500.000 “imigrantėve” nga Shqiperia dhe Macedonia?
 
Kosova dhe BE-ja
 
Eshtė bėrė e zakonshme nė zhargonin e politikės ditore, si nga vendorėt poashtu edhe nga ndėrkombėtarėt qė tė stėpėrdoret shprejha se Kosova e ka ardhmėrinė nė BE. S’ka dyshim se Kosova dhe populli i saj  dėshiron dhe e ka aspirat tė kahėmotshme tė jetė jo vetėm fizikisht, apo vetėm gjeografikisht pjesė e kėtij Bashkimi Evropian, por edhe shpirtnisht. 
 
Mirėpo, nėse Kosova mbetet, me pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pjesė e Serbisė ekziston rreziku i paralajmėruar nga „demokratėt“ serb post-millosheviqian qė tė bėhet spatrimi i Kosovės nga „imigrantėt“ shqiptarė tė „ardhur“ nga Maqedonia dhe Shqipėria. Dhe sikur shqiptarėt tė pranonin njė „dėshirė tė tillė“ tė serbėve, ēka nuk ėshtė fare e mundshme. Megjithatė neve kėtu kemi tė drejtė tė bėjmė analiza, sepse konsiderojmė se gjendja e shqiptareve do tė keqėsohet shumė shpejt.
 
Edhe sikur Serbia tė futėt nė BE, dhe nė NATO, kjo nuk do tė mundėsonte garantim tė plotė pėr shqiptarėt e Kosovės, dhe se kjo ėshtė kėshtu, po e cekim disa tė dhėna qė ekzistojnė brenda nė BE.  Edhe Greqia ėshtė anėtare e BE-sė dhe e NATO-s, por as aty minoritetet nuk gėzojnė tė drejtat e tyre, edhe pse ky shtet ėshtė edhe anėtare e Kėshillit tė Evropės. Po qė se  Serbia do t`ia dilte tė depėrtoj nė Evropė dhe NATO duke i mbajtur shqiptarėt nė juridiksionin e vet, ajo do ta pėrmirėsonte pozitėn e saj dhe do tė mbrohej nga kritikat ndėrkombėtare, ashtu si vepron sot edhe Turqia me rastin e kurtėve.
 
Nėse shqiptarėt pranojnė tė jenė nė kuadėr tė Unionit Serbi Mali i Zi, apo sikur tė realizohet ėndrra dhe dėshira e vėrtetė e serbėve, pra kthimi i pushtetit tė serbisė nė Kosovė, Kosova si pjesė e Serbisė, dhe pranimi i Serbisė, apo edhe i Unionit SMZ, nė BE a do tė pėrmirėsonte gjendjen e shqiptarėve, pėrkatėisht a do tė mund tė ketė njė garanci se tė drejtat e tyre do tė respektohen?! Rasti i Greqisė po e tregon tė kundėrtėn. Dhe sikur tė pėrcjellim pretendimet dhe tendencat  e diplomacisė serbe, atėherė shifet se  tani qartė kėto pretendime ka  Serbia pėr Kosovėn. Propaganda serbe nuk ka pushur duke e paraqitur shqiptarin si terrorist, destabilizues.
 
Reagimi i Serbisė dhe zėvendėskryeministrit Coviq, me thirrjen e Kėshillit tė Sigurimit pėr mbajtjen e njė mbledhje urgjente mbi situatėn nė Kosovė, pas vrasjes sė dy serbėve gjatė larjes sė tyre nė njė lum,  gjuha qe ka pėrdorė Coviqi duke i sharė shqiptarėt dhe strukturat e Kosovės, tregojnė edhe mėtutje pretendimet serbe, si ata do tė mund dhe i shfrytėzojnė pozicionet e tyre diplomatike per ta zhytur shqiptarin (Kosovėn). Kėto tendenca edhe njė herė kanė mbėrritur njė kulminacion tė ri me deklaratėn e fundit tė Parlamentit serb, ku Kosova eshte fut  nė kushtetutėn e re Serbe, sipas tė cilės ajo ėshtė pjesė e saj.
 
Sikur Serbia do tė pranohet nė BE ajo ngjashėm si tani, do tė pėrdorte pėrfaqėsuesit diplomatik tė saj, si nė OKB po ashtu  nė EU pėr t’i akuzuar dhe demonizuar shqiptarėt  sikundėr  kanė bėrė komunistėt, pastaj socialistėt nė krye me Milosheviqin dhe tani edhe demokratėt serbė.
 
Pėrpjekja e diplomacisė  serbe qė sa mė parė tė inkuandrohet  nė organizatat ndėrkombėtare nuk ėshtė i rastėsishėm, nuk ėshtė i rastėsishėm. Madje edhe pėrkrahja e Serbisė qė i ka dhėnė Amėrikės qė tė dergoj ushtarėt e saj pėr luftėn kundėr terrorizmin,  nuk ėshtė i rastėsishėm, as pėrpjekjet e Serbsiė qė sa mė parė tė behėn anėtare tė NATO-s: thėn shkurt kjo thjeshtė do tė pėrforconte pozicionin e Serbėve nė arenėn ndėrkombetare.
 
Retorika e pėrfaqėsuesve Evropian, UNMIK-ut dhe organeve tjera nė mungesė tė opcionit pėr zgjidhjėn e statusit tė Kosovės, ata kėrkojnė “standarde evropiane”, premtojnė “integrimet euro-atlantike”, mirėpo asnjė nga kėto kėrkesa qė iu jipen shqiptarėve nuk prekin thelbin e problemit, ndėrsa nė Kosovė duhet tė pėqėndrohet  te thelbi i problemit dhe se ky thelb i problemit ėshtė ēėshtja e vullnetit tė popullit tė saj pėr shtet tė pavarur. Pra shtrohet pyetja, Bashkimi Evropian a mund tė jetė zėvendėsim pėr pavarsinė e Kosovės? natyrisht se jo, dhe aq mė pak nėse kėrkohet qė Kosova tė jetė pjesė e BE-sė e integruar nėpėrmjet  Serbisė dhe me Serbinė “demokratike”.
 
Me fjalė tė tjera Kosova duhet tė jetė pjesė e BE-sė, ajo duhet qė gjithė sistemin juridik tė saj t`ia pėrshtatė sistemit juridik evropian, pra t’i pėrputhet dhe t’i pėrmbush kėrkesat e standarteve evropiane, por asesi nuk mund te jetė e realizuseshme dhe e pranueshme qė Kosova tė hyjė nė BE-e me Serbinė. Kosova mund tė hyjė nė vetėm  si shtet i pavarur.
 
Po qė se kjo nuk kihet parasysh, atėherė i gjithė mundi i deritanishėm i bashkėsisė ndėrkombėtare do tė jetė i pafrytshėm, ngase Serbia do tė pėrpiqet qė ta kontrolloj Kosovėn e si rezultat gjendja eshqiptarėve do tė pėrkeqsohet dhe rajoni nuk do tė jetė i stabilizuar. Prandaj tani kur Kosova ka institucione shumė mė efektive se para luftės nė Kosovė, nuk do tė pranojė njė punė tė kėtillė e kėshtu do tė shkaktohet njė domino konfikti qė ta  involvonte, deshti apo jo, Shqipėrinė, Maqedoninė edhe pjese tjera tė rajonit.
 
Ndėrsa njė epilogo tė tillė do tė ishte i tmershėm si pėr palėt nė konflikt, por do tė ndikonte shumė negativ edhe nė vetė BE-nė!


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.