4.09.2003 - Trepca.net

Foshnjet dhe Inteligjenca


   

4 shtator 2003 / “Zėri i Amerikės” Jo shumė kohė mė parė shumė njerėz besonin se foshnjat kishin nevojė vetėm tė ushqeheshin, tė mos kishin ftohtė dhe tė mos ishin tė lagur. Disa njerėz mendonin se bebet nuk ishin nė gjendje tė mėsonin gjė, para se tė mbushnin pesė ose gjashtė muaj. Por doktorėt nė Shtetet e Bashkuara thonė se foshnjat fillojnė tė mėsojnė qė ditėn e tyre tė parė tė jetės.

Instituti Kombėtar i Shėndetit dhe Zhvillimit tė Fėmijės kėtu nė Shtetet e Bashkuara ka si qėllim tė zbulojė se cilat pėrvoja mund tė ndihmojnė zhvillimin e shėndetshėm tek njerėzit.

Shkencėtarėt e Institutit vėnė re se mjedisi ndikon shumė tek bebet. Ata thonė se foshnja buzėqesh nėse e ėma bėn diēka qė i pėlqen atij. Bebja mėson qė tė marrė pėrkujdesjet maksimale duke buzėqeshur pėr tė kėnaqur mamanė e vet, ose persona tė tjerė qė kujdesen pėr tė. Kėshtu bebet mėsojnė tė komunikojnė me qenie tė tjera njerėzore. Studiuesit amerikanė thonė se kjo aftėsi ekziston tek bebet qė para se tė lindin dhe se tė sapolindurit mund tė dallojnė tingujt qė kanė dėgjuar qė kur ishin nė barkun e nėnės.

Studiuesit finlandezė kanė provuar se foshnjat mėsojnė edhe duke fjetur. Ata kanė arritur nė pėrfundimin se tė porsalindurit mund tė mėsojnė tė identifikojnė tinguj tė ndryshėm ndėrsa janė nė gjumė. Kjo ndodh sepse njė pjesė e trurit tė tyre qė quhet korteksi cerebral mbetet aktive gjatė natės. Korteksi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė mėsuar. Kjo pjesė e trurit nuk ėshtė aktive tek tė rriturit kur ata flenė.

Shumė ekspertė thonė se vitet e para tė jetės sė njė fėmije janė tė rėndėsishėm pėr gjithė zhvillimin e mėtejshėm. Njė studim amerikan tregon se nėnat mund tė ndikojnė fuqimisht tek zhvillimi shoqėror dhe ai i gjuhės tek fėmijėt e tyre.

Nė kėtė studim u morėn nė shqyrtim mbi 1,200 nėna dhe fėmijė. Studiuesit e ndoqėn zhvillimin e fėmijėve qė kur ata ishin njė muaj e deri kur mbushėn tre vjeē. Ata i vėzhguan nėnat duke luajtur me fėmijėt katėr herė gjatė kėsaj periudhe.

Nga testet rezultoi se fėmijėt e nėnave me depresion nuk ia dolėn aq mirė nė aktivitetet dhe lojrat e tyre, ndryshe nga ata tė nėnave qė nuk vuanin nga depresioni. Fėmijėt e nėnave me depresion, nuk dolėn mirė nė testet pėr gjuhėn dhe tė kuptuarit, nuk bashkėpunuan aq shumė dhe kishin mė shumė probleme nė marrėdhėnie me njerėzit. Por nga ana tjetėr kur nėnat tregonin kujdes dhe ishin tė ndjeshme ndaj aktiviteteve tė fėmijėve tė tyre, kėta tė fundit kishin rezultate tė mira edhe nėse kėto nėna ishin me depresion.

Njė studim tjetėr tregon se foshnjat qė kanė peshė mė tė lartė nė lindje janė mė tė zgjuar nė vitet e mėtejshme tė jetės. Disa nga organizatorėt e studimit thonė se ndoshta kjo ndodh pasi bebet me mė shumė peshė janė ushqyer mė mirė gjatė periudhave tė rėndėsishme tė zhvillimit tė trurit para se tė lindnin.

Ndėrsa njė studim tjetėr mori nė shqyrtim foshnjat e lindura nėn peshė. Duke krahasuar zhvillimin e tyre me atė tė fėmijėve tė tjerė gjatė 20 vjetėve, studiuesit zbuluan se tė rinjtė qė kishin lindur shumė nėn peshė, kishte mė shumė shanse qė tė mos e mbaronin shkollėn e mesme. Gjithashtu ata nuk kishin dalė aq mirė nė testet e inteligjencės. Por nga ana tjetėr, ata kishin mė pak shanse pėr tė pėrdorur drogė, ose alkool, si edhe pėr shtatzani tė parakohėshme.

Njė studim tjetėr, i njohur si projekti i ABC-sė, tregon rėndėsinė e arsimimit tė hershėm pėr fėmijėt e varfėr. Pėr tė provuar kėtė, ekspertėt morėn 100 fėmijė dhe gjysmėn e tyre e ēuan nė ēerdhe dhe kopshte tė cilėsisė sė lartė, ku ata mėsuan dhe kryen aktivitete qė nxisnin aftėsitė e tyre. Ata i ndoqėn kėto programe qė kur ishin disa javėsh derisa u bėnė pesė vjeē. Mė pas, ashtu si edhe fėmijėt qė nuk kishin shkuar nė ēerdhe dhe kopshte tė mira, vazhduan shkolla publike. Kur ishin bebe, fėmijėt e tė dyja grupeve kishin rezultate tė ngjashme, por nga mosha 18 muajshe ata qė ndoqėn ēerdhet dhe kopshtet patėn rezultate shumė mė tė mira nė teste. E njėjta gjė u vu re, kur ishin 12 dhe 15 vjeē. Kohėt e fundit, ata u shqyrtuan nė moshėn 21 vjeēare dhe prapė fėmijėt qė kishin marrė arsimim tė hershėm dolėn mė mirė nė teste leximi dhe matematike. Studimi ėshtė njė provė e mėtejshme se mėsimi gjatė muajve dhe viteve tė para tė jetės ka rėndėsi pėr gjithė zhvillimin e mėtejshėm.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.