4.09.2003 - Trepca.net

Teatri nė fest-Butrint 2003


Tiranė, 4 shtator 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
 
Kompania pėr Arte "Omlcron2" ka hapur festivalin e katėrt ndėrkombėtar tė Teatrove "Butrint 2000". Ka qenė shfaqja qė erdhi nga antikiteti nė konceptimin modern tė tragjedisė "Persėt" e Eskilit, qė ishte aktualizuar nė skenėn e Butrintit, nga regjizori i njohur grek Stavro S. Tsakiris. Pėrkthimi i kėsaj vepre ėshtė bėrė nga Panagiotos Moullas me kostume tė realizuara nga Gabriela Numann me muzikė tė Catherine Rombin. Aktorėt qė performuan tragjedinė moderne tė teatrit tė Tsakiris ishin Demetrius Antoniadis, Nicos Giahalis, Noni Ioannidou, Andreas Coutsourellis, Christos Malakis, Olga Papa, Mmikos Sarropoulos, Marianthi Sontaki dhe Vicky Psaltidou.
 
Tragjedia e lashtė greke "Persėt", drama mė e famshme kundėr luftės nė botėn letrare, bėhet sot me e kohės sė kurrė. Brenga e luftės, arroganca dhe egėrsia e mbretėrive, morali i lartė i ushtarėve qė mbrojnė vendin e tyre, i pėrshtaten mė sė miri problemeve tė kohės dhe realitetit tė sotėm.
 
Persėt mbetėn nė Persi, ndėrsa mė tė kryqėzuarit nga ushtria janė gratė, tė moshuarit dhe fėmijėt. Por edhe rojet e pallatit.
 
Tė pranishėm mekanizimi i autoritetit publik. Burokratėt? Priftėrinjtė? Njė ushtri komandantėsh? Gjithsesi, njė tufė shtetarėsh tė lartė, tė cilėt ruajnė dhe shqetėsohen pėr vazhdimėsinė e shtetit. Humbjet faktojnė se nuk ka fitues dhe tė humbur nė luftė, por vetėm viktima. Vdekje dhe fantazma tė heshtura. Komandanti Kserses (Xerxes) kthehet dhe nuk ka harkėtarė, ushtarė. Pa kėto cilėsi tė komandantit, ai ka vetėm titull si tė tillė. Kori qendron i heshtur.
 
Nė kėtė dramė, rolet e Atosoes, Darias, Ksersesit, dhe Lajmesit janė larguar. Kori ėshtė gjithēka ku pėrqendrohet e gjithė tragjedia njerėzore qė i duhet tė pėrballojė impresionet teatrore.
 
Rolet, figura tė rastėsishme, tė heshur. Kori, njė grup figurash beketiane njerėzish tė vegjėl, burokratėsh. Heronj dekadentė kabaresh. Ata lėvizin dhe kėndojnė nė mėnyrė tė njėtrajtshme tė ngjashme me diēka midis tangos dhe paradės sė njė ushtrie. Njė numėr imazhesh akrobatike qė kanė ndėr kėmbė e ndėr duar vazhdimisht, 14 karriget e tyre. Trupa greke ėshtė larguar menjėherė pas shfaqjes pa mundur tė ishte e pranishme nė konferencėn e shtypit pėr arsye se priteshin nga njė tjetėr shfaqje e po kėsaj trupe nė Selanik.
 
Para nisjes sė natės sė parė tė festivalit ėshtė mbajtur ceremonia e rastit, e cila ėshtė pėrshėndetur nga ministrja e Kulturės Arta Dade duke cilėsuar Butrintin si Atelie Unikal pėr kulturėn dhe se tashmė ky eveniment ka hyrė nė axhendėn ballkanike tė teatrove. Drejtori dhe ideatori i Festivalit Alfred Bualioti ka shprehur entuziasmin e tij pėr kėtė edicion duke vėnė nė dukje pjesėmarrjen e veēantė tė trupave teatrore jo vetėm pėr nga shtrirja gjeografike por pėr pėrzgjedhjen e pjesėve nga antikiteti. Kjo pėr Bualiotin pėrmbush dhe motivin e thėrritjes sė ketij festivali dhe qė garanton vazhdimėsinė e sigurt.

 

Ndėrsa sonte nė mbrėmje nė skenėn e Butrintit teatri do tė jetė pėr trupėn rumune me shfaqjen "Made in Romania" me regji tė Dan Puric.
 
 
Kritika
 
Mihal Luarasi, regjisor:
 
"Mirėsjellja e mikpritėsit do ta kėrkonte qė tė bėnim me shumė komplimenta dhe mė pak vėrejtje. Por meqė ky ėshtė njė festival serioz na detyron qė tė jemi tė sinqertė. Spektakli "Persėt" i trupės greke i parė nė vetvete ėshtė njė eksperiment interesant ku spikat vėshtrimi modern dhe aktualizues duke theksuar mė tepėr idenė kundėr luftės. Nga pikėpamja formale shfaqja ishte e pėrsosur. Por pėr mua kishte fare pak tė bėnte me Eskilin. Regjia, pėr hir tė mendimit tė tij, pėr tė bėrė diēka krejtėsisht tė ndryshme ka eliminuar personazhet historike dhe dramaturgjike dhe tekstet e kėtyre personazheve i ka shpėrndarė midis pjesėtarėve tė korit.
 
Nė fakt nė skenė ėshtė vetėm kori dhe spektakli ėshtė ndėrtuar si njė oratorio, ku kėndohet dhe flitet. Jam i mendimit qė aktualizimi i njė vepre antike duhet bėrė brenda mundėsive qė jep autori jo duke shthurur strukturėn dramaturgjike. Regjia e kishte bėrė kėtė shthurje. Kjo gjė ndoshta vjen sepse kėto tragjedi tė antikitetit grek janė vėnė shumė herė nė skenė nga regjisorė tė ndryshėm. Kėshtu tė tanishmet pėrpiqen pėr tė ndryshuar dhe kjo shkakton atė qė e kalojnė masėn. Masa ish kaluar aq shumė sa nė njė nga kėngėt korale pėrmendej Allahu, i cili si term ka lindur qindra vjet pas kėsaj drame. Po ashtu vumė re nė aktualizimin final ku bėhet njė inventar i luftėrave, i humbjeve nė luftėra tė ndryshme tė njerėzimit. Mirėpo kur vjen puna tek krimet serbe nė luftėrat ballkanike tė viteve '90, kjo periudhe kapėrcehet dhe dilet me tutje. Pse?

 

Ndėrsa nga pikėpamja e shikuesit pėr shkak tė njėtrajtshmėrisė ritmike, spektakli ishte mjaft monoton sepse ėshtė mbajtur mbi tone zeri shumė tė lartė qė shkakton njė lodhje tė madhe aq me tėpėr kur nga shumica e spektatorėve fjalėt nėnkuptohen.
 
Nė fund tė spektaklit ndodhi njė "incident" i palejueshėm pėr njė teatėr profesionist. Trupa greke, nuk pranoi tė ridilte nė skenė pėr tė pėrshėndetur shikuesit, tė cilėt duartrokitėn gjatė.  Vumė re se ata nuk pranuan tė merrnin nė skenė as dhuratėn tradicionale tė festivalit. Pretekst pėr kėtė sjellje aktorėt grekė mė thanė se ishin zemėruar, sepse pati dy-tri herė ndonjė shqetėsim jo tė mirė nė sallė, sepse dikujt i tingėlloi celulari dhe njė tjetri i qau fėmija qė kish marrė me vete. Unė personalisht u thashė aktorėve qė ne, dhe shumica e publikut, mbetėm tė fyer qė nuk iu pėrgjigjėn duartrokitjeve. Sidoqoftė shpresojmė qė festivali tė vazhdojė rrugėn e vet."
 
 
Opinione
 
 
Kadri Rroshi:
 
 " Ishte njė shfaqje qė solli njė shembull tė shkėlqyer tė disiplinės artistike. Pikėrisht falė kėsaj aftėsie dhe plastikės sė mrekullueshme kėta aktorė mbuluan disa dobėsi si ishte pėrshembull monotonia qė krijoi pjesa. Gjithsesi "Persėt" mbetet njė vepėr e madhe pėr faktin sė ajo i reziston kohės."
 
 
Ndriēim Xhepa, aktor:
 
 "Kjo trupė teatrore solli me "Persėt" tamam atė element tė rėndėsishem qė i mungon Teatrit tonė. Disiplinėn artistike, saktėsinė e ekzekutimit dhe plastikės nė marrėdhėnie me mendimin. Realizimi i lojės sė tyre ishte njė konkretizim i tablove tė piktorėve tė mėdhenj. Ishte pikėrisht skena kur aktorėt u ndodhėn para tavolinės ashtu si nė pikturėn e tė madhit Da Vinēi nė "Darkėn e fundit". Moment qė regjisori Tsakiris e shoqėronte me njė koreografi mjaft fine".
 
 
 
Kiēo Londo
drejtor i Teatrit Kombėtar nė Tiranė:
 
"Ajo qė u pa qartė nė shfaqjen e grekėve ishte disiplina artistike. Kjo ėshtė njė nga veprat e mėdha qė m'u duk se regjisori kishte tendencė mė formaliste duke u pėrpjekur pėr tė ngritur njė vepėr tė re. Nė fakt "Persėt" ėshtė njė vepėr qė mbetet gjithmonė e re dhe regjisori ka dashur tė bėjė njė gjė tė re me njė vepėr qė gjithmonė ėshtė e re. Sa i takon festivalit ky ėshtė edicioni i katėrt qė e ndjek dhe ka njė start tė shkėlqyer. Ndjej mė shumė seriozitet nė pjesėmarrjen e trupave teatrore dhe organizimit. Nė tė gjitha festivalet qė bėhen nė Shqipėri ky ėshtė i vetmi qė ka marrė vulėn e konsolidimit dhe vazhdimėsisė sė sigurt".


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.