3.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure 3 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti nė takim shefen e deritashme tė Zyrės austriake nė Kosovė

  • Holkeri u takua sot nė Beograd me Ēoviqin

  • Qeveria kėrkon nga arsimtarėt qė tė zhvillojnė procesin mėsimor

  • Mitrovicė: Pėr tė katėrtėn herė me radhė UNMIK-u ka shtyrė afatin e regjistrimit tė automjeteve me targa KS

  • Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė ka dėnuar incidentin e fundit nė fshatin Cėrnicė tė Gjilanit

  • Nė Prishtinė u mbajt Simpoziumi i dytė shkencor kushtuar jetės dhe veprės sė Nėnės Terezė

  • U lirua nga paraburgimi serbi qė dyshohej se ka vrarė policin e UNMIK-ut, nga India Sadish Menon

  • Janė hequr postblloqet e KFOR-it nga tė dy anėt mbi lumin Ibėr nė Mitrovicė

  • Zėdhėnėsi i NATO-s thotė se nuk ekziston rreziku nga destabilizimi i Maqedonisė

  • Deputetėt shqiptarė tė zonės sė Likovės u takuan me grupet e armatosura shqiptare

  • Nė Vaksincė u mbajt njė takim mes deputetėve shqiptarė nė dhe banorėve tė fshatrave tė Kumanovės

  • Arafat: Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit

  • Alfred Mojsiu i cilėsoi zhvillimet e fundit nė Maqedoni si veprime qė synojnė tė destabilizojnė situatėn nė atė vend

  • Ministria maqedonase e Mbrojtjes pėrgėnjeshtron pohimet se 150 vetė tė armatosur tė kenė hyrė nga Kosova nė Maqedoni

  • Beogradi proteston pėr shkak tė deklaratės sė Parlamentit tė Shqipėrisė

  • Ushtria shqiptare dhe ajo amerikane kryejnė nė Shqipėri njė stėrvitje tė pėrbashkėt

  • Arafat: Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit

  • Nga tajfuni nė Kinė kanė humbur jetėn tė pakten 23 persona dhe 100 tė tjerė janė lėnduar

  • Nė njė shpėrthimm nė njė tren nė Rusi kanė humbur jetėn tė pakten 5 persona

  • Nė njė "vrasje pėr nder" janė maskruar 8 anėtarė tė njė familjeje pakistaneze

  • Nė Bagdad vritet njė polic dhe plagosen rreth 10 veta tė tjerė

  • Ndalohet pirja e duhanit nė selinė e OKB-sė nė New York

  • Bush zbut qėndrimin ndaj OKB-sė

  • Kthehet pėr konsultime ambasadori iranian nė Londėr


 
Presidenti Rugova priti nė takim shefen e deritashme tė Zyrės austriake nė Kosovė
 
Prishtinė, 3 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim zonjėn Gerda Fogėl, shefen e deritashme tė Zyrės sė Austrisė nė Kosovė, dhe z. Bernd Alekander Bajerl, shef i ri i kėsaj Zyre.

Nė takim, u bisedua pėr gjendjen nė Kosovė dhe pėr perspektivėn e saj politike dhe ekonomike.

Presidenti Rugova theksoi se njohja mė e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės qetėson vendin dhe rajonin dhe siguron zhvillim tė gjithėmbarshėm.

Zonja Fogėl tha se Austria dhe Kosova po pėrgatisin njė memorandum pėr garantim tė investimeve austriake nė vendin tonė.

Presidenti i Kosovės falėnderoi shefen e deritashme tė Zyrės sė Austrisė pėr kontributin e saj dhe tė vendit tė saj nė Kosovė. Duke i uruar mirėserardhje shefit tė ri tė Zyrės, Dr. Rugova premtoi vazhdim tė bashkėpunimit nė mes tė dy vendeve.
 
 
Holkeri u takua sot nė Beograd me Ēoviqin
 
Beograd, 3 shtator 2003 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, nė rrugė e sipėr pėr nė Moskė, ku do tė marrė ojesė nė takimin e Grupit tė Kontaktit, ka biseduar sot nė aerportin e Beogradit me zėvendėskryemijsitrin serb Nebojsha Ēoviq. Sipas Ēoviqi takimi ka qenė "shumė interasant dhe i dobishėm" dhe kan shkėmbyer mendime pėr situatėn e re nė Kosovė.
 
 
Qeveria kėrkon nga arsimtarėt qė tė zhvillojnė procesin mėsimor
 
Prishtinė, 3 shtator 2003 - Qeveria e Kosovės ka disktuar sot pėr takimin e nesėrm tė Grupit tė Kontaktit qė do tė mbahet nė Moskė, pėr situatėn e tensionuar nė Maqedoni dhe fillimin e vitit tė ri tė shkollor.
 
Pas mbledhjes Kryeministr Bajram Rexhepi deklaroi se Qeveria e Kosovės ka apeluar te Grupi i Konaktit qė tė tregojė kujdes dhe tė mos paragjykojė ndonjė qėndrim qė do tė ishte nė kundėrshtim me synimet e Kosovės.

Poashtu Rexhepi tha se Qeveria do tė kėrkojė nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė qė Deklarata kushtetuese e parlamenetit tė Serbisė pėr Kosovėn tė shpallet e pavlefshme dhe tė mos ketė implikime juridike dhe politike pėr Kosovėn.

Duke komentuar tensionet mė tė reja nė Maqedoni, Kryeministri konfirmoi edhe sot mbėshtetjen e Qeverisė sė Kosovės pėr Qeverinė e koalicionit tė Maqedonisė dhe pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Ai tha se ēdo aktivitet ushtarak ose politik ilegal ėshtė i papranueshėm dhe kėrkoi qė tensionet e krijuara mundėsisht tė zgjidhen me dialog dhe qė popullata civile tė mos bjerė viktimė e tensioneve.

Ndėrkaq, nė lidhje me situatėn e krijuar nė shkollat e Kosovės me grevėn e arsimtarėve, Qeveria pėrmes njė deklarate tė miratuar nė mbledhjen e sotme kėrkon nga arsimtarėt qė tė zhvillojnė procesin mėsimor.
 
Qeveria ka parasysh kėrkesat reale tė arsimtarėve, tha Rexhepi, dhe nė momentin kur tė krijohen mundėsitė buxhetore (nė fillim tė vitit tė ardhshėm) mund tė bėhet njė ngritje e pagave pėr tė gjitha kategoritė.
 
 
Mitrovicė: Pėr tė katėrtėn herė me radhė UNMIK-u ka shtyrė afatin e regjistrimit tė automjeteve me targa KS
 
Mitrovicė, 3 shtator 2003 - Pėr tė katėrtėn herė me radhė administrata e UNMIK-ut nė Mitrovicė ka shtyrė afatin e regjistrimit tė automjeteve me targa KS.
 
Zėdhėnėsja Trejsi Bejker sqaroi se me njė vendim tė ri tė nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, tė gjitha automjetet me targa tė ish-Jugosllavisė qė ndodhen jashtė Kosovės mund tė pajisen me targa KS deri mė 31 shtator.
 
Ndėrkaq, automjetet e tjera qė ndodhen nė Kosovė mund t'i pėrdorin ato targa deri mė 31 dhjetor tė kėtij viti. Njoftohet se vetėm njė numėr i vogėl i serbėve nė Mitrovicė i kanė marrė targat KS.

Ndonėse nuk thuhet qartė se pse serbėt akoma refuzojnė tė pajisen me targa KS, por dihet mirėfilli se kėtė e bėjnė me direktivė tė Beogradit, i cili nuk lejon qarkullimin e automjeteve me regjistrim tė Kosovės nė Serbi.
 
 
Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė ka dėnuar incidentin e fundit nė fshatin Cėrnicė tė Gjilanit
 
Prishtinė, 3 shtator 2003 - Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė, zonja Marsi Ris, ka dėnuar mbrėmė fuqishėm incidentin e fundit nė fshatin Cėrnicė tė Komunės sė Gjilanit, ku tri ditė mė parė nga shpėrthimi i njė bombe dore u plagosėn tre pjesėtarė tė komunitetit serbė, njėri nga tė cilėt vdiq mė vonė nga plagėt.

Nė njė komunikatė pėr opinion tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, zonja Ris citohet tė ketė thėnė se "vrasja e pakuptimt e Miomir Saviqit nė mbrėmjen e sė dielės ėshtė njė tragjedi qė paraqet asgjė mė pak se njė sulm mbi tė gjithė njerėzit e mirė dhe tė arsyeshėm tė Kosovės", prandaj ajo e dėnon kėtė akt nė mėnyrėn mė tė ashpėr.
 
Zonja Ris, thuhet nė komunikatė, i shpreh ngushėllime tė thella familjes sė z. Saviq, si dhe dėshirėn e saj pėr "shėrim tė plotė dhe tė shpejt tė viktimave tjera tė kėtij akti tė tmerrshėm". Ajo bėri thirrje me kėtė rast qė ēdo person qė ka dijeni lidhur me kėtė krim t'i ndihmojė policisė nė hetimet e saj.
 
 
Nė Prishtinė u mbajt Simpoziumi i dytė shkencor kushtuar jetės dhe veprės sė Nėnės Terezė
 
Prishtinė, 3 shtator 2003 - Nė kuadėr tė manifestimit "Ditėt e Nėnės Tereze 2003", dje nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare nė Prishtinė ėshtė mbajtur simposiumi i dytė shkencor kushtuar jetės dhe veprės sė Nėnės Terezė.
 
Me kėtė rast kanė folur veprimtarė tė shumtė shqiptarė e ndėrkombėtarė, tė cilėt madhėruan veprėn dhe jetėn e saj, duke i lėnė vendin prioritar pėrkatėsisė sė saj kombėtare shqiptare.
 
 
U lirua nga paraburgimi serbi qė dyshohej se ka vrarė policin e UNMIK-ut, nga India Sadish Menon
 
Prishtinė, 3 shtator 2003 - Njė pjesėtar i pakicės serbe qė ishte arrestur kohė mė parė nė lidhje me vrasjen e policit tė UNMIK-ut nga India Sadish Menon nė fillim tė muajit tė kaluar, ėshtė liruar nga paraburgimi. Kėtė lajm e konfirmoi mbrėmė edhe zėdhėnėsi i UNMIK-ut Andrea Anjeli.
 
Ai tha se Vladimir Jovanoviq, 21-vjeēar ėshtė liruar nga arresti ku ndodhej qė nga 19 gushti dhe shtoi se ekzaminimet balistike qė janė bėrė nė armėn e gjetur te Jovanoviqi, kanė qenė negative dhe kjo ėshtė arsyeja pse ai ėshtė liruar, por ende mbetet nėn hetime, ka thėnė zėdhėnėsi Anjeli.
 
 
Janė hequr postblloqet e KFOR-it nga tė dy anėt mbi lumin Ibėr nė Mitrovicė
 
Mitrovicė, 3 shtator 2003 - Tė martėn nė mbrėmje janė hequr postblloqet e KFOR-it nga tė dy anėt mbi lumin Ibėr nė Mitrovicė. Kėshtu sot mund tė shihet vetėm patrulla e ushtarėve francezė tė KFOR-it, e cila siē njoftohet, nuk kontrollon civilėt qė kalojnė prej njė pjese nė pjesėn tjetėr tė qytetit.
 
 
Zėdhėnėsi i NATO-s thotė se nuk ekziston rreziku nga destabilizimi i Maqedonisė
 
Pragė, 3 shtator 2003 - Zėdhėnėsi i NATO-s Mark Lejti ka thėnė se nuk ekziston rreziku nga destabilizimi i Maqedonisė, sepse, siē thotė, formacionet e armatosura (AKSH) nuk kanė mbėshtetjen e popullatės.
 
Duke komentuar pėr radion "Evropa e lirė" ultimatumin e kėsaj organizate, Lejti ka thėnė se gjithmonė duhet patur kujdes, ndonėse "askush nuk e merr seriozisht" grupacionin i cili e ka lėshuar atė komunikatė.
 
 
Deputetėt shqiptarė tė zonės sė Likovės u takuan me grupet e armatosura shqiptare
 
Shkup, 3 shtator 2003 - Deputetėt shqiptarė nė Parlamentin e Maqedonisė tė zonės sė Likovės janė takuar me grupet e armatosura shqiptare pėr tė zgjidhur problemet e sigurisė. Takimi ėshtė mbajtur nė fshatin Vaksincė. Por nuk dihen emrat e grupit tė armatosur qė i drejtojnė bisedimet, ndėrkaq nga deputetėt shqiptarė kanė marrė pjesė Hysni Shaqiri, Nazmi Beqiri, Fazli Veliu. Ismet Ramadani dhe Xhezair Shaqiri, kryetari i Komunės sė Likovės Samedin Halili dhe zyrtarė tjerė vendorė si dhe zyrtarė tė OSBE-sė dhe BE-sė.

Deputeti Hysni Shaqiri u tha gazetarėve se personat e armatosur janė djem tė rinj ndaj tė cilėve janė ngritur aktpadi penale dhe tash ata dėshirojnė tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė mos rėnė nė duart e pushtetit.

Grupi i armtosur kėrkon lirimin nga burgu e luftėtarėve shqiptarė, heqjen e fletėarresteve kundėr tyre, respektimin e plotė tė amnistisė, si dhe tėrheqjen e postblloqeve policore.

Ndėrkaq, Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme thotė se veprimet e saj nuk drejtohen kundėr popullatės vendėse, por kundėr grupeve tė armatosura kriminale.
 
 
Nė Vaksincė u mbajt njė takim mes deputetėve shqiptarė nė dhe banorėve tė fshatrave tė Kumanovės
 
Shkup, 3 shtator 2003 - Pas situatės sė krijuar ditėve tė fundit nė rajonin e komunės sė Likovės dje pasdite nė fshatin Vaksincė u realizua njė takim mes 12 deputetėve shqiptarė nė Parlamentin e Maqedonisė dhe banorėve tė fshatrave tė Komunės sė Likovės nė prani tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė Maqedoni.
 
Nė kėtė takim banorėt shqiptarė tė kėsaj zone kanė kėrkuar qė tė tėrhiqen tė gjitha postblloqet policore pėrreth fshatrave shqiptare tė Likovės dhe policia speciale tė zėvendėsohet me forca multietnike, tė respektohet ligji pėr amnisti pėr ish-pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė ndėrpriten proceset politike dhe tė lirohen tė gjithė tė burgosurit qė ishin luftėtarė gjatė vitit 2001, si dhe tė bėhet risocializimi i ish-luftėtarėve tė UĒK-sė dhe nė mėnyrė tė plotė tė realizohet Marrėveshja e Ohrit, por edhe tė mbrohen varrezat e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.

Deputetėt e partisė shqiptare nė pushtet BDI premtuan se do tė tentojnė qė tė bindin partnerin e koalicionit tė LSDM-sė qė tė shpejtohet procedura sidomos nė implemantimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit.
 
 
Arafat: Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit
 
Ramallah, 3 shtator 2003 – Presidenti palestinez, Jaser Arafat, ka akuzuar sot (e merkurė) Izraelin pėr vrasjen e planit amerikan tė paqes me anė tė "agresionit ushtarak", njofton Rojter. "Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit", ka thėnė Arafat nė njė intervistė rrjetit amerikan televiziv CNN.
 
Ai gjithashtu ka akuzuar administratėn e presidentit Bush pėr mospėrpjekje tė mjaftueshme pėr ta mbajtur gjallė planin, pėr shkak tė preokupimit me rindėrtimin e Irakut dhe zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm.
 
 
Alfred Mojsiu i cilėsoi zhvillimet e fundit nė Maqedoni si veprime qė synojnė tė destabilizojnė situatėn nė atė vend
 
Tiranė - Shkup, 3 shtator 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Mojsiu i cilėsoi zhvillimet e ditėve tė fundit nė Maqedoni si veprime ekstremiste qė synojnė tė destabilizojnė situatėn. Kėto komente presidenti Moisiu i bėri gjatė njė bisede telefonike tė kėrkuar nga presidenti maqedonas Boris Trajkovski.
 
Ky i fundit ėshtė shprehur se qeveria e vendit tė tij po pėrpiqet tė normalizojė situatėn. Nga ana e tij Presidenti shqiptar theksoi se ngjarjet e tilla nuk kanė dhe nuk do tė kenė ndikim nė marrėdhėniet midis tė dy vendeve.
 
Ai shtoi se veprimet e grupeve ekstremiste nuk u shėrbejnė shqiptarėve dhe nuk pėrkrahen prej tyre. Presidenti Moisiu i kėrkoi homologut maqedonas qė patrullat e policisė apo tė ushtrisė nė terren tė veprojnė me qetėsi dhe konform ligjit, si dhe tė mos frikėsojė popullatėn e zonės sė Likovės pasi nė rast tė kundėrt sipas tij ekstremistėt do tė mund tė marrin inkurajim tė panevojshėm.

Sipas kabinetit tė presidentit Trajkovski, presidenti Moisiu dhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi kanė dėnuar aktivitetet ilegale tė grupeve tė armatosura dhe kanė pėrshėndetur masat e marra sipas ligjit tė organeve kompetente me interes pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė.
 
 
Ministria maqedonase e Mbrojtjes pėrgėnjeshtron pohimet se 150 vetė tė armatosur tė kenė hyrė nga Kosova nė Maqedoni
 
Shkup, 3 shtator 2003 - Ditė mė parė nė shtypin maqedonas ishte spekuluar se nga Kosova kishin hyrė disa ekstremistė shqiptarė, siē thuhej pėr tė destabilizuar situatėn politike e tė sigurisė nė Maqedoni. Mirėpo, Ministria e Mbrojtjes sė Maqedonisė pėrgėnjeshtroi mbrėmė pohimet se 150 vetė tė armatosur tė kenė hyrė nga Kosova brenda territorit tė Maqedonisė.
 
 
Beogradi proteston pėr shkak tė deklaratės sė Parlamentit tė Shqipėrisė
 
Beograd, 3 shtator 2003 - Ministria e Jashtme e Serbisė dhe Malit tė Zi i ka dorėzuar Ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd njė notė proteste lidhur me miratimin e Deklaratės sė Kuvendit tė Shqipėrisė me tė cilėn Tirana dėnonte Rezolutėn e Kuvendit tė Serbisė pėr Kosovėn.
 
Nė komunikatėn e Ministrisė sė Jashtme serbo-malazeze, thuhet se "miratimi i kėsaj deklarate ėshtė pėrzierje e vrazhdėt nė punėt e brendshme tė njė vendi sovran dhe se pėrmbajtja e deklaratės nuk ėshtė nė pajtim me dėshirėn e shfaqur pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore dhe forcimin e stabilitetit nė rajon".
 
 
Ushtria shqiptare dhe ajo amerikane kryejnė nė Shqipėri njė stėrvitje tė pėrbashkėt
 
Tiranė, 3 shtator 2003 - Gjatė muajit shtator ushtria shqiptare dhe ajo amerikane do tė kryejnė nė Shqipėri njė nga stėrvitjet mė tė mėdha dypalėshe tė organizuara deri mė tani.
 
Trupat shqiptare dhe skuadra e trajnimit tė kombinuar tė pėrbashkėt tė shkėmbimit do tė kryejnė manovra me forca dhe pajisje tokėsore dhe ajrore nė pjesė tė ndryshme tė vendit. Disa muaj mė parė njė tjetėr stėrvitje e madhe u krye nė Shqipėri me njėsi tė marinės amerikane.
 
 
Arafat: Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit
 
Ramallah, 3 shtator 2003 – Presidenti palestinez, Jaser Arafat, ka akuzuar sot (e merkurė) Izraelin pėr vrasjen e planit amerikan tė paqes me anė tė "agresionit ushtarak", njofton Rojter. "Plani i paqes ka vdekur, por vetėm pėr shkak tė agresionit ushtarak izraelit nė javėt e fundit", ka thėnė Arafat nė njė intervistė rrjetit amerikan televiziv CNN.
 
Ai gjithashtu ka akuzuar administratėn e presidentit Bush pėr mospėrpjekje tė mjaftueshme pėr ta mbajtur gjallė planin, pėr shkak tė preokupimit me rindėrtimin e Irakut dhe zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm.
 
 
Nga tajfuni nė Kinė kanė humbur jetėn tė pakten 23 persona dhe 100 tė tjerė janė lėnduar
 
Shenzhan, 3 shtator 2003 – Tė paktėn 23 persona kanė humbur jetėn dhe 100 tė tjerė janė lėnduar kur tajfuni Dujuan ka goditur Kinėn jugore, kanė bėrė tė ditur mediat shtetėrore, njofton BBCworld. Shumė nga tė vdekurit janė punėtorė, tė cilėt janė zėnė nėnė rrėnoja kur ndėrtesat janė shembur nė qytetin jugor Shenzhan.
 
Njė ēun gjashtėvjeēar ka vdekur gjithashtu kur tavani i shtėpisė ėshtė shembur dhe e ka zėnė pėrfundi. Tajfuni e ka goditur edhe Tajvanin dhe Hong Kongun, por dėmet mė tė mėdha i ka pėsuar Kina. Shira dhe vershime tė rrėmbyeshme priten ende nė rajonet bregdetare dhe tajfuni vazhdon tė lėvizė nė drejtim tė perendimit.
 
 
Nė njė shpėrthimm nė njė tren nė Rusi kanė humbur jetėn tė pakten 5 persona
 
Moskė, 3 shtator 2003 – Tė pakten pesė persona kanė humbur jetėn dhe 11 tė tjerė janė lėnduar nė njė shpėrthimm tė sotėm (e merkurė) nė njė tren udhėtarėsh nė jug tė Rusisė, njofton Rojter. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme ka thėnė se shpėrthimi ėshtė akt terrorist.
 
Shkaku i shpėrhtimit afėr qytetit Pjatigorsk tė Kaukazit verior nuk ėshtė ende i qartė. Nė kohėn e shpėrthimit nė vagonin e trenit kanė qenė rreth 50 njerėz. Televizioni rus ka cituar sekretarin e Presidentit Putin tė ketė thėnė se shpėrthimin e kanė shkaktuar dy bomba nė binarėt e hekurudhės.
 
 
Nė njė "vrasje pėr nder" janė maskruar 8 anėtarė tė njė familjeje pakistaneze
 
Peshavar, 3 shtator 2003 – Tetė anėtarė tė njė familjeje pakistaneze janė masakruar gjatė natės sė mbrėmshme, siē e ka quajtur policia vendėse, nė njė "vrasje pėr nder", tė cilat nė Pakistan janė nė shtim kohėve tė fundit, pėrkundėr pėrpjekjeve pėr tė ndalur njė praktikė tė tillė, njofton BBCWorld. Kjo vrasje ėshtė kryer nė distriktin Buner, 110 km nga kryeqyteti provincial, Peshavar.
 
Policia beson se vrasėsit e kanė kryer vrasjen pėr hakmarrje pasi vajza e tyre ka ikur me djalin e familjes sė vrarė. Vrasėsit kanė qenė tė armatosur me kalashnikovė dhe sopata.
 
Ata kanė vrarė dhe pastaj ua kanė kėputur kokėn plakut Dilbar Kan, 70-vjeēar, pastaj gruas sė tij, dy rejave, tri mbesave dhe njė nipi. Njėri nga tė vrarėt ishte njė foshnje dyjavėshe, ka thėnė policia. Vrasėsit ende nuk janė zėnė.
 
 
Nė Bagdad vritet njė polic dhe plagosen rreth 10 veta tė tjerė
 
Bagdad, 3 shtator 2003 - Shpėrthimi i makinės bombė nė mes ditė ndodhi nė selinė e shefit tė pėrkohshėm tė policisė sė Bagdadit.

Administratori amerikan pėr Irakun, Paul Bremer, e dėnoi sulmin. "Edhe njė herė, terrorstėt treguan se nuk do tė ndalin para asgjėje pėr tė bėrė realitet ovjektivat e tyre, por ata duhet tė ndalen".

Ndėrkaq, zyrtarė ushtarakė amerikanė njoftuan se njė ushtar amerikan u vra nė njė aksident me helikopter nė Bagdad nga i cili u plagos edhe njė ushtar tjetėr.
 
 
Ndalohet pirja e duhanit nė selinė e OKB-sė nė New York
 
Nju Jork, 3 shtator 2003 - Paketat e cigares nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork nuk do tė shikohen mė. Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, njoftoi se ndalohet pirja e duhanit nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork pėr tė eliminuar rreziqet e thithjes sė tymit tė duhanit.

Zoti Annan tha se ndalimi i pirjes sė duhanit pėrfshin tė gjitha godinat dhe territorin e OKB-sė, me pėrjashtim tė zonės afėr hyrjes sė vizitorėve.
 
 
Bush zbut qėndrimin ndaj OKB-sė
 
Uashington, 3 shtator 2003 - Ndėrsa nė Bagdad shtohet pakėnaqėsia me gjendjen e sigurisė, zyrtarė amerikanė kanė lėnė tė kuptohet se Presidenti Bush ka zbutur qėndrimin e tij ndaj rolit tė Kombeve tė Bashkuara pėr rindėrtimin e Irakut.

Zyrtarėt citohet tė kenė thėnė se sekretarit amerikan tė shtetit, Kolin Pauell, i ėshtė thėnė qė tė paraqes njė propozim nė Kėshillin e Sigurimit i cili do tė zgjeronte mandatin e OKB-se nė Irak nė shkėmbim tė mė shumė trupave tė huaja.
 
 
Kthehet pėr konsultime ambasadori iranian nė Londėr
 
Londėr, 3 shtator 2003 - Njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme iraniane ka konfirmuar se ambasadori iranian nė Britani ka shkuar nė Teheran pėr konsultime. Kjo ndodh pas njė polemike qė po pėrkeqėsohet lidhur me arrestimin e njė tjetėr diplomati iranian nė Britani. Zėdhėnsi nuk dha hollėsi se sa do tė qėndrojė nė Iran ambasadori iranian nė Londėr.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.