2.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte 2 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Rreth 500 ish-minatorė tė "Trepēės" filluan njė grevė pėr kthimin nė vendet e tyre tė punės

  • Presidenti Rugova priti nė njė takim lamtumirės shefin e Zyrės franceze nė Prishtinė, Bernar Garanshe

  • Holkeri mė 4 shtator shkon nė Moskė e pastaj nė Gjeneve e nė Bruksel

  • Kryeparlamentari Daci priti nė takim lamtumirės shefin e Zyrės franceze

  • R.Osmani: Greva me elemente politiko-puēiste

  • KMDLNJ dėnon shpėrthimet nė Cėrnicė tė Gjilanit

  • Nė njė aksident trafiku nė Mal tė Zi vdes njė ēift bashkėshortor nga Gjilani dhe njė shtetase e Zvicrės

  • Nė rajonin e Prizrenit brenda dy ditėve tė fundit janė arrestuar 16 persona

  • Ministri Osmani thotė se ėshtė i kėnaqur me pėrgjegjėsinė e arsimtarėve dhe drejtorėve tė shkollave

  • Njerėzit me maska kėrcėnojnė aktvistėt e LDK-sė nė fshatin Mikushnicė tė Skėnderajt

  • Dhjetė vetė arrestuar nė Podgoricė tė shkak tė sulmeve me gurė tė autobusėve nga Kosova

  • Kuvendi i Shqipėrisė dėnon deklaratėn e Serbisė pėr Kosovėn

  • Deputetėt dhe udhėheqėsit vendorė shqiptarė do tė bisedojnė sot me pėrfaqėsuesit e AKSH-sė

  • Ushtria maqedonase ka ndėrmarrė njė operacion tė gjerė nė zonėn e Kumanovės kundėr forcave tė AKSH-sė

  • AKSH-ja ka lėshuar njė ultimatum 24 orėsh qė forcat maqedonase tė largohen nga rajoni i Likovės

  • Njė gjykatė indoneziane ka dėnuar me 4 vjet burg klerikun Abu Bakar Beshir

  • Njė asteroid i madh mund tė pėrplaset me Tokėn nė vitin 2014

  • Nė tri sulme tė veēanta nė Kashmirin indian, janė vrarė tė pakten 12 vetė

  • Nė njė shpėrthim nė njė rrugė nė Irakun jugor, janė vrarė dy ushtarė amerikanė

  • Njė vajzė 11-vjeēare palestineze ka vdekur sot nga plagėt e marra nga njė predhė izraelite

  • Kryengritėsit muslimanė kanė ekzekutuar gjatė natės njė familje 5-anėtarėshe nė Kashmir

  • Sulm izraelit me raketa; 1 i vrarė, 25 tė plagosur

  • Nė Naxhaf sot varroset imami i vrarė Al Hakim


 
Rreth 500 ish-minatorė tė "Trepēės" filluan njė grevė pėr kthimin nė vendet e tyre tė punės
 
Mitrovicė, 2 shtator 2003 - Rreth 500 ish-minatorė tė Kombinatit "Trepēa" nė Stan Tėrg, filluan dje pasdite njė grevė pėr kthimin nė vendet e tyre tė punės. Ata e morėn njė vendim nė njė tubim tė punėtorėve qė ėshtė mbajtur nė sallėn e minatorėve nė Stan Tėrg tė Mitrovicės.
 
Ata dje i kishin dhėnė njė ultimatum prej dy orėsh kryeministrit Bajram Rexhepit pėr tė shkuar nė Stantėrg dhe pėr t'u siguruar atyre kthimin nė vendet e punės, nė tė kundėrtėn ishin ishin kėrcėnuar se do tė hyjnė nė grevė.

Halil Cena, kryetar i Kėshillit grevist tė minatorėve, pas fillimit tė grevės tha se minatorėt janė tė vendosur nė realizimin e kėrkesės sė tyre.
 
Ai shtoi se Qeveria e Kosovės nuk u pėrgjigj pozitivisht pėr fat tė keq, andaj sipas tij, greva ėshtė "shumė e fortė dhe shumė stabile", ndėrkaq kėrkesat e minatorėve janė shumė kėmbėngulėse. Cena tha se ka kėrkuar ndihmė nga Kryqi i Kuq dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare qė tė ndihmojnė me ushqim minatorėt tė cilėt janė futur nė grevė.
 
 
Presidenti Rugova priti nė njė takim lamtumirės shefin e Zyrės franceze nė Prishtinė, Bernar Garanshe
 
   
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Presidenti Kosovės Ibrahim Rugova priti sot nė njė takim lamtumirės shefin e Zyrės franceze nė Prishtinė, zotin Bernar Garanshe, i cili i jep fund misionit tė tij trevjeēar diplomatik nė Kosovė.

Presidenti Rugova vlerėsoi punėn e zotit Garanshe nė ndėrtimin e insitucioneve tė Kosovės dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit.
 
Presidenti Rugova tha se zoti Garanshe ėshtė pjesė e progresit tė Kosovės.
  
Ndėrkaq nė takimin e sotėm ai tha se ka biseduar pėr zhvillimin ekonomik, pėr procesin e privatizmit, krijimin e vendeve tė reja tė punės, investimet, pėr integrimin e grupeve etnike e minoriteteve nė shoqėrinė kosovare dhe krijimin e njė ambienti tė sigurt.

Me kėtė rast, Presidenti falėnderoi zotin Garanshe pėr konributin qė ka dhėnė gjatė qėndrimit tė tij nė Prishtinėt dhe ndihmėn e Francės nė zhvillimin e Kosovės, duke shtuar se edhe nė tė ardhmen pret ndihmėn dhe interesimin e Francės pėr Kosovė.

Nga ana e tij Garanshe theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovės duhet tė jetė prioritet i institucioneve dhe i qytetarėve tė saj.
 
Ai shtoi se nė takim ėshtė biseduar pėr shumė ēėshtje, si dhe pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė, por, sipas fjalėve tė tij nė takim njė theks i veēantė i ėshtė kushtuar sektorit tė ekonomisė, fushė kjo e cila nė tė ardhmen duhet tė jetė prioritet i institucioneve tė Kosovės, tha ai.
 
 
Holkeri mė 4 shtator shkon nė Moskė e pastaj nė Gjeneve e nė Bruksel
 
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri do tė marrė pjesė nė takimin e Grupit tė Kontaktit qė do tė mbahet nė Moskė mė 4 shtator, bėri tė ditur sot para mediave, zėdhėnėsi i UNMIK-ut Sajmon Hasellok. Holkeri do ta njoftojė Grupin e Kontaktit me zhvillimet mė tė reja nė Kosovė, me incidentet mė tė reja si dhe pėr aktivitetet e UNMIK-ut nė zgjidhjen e krizės nė Kosovė.

Poashtu Holkeri gjatė kėtij turneu do tė takohet edhe me ish-kryeadministratorin e Kosovės Miahel Shtajner mė 7 shtator nė Gjenevė dhe njė ditė mė vonė do tė shkojė nė Bruksel pėr tė takuar shefin e diplomacisė sė Bashkimit Evropian Havier Solana.

Hasellok tha se UNMIK-u ka dėnuar ashpėr incidendet e fundit nė Kosovė tė cilat, siē tha ai, po e dėmtojnė imazhin e Kosovės. "Ėshtė pėrgjegjėsi jona qė t'i zbulojmė ata qė janė pėrgjegjės pėr kėto raste destruktive dhe t'i nxjerrim para drejtėsisė. Kjo mund tė arrihet nė bashkėpunim tė ngushtė tė qytetarėve tė Kosovės, me KFOR-in. policinė e UNMIK-ut dhe SHPK-nė", tha Hasellok.
 
 
Kryeparlamentari Daci priti nė takim lamtumirės shefin e Zyrės franceze
 
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Bernar Garanshe, nė takimin lamtumirės qė ka pasur sot me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, e ka vlerėsuar lart bashkėpunimin e Kuvendit tė Kosovės me Parlamentin e Francės dhe me Zyrėn franceze nė Prishtinė.
 
Ai e ka njoftuar profesor Dacin se nga Franca priten propozime tė reja pėr thellimin dhe zgjerimin e bashkėpunimit ndėrmjet dy parlamenteve dhe institucioneve tė tjera tė dy vendeve.

Kryeparlamentari Daci, i cili e ka vlerėsuar kontributin e Zyrės franceze pėr pėrvijim tė bashkėpunimit tė suksesshėm Francė-Kosovė, e ka njoftuar diplomatin francez me planin e aktiviteteve tė Kuvendit tė Kosovės deri nė pėrfundimin e mandatit.
 
 
R.Osmani: Greva me elemente politiko-puēiste
 
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė Rexhep Osmani ka theksuar se resori qė udhėheq ai ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr fillimin e vitit tė ri shkollor dhe se mėsimi ka filluar nė shumicėn e shkollave tė Kosovės.

"Nuk filloi nė disa komuna, ku aktivistėt sindikalistė me veprimet e tyre tė njė propagande tė tmerrshme duke dhėnė shifra marramendės se Ministria e Arsimit ka kaq miliona dhe nuk po i ndan pėr paga, kanė shkuar nė mėnyrė intriguese dhe nėnēmuese deri nė atė shkallė sa qė kanė hutuar me qindra arsimtarė", tha pėr BBC-nė ministri Osmani.

Ai bėri kritika tė ashpra ndaj disa sindikalistėve, pėr tė cilėt tha se e "kanė destabilizuar sistemin arsimor me motive tė caktuara".

Zoti Osmani thotė sot kanė dalė elemente tė reja politike dhe puēiste, ku sindikalistėt nė disa shkolla kanė marrė edhe rolin e drejtorit ku kanė kėrcėnuar dhe nxjerrė nga klasa arsimtarėt dhe nxėnėsit, duke i pėrzėnė ata nga korridoret e shkollave.
 
 
KMDLNJ dėnon shpėrthimet nė Cėrnicė tė Gjilanit
 
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) dėnon shpėrthimet nė Cėrnicė dhe shpreh keqardhje pėr qytetarin qė humbi jetėn dhe pėr katėr qytetarė tė tjerė qė pėsuan lėndime.
 
Shpėrtimet e fundit si dhe rastet e tjera tė shpėrthimeve dhe sulmeve, pasojė e tė cilėve ishte vrasja dhe plagosja e qytetarėve tė Kosovės, tė pėrkatėsive, moshave dhe gjinive tė ndryshme, paraqesin akte tė shėmtuara kundėr interesave tė qytetarėve tė Kosovės pėr jetė tė sigurtė, tė qetė dhe tolerante; pėrkatėsisht pėrpjekje pėr dėmtimin e Kosovės stabile, demokratike dhe tolerante.

KMDLNJ dėnon edhe spekulimet dhe vlerėsimet prejudikuese a priori, tė dhėna pa u ditur autorėt dhe motivet e shpėrthimeve dhe pa u mbėshtetur nė fakte relevante. Njėherit, dėnon edhe sulmet me gurė ndaj automjeteve tė shqiptarėve nė kalim e sipėr nėpėr Budrigė tė Poshtme.
 
 
Nė njė aksident trafiku nė Mal tė Zi vdes njė ēift bashkėshortor nga Gjilani dhe njė shtetase e Zvicrės
 
Podgoricė, 2 shtator 2003 - Njė shtetase e Zvicrės, Iglal Ramadani (41) dhe Xhemal Januzi (53) e Ylfete Januzi (53) nga Gjilani kanė humbur jetėn nė njė aksident trafiku qė ndodhi tė hėnėn rreth 3 tė mėngjesit nė rrugėn Podgoricė-Kollashin nė Mal tė Zi. Lėndime tė rėnda ka marrė Rifat Ramadani (48) i cili dje ėshtė bėrė operacion nė Qendrėn Klinke nė Podgoricė, njoftojnė mediat malazeze.

Sipas policisė malazeze, aksienti ka ndodhur nė momentin kur Ramadani duke drejtuar veturėn "Opel omega" (324-KS-651) ėshtė pėrplasur me njė kamion me regjistrim tė Zagrebit. Bashkėshortja e Ramadanit dhe ēifti bashkėshortor menjeherė kanė vdekur nė vendin e aksidentit, ndėrkaq shoferi ėshtė transferuar nė spitalin e Podgoricės.
 
 
Nė rajonin e Prizrenit brenda dy ditėve tė fundit janė arrestuar 16 persona
 
Prizren, 2 shtator 2003 - Zėdhėnėsi i SHPK-sė nė Prizren ka thėnė se nė rajonin e Prizrenit brenda dy ditėve tė fundit janė arrestuar 16 persona. Ai tha se nė fshatin Gorozhup forcat e KFOR-it kanė arrestuar tre persona dhe kanė konfiskuar 7 granata dore, njė pushkė automatike, 4 karikatorė dhe 2500 fishekė tė kalibrit 7.62 mm.
 
 
Ministri Osmani thotė se ėshtė i kėnaqur me pėrgjegjėsinė e arsimtarėve dhe drejtorėve tė shkollave
 
Prishtinė, 2 shtator 2003 - Ministri i Arsimit tė Kosovės Rexhep Osmani nė njė konferencė me gazetarė dje pasdite tha se sa i pėrket fillimit tė ri shkollor ka pasur disa vėshtirėsi nė disa shkolla, por ka shtuar se ėshtė i kėnaqur me pėrgjegjėsinė e arsimtarėve dhe drejtorėve tė shkollave.
 
"Duke pasur parasysh angazhimin e pėrgjithshėm propagandistik me elemente psikologjike e tė shantazheve qė u janė bėrė arsimtarėve tė Kosovės, jam i kėnaqur me vetėdijėn e lartė qė kanė treguar shumė mjedise shkollore qė t'u pėrgjigjen detyrave tė rregullta qė mbajnė arsimtarėt dhe zyrtarėt nė sistemin e arsimi t", ka thėnė ministri Osmani.

Sipas Ministrisė sė Arsimit nė 14 komuna tė Kosovės ka filluar mėsimi, kurse nė 12 tė tjera nuk ka filluar. Nė Prishtinė nė shumicėn e shkollave ka filluar mėsimi, tha ministri Rexhep Osmani. Ndėrkaq, sipas SBASHK-ut nė 90 pėr qind tė shkollave fillore e tė mesme dje nuk ėshtė mbajtur procesi mėsimor.
 
 
Njerėzit me maska kėrcėnojnė aktvistėt e LDK-sė nė fshatin Mikushnicė tė Skėnderajt
 
Skėnderaj, 2 shtator 2003 - Persona tė maskuar kanė kėrcėnuar ditė mė parė aktivistėt e LDK-sė nė fshatin Mikushnicė tė Skėnderajt. "Sa ka kėtu anėtarė tė LDK-sė dhe cilėt janė ata?". "Ku i zhvillojnė aktivitetet"?
 
Kanė qenė fjalėt e njėrit nga personat me maska qė ua kishte drejtuar banorėve tė Mikushnicės, shkruan nė numrin e sotėm "Bota sot". Qėllimi i kėtyre njerėzve me maska ėshtė qė tė mbjellin frikė e pasiguri nė mesin e aktivistėve tė LDK-sė.
 
 
Dhjetė vetė arrestuar nė Podgoricė tė shkak tė sulmeve me gurė tė autobusėve nga Kosova
 
Podgoricė, 2 shtator 2003 - Nė Podgoricė janė arrestuar dhjetė tė rinj nga Zeta tė cilėt dyshohet se gjatė sezonit turistik disa herė kanė sulmuar me gurė autobusėt e Kosovės, duke u kthyer nga bregdeti malazez. Shtatė prej tyre janė tė moshės rej 18 deri nė 31 vjeē, ndėrkaq tre prej tyre janė tė mitur.
 
 
Kuvendi i Shqipėrisė dėnon deklaratėn e Serbisė pėr Kosovėn
 
Tiranė, 2 shtator 2003 - Kuvendi i Shqipėrisė e ka cilėsuar si tė njėanshme qėndrimin e mbajtur nga unioni i ri Serbi-Mali i Zi, pėr pėrfshirjen e Kosovės nė suazėn e shtetit tė ri serbo-malazez.
 
"Kuvendi i Shqipėrisė e konsideron kėtė deklaratė si njė kthim tė rrezikshėm prapa, tek politikat nacionaliste serbomadhe, tė cilat ēuan nė procese tė dhunshme gjatė procesit tė shpėrbėrjes sė Federatės Jugosllave nė dekadėn e fundit, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e gjithė rajonit", thuhet nė deklaratėn e miratuar me konsensus nga deputetėt shqiptarė.
 
Deklarata vlerėson mė tej se "qėndrime tė tilla, tė ngritura mbi reminishenca tė sė kaluarės dhe mbi njė frymė konfliktualiteti, pėrbėjnė njė pėrpjekje pėr tė ndėrprerė dinamikėn e procesit tė dialogut, paqes dhe stabilitetit dhe sigurisė nė rajon, qė do tė ēonin drejt integrimit tėrėsor tė tij nė strukturat e BE-sė".

Pėrsa i pėrket statusit tė Kosovės, Kuvendi i Shqipėrisė shprehet se do tė jenė vetė institucionet qė do tė vendosin pėr njė njė ēėshtje tė tillė.

"Statusi i saj do tė pėrcaktohet nė funksion tė ecurisė sė proceseve dhe institucioneve demokratike atje, nė frymėn e bashkėjetesės etnike, tė sė drejtės sė patjetėrsueshme tė vetėvendosjes sė popujve, interesave tė paqes dhe sigurisė sė rajonit tė Evropės Juglindore. Ajo ēka Kosova ka arritur me mbėshtetjen e fuqishme tė komunitetit ndėrkombėtar ėshtė njė proces i pakthyeshėm", theksohet nė deklaratėn e lexuar nga Pėllumbi.
 
 
Deputetėt dhe udhėheqėsit vendorė shqiptarė do tė bisedojnė sot me pėrfaqėsuesit e AKSH-sė
 
Kumanovė, 2 shtator 2003 - Pas zhvendosjes masive tė banorėve tė dy fshatrave tė Komunės sė Kumanovės nga frika e pėrplasjes midis forcave qeveritare dhe personave tė armatosur shqiptarė, mbrėmė atje ėshtė zhvilluar njė takim midis udhėheqėsve tė pushtetit vendor, deputetėve shqiptarė tė kėsaj ane dhe pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė.

Ndėrkaq, pėr sot ėshtė paralajmėruar qė pjesėmarrėsit e kėtij takimi do tė bisedojnė me pėrfaqėsues tė grupit tė armatosur i cili thotė se ėshtė pjesė e organizmit qė veten e quan Armata Kombėtare Shqiptare.

Deputeti opozitar nė Kuvendin e Maqedonisė, Xhezair Shaqiri, lidhur me situatėn e krijuar tha se bisedimeve duhet dhėnė pėrparėsi. "Patjetėr tė bisedojmė e tė gjejmė njė zgjidhje politike, tė mos lejojmė qė tė flasin armėt", tha zoti Shaqiri.

Qeveria maqedonase nuk ka ndėrmend tė bisedojė me "kriminelėt", ka thėnė zėdhėnėsi i saj Sasho Ēollakovski, duke refuzuar tė komentojė edhe ultimatumin e djeshėm tė AKSH-sė.

Ndryshe edhe pėrfaqėsuesist ndėrkombėtarė nė Maqedoni vlerėsojnė se nga fshati Vaksincė dhe Llojan nga shtėpitė e tyre janė larguar 1000 banorė nga frika pėr shpėrthimin e ndonjė konflikti.
 
 
Ushtria maqedonase ka ndėrmarrė njė operacion tė gjerė nė zonėn e Kumanovės kundėr forcave tė AKSH-sė
 
Shkup, 2 shtator 2003 - Ushtria maqedonase ka ndėrmarrė njė operacion tė gjerė nė zonėn e Kumanovės kundėr forcave tė Armatės Kombėtare Shqiptare. Operacioni ushtarako-policor ėshtė pėrqėndruar nė fshatin Vaksincė dhe Llojan, ku ka nisur edhe largimi i popullatės shqiptare nga frika e njė konflikti tė mundshėm. Pjesa mė e madhe e banorėve, qė po largohen janė gra dhe fėmijė.

Kryetari i Komunės sė Likovės, Husamedin Halili thekson se tensioni nė kėtė zonė ėshtė nė rritje dhe pritet nė ēdo moment tė ketė ndonjė eksces. Ai konfirmoi praninė e madhe tė forcave speciale policore maqedonase, tė cilat sipas tij, fusin frikė nė popull.

Ministria e Punėve tė Brendshme nė Maqedoni pohon se nė kėtė rajon ka forca policore, siē thuhet, pėr t'i neutralizuar personat dhe grupet e armatosura, tė cilat Qeveria maqedonase i cilėson si grupe kriminale dhe ekstreme, thotė zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Mirjana Kontevska. Por policia ka anashkaluar pėrgjigjen rreth shpėrnguljes sė popullatės shqiptare nga kėto fshatra.
 
 
AKSH-ja ka lėshuar njė ultimatum 24 orėsh qė forcat maqedonase tė largohen nga rajoni i Likovės
 
Shkup, 2 shtator 2003 - Armata Kombėtare Shqiptare ka lėshuar njė ultimatum 24 orėsh drejtuar Qeverisė sė Maqedonisė me kėrkesėn qė ajo tė tėrheqė forcat policore dhe ushtarake nga rajoni i banuar me shqiptarė nė veri tė vendit, ose kėtė do ta bėjė e ballafaquar me forcė. Ky ultimatum ka filluar dje nė orėn 16.00.
 
 
Njė gjykatė indoneziane ka dėnuar me 4 vjet burg klerikun Abu Bakar Beshir
 
Xhakartė, 2 shtator 2003 – Njė gjykatė indoneziane i ka shqiptuar sot (e martė) dėnimin prej 4 vjetėsh burg klerikut Abu Bakar Beshir, pėr pjesėmarrje nė aktet e tradhtisė, njofton Rojter.
 
Ky rast shikohet si sprovė e vullnetit tė shtetit mė tė madh musliman nė botė pėr tė shkatėrruar grupet radikale islamike. Beshir ėshtė pėrshkruar nga zyrtarėt si lider shpirtėror i rrjetit Xhama Islamija, tė lidhur me rrjetin e Al Kaidės dhe ėshtė akuzuar pėr kryerjen e sulmeve gjithandej Azisė Julindore.
 
Ai ka mohuar akuzat dhe i ka quajtur prokurorėt lakej tė armiqve tė islamit. Beshir ka thėnė se do tė kundėrshtojė dėnimin me burg dhe u ka bėrė thirrje mbėshtetėsve tė vet militantė, tė mbeten tė qetė.
 
 
Njė asteroid i madh mund tė pėrplaset me Tokėn nė vitin 2014
 
Londėr, 2 shtator 2003 - Njė asteroid i madh ėshtė duke lėvizur drejt Tokės dhe ndoshta mund tė pėrplaset me Tokėn nė vitin 2014, kanė paralajmėruar astronomėt amerikanė e britanikė.
 
Asteroidi "2003 QQ 47" do tė vėzhgohet me kujdes disa muaj me radhė, ndėrkaq pėrplasja e mundshme mund tė ndodhė mė 21 mars tė vitit 20014. Astronomėt theksojnė se ėshtė e mundur qė rreziku nga pėrplasja tė zvoglohet sapo t'i marrin informacionet e reja. Mundėsia qė tė ndodhė katastrofa e pėrplasjes ėshtė 1:909.000.
 
Zėdhėnėsi i Qendrės Informative Qeveritare britanike pėr objektet afėr Tokės thotė se pėrplasja do tė kishte efektin e 20 milionė bombave atomike sikur ajo qė ėshtė hedhur nė Horishimė.


Nė tri sulme tė veēanta nė Kashmirin indian, janė vrarė tė pakten 12 vetė
 
Srinagar, 2 shtator 2003 – Tė pakten 12 vetė janė vrarė sot (e martė) nė tri sulme tė veēanta nė Kashmirin indian, njopfton BBCWorld. Po kėshtu, njoftohet se 30 njerėz janė lėnduar nė njė shpėrthim tė njė mine tokėsore nė autostradėn, qė lidh kryeqytetet shtetėrore dimėrore dhe verore.

Kėshtu, nė dhunėn e dy ditėve tė kaluara nė rajaonin e trazuar, qė ėshtė vend pėrleshjesh ndėrmjet Indisė e Pakistanit, kanė humbur jetėn mbi 20 vetė. Kjo spirale e dhunės ka pasuar vrasjen gjatė fundjavės tė militantit tė lartė tė Kashmirit nga ana e forcave indiane.

Shpėrthimi i minės tokėsore ka ndodhur nė autostradėn ndėrmjet qyteteve Srinagar dhe Xhamu, dhe ka shkatėrruar njė automjet ushtarak dhe njė autobus civil. Zėdhėnėsi zyrtar ka thėnė se janė plagosur gjithashtu njė duzinė ushtarėsh dhe 17 civilė. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė akt e ka marrė grupi militant Hizbul Muxhahidin, i cili ka deklaruar se ka kryer sulmin.
 
 
Nė njė shpėrthim nė njė rrugė nė Irakun jugor, janė vrarė dy ushtarė amerikanė
 
Bagdad, 2 shtator 2003 – Dy shpėrthime tė fuqishme kanė tronditur sot (e martė) qendrėn e Bagdadit. Nė njė shpėrthim nė njė rrugė nė Irakun jugor, janė vrarė dy ushtarė amerikanė.

Ushtarėt amerikanė kanė humbur jetėn kur automjeti i tyre ka rėnė nė njė njė mjet shpėrthyes nė njė nga rrugėt kryesore tė Bagdadit, ka thėnė njė zėdhėnėse ushtarake amerikane.

Kėshtu, qė nga 1 maji, kur presidenti Bush e ka shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak, janė vrarė nga forcat armiqėsore 67 ushtarė amerikanė dhe 11 ushtarė britanikė, njofton Rojter.

Ndėrkohė, nė qytetin e shenjtė Naxhaf, djali i klerikut tė vrarė ditė mė parė, u ka bėrė thirrje irakianėve tė mos pranojnė tė hyjmė nė njė periudhė dhune.
 
 
Njė vajzė 11-vjeēare palestineze ka vdekur sot nga plagėt e marra nga njė predhė izraelite
 
Gaza, 2 shtator 2003 – Njė vajzė 11-vjeēare palestineze ka vdekur sot (e martė) nė spital nga plagėt e marra nga njė goditje e njė predhe izraelite, qė ishte njė nga 6 sulmet mė tė reja izraleite, qė kanė pasur nė shenjestėr militantėt e Hamasit, tė nxitur nga deklarata e ministrit izraelit tė brendshėm kundėr grupit militant islamik, njofton Rojter.
 
Vajza palestineze, Sana Daour, ėshtė viktima e tretė e njė sulmi izraelit nė javėn e kaluar kur u qėlluan pėr vdekje edhe dy kalimtarė tė tjerė tė rastit, por pati shpėtuar militanti Hamasit, qė ishtė cak i sulmit.
 
 
Kryengritėsit muslimanė kanė ekzekutuar gjatė natės njė familje 5-anėtarėshe nė Kashmir
 
Srinagar, 2 shtator 2003 – Kryengritėsit e dyshimtė muslimanė kanė ekzekutuar gjatė natės (e martė) njė familje pesė anėtarėshe nė Kashmirin indian, kanė shkėputur autostradėn dhe kanė sulmuar njė stacion policor, njofton Rojter.
 
Kėto sulme janė akte dhune, qė kėrcėnojnė lėvizjet aktuale paqėsore ndėrmjet Indisė dhe Pakistanit. Policia ka deklaruar se militantėt e dyshimtė e kanė vrarė familjen nė fjalė me akuzėn se ka qenė ionformatore. Ndėr viktima, ėshtė njė grua dhe njė ēun 14-vjeēar.
 
Po kėshtu, njoftohet se vetėm disa orė mė vonė, para agimit, ėshtė vrarė njė guerilė, i cili ka sulmuar stacionin policor nė Srinagar, kurse me njė shpėrthim bombe ėshtė shkėputur autostrada ndėrmjet Srinagarit dhe Xhamusė. Pėr kėto sulme, askush s'e ka marrė pėrgjegjqėsinė deri tash.
 
 
Sulm izraelit me raketa; 1 i vrarė, 25 tė plagosur
 
Gaza, 2 shtator 2003 - Helikopterė ushtarakė izraelitė vranė sot njė ekstremist tė Hamasit dhe plagosėn tė paktėn 25 tė tjerė nė njė sulm me raketa kundėr njė makine nė Qytetin Gaza. Burime palestineze e identifikuan personin e vrarė nė sulmin e sotėm si anėtarin e armatosur tė krahut tė armatosur tė Hamasit, Khader al-Husari.

Ky ishte sulmi i gjashtė qė helikopterėt ushtarakė izraelitė kryejnė gjatė javėve tė fundit kundėr ekstremistėve palestinez nė Rripn e Gazės. 11 ekstremistė dhe 3 kalimtarė janė vrarė nė kėto sulme.

Nė qytetin Nablus tė Bregut Perėndimor, forcat izraelite tė sigurimit u pėrleshėn me studentė palestinezė. Zyrtarė palestinezė tė spitalit thonė se u plagosėn disa nxėnės.
 
 
Nė Naxhaf sot varroset imami i vrarė Al Hakim
 
Naxhaf, 2 shtator 2003 - Kortezhi i imamit tė vrarė shi'it tė Irakut, Mohammad Baker al-Hakim, po i afrohet qytetit tė shenjtė Naxhaf, ku funerali i tij pritet qė tė zhvillohet sot.

Ayatollahu Hakim, ishte nė mesin e afro njėqind njerėzve tė vrarė nga shpėrthimi i njė bombe nė Naxhaf, nė kohėn kur kishte kryer lutjet e tė premtes.

Qė atė ditė, eshtrat e tij u vunė pėr homazh nė Bagdad dhe nė vendet e shenjta nė Irakun Jugor.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.