1.09.2003 - Trepca.net

MBRESA NGA QĖNDRIMI NĖ ATDHE

KOSOVA MIDIS ASPIRATAVE KOMBĖTARE DHE DĖSHIRAVE PĖR MBIJETESĖ


1 shtator 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Tani mė, qėkur Kosova ėshtė vend i ēliruar nga robėria e egėr dhe e gjatė serbosllave, s’ka asnjė dyshim, se ėshtė ky evenement vendimtar i cili nxitė mėrgimtarėt tanė qė sa herė t’iu ipet rasti dhe mundėsia ta vizitojnė atdheun e tyre pėr t’u ē’mallur sado pakė me tė afėrmit, me tė cilėt para luftės vite dhe dekada nuk mund tė takoheshin pėr shkak tė pengesave qė iu bėnte regjimi kriminal i Beogradit.
 
Pra, qėkur atdheu ynė, Kosova kreshnike ėshtė tokė e lirė (12 qershor 1999), mbi shpirtin e ēdo shqiptari tė mėrguar nė botė peshon rėndė barra e mallėngjimit si dhe obligimi moral e atdhetar, qė sė paku njėherė nė vit ta vizitojnė vendlindjen pėr tė qėndruar atje disa kohė, ku bashkė me mė tė dashurit duan ta shijojnė aromėn e lirisė, ku pėr disa ēaste duan ta pėrjetojnė gėzimin e lirisė sė fituar me aq shumė gjak. Me njė fjalė, ata duan tė qėndrojnė nė folenė e tyre amė ku pas shumė vuajtjesh dhe peripetive dėshirojnė ta ngrisnin edhe dollinė pėr lirinė mė tė shtrejtė nė botė dhe ate nė mėnyrė tė denjė dhe pa krisma tė kota armėsh, ashtu siē i ka patur hije gjithmonė shqiptarit nė atdheun e vetė dhe tė lirė.
 
A ishte kėshtu pėr mėrgimtarin tonė kėsaj rradhe?
 
Pėrgjigja nė kėtė pyetje sikur rezulton negative, sepse nuk ngjau ashtu siē e ėndėrronin dikur mėrgimtarėt ceremoninė e Dasmės sė madhe tė lirisė sė Kosovės, mbase shkaqet pėr njė “dėshtim” tė tillė duket se janė tė shumta, tė larmishme, tė nduarnduarshme, tė pa arsyeshme, ose thėnė ndryshe; krejtėsisht tė pa justifikueshme!? Pėr kėtė “dėshtim” flisnin njėzėri tė gjithė ata qė i takuam gjatė ditėve tė qėndrimit tonė nė Kosovė, bile pothuajse tė gjithė ishin unik nė konstatimin: “tė lumtė ju qė jeni jashtė..!”
 
E ne, sikur nuk dėshironim t’i besonim kėtij sllogani, anipse asnjėri nga mėrgimtarėt tanė nuk kishte menduar kurrė mė parė se nė Kosovėn e lirė pas katėr viteve me tė arritur nė kufirin e saj do tė ballafaqohen mė pagesa tė larta pėr sigurime tė automjeteve, ngase me punė dhe ndihma konkrete tė dhėna pėr ēlirimin e saj, si para ashtu dhe gjatė luftės, mbase e kishin merituar qė sė paku kur tė vijnė nė atdhe tė jenė tė liruar nga pagesat e llojeve tė kėtilla kur dihet se tė gjithė posedojnė “kartonat e gjelbėrt” tė vendeve imigruese tė pranuara nė tė gjitha vendet ballkanike, me pėrjashtim tė Kosovės. Ishte ka dėshprimi i tyre i parė dhe pikėrisht kėtu do tė fillojė edhe zhgėnjimi i madh i mėrgimtarit tonė me tė arritur nė atdhe, e qė nuk do tė pėrfundon me kaq, meqė asnjėri syresh nuk kishte mėtuar ose imagjinuar ndonjėherė mė parė se nė Kosovėn e lirė do t’i pėrcjellė frika nė gji pėr shkak tė bindjeve politike ose pėrkatėsisė sė tyre partiake.
 
Pra, askush nuk e kishte paramenduar faktin se gjatė qėndrimit nė Kosovėn e lirė do tė takojė njerėz ose tė afėrm nga gjaku tė cilėt jo vetėm politikisht i ndanė muri kinez, tė cilėt nuk i flisnin njėri tjetrit pėr shkak tė bindjeve dhe pėrcaktimeve tė ndryshme politike qė kanė. Asnjėherė mė parė, pra, mėrgimtarėt shqiptarė nuk kanė menduar se pas luftės nė Kosovė nuk do tė jetėsohet si duhet porosia e mijėra dėshmorėve tė kombit tė cilėt duke e dhėnė jetėn e tyre pėr lirinė e sotme na e lanė amanet qė Kosovėn ta duam dhe ruajmė si sytė e ballit, nuk kanė menduar kurrė mėrgimtarėt tanė se kaq e ashpėr do tė jetė urrejtja midis vėllazėrve tė njė gjaku e tė njė ideali, se kaq tė mėdha dhe tė pakuptimta do tė jenė zilitė, inatet, shpifjet, ngatėrresat, imoralitetet, mosbesimet, mostolerancat, mosdurimet, fyerjet, sharjet, pėrlarjet, pėrplasjet, pėrēarjet, vrasjet, krimet e tė gjitha llojeve, arrogancat, nėnēmimet, e kėshtu me radhė deri tek hakmarrjet dhe gjakmarrjet mė primitve pėr motive tė ulėta dhe antinjerėzore. Kėto si dhe shumė dukuri tjera negative e pėrbėjnė sot, pėr fat tė keq, realitetin politik, ekonomik dhe social nė Kosovėn e pas luftės qė ndryshe quhen me emrin; “liri”, “demokraci” ose “vlera” tė luftės ēlirimtare!?
 
Poashtu, nominalisht shtrohet pyetja tjetėr; ē’ka ka ngelė e pėrbashkėt midis realitetit tė sotėm nė Kosovė dhe asaj shprehjes patriotike dhe kuptimplotė tė mėrgimtarėve tanė e dėgjuar mijėra herė para luftės midis tyre; “Mirė u pafshim nė Kosovėn e lirė”?!
 
Mjerisht, shumė pakė ka mbetur e pėrbashkėt midis tyre, sepse poashtu asnjė mėrgimtarė nuk ka pritur se nė Kosovėn e lirė dhe tė ēliruar nga armiqėt tanė shekullor do tė ketė kaq shumė vrasje me motive politike dhe jopolitike, se do tė ketė kaq shumė shpėrdorime dhe keqpėrdorime tė pozitave dhe mjeteve shoqėrore dhe private, se do tė ketė kaq shumė ndėrtime pa leje dhe uzurpime, se do tė ndodhin kaq shumė mallverzime me prona shtetrore, se do tė ndodhin kaq shumė ngatėrresa brenda njė populli i cili pėr lirinė e vetė pėr dy shekuj rradhazi dha me mijėra bijė dhe bija, i cili dha aq shumė viktima, aq shumė dėshmorė dhe heronjė, i cili vuajti aq shumė si kolektivitet dhe si shoqėri vetėm pėr ta parė atdheun e lirė dhe tė ēliruar nga okupatorėt barbarė serbosllavė!?
 
Cili ėshtė ai mėrgimtar shqiptar i cili para luftės do tė ketė imagjinuar se nė Kosovėn e lirė do tė vritet njeriu, fjala, mendimi dhe shprehja e lirė e votės qytetare pėr shkaqe dhe motive politike, cili prej tyre do ta ketė marrė me mend se nė Kosovėn martire do tė vriten dhe karbonizohen intelektulė, politikanė, veprimtarė, atdhetarė, ushtarakė, etj, pėr shkakun e vetėm se kishin krijuar bindjet e tyre politike dhe institucionale tė cilave po u pėrmbaheshin me pėrkushtim atdhetar?!
 
Thėnė mė thjeshtė, nuk ka menduar askush se nė Kosovėn e lirė do tė ngulfatėn zėrat e bukur tė bilbilave shqiptarė tė cilėt i kėndonin pranverės dhe luleve tė lirisė sė Kosovės, askush nuk ka pritė se nė Kosovėn e Ahmet Delisė, Shaban Polluzhės, Gjon Sereēit, Ajet Gergurit, Ymer Berishės, Rifat Berishės, Xheladin Hanės, Zekeria Rexhės, Xhafer dhe Sabrie Vokshit (1945-1966), se nė Kosovėn e Murat Mehmetit (nxėnės qė ra dėshmor nė demostratat e vitit 1968), se nė Kosovėn e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, Rexhep Malės, Nuhi Berishės, Metush Krasniqit, Afrim Zhitisė e Fahri Fazliut, (1981-1989), se nė Kosovėn e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės, Ardian Krasniqit, Adem e Hamzė Jasharit, si dhe mijėra heronjėve dhe dėshmorėve tjerė (1989-1999), falė gjakut tė tė cilėve u arrit liria e mbi gjakun e tė cilėve sot nė mėnyrė tė sigurtė po ngritet shteti dhe pavarėsia e Kosovės, do tė ndodhin tragjedi pas tragjedie, do tė ndodhin gjitha kėto krime, gjitha kėto dukuri negative (droga, prostitucioni, hajnitė, kidnapime), gjitha kėto shėmtime tė cilat edhe nė kohrat mė tė vėshtira tė robėrisė nuk ishin veti tė shqiptarėve?!
 
Kush ka menduar se nė liri do tė vritėn fėmijėt tanė nė lulėn e rinisė, se do tė vritėn gra shtatzėna (rastet e fundit nė Pejė), etj, etj!? Prandaj, ėshtė shumė me vend thirrja e atyre qė apelojnė se sot Kosovės mė shumė se kurrė i duhet qetėsia, menēuria, syqeltėsia, uniteti kombėtar, durimi dhe toleranca, veprimi i koordinuar politik, qėndrimi unik rreth pavarėsisė sė Kosovės, bashkėpunimi ndėrpartiak, etj, ngase ėshtė i qartė rreziku tė na pėrseritet historia nė formėn mė tė dhimbshme tė saj.
 
Ata tė cilėt nuk i vėrejnė sfidat aktuale politike nga jashtė si dhe parregullėsitė ekonomike mė tė cilat po ballafaqohet Kosova pėr shkak tė egocentrizmit gllabėrues dhe mjaftė ēoroditės tė njė kllape profiterėsh ordinerė kapitalistė, ose ata tė cilėt nuk janė nė gjendje qė jetėn e shoqėrisė kosovare ta fusin nė sistem juridiko-shtetror, ėshtė mirė qė sa mė parė tė largohen nga skena politike.
 
Ndonėse vetėm nė rastin tonė po del si jo e sakėt thėnja e Makiavelit se “politika ėshtė art i sė mundshmės”. Pėrkundrazi, faktet, na pelqyen ato apo jo, po dėshmojnė katėrcipėrisht se tragjika politike shqiptare posedon anėn e kundėrt tė kėsaj filosofie; se nė rastin tonė politika ėshtė “arti(zanati)” (mjeti) mė i preferuar pėr tė krijuar dhe ushtrauar diktate, frikė dhe imponime rregullash diskriminuese brenda shoqėrish sė sotme shqiptare. Mjerisht, por kėshtu pėrafėrsisht duket sot mozaiku i lirisė nė Kosovėn e ēliruar pas katėr viteve e cila para syve tanė po pėrpėlitet keq midis luksit dhe vdekjes, pėrkatėsisht midis aspiratave kombėtare, nė njėrėn, dhe dėshirave tė shumė skamnorėve pėr tė mbijetuar, nė anėn tjetėr!                       

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.