1.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 1 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova dėnon shpėrthimet nė Cėrnicė tė Gjilanit

  • Holkeri dhe Rexhepi dėnuan incidentin nė Cėrnicė tė Gjilanit

  • Kryeadministratori Holkeri dhe ministri Osmani pėruruan objektin shkollor nė Sllatinė tė Madhe

  • Nė shumicėn e komunave tė Kosovės pėr shkak tė grevės procesi mėsimor sot nuk ka filluar

  • Daci: Qyetarėt e Kosovės duhet tė bashkėpunojnė me institucionet e sigurisė dhe hetuesisė

  • UNDP sot lansoi programin "Armėt nė kėmbim pėr zhvillim"

  • Njė autoambulancė pėr 150 armė tė dorėzuara

  • Haziri dėnoi sulmin nė Cėrnicė tė Gjilanit

  • Nga njė shpėrthimi i njė bombe nė fshatin Cėrnicė tė Gjilanit - njė i vdekur dhe katėr tė lėnduar

  • Sot fillon muaji i amnestisė pėr dorėzimin e armėve pa leje

  • Tadiq: Dėrgimi i ushtarėve tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kosovė do tė thotė luftė me tėrė botėn

  • Kėshilli i Sigurimit Kombėtar tė Maqedonisė mbrėmė ka shqyrtuar situatėn aktuale

  • Aktori i madh Ēarl Bronson ka vdekur nė moshėn 81 vjeēare

  • Libia bie dakort pėr kompensimin

  • FBI heton bombardimet nė Irak

  • Vriten 29 talebanė dhe 2 ushtarė amerikanė nė Afganistan

  • Vritet nė Ēeēeni myftiu i qytetit Vedeno

  • 13 tė vdekur dhe 60 tė plagosur prej njė zjarri nė Tajvan

  • Kėshilli qeveritar irakian ka emėruar 25 ministra

  • "Al xhazira" ka emituar sot njė mesazh tė Sadam Husinit

  • Guerilėt talibanė kanė vrarė tė pakten 7 policė afganė

  • Tėrheqjen e ushtarėve britanikė nga Iraku e mbėshtesin 61 pėr qind tė anglezve

  • Tė pakten 10 mijė shtėpi janė shkatėrruar dhe mijėra njerėz janė viktimizuar nga vershimet nė Kinė

  • Nė Nepal janė vrarė tė paktėn 20 maoistė dhe 9 pjesėtarė tė forcave qeveritare


 
Presidenti Rugova dėnon shpėrthimet nė Cėrnicė tė Gjilanit
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka dėnuar sot (tė hėnėn) shpėrthimet qė ndodhėn tė dielėn mbrėma nė Cėrnicė tė Gjilanit, me ē'rast u lėnduan pesė persona, qytetarė serbė tė Kosovės, njėri prej tė cilėve vdiq mė vonė nga plagėt e marra.

"Kėto shpėrthime janė drejtuar kundėr qytetarėve tė Kosovės dhe prishin imazhin e vendit tonė", ka thėnė Presidenti Rugova, duke kėrkuar nga organet e hetuesisė dhe tė ndjekjes qė sa mė parė t'i gjejnė kryesit e kėsaj vepre kriminale dhe t'i sjellin para drejtėsisė.

Presidenti i shpreh ngushėllime familjes sė Millomir Saviqit, ndėrsa u uron shėrim tė shpejtė tė plagosurve tė tjerė nė Cėrnicė.
 
 
Holkeri dhe Rexhepi dėnuan incidentin nė Cėrnicė tė Gjilanit
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Shefi i UNMIK-ut dėnoi incidentin e mbrėmshėm nė Cėrnicė tė Gjilanit si njė rast i cili dėmton imazhin e tėrė Kosovės.

Poashtu edhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi dėnoi incidentin nė Cėrnicė. "Incidentet fundit tė dhunės shkaktojnė me tė drejtė njė gjendje tė padurueshsme pėr qyetarėt e Kosovės. Duket se dikush kujdestaron qė tė bėjė akte tė tillė kriminale, qė tė shkaktojė frikė te qytetarėt e Kosovės dhe ta zbehė perspektivėn e tyre", tha Rexhepi.

Holkeri dhe Rexhepi kėto komente i bėnė nė njė takim me gazetarė nė ditėn e parė tė amnestisė sė armėve nė Kosovė.
 
 
Kryeadministratori Holkeri dhe ministri Osmani pėruruan objektin shkollor nė Sllatinė tė Madhe
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri dhe ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė Rexhep Osmani, nė ceremoni rasti pėruruan sot nė Sllatinė tė Madhe tė komunės sė Fushė Kosovės objektin e meremetuar tė shkollės fillore "Bajram Curri".

Duke folur nė kėtė ceremoni, Holkeri tha se fėmijėt janė e ardhmja e Kosovės dhe le tė mėsojė Kosova nga pafajėsia e tyre, kurse fėmijėt le tė edukohen dhe tė arsimohen nė frymėn e tolerancės, qė ėshtė bazė e ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike.

Ndėrkaq, ministri Osmani lidhur me pozitėn e rėndė materiale tė arsimtarėve kėrkoi durim, ngase Ministria e Arsimit do tė bėjė ēmos qė varėsisht nga mjetet buxhetore gradualisht tė pėrmirėsojė kėtė gjendje.
 
 
Nė shumicėn e komunave tė Kosovės pėr shkak tė grevės procesi mėsimor sot nuk ka filluar
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Ndonėse sot nė tė gjitha shkollat e Kosovės ėshtė dashur tė fillojė procesi mėsimor, pėr shkak tė grevės sė shpallur nga SBASHK-u lajmet nga terreni janė kontradiktore nėse mėsimi po zhvillohet apo jo.

Kėshtu nė Pejė, dega e SBASHK-ut tė atjeshėm thotė se procesi mėsimor nuk ka filluar nė asnjė shkollė fillore e tė mesme, sikurse edhe nė komunat pėrreth: nė Istog, Deēan e Klinė.

Ndėrkaq nė komunėn e Prizrenit bėhet e ditur se vetėm nė disa shkolla ka filluar procesi mėsimor, kurse disa sosh nuk kanė zhvilluar mėsimin. Sipas Drejtoratit komunal tė
arsimi t ende janė duke mbledhur informacione se nė cilat shkolla ka grevė dhe nė cilat zhvillohet mėsimi.

Nė komunėn e Gjakovės bėhet e ditur se nuk ka filluar procesi mėsimor, por sipas njė pėrfaqėsuesi tė zyrės rajonale tė
arsimi t, procesi mėsimor ka filluar sot nė disa shkolla tė Rahovecit.

Nė komunėn e Gjilanit dhe komunat pėrreth, sipas SBASHK-ut, arsimtarėt janė hedhur nė grevė. Ndėrkaq nga Ferizaji njoftohet se ende nuk dihet nėse ka apo jo grevė tė arsimtarėve. Bėhet e ditur se nė shkollat ku janė formuar kėshillat greviste, nuk ėshtė zhvilluar procesi mėsimor, ndėrkaq nė tė tjerat mėsimi ėshtė zhvilluar normalisht.

As nė shkollat e Drenicės nuk ėshtė zhvilluar procesi mėsimor, pėrkundėr thirrjes sė drejtarateve tė
arsimi t qė mėsimi tė fillojė. Bėhet e ditur se shumė arsimtarė dhe prindėr tė kėsaj ane nuk e kanė mirėpritur grevėn e arsimtarėve.

Situata ėshtė e ngjashme edhe nė shkollat e kryeqytetit, ku mėsimi nuk filloi fare.

Me grevėn e arsimtarėve tė Kosovės nuk janė pajtuar as prindėrit dhe nxėnėsit, ndonėse e kuptojnė pozitėn e vėshtirė materiale tė mėsimdhėnėsve. Tė zhgėnjyer kanė mbetur filloristėt dhe prindėrit e tyre, sidomos ata qė pėr herė tė parė ulen sivjet nė bankat shkollore.

Duke komentuar grevėn e thirrur tė SBASHK-ut, ministri i
arsimi t Rexhep Osmani tha se "shumica e arsimtarėve pa vullnetin e tyre janė detyruar qė tė dėgjojnė direktivat shumė tė ashpra tė organizimit sindikal qė mund tė quhet sindikal vetėm formalisht sepse ka veprime tė tjera".

Ministri Rexhepi pėrsėriti se nuk ka mundėsi pėr ngritjen e pagave nė arsim dhe sindikata duhet tė jetė e pėrgjegjshme.
 
 
Daci: Qyetarėt e Kosovės duhet tė bashkėpunojnė me institucionet e sigurisė dhe hetuesisė
 
Kastriot, 1 shtator 2003 - Shpėrthimi i mbrėmshėm nė Cėrnicė tė Gjilanit ėshtė edhe njė goditje ulėt qė merr energjinė e pėrcaktuar pėr kursin themelor qė i kanė vėnė vetes institucionet, tha kryeparlamentari Nexhat Daci.
 
Ai shtoi se megjithatė nuk duhet tė bėhen gjykime para se drejtėsia tė japė fjalėn e fundit pėr kėtė incident. "Qyetarėt e Kosovės duhet tė bashkėpunojnė me institucionet e sigurisė dhe hetuesisė nė mėnyrė qė tė mos i mundėsohet gjithkujt tė luajė ēfarėdo qė tė dojė nė oborrin tonė", tha Daci sot nė Kastriot (Obiliq), ku mori pjesė nė pėrurimin e njė tregu multietnik.

Daci bėri thirrje qė shqiptarėt tė kenė mė shumė vesh pėr tė dėgjuar hallet e minoritarėve nė Kosovė, duke shtuar se minoritarėt nuk mund ta pengojnė mazhorancėn qė t'i kryejė pėrgjegjėsitė demokratike.
 
 
UNDP sot lansoi programin "Armėt nė kėmbim pėr zhvillim"
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Nė bashkėpunim me dhe nė pėrkrahje tė amnestisė pėr armė tė shpallur nga UNMIK-u nga data 1 deri mė 30 shtator, UNDP-ja shpall Programin gjithėkosovar (nė tė 30 komunat) "Armėt nė kėmbim pėr zhvillim".
 
Ky program ėshtė lansuar sot nė njė konferencė pėr shtyp ku morėn pjesė edhe shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri, komandanti i KFOR-it, gjeneral Fabio Mini, Kryeministri Bajram Rexhepi, njė pėrfaqėsues nga Japonia dhe pėrfaqėsues tė UNDP-sė.

Tė gjithė nė Kosovė janė pėrgjegjės pėr ta nxitur krijimin e njė mjedisi tė qetė e tė sigurt nė tė cilin pėrparėsi do t'i jipet zhvillimit tė bashkėsive dhe pėrparimit. Prandaj, UNDP-ja po ofron programin "Armėt nė kėmbim pėr zhvillim".

Ngjarjet qė po ndodhin nė Kosovė po i vėnė nė pah rreziqet qė bartin armėt e vogla pėr bashkėsitė. Me kėtė fenomen kosovarėt po jetojnė pėr ēdo ditė – e megjithatė nuk do tė duheshin.
 
Programi nė fjalė synon t'i zvogėlojė pasojat e dhunės sė armėve tė vogla nė bashkėsi, duke e pėrmirėsuar gjendjen e sigurisė si tėrėsi dhe duke krijuar njė atmosferė tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin dhe pėrparimin e Kosovės.

Me kusht qė tė hyjė nė program, komuna duhet t’i dorėzojė minimalisht sė paku (300) armė (armė tė qitjes, pistoleta, pushkė, mortaja, raketahedhės) gjatė periudhės sė amnestisė.
 
Tri (3) komunat mė tė suksesshme (me numrin mė tė madh tė armėve tė dorėzuara) do ta pranojnė secila nga njė garancion prej 225.000 USD nga UNDP-ja pėr projekte tė zhvillimit tė bashkėsive.
 
Kėto tri komuna do tė shpallen publikisht mė 2 tetor 2003 – dy ditė pas pėrfundimit tė amnestisė sė UNMIK-ut pėr armė.

Qeveria e Japonisė me shumė bujari i ka ofruar mjetet pėr zbatimin e kėtyre projekteve, thuhet nė njė komunikatė tė UNDP-sė.
 
 
Njė autoambulancė pėr 150 armė tė dorėzuara
 
Gjilan, 1 shtator 2003 - Edhe nė Gjilan sot ka filluar aksioni pėr dorėzimin e armeve ilegale, i cili, sipas zytarėve lokalė nė kėtė komunė, ėshtė i pėrkrahur edhe nga UNDP-ja.

Pos nė punktin e Kombinatit tė tekstilit "Integj", i cili do tė jetė i hapur nga 1 shtator 2003i e deri nė fund tė kėtij muaji, qytetarėt do tė kenė mundėsi qė armėt e tyre t`ua dorėzojnė edhe patrullave lėvizėse tė KFOR-it nė terren, pa iu nėnshtruar ndonjė procedure identifikuese.

Hazir Mustafa, drejtor i Drejtorisė pėr siguri dhe emergjencė thotė se nė kėtė projekt ėshtė angazhuar edhe UNDP-ja dhe ēdo vendbanimi do t`i dhurohet nga njė autoambulancė, nėse ka dorėzuar prej 150 deri nė 200 armė.

Pas shtatorit, tė gjithė armėmbajtėsit e paligjshėm do tė dėnohen me burg ose gjoba tė larta nė tė holla.
 
 
Haziri dėnoi sulmin nė Cėrnicė tė Gjilanit
 
Gjilan, 1 shtator 2003 - Komuna e Gjilanit dėnoi sot incidentin e djeshėm nė Cėrnicė, ku janė lėnduar disa banorė serbė tė kėtij fshati tė banuar me popullėsi tė pėrzier etnike.

"Ne nuk dėshirojmė t`i paragjykojmė as motivet dhe as kryesit e kėtij akti tė dhunės nė Cėrnicė, pėrpara se policia t`i ketė kryer hetimet, por kėrkojmė nga qytetarėt qė tė kontribuojnė nė uljen e tensioneve dhe tė bashkėpunojnė me hetuesit e policisė nė zbardhjen e plotė tė rastit", tha sot Lutfi Haziri, kryetar i komunės sė Gjilanit.

"Angazhimet e deritashme qė kemi bėrė me KFOR-in, policinė dhe komunitetin e Cėrnicės, ku ėshtė hapur edhe nėnstacioni policor, dėshmojnė pėrkushtimin tonė tė pėrbashkėt pėr tė krijuar njė ambient tė sigurtė pėr tė gjithė, jo vetėm kėtu, por nė tėrė territorin e komunės sonė", tha Haziri, duke shtuar se "dhuna nuk ėshtė interes i Kosovės, e cila tashmė ka dhėnė dėshmi se ėshtė e pėrcaktuar pėr tė ardhmen dhe, as e komunės sė Gjilanit, qė ėshtė shembulli mė pozitiv i tolerancės nė Kosovė".
 
 
Nga njė shpėrthimi i njė bombe nė fshatin Cėrnicė tė Gjilanit - njė i vdekur dhe katėr tė lėnduar
 
Gjilan, 1 shtator 2003 - Nga shpėrthimi i njė bombe qė ka ndodhur mbrėmė rreth orės 20.00 nė fshatin Cėrnicė tė Gjilanit janė plagosur pesė vetė tė kombėsisė serbe. Njėri prej tyre pasi ėshtė transferuar nė kampin Bondstill ka vdekur nga plagėt e marra, bėri tė ditur sot zėdhėnėsi i SHPK-sė Refki Morina. Katėr personat e tjerė ndodhen nė spital dhe jeta e tyre ėshtė jashtė rrezikut.
 
 
Sot fillon muaji i amnestisė pėr dorėzimin e armėve pa leje
 
Prishtinė, 1 shtator 2003 - Komandanti i KFOR-it, nė Kosovė, gjenerali Fabio Mini, i ka dorėzuar dje 60 lloje tė ndryshme tė armėve tė deaktivizuara, Muzeut tė Kosovės tė konfiskuar nė pjesėn jugperėndimore tė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė dorėzimi i kėtyre armėve do tė shėnojė sot fillimin e periudhės sė amnestisė qė do tė zgjasė 30 ditė.

Gjenerali Mini i ka bėrė thirrje mė kėtė rast popullatės qė t’i dorėzojnė armėt e tyre gjatė muajit tė amnestisė. "Kėto armė, i takojnė sė kaluarės, prandaj edhe ato i janė dorėzuar Muzeut, nė mėnyrė qė e kaluara tė mos harrohet, por qė ajo tė kuptohet si e kaluar", ka thėnė Mini.

Gjenerali Fabio Mini, tha se kėto armė janė pėrdorur gjatė kohės sė luftės dhe kanė shėrbyer pėr tė luftuar, vrarė, mbrojtur, apo pėr ēkado qoftė tjetėr, por tash kėto armė i takojnė Muzeut dhe do tė shėrbejnė qė njėrėzit e Kosovės tė mėsojnė prej tyre njė pjesė tė historisė', tha ai.

Sipas disa hulumtimeve tė bėra nga Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (UNDP) nė Kosovė ka nga 320 deri nė 460 mijė armė tė vogla. Kėto armė, sipas kėsaj organizate mbahen tė fshehura nga popullata dhe kanė mbetur qė nga koha e luftės. Njerėzit deri tash kanė hezituar t'i dorėzojnė ato, pėr shkak tė vuajtjeve qė u ka sjellur lufta, thotė UNDP.
 
 
Tadiq: Dėrgimi i ushtarėve tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kosovė do tė thotė luftė me tėrė botėn
 
Beograd, 1 shtator 2003 - Dėrgimi i ushtarėve tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kosovė jashtė akteve e vendimeve juridike ndėrkombėtare do tė thotė luftė me tėrė botėn dhe do tė ishte tragjedi, ka thėnė ministri i Mbrojtjes sė Serbisė dhe Malit tė Zi Boris Tadiq.

"Politikanėve, partive dhe organizatave tė tjera qė bėjnė thirrje pėr dėrgimin e pjesėtarėve tė ushtrisė serbo-malazeze nė Kosovė, pa vendimin pėrkatės tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Tadiq u ka rekomanduar qė "vetė me armė tė shkojnė nė Kosovė, bashkė me anėtarėt e familjeve tė tyre", duke shtuar se derisa ai tė jetė ministėr i Mbrojtjes nuk do tė ketė njė rrezik tė tillė pėr jetėn e ushtarėve serbė e malazezė. Tadiq ka pėrsėritur se vetėm komanadanti i KFOR-it mund tė vendosė pėr kthimin e ushtarėve serbė e malazezė nė Kosovė.
 
 
Kėshilli i Sigurimit Kombėtar tė Maqedonisė mbrėmė ka shqyrtuar situatėn aktuale
 
Shkup, 1 shtator 2003 - Kėshilli i Sigurimit Kombėtar tė Maqedonisė mbrėmė ka shqyrtuar situatėn aktuale tė sigurisė nė vend pas disa incidenteve, pėrfshirė edhe sulmet e fundit ndaj institucioneve tė shtetit.
 
Nė mbledhje ėshtė konstatuar se numri mė i madh e kėtyre sulmeve ėshtė shkaktuar nga disa grupe ekstreme dhe tė armatosura qė nė momentin e pikėrishėm janė tė pranishme nė terren dhe tė cilėt kanė pėr qėllim ta prishin sigurinė e Republikės sė Maqedonisė, ta pengojnė stabilizimin e saj tė mėtejshėm dhe zbatimin e Marrėveshjes-kornizė, thuhet nė njė njoftim.

Anėtarėt e Kėshillit kanė mbėshtetur pėrcaktimin qė patrullat shumetnike policore t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme nė pajtim me Kushtetutėn dhe ligjet pėr arrestimin e anėtarėve tė kėtyre grupeve kriminele tė cilėt e terrorizojnė popullatėn vendore pėr shkak tė realizimit tė qėllimeve tė tyre qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me interesat e qytetarėve.
 
 
Aktori i madh Ēarl Bronson ka vdekur nė moshėn 81 vjeēare
 
Los Angjelos, 1 shtator 2003 – Aktori i madh Ēarl Bronson, yll i mėse 60 filmave, ndėr tė cilėt edhe i serialit “Dėshira pėr vdekje” (“Death Wish”), ka vdekur nė moshėn 81 vjeēare, njofton Rojter. Bronson ka vdekur nga pneumonia tė shtunėn nė spital.
 
Bronson ka qenė i njohur pėr filmat, ku luante djemtė e fuqishėm, si nė serialin e lartpėrmendur ku luante rolin e Paul Kerseit, i cili kalon nėpėr njė kalvar vuajtjesh nga sulme nė familjen e tij. Emri origjinal i Bronsonit ishte Ēarls Buēinski.
 
Ai ishte njė nga 15 fėmijėt e njė minatori lituan tė thėngjillit nga Pesilvania. Ai kishte punuar edhe vetė si minator pas mbarimit tė shkollės sė mesme dhe vetėm shkuarja nė ushtri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e largoi nga miniera.
 
Rolin e parė si artist e luajti nė filmin "Ju tash jeni nė marinė" mė 1950, ku luante edhe i famshmi Gari Kuper. Bronson ėshtė martuar tri herė dhe ka pasur gjashtė fėmijė.
 
 
Libia bie dakort pėr kompensimin
 
Tripoli, 1 shtator 2003 - Libia ka rėnė dakord tė kompensojė tė afėrmit e tė vrarėve gjatė bombardimit tė njė avioni francez nė vitin 1989. Me kėtė i hapet rruga heqjes sė sanksioneve qė ka vėnė mbi vendin Organizata e Kombeve tė Bashkuara.

Udhėheqėsi libian, Muamar Gadafi, tha se ėshtė arritur marrėveshja pėr tė kompensuar tė afėrmit e 170 personave tė vrarė nė bombardimin e avionit francez mbi Niger.

Ai e bėri kėtė njoftim nė njė fjalim televiziv, ku ai iu referua edhe marrėveshjes sė arritur mė parė pėr tė kompensuar familjete e viktimave tė avionit amerikan qė u bombardua nė Lokėrbi tė Skocisė nė vitin 1988.
 
 
FBI heton bombardimet nė Irak
 
Bagdad, 1 shtator 2003 - Zyra Federale Amerikane pėr Hetimin (FBI) po dėrgon agjentėt e saj nė qytetin irakian tė Naxhafit, pėr tė hetuar sulmin me bombė tė javės sė shkuar qė la 100 tė vdekur.

Agjentėt e FBI-sė do tė shohin nėse ka lidhje midis sulmit tė sė premtes dhe sulmit tė mėparshėm ndaj zyrave tė Kombeve tė Bashkuara nė Bagdad.

FBI thotė se do tė pėrpiqet tė gjejė prova tė eksplozivėve tė pėrdorur nė Naxhaf pėr tė bėrė analizimet dhe krahasimet me ato qė u gjetėn pas shpėrthimit tė bombave nė Bagdad.

Ndėr rreth 100 tė vrarėt nė sulmin nė Naxhaf ishte dhe Ajatollah Mohammed Baqer al-Hakim, njė klerik i lartė i shumicės mysliamne shiite nė vend.
 
 
Vriten 29 talebanė dhe 2 ushtarė amerikanė nė Afganistan
 
Kabul, 1 shtator 2003 - Gjatė luftimeve tė fundjavės me ushtarėve amerikanė dhe rebelėve talebanė nė Afganistan kanė gjetur vdekjen 29 talebanė dhe 2 ushtarė amerikanė. Njoftohet se aviacioni luftarak amerikan bombardoi sėrish pozicione ushtarake nė jug tė Afganistanit, tė cilat dyshohet se u takojnė milicėve talebanė.
 
Sipas tė dhėnave tė shėrbimit sekret afgan, avionėt dhe helikopterėt bombarduan pozicione tė ndryshme nė malet e provincės Dai Ēupan dhe vranė rreth 25 rebelė talebanė. Kohėt e fundit nė kėtė zonė ka pasur vazhdimisht luftime tė ashpra mes trupave afgane tė mbėshtetura prej amerikanėve dhe atyre tė talebanėve.
 
 
Vritet nė Ēeēeni myftiu i qytetit Vedeno
 
Vedeno, 1 shtator 2003 - Nė Ēeēeni u vra duke u gdhirė dita e sotme myftiu i qytetit Vedeno, qė konsiderohet si qendra kryesore e rebelėve islamikė. Administrata e Vedenos njoftoi se persona tė panjohur kishin hyrė nė shtėpinė e myftiut Shamhan Magadov, e kishin tėrhequr zvarrė nė oborrin e shtėpisė ku e kishin ekzekutuar. Prej zonės sė Vedenos ėshtė edhe kreu kryesor i rebelėve ēeēenė, Qamil Basajev.
 
 
13 tė vdekur dhe 60 tė plagosur prej njė zjarri nė Tajvan
 
Tajpeh, 1 shtator 2003 - Prej njė zjarri nė njė ndėrtesė shumėkatshe nė kryeqytetin e Tajvanit gjetėn vdekjen tė paktėn 13 vetė dhe u plagosėn tė paktėn 60 tė tjerė. Sipas tė dhėnave tė policisė shumė banorė arritėn tė shpėtojnė vetėm duke u hedhur nga dritaret. Autoritet nė Taipeh nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė zjarrin ta ketė vėnė dikush.
 
 
Kėshilli qeveritar irakian ka emėruar 25 ministra
 
Bagdad, 1 shtator 2003 – Kėshilli qeveritar irakian, i formuar nga amerikanėt, ka emėruar sot (e hėnė) 25 ministra, tė cilėve u jipen mė shumė kompetenca nė qeverisjen e vendit, njofton Rojter.
 
Ministrat e rinj, shumica syresh pak tė njohur, do tė mbikėqyrin depertmentet e tyre, por s'kanė kryeministėr, andaj auteriteti i plotėfuqishėm mbetet nė guvernatorin amerikan, Pol Bremer, deri sa tė caktohet njė qeveri e zgjedhur.
 
 
"Al xhazira" ka emituar sot njė mesazh tė Sadam Husinit
 
Doha, 1 shtator 2003 - Televizioni satelitor i Katarit "Al xhazira" ka emituar sot njė deklaratė tė re me zė, e cila thuhet se ėshtė e presidentit tė pėrmbysur irakian Sadam Husein, nė tė cilėn ai hedh poshtė ēfarėdo lidhje me sulmin me bombė nė Naxhaf. Siē dihet nė kėtė sulm u vranė mbi 100 vetė, nė mesin e tė cilėve edhe udhėheqėsi shiit Muhamed Bakėr al Hakim.

"Pa kurrfarė provash na akuzojnė se kemi vrarė Al Hakimin", thotė zėri nė video incizim.
 
 
Guerilėt talibanė kanė vrarė tė pakten 7 policė afganė
 
Kabul, 1 shtator 2003 – Guerilėt talibanė kanė vrarė tė pakten 7 policė afganė nė dy sulme tė veēanta nė provincėn e pashtruar Zabul, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) shefi i sigurimit tė Zabulit, njofton Rojter.
 
Ai ka thėnė gjithashtu se 4 policė janė vrarė tė dielėn duke bėrė roje gjatė riparimeve nė autostradė ndėrmjet Kabulit dhe Kandaharit, kurse tre policėt e tjerė janė vrarė derisa po flinin nė njė pikė kontrolli nė Tazir Abat, zonė e njėjtė me autostradėn nė fjalė. Sulmuesit sigurisht janė talibanė, ka thėnė ai.
 
 
Tėrheqjen e ushtarėve britanikė nga Iraku e mbėshtesin 61 pėr qind tė anglezve
 
Londėr, 1 shtator 2003 – Sipas njė sondazhi tė botuar sot (e hėnė) nė gazetėn tabloide “The Mirror”, tėrheqjen e ushtarėve britanikė nga Iraku e mbėshtesin 61 pėr qind tė anglezėve, kurse 29 pėr qind kanė thėnė se trupat duhet tė tėrhiqen “sa mė shpejt qė ėshtė e mundur”, njofton AFP.
 
Ndėrkaq, sipas po kėtij sondazhi, 32 pėr qind janė deklaruar se ushtarėt britanikė duhet tė tėrhiqen “gradualisht, por me datė tė fundit tė paracaktuar”.
 
Ndėrsa numėr i ngjashėm i tė anketuarve ėshtė shprehur se ata duhet “tė qendrojnė sa tė jetė e nevopjshme”. Anketa ėshtė bėrė pasi kryeministri Toni Bler ka dėshmuar para lordit Huton lidhur me vetėvrasjen e Dejvid Kellit, ish-inspektor i KB-sė nė Irak.
 
 
Tė pakten 10 mijė shtėpi janė shkatėrruar dhe mijėra njerėz janė viktimizuar nga vershimet nė Kinė
 
Pekin, 1 shtator 2003 – Tė pakten 10 mijė shtėpi janė shkatėrruar dhe mjijėra njerėz janė viktimizuar nga vershimet dhe rrėshqitjet e dheut nė provincėn Shansi tė Kinės veriperendimore, tė shkaktuar nga rrebeshi i shirave qė filloi mė 28 gusht, njofton AFP.
 
Situata ende mbetet shumė e rėndė. Shifra e atyre qė kanė humbur jetėn nė kėto vershime ėshtė 26 njerėz. Vlerėsohet se dėmet ekonomike kapin shumėn 550 milonė juanė (66 milionė dollarė).

Ndėrkaq, sipas AP-sė, vershimet e rrufeshme nė shtetin Kanzas tė Shteteve tė Bashkuara kanė marrė jetėn e katėr fėmijėve, tre nga tė cilėt janė zėnė tė ngujuar brenda nė njė minikombi, i cili bashkė me gjashtė automjete tė tjera ishte ishte rrėmbyer nw rrugė nga vershimet e vrullshme.
 
Ekipet e shpėtimit, thuhet nė vazhdim tė njoftimit, po kėrkojnė nėnėn e fėmijėve dhe shoferin e minikombit nga Teksasi.
 
 
Nė Nepal janė vrarė tė paktėn 20 maoistė dhe 9 pjesėtarė tė forcave qeveritare
 
Katmandu, 1 shtator 2003 - Gjatė konflikteve nė Nepal, dje janė vrarė tė paktėn 20 maoistė dhe nėntė pjesėtarė tė shėrbimit tė sigurimit, ka bėrė tė ditur sot njė gazetė nepaleze nė gjuhėn angleze ,"Himalajan". Gazeta thekson se mė sė shumti tė vrarė ka pasur nė rajonin Surkhet, rreth 400 km nga kryeqyteti Katmandu.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.