1.09.2003 - Trepca.net

E dua Floridėn, por mė shumė mall kam pėr Kallmetin e vendlindjes


Poeti Lekė Gjoka buzė valėve tė Oqeanit Atlantik thuri vargjet se “Diellin e kapa pėr veshėsh”

Nju Jork, 30 gusht 2003 / Nga Klajd KAPINOVA

Metrotė nė New York, qė lėvizin nė drejtime tė ndryshme drejt zemrės sė ShBA-sė (Manhattan) marrin me vete miliona udhėtarė. Tė gjithė nxitojnė, qė tė shkojnė nė orar nė punė me tren dhe makinė. Shpesh amerikanėt zyrtarė, nėpunės tė thjeshtė, punėtorė dhe turistė tė zakonshėm, nė tren shfletojnė nxitimthi ndonjė revistė, gazetė. Pėr ato qė kanė udhė tė gjatė drejt punės njė roman, “love store” apo njė  me libėr me poezi ėshtė shumė e preferuar...
 
Kur udhėtoj nė Metro me tren nga Pelham Pkwy nė drejtim tė Manhattan-it shpesh nė ēantė marr me vete ndonjė libėr apo gazetėn e preferuar italiane “L’America Oggi”.
 
Para dy jave nė postė mė erdhi njė pako me dy libra tė poetit Lekė Gjoka nga Lezha me banim nė Florida. I mora nxitimthi dhe u nisa drejt stacionit tė trenit. I zhytur nė vargjet poetike “Diellin e kapa pėr veshėsh”, harrova qė tė ndaloj nė stacionin 34 St dhe 8 Avenue, pėr tė shkuar nė shkollė nė “Hotel Pennsylvania”...
 
Dielli mė shoqėronte kudo edhe pėrballė “Statujes sė Lirisė”, qė mė kujtuan disa vargje poetike tė shkruar nga emigrantja Emma Lagurus. Nė dorė kisha njė tjetėr libėr me poezi tė shkruar kėsaj radhe nga njė bashkėemigrant shqiptar... Rashė nė meditime gjegrafike dhe astronomike, se rreth Diellit sillet gjithė sistemi ynė diellor. Planetet rreth diellit, prej miliarda vitesh bėjnė ritin e zakonshėm tė rrotullimit rreth orbitės sė tyre dhe Diellit. Kontinentet me 6 miliard banorė, zgjohen e flejnė brenda katėr stinėve tė vitit nėn  tė rrezatimin jetėsor tė Diellit. Ky motiv pėrsėritet edhe nė shtetin e bukur tė Floridės bregdetare, ku poeti Lekė Gjoka ėshtė pėrpjekur figurativisht disa herė tė kapė pėr veshėsh Diellin, qė rrezet e veta ua dėrgon edhe vendlindjes sė tij tė dashur.
 
Pas njė pėrvoje nė vėllimin e parė poetik “Lotėt e puthjes”, tė gatuar nė Florida dhe pjekur nė njė shtypshkronjė nė Shqipėri, ai falė talentit dhe pasionit tė zjarrtė pėr poezinė thur vargjet dhe prozė sintetike, me ndjenjat mė tė ngrohta tė shpirtit tė zhuritur plot mall pėr vendlindjen.
 
*   *  *
 
Nė vėllimin e dytė poetik: “Diellin e kapa pėr veshėsh” (Tiranė, 2003) Lekė Gjoka, kundron me frymėzimin nga “Toka e premtuar”, netėt e nxehta ekzotike, tė veshur hijshėm me deshirėn e etur pėr liri, ku, askush nuk mund tė guxojė tė vrasė liritė, zemėrimin e valėve tė bukura tė Atlantikut, tek “gjuajnė me shkelma” ose puthin nė infinit bregdetin e frutave tė mrekullueshme ekzotike floridiane...
 
Nė tė gjithė ciklin me tematikė tė pasur poetike (58 krijimet artistike), sido qė t’i lexosh, ato ēlirojnė nxjesi emocionale sa herė qė i lexon e rilexon me endje. Pėrkitas me idetė e autorit tė parathėnies, mendoj pas pėrtypjes sė kėndshme poetike, pėrmes kėsaj sofre tė bukur vargėzimesh, autori Gjoka vjen mė i pjekur nga ana poetike, me njė larmi idesh e temash, emėlsi dhe lirshmėri vargu, tė cilat falė pėrvojės sė pendės sė shkrimtarit i trajton me pėrkujdesje me ngjyra dhe kolorit shumė tė ngrohtė. Ai ndonėse mijėra milje larg Kallmetit tė tij tė dashur, i ndėrthurė vargjet me shpirtin herė - herė tė trazuar dhe tė rilindur pas ēdo tramvaji, qė udha e vėshtirė e emigracionit e dengledisi nė tokėn e lashtė Helene, pėr ta takuar Homerin, nga ku mė pas mori biletėn pėr tė takuar Ēezarin e famshėm apo ish-perandorėt ilirė nė Perandorisė e famshme Romake. Dhe pse jo tė shihte nga afėr lashtėsinė e legjendės apo mitit tė hershėm latin qė ka si temė Ulkonjės, e cila u jep cicė kėlyshėve tė vet... Puna pėr mbijetesė dhe meditacioni si vlerė poetike, u skalitėn si pėrjetėsi edhe nė trurin e tij, qė si kompjutėr merrte e jepte ngjarje dhe pėrjetime nė dheun latin. Oh Zot, dua tė shkoj dhe tė pushoj pėr disa dekada nė “Botėn e Re”, qė lundėrtari epokal gjenovez Kristofor Kolombi zbuloi mė 1492... Amerika e George Washingtonit, u bė kėshtu me sa duket stacioni fundit, ku mė sė shumti gumėzhijnė malli dhe dėshira qė edhe Kallmeti tė jetė si Jecksonvile nė Florida.
 
Poeti natyrshėm, risjell aromėn e dashurisė nė kohėn e adolishencės sė tij, duke i kujtuar me nostalgji, ndonėse me modesti skalit me durimin e mjeshtrit tė fjalės vargjet e mėposhtme:
 
 “Me fshikuj erė tė gjuaj nė ēast
larg nė ėndrra ku aromėn dashuri
zgjaten miljet e harreses me pash
njė harugen shpirtėror mė gjuan me pahi!...”
 
Kėtė dashuri zemre dhe jo pasuri materiale, ai e vijoi deri nė hapjen e familjes sė re, i lumtur dhe i gėzuar qė hėna kishte qenė vetė dėshimtare dhe engjėll mbrojtės, tek i kishte ndezė njė abazhur tė vogėl dore barit, qė si dyshek gėzohej se mbante peshėn e njė dashurie tė re... Nė kėto ēaste meditimi, burojnė edhe frymėzimet, qė poeti me puplėn e lehtė dhe bojėn e dashurisė i krijoi mbi letrėn e bardhė.
 
I ligėshtuar dhe me brengė dhimbjeje tė thellė, pėr ēfarė ndodhi mė 11 Shtatorin e zi tė 2001-shit nė “Tokėn e bekuar tė ShBA-sė”. Poeti Gjoka luftoi poetikisht me djallin, qė kėrkoj tė errėsonte ėndėrrat e lirisė sė gjithė njerėzimit, qė kėrkoj tė gjunjėzojė krenarinė e lirisė nė Shtetet e Bekueme tė Amerikės. Ja se si e pėrjeton ai kėtė tragjedi qė pllakosi “Botėn e Re” nė agimin e shekullit tė ri:
 
“Djalli rrėmbeu vdekjen
dhe me qiell rrokullisej me rrapullime drejt Neė York-ut
njerėzit me ngulmimin pėrqafoheshin me jeten
Jeten-dhurata mė e vyer prej Zotit!
Por...
Flakė, tym, klithma, gjak e vdekje
me qindra, me mijėra
O Zot pėrse?!
mbeti jetim pa babė e nėnė fėmija
nė varr u shtri tė flej pėrgjithmonė njė dashuri e re!
Manhattan-it ia nxoren sytė
New York-ut e Washingtonit zemren janė munduar t’ia ndalin
Amerikės ia treten nė Atlantik brishtėsinė
por jo Ameriken asnjėherė ndjenjėn e jetės s’mund t’ia vrasin!...”
 
Ai mė tej pėrshkruan tragjedinė, lotėt, dhimbjet e 4500 shpirtrave njerėzorė, qė kaluan nė amshim, se si njerėzit e shikonin kėtė skenė direkt nga kanalet televizive amerikane dhe merrnin pjesė nė pikėllimin qė pushtoi gjigandin e planetit tonė.
 
Lekė Gjoka, pėr tė treguar se jeta vijon, pėrballė faqes poetike tė atentatit ndaj lirisė nė ShBA, ka vėnė poezinė “Atė natė...”, ku, Hėna kishte ndezur dritat e zogjtė nė zagushinė e natės verore shoqėronin kėngėn e dashurisė sė ēiftit tė ri, qė puthej e puthej nėn prehėrin e tokės, ku ndjenjat rinore hodhėn firmėn e dashurisė sė pėrjetshme...
 
Si bashkėemigrant nė metropolin mė tė madh tė botės nė Manhattan New York, kumtoj mė sė miri kumtin e vargjeve, dlirėsinė e shpirtit poetik tė Lėkė Gjokės, qė natyrshėm i burojnė ndjenjat e brendshme tė shpirtit tė qetė dhe herė tė trazuar me mallin e pėrhershėm pėr vatrėn e lindjes. Duke pasur edhe njė faqe interneti www.lezha.net dhe toplisten mė tė madhe tė e-mail-ve “Mėmėdheu”, Gjoka pėrcjell pėrmes brigjeve tė Florides dashurinė pėr Shqipėrinė, gjuhėn e dashur shqipe, traditat e bukura tė gurrės popullore shqiptare, vallet e lashta dhe veshjet plot kolorit tė popullit shqiptar. Tashmė pėr te vendlindja ėshtė larg vetėm 5 sekonda, sa ai bėn pėr tė hapur kompjuter dhe nė monitor thur dashurinė pėr vendin e tij, qė tretet ne etėr dhe rishfaqet pėrsėri nė mijėra monitorė kompjuterikė nė Shqipėri e kudo ku janė shqiptarėt nėpėr botė.
 
Mall, mall dhe pėrsėri mall buron nga zemra poetike e autori Gjoka. Ai rizgjon bashkėbisedimin e pėrmallshėm me vendlindjen, duke pėrmendur pėrsonazhet aq tė dashura tė tij, qė jo gjithnjė janė frymorė. Ulliri, kjo pemė e lashtė e brigjeve tė Ilirisė dhe detit Mesdhe, pėrmes pendes sė poetit, rivjen si njė nėnė e mirė, qė ka mbledhur nė njė sofėr tė madhe rreth vetės tė gjithė banorėt e malit tė Velės, erėn karakteristike qė kreh flokėt dhe ledhaton kujtimet e hershme dhe tė freskėta me vendlindjen. Nė Florida, ku dritat i ngjasojnė kolonive tė xixėllonjave, i kujton dritėn e dashur tė shtėpisė, shkėlqimin e objekteve tė dhomave, ku flejnė dhe zgjohen prindėrit e tij. Kallmeti ėshtė i njohur nė tė gjithė vendin pėr verėn e kuqe dhe tė ėmbėl. Edhe nė Florida ka verė shumė tė shijshme vendase, por edhe nga Italia, Franca, California, New York-u etj., por gjithsesi ajo nuk e ka shijen e tokės amtare, ku vreshtat me shekuj jetojnė historinė e banorėve tė Kallmetit.
 
E pėr ēfarė nuk ka dashuri dhe mall poeti Gjoka, qė gjithnjė rri menduar dhe end pelhuren e kthimit nė vendlindje, kur fėmijėt e rritur me njė buzėqeshje fisnike tė kėrkojnė nga prindėrit e Lekė Gjokės t’i tregojnė nė gjuhėn shqipe pėr varrin e Gjergj Kastriotit, vendlindjen e At Gjergj Fishtės, ēiftelinė e shumė sende tė tjera shqiptare. Si vetė emigrant Lekė Gjoka qė ka udhėtuar me botėn e shpreses kudo, ku ka shkuar nėpėr udhėt e vėshtira tė emigracionit, kujton me njė fisnikėri respekti poetin dhe shkrimtarin e njohur tė komunitetit tonė nė ShBA Kolec Traboinin nga Tirana, qė jeton dhe punon nė Boston. Ata sė bashku kanė rend udhėve tė vėshtira tė Athinės, ruajnė kujtime dhe pėrpjekje pėr mbijetesėn e emrit shqiptar, kanė mbajtur tė gjallė gazetėn e emigrantėve shqiptarė nė Athinė. Poeti e ka pėrjetuar nė kėtė mėnyrė poetretin fisnik tė Kolec Trabonit:
 
“Hej ti burrė malsie qe bjeshkve
iu flet me gjuhen e maleve
e si tė shohin njė herė me pėrqafim shikimesh
tė marrin nė prehėr dhe qajnė prej ndarjeve!...”
 
Vargjet shtrihen nė letėr bashkė me ndjenjat, qė fiksojnė ditėt qė ecin me shpejtėsi nė botėn e zhurmshme tė ShBA-sė. Kėtu i rrėshqasin autorit dashuritė pėr vendlindjen, prindėrit, fėmijėt, gruan, aromėn e lėndinave tė blerta tė Kallmetit, blegėrimen e deleve, cicėrimen e zogjve tė pyllit, pemėt e bukura, qė veshin hijshėm malin e Velės, lulet shumėngjyrshe mbi saksitė e shtėpive tė kallmetarėve. Kėtė mall, e gjejmė nė poezinė kuptimplote: “Ē’ti them tim biri!”, ku, ndėr tė tjera autori vargėzon:
 
“Jcksonvilla kishte veshur nė tė ikur pelhurėn e mjegullės
rrugėt rėnkojnė nėn rrokullimėn e rrotave tė makinave
Babi! - shpėrthen im bir Donaldi  - dua tė shkoj tek gjyshi
atje ku ajri tė buzėqesh me gugullima!...
Ē’ti them tim biri tė vogėl ngarkuar me mall
ti them se akoma Shqipėria s’e ka vrarė varfėrinė
ti them se dikur jam rropatur maleve tė Greqisė
pėr tė thithur pak ajėr tė lirė!...
Ti them se me mėrgimin yt atė
ėshtė larė atėherė kur s’ka dashur tė lahet
ka qeshur atėherė kur ika ardhur pėr tė qarė
e ka hangėr atėherė kur s’i hahet!...”.
 
Poeti e njeh shumė mirė vendlindjen e vet, karakteristikat e motit, njeh dhe citon shpesh pėr ilustrim figurativ dashuritė e dlirta shqiptare, bukuritė e bjeshkėve, zemėrimin e erės qė oshėtinė, ēmendurinė e murlanit tė zi, qė nga veriu i Shqipėrisė vjen me rrėmbim, ngrohtėsinė e vashave tė bukura shqiptare qė tinėz shikojnė djemtė e rinj, sytė e zi si rrushi i Kallmetit, rrezet e diellit qė shpėndahen nė shpatet e maleve tė thepisura... Makina e memories rrėshqet me shpejtėsi mbi kartėn e bardhė tek vargėzon sythet potike, qė deri nė fund tė tyre janė kthyer tashmė nė buqetė qė lėshojnė aromėn e kėndshėm tė shpirtit poetik.
 
Deti, valėt, kaltėrsia, poetit Gjoka nuk iu nda gjithė jetėn, mbasi vendlindja e tij ėshtė pranė detit Adriatik vetėm pak kilometra nga Shėn Gjini. Deti dhe Oqeani Atlantik janė njė lidhje qė flejnė sė bashku nė shtatin e ujėrave tė rruzullit tokėsor. Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik,japin e marrin me njeri-tjetrin nė ngushticėn e Gjilbratarit (tė njohur nė historinė antike te Europės si Portat e Herkulit), ashtu sikurse Lekė Gjoka jep dashurinė, pasionin dhe talentin nė vargje poetike qė pėrcillen pėrmes rrymave tė shpirtit artistik.
Kryepoezia, qė ka edhe bukurinė e figuracionit artistik nė ēdo varg pėr mua mbetet poezia me titullin e vetė vėllimit poetik “Diellin kapa pėr veshėsh!...”.
 
Autori nė dialog me Diellin, tregon episodet e jetės sė tij, gėzimet, brengat e ngarkuar me dhimbje qė e kanė shoqėruar nė ēdo hap tė jetės. Edhe kur nata hedh mantelin e saj tė zi, autori dėshiron tė ketė diellin pranė zemrės, qė mė sė shumti sundon nė Florida. Figuracioni letrar i pėrdorur nga poeti Gjoka nė kėtė rast ėshtė i qėlluar dhe shumė domethėnės. Ai kap pėr veshėsh, pikėrisht tė pamundurėn, njėsoj sikurse njė ditė tė dėshironte tė bėhej vajzė, nėse do tė kalonte Ylberin nė kėmbė ose mbi njė kalė tė bardhė si njė “Princ i Kaltėr”... Malli pėr atdhe, tokėn e tė parėve, gurėt e rrugicat e mahallės, ku kaloi fėmijėrinė e brishtė, bėn qė herė pas here Lekė Gjoka mbrėmjeve tė vona tė derdh lot malli me nota merzie, ndonėse ėshtė nė vendin e lirive tė ėndėrruar. Sido qė ti lexosh fare lehte e kupton, se poezitė e tij, janė biografia e njė jetė plot kalvare emigracioni nga Europa nė Amerikė.
 
Edhe kur poeti udhėton udhėve tė bukura tė Floridės merr me vete bllokun e shėnimeve nė gjuhėn shqipe. Ai ec rrugės me mendime ngarkuar dhe skicon fatin apo ėndrrat e varrosura...erdhi ajo...flamuri shqiptar nė mėrgim...mall...dashuri etj.
 
Kėshtu i ndjeva dhe pėrjetova nė Metro drejt Manhattan-it poezitė e poetit bashkėemigrant Lekė Gjoka tė mbujtur me mall, shpresė dhe dashuri pėr vendlindjen.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.