| |
 |
|
|
|
30.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
100
autorė shqiptarė, nė njė antologji rumanisht
|
|
|
|
|
|
"Un
alfabet al poeziei albaneze" Botoi
"Privirea" (Vėshtrimi) / 101
autorė, 181 faqe, / shoqėruar me bio-bibliografinė e autorėve
/ ISBN: 973-85900-2-7 / Bukuresht
2003
 |
|
- 30
gusht 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
-
- Kohėt
e fundit doli nė Bukuresht "Njė alfabet i
poezisė shqipe", antologji e poezisė shqipe nė
gjuhėn rumune, zgjedhur e pėrkthyer nga
Ardian-Christian Kyēyku. Vėllimi ėshtė vėnė nė
qarkullim nga shtėpia botuese "Privirea" (Vėshtrimi),
me mbėshtetjen e Shoqatės Lidhja e Shqiptarėve tė
Rumanisė dhe pėrfshin poezi nga krijimtaria e 101
autorėve shqiptarė tė tė gjitha kohėrave dhe
trevave ku kanė banuar apo banojnė.
-
- Nė
parathėnien e titulluar "Edhe shqiponjat
veprojnė ngenjėherė kėshtu", hartuesi dhe
pėrkthyesi i antologjisė pėrmend parabolėn e
shqiponjave, tė cilat, pėr tė mos pranuar vdekjen qė
vjen njėheresh me zgjatjen dhe kthimin e sqepit drejt
fytit, i brejnė dhe i shkurtojnė sqepat pas shkėmbinjve.
"Poezia e krijuar nė gjuhėn shqipe, - thotė
ai, - ngjan tejmase me kėtė lėvizje tė brendshme
mbijetese dhe vetėpėrjetėsimi tė shqiponjave.
-
- Mbas
secilės poezi, poemė, vepėr poetike, do tė zbulojmė
padyshim kėrcėnimin e egėr, pragmatik, real, tė
Vdekjes Totale. Tė shpėrbėrjes sė shumėfishtė. Kėrcėnohet
gjuha amtare, identiteti, origjinaliteti, krenaria,
zakonet, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Cila
shqiponjė do tė kish pranuar rėnien nė harresė?!"
|
-
- Antologjia
hapet me disa nga kryeveprat e Anonimėve, si Rozafati,
Kostandini dhe Jurendina, Kėnga e Urės sė Qabesė, Vajtimi
i Ajkunės, Skėnderbeu dhe Ballabani, Balada e Pal Golemit
dhe pasohet nga krijime tė poetėve Dritėro
Agolli, Mimoza Ahmeti, Fran Altimari, Fatos Arapi, Lindita
Arapi, Asdreni, Alban Bala, Eqrem Basha, Natasha Bega, Sadik
Bejko, Mario Belici, Vinēenc Belmonte, Jorgo Bllaci, Shaip
Beqiri, Xhavit Beqiri, Valdet Berisha, Agnes Gonxhe Bojaxhi,
Martin Camaj, Beqė Cufaj, Andon Zako Ēajupi, Alket Ēani,
Basri Ēapriqi, Anton Ēefa, Gentian Ēoēoli, Rrahman Dedaj,
Jeronim de Rada, Shefqet Dibrani, Xhuzepe Skiro di Maxhio,
Xhuzepe Skiro di Modika, Gjergj Fishta, Naim Frashėri,
Xhozafar Frasino, Adem Gajtani, Mirko Gashi, Zef del Gaudio,
Sabit Gecaj, Virion Graēi, Enver Gjerqeku, Ndoc Gjetja, Sabri
Hamiti, Ervin Hatibi, Flurans Ilia, Adem Istrefi, Gustin
Jordani, Ismail Kadare, Karmell Kandreva, Faik Konica, Ernest
Koliqi, Mitrush Kuteli, Bardhyll Londo, Luljeta Lleshanaku,
Gjekė Marinaj, Ervin Marko, Jamarbėr Marko, Petro Marko,
Esat Mekuli, Din Mehmeti, Elidor
Mėhilli, Migjeni, Ndre Mjeda, Beqir Musliu, Pietro
Napoletano, Fan Noli, Rrahman Paēarrizi, Ndoc papleka, Gert
Pashaj, Lluka Perone, Arshi Pipa, Ali Podrimja, Dhimitėr
Pojanaku, Lasgush Poradeci, Domeniko Randeli, Frederik
Reshpja, Bujar Salihu, Zef Serembe, Vehbi Skėnderi, Enxa
Skutari, Xhevahir Spahiu, Ilirjana Stringa, Ragip Sylaj, Azem
Shkreli, Edi Shukriu, Pano Taēi, Kasem Trebeshina, Agron
Tufa, Vorea Ujko, Olimbi Velaj, Ana Ventre, Dushko Vetmo, Agim
Vinca, Kate Xukaro, Bilal Xhaferri, Endri Xhafo, Trifon
Xhagjika, Mustafė Xhemaili, Rudian Zekthi, Moikom Zeqo, Preē
Zogaj, Zef Zorba, Visar Zhiti.
-
- Nė
parathėnien njohėse, drejtuar lexuesit tė huaj, - e ku
trajtohen mjaft ēėshtje tė shpirtėrimit shqiptar, qė
njihet aq pėrciptas e jo rrallė shtrembėr nė kėtė anė tė
kontinentit, - hartuesi thekson se "Poezia mbetet po ai
teren rrėshqitės, plot humor tė zi dhe shndėrrime tė
paparashikueshme. Sot je njė askush - nesėr njė grusht guriēkash
tė perėndishme, fjalė-perla tė mbjella si duhet nė murin
qė na ndan nga harresa, tė dėbojnė nga hija e kujtesės
dhe tė hipin nė njė fron qė s'e ke ėndėrruar kurrė, apo
qė vetėm e ke ėndėrruar. Njė ditė tjetėr, njė tjetėr
si ti, mbase pak mė i dashur pėr muzat dhe engjėjt, dėrgohet
tė tė dėrgojė sėrish nė hije. Sic transit... Me gjithė
vėshtirėsitė mėkatare tė periudhės sė tranzicionit, me
pamundėsitė dhe kaosin e krijuar nga 'decentralizimi i frymėzimit',
janė tė paktėn tė admirueshme pasioni dhe pėrkushtimi me
tė cilat shkruajnė sot ata dhjetra mijėra tė rinj a tė
moshuar shqiptarė, duke mbartur secili nė fshehtėsinė e tė
qėnit ende njė i panjohur, kurorėn e artė tė poezisė sė
madhe.
-
- Ata
e dijnė se gjuha e tyre amtare nuk para i honeps
eksperimentet, por aq mė pak i duron poetėt e bėrė
e jo tė lindur. Kėsisoj, secili pėrpiqet tė jetė i
lindur. Emrat e kėtyre, ndonėse ende fare pak apo
aspak tė njohur, janė shumė. Na nevojitet vetėm njė durim
i shkurtėr gjysmėshekullor, ose edhe mė pak, qė tė mund tė
lexojmė mes reshtave tė njė antologjie tė zverdhur nga
befasitė, vargjet e tjetrės (...) Nuk synoja kurrsesi tė
mblidhja nė njė atdhe tekstual emra autorėsh, por thėrrmija
nga dhuntitė e sa mė shumė poetėve.
-
- Mbase
pėr kėtė arsye zgjodha, nė kohė, kriterin alfabetik. Ky
kriter m'u duk mė zemėrgjeri, i mbėshtetur njėfarėsoj
edhe nga pikėpamja metafizike - njė kriter qė i lejon
secilit autor ta pėrshfaqė thelbin e veprės sė vet nė mė
tė paanshmin kontekst. Dihet se nganjėherė kriteri nuk pėrdoret
veēse pėr tė mbuluar qėllimin kryesor e tė fshehtė tė
hartuesit tė antologjisė, lojnat e tij tė prira nga
nuk-e-di ē'utopi tė errėta. Nga ana tjetėr, bota e poetėve
ballkanas ka njė ndjeshmėri tė pamėshirshme, ēka e shndėrron
hartimin dhe botimin e njė antologjie nė njė kėrkesė-ofertė
tė hapur tė hartuesit pėr tė shtuar 'hasmėt'.
-
- Dashuria
me tė cilėn i kam pėrkthyer vargjet e mėposhtėm, duke kapėrcyer
mbi tė gjitha bindjet kritike vetjake dhe koniunkturat e ēastit,
duke marrė paraprakisht mbi vete hidhėrimin e tė vėrtetės
se, kush nuk tė ėshtė bėrė ende hasm pa arsye, ka tėrė
pėrjetėsinė nė dispozicion ta bėjė, ndjej se mė ēliron
nga mėkati i subjektivitetit manipulues. Atje ku mbase e kam
tepruar pa e kuptuar, gjendet, nė fakt, pėrmasa tjetėr e ēdo
antologjie poetike: besimi i hartuesit nė rrymat dhe stilet qė
duken tė kenė mė shumė shanse ngadhnjimi ndaj 'doganave' tė
Kohės. E cila, sikurse Vdekja, nuk para ka humor, sidomos kur
vjen fjala pėr poezinė. (...)
-
- Mbetem
me bindjen dhe ndjesinė se njė hartues antologjie, me tė pėrfunduar
njėrėn, bluan nė mendje antologjinė pasuese. Ai e drejton
mendimin ndaj atyre shėrbyesve tė jashtėzakonshėm tė
verbit poetik, qė pėrballojnė me stoicizėm, por edhe me
hire tė rrallė poetikė, mosnjohjen zyrtare dhe shpėrfilljen
e lexuesit, i cili duket gjithmonė mė pak i mprehtė nga sa
duhet. Hartuesi nuk ka ngulmuar tė thotė se njė Poezi ėshtė
e vetmja qė vlen apo mė e denja pėr vėmendjen e pėrjetėsisė.
Ai ka synuar, - gjithnjė, - tė thotė se, mes popujsh tė
tjerė, mes gjuhėsh tė tjera, tė vjetra e tė reja, disa
njerėz tė zgjedhur a mė pak tė zgjedhur nuk kanė dashur tė
vdesin me tė parėn. Mė saktė: shumė nuk kanė dashur vetėm
tė vdesin. Gjer edhe shqiponjat veprojnė nganjėherė kėshtu".
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|