OPINIONE

   
29.08.2003 - Trepca.net

Kujt i duhet Pavarėsia e Kosovės?


29 gusht 2003 / Fadil MALOKU , Sociolog        
 
Nė njė takim siq u kualifikua nga ana e mediave, “tė jashtėzakonshėm” tė elitės sė UNMIK-ut, tė mbajtur nė Shėn Naum tė Ohrit para ca javėsh, nga ana e Zv. Administratorit  tė Kosovės Charles Brayshaw, nė Agjenden e vetė pėr diskutim kishte ngritur nje cėshtje interesante qė rrallėherė  apo asnjėherė gjerė mė tani aq publikisht nuk ishte bėrė pėr  opinionin Kosovarė dhe ate ndėrkombetarė!
 
Tėrė kėsajė, kur t’I shtohet edhe fushata e tėrbuar  aktuale qė ėshtė duke e ushtruar Serbia ndajė Kosovės, nė prag tė asajė qė po I  quajnė herė bisedime e herė dialog pėr “cėshtje praktike”, atėherė kuptimi pėr tė diskutuar nė mėnyrė kaq “transparente” nga ana Administratės sė UNMIK-ut, pėr njė problematicė siq ėshtė ai I synimit tė Kosovarėve pėr ta rrumbullaksuar identitetin e vetė shtetėrorė tė ndarė nga Serbia, dyshojė tė jetė bėrė pėr shkaqe tė tė konsumit tė Administratės sė UNMIK-ut , pėr tė cilėn siq cekėm u bisedua nė shėn Naum.
 
Por, pėr cka ishte nė tė vėrtetė fjala? Takimi nė fjalė, nė agjendėn e vetė kishte  shtruar pėr object diskutimi temėn (qė diskursi politik shqiptar nė Kosovė asnjėherė se hjek prej goje) lidhur me mėnyrat se si do tė mund tė shtohej jointeresimi i kosovarėve pėr Pavarėsinė e Kosovės, duke e vėnė nė njė analogji Kosovėn me Luksemburgun si  shtet dhe anėtar tė BE dhe NATO-s!?
 
Kjo ēėshtje shtruar(kėshtu dhe nė kėtė kohė e vendė!?) nga ana e Administratės sė UNMIK-ut, nė mėnyrė gjysėm tė hapur pėr opinionin e gjėrė, do tė duhej tė bėhej interesante pėr analiza, komentime dhe debate publike nėpėr media  jo vetėm  Kosovare,  edhe pėr njė fakt tjeter, qė do tė thoshnim ėshtė I rėndesishėm pėr momentin, pra ate tė natyrės sė ofertave  tė dy palėve nė konflikt.
  
Nė tė vėrtetė, ky Projekt I UNMIK-ut, qė konsiston nė hulumtimin e strategjive tė reja pėr ta zhveshur argumentin e ofertės sė kosovarėve  (lexo ; opcionin e pavarsisė qė ishte konstant nė kėto 10 vitet e fundit), apo thenė mė butė pėr ta zbritur interesimin e tyre nga kjo ofertė qė serbėve  u duket edhe kėtyre ditėve maksimale, (a nė essence ėshtė optimale, sepse maksimale ėshtė ajo e bashkimit kombėtar –pra Shqipėria Etnike) pėr dallim nga ai pėr tė cilin nė vitet ’90-ta  supozohej se ishte vetėm njė strategji i ish regjimit dhe e politikės Serbe, ngaqė pretendonte gjoja ruajtjen pozicionit tė vetė tė pabarabart (lexo; kolonialist) nė ish federatėn Jugosllave, e qė arrijti efekte tė kundėrta me qėllimin e adresuar dhe tė identifikuar mė heret, ėshtė njė Projekt I vonshėm dhe kujtojė shumė I gabueshėm pėr t’u ndėrmarr.
 
Arsyet janė tė natyrave tė shumta, pėr cka me siguri do tė nevojitej njė elaborim mė I gjatė dhe mė argumentues, qė nė kėtė rast nuk ėshtė object I fokusimit tone. Por ne, me njė fjali po e pėrmendim vetėm nje. Ky Projekt, bjen ndesh me Rezolutėn 1244!  
 
Por cka ėshtė mė interesante nė tėrė kėtė Projekt, ėshtė porosia qė tash del edhe si obligim qė e paska marr Administrata e UNMIK-ut mbi vete, pėr ta ridiagnostifikuar jo vetėm shkallėn e nivelit tė (jo)interesimit tė Kosovarėve pėr opcionin e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe shqyrtimin decidiv  tė mekanizmave tė cilėt domosdo do duhej ta shtonin mointeresimin e shqiptarėve pėr synimin e ngulitur jo me vite por me dekada  tė tėra nė etnopsikologjinė  e tyre.
 
Por a duhet dhe a janė te informuara sė pari mediat, pastajė  diskursi ynė politikė,e nė fund edhe opinioni I gjėrė demokratik? Nė kėtė kontekst, kam pėrshtypjen qė tė trija kėto diskurse as qė kanė treguar dozė interesimi pėr kėtė Projekt nga ana e UNMIK-ut.Apo ndoshta, Ekspertėt e UNMIK-ut, vėrtetė kanė ardhė nė pėrfundim (qė pak e besojė!) se momenti pėr tė filluar animimin e opinionit  Kosovar, pėr neutralizimin  e synimit pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė mu ky tanim.. Ngaqė, si mund tė spjegohet qė nė tė njejtėn kohė paralelisht, fuqizohėn edhe apetitet e estabilishmentit actual politik serb, siq ngjau kėtyre ditėve nė Parlamentin e tyre, ku u debatua frikshėm pėr Kosovėn dhe tė ardhmėn e sajė.
 
Tekefundit, ciniku do tė thoshte se ata e kryejnė punėn e tyre e cila lidhet me interpretimet e Rezolutės 1244, pėr njė”autonomi substanciale” , siq u pėrmend nga goja e Coviqit dhe dhe ministrit tė Mbrojtjes Mihajlovic.
 
Kjo indeferencė, siq do ta quaja e sidomos mediave dhe diskursit tone politikė, na sinjalizon ose pėr paaftėsinė e tyre pėr tė qenė nė trend tė  zhvillimeve aktuale dhe atyre qė na presin, ose dobėsinė pėr tė iu kundėrvė keqinterpretimeve tė gjuhės sė sofistikuar diplomatike qė me vete bartė si Rezoluta 1244 (tė cilėn diskursi politik serb ėshtė duke e shfrytėzuar maksimalisht) ashtu edhe Korniza Kushtetuese.
 
Opinioni I gjėrė Kosovar ka tė drejtė tė pyes dhe tė informohet drejtė lidhur mė kėtė ēėshtje aspak tė (pa)kėndshme, sidomos pėr ata pjesė tė opinionit e cila debatet dhe bisedat lidhur paragjykimin e synimit tė kėsajė shoqėrie, pėrpiqet t’I  vėjė nė shtratin e Prokrustit UNMIK-ian.
 
Administrata e UNMIK-ut, nė anėn tjetėr, dorėn nė zemėr  po e bėnė punėn e vetė (duke diagnostifikuar situata te reja te krijuar pas kėtyre viteve tė pasluftės tek opinioni Kosovar) ashtu siq e obligojnė qendrat e vendosjes. Por, nė anėn tjetėr shtrohet pyetja tjetėr cfarė bėjnė Ekspertėt tanė, Parlamenti I Kosovės, Qeveria, Akademia, shoqėria Civile, etj, me diagnostifikimin dhe qartėsimin e asajė cfarė nė tė vėrtetė duam ne si shoqėri demokratike. Askush, me sa dij gjerė mė tani nuk ka dal me ndonjė Projekt tė pėrpunuar nė detaje, tė na e sqaroj neve si qytetarė tė Kosovės se cfarė fitojmė dhe cfar humbim ne Kosovarėt me Pavarėsinė e Kosovės. Ciniku, sėrish do tė rezononte me logjiken e mėsipėrme. Si mund tė humbin ne si shoqėri me Kosovėn e Pavarur? Gjerėsa, realisti.Po cfarė na duhet njė Kosovė e pavarur, pa investime pa ekonomi te zhvilluar, pa vende te reja tė punės pėr armatėn e tė papunėve qė do rritet ende pas procesit tė privatizimit, pa pėrkrahjen e miqėve, etj.
 
Mėtej, a ėshtė bėrė ndonjėherė (ndoshta ėshtė duke u bėrė?!) ndonjė kalkulim mė I pėrafėrtė, lidhur me lėvėrdinė; ekonomike, politike, strategjike, etj qė do tė mund ta kishte Kosova, me pavarėsinė e sajė?
 
Apo, mitin mbi “Kosovėn e dėshiruar, si tė pavarur”, e kemi ndėrtuar vetėm si synim abstract pa ndonjė; argument, lėvėrdi e mbulesė tė forte ekonomiko- politike? Popujt seriozė, tė gjitha kėto I konsiderojnė si pjesė tė interesit kombėtar, dhe me xhelozi tė madhe I ndėrtojnė. Ėshtė e habitshme, qe synimi pėr “Pavarėsin e Kosovės” , edhe me tej shpėrdorohet pėr qėllime ditore, pa menduar fare se “cėshtja e pavarėsisė” ėshtė cėshtje e interesit tone kombėtar.
 
Njė cėshtje tjetėr, qė poashtu kėrkon pėrgjigje ėshtė edhe ajo se, cfarė nė tė vėrtetė  synohet me “Kosovėn e hapur, dhe tė pavarur”? Administrata e UNMIK-ut, duke e investiguar kėtė fenomen tek Kosovarėt, ajo kujton ta marr edhe tė drejtėn pėr tė vendosė  pėr uljen e kėtij  synimi, gjė qė nga tė gjitha kėndėvėshtrimet ėshtė I gabuar. UNMIK-u, poashtu e bėnė kėtė punė edhe pėr shkak se e dine qė shoqėria Kosovare, nuk e ka arritur nė asnjė periudhė kohore tė qenėsimit tė vetė, shkallėn e nivelit kritik  tė dėshirės pėr ta njėmendėsuar kėtė synim pėr pavarsi, sikurse bie fjala e kanė bėrė serbėt e Bosnjes, tė cilėt prej hiqėgjė, ia dolėn tė bėhen me shtet tė tyre! Por tė shohim, se me cfarė finesash tanim pretendohet tė konsumohet kjo ide nga Administrata e UNMIK-ut.
 
Tani, nga goja e zv. administratorit Z.Brajshaw nė Shėn Naum, kjo ēėshtje vetem sa bėhet nė mėnyrė pakėz mė tė sofistikuar, ngaqė ajo tanim pretendon tė hulumtojė jo vetėm mėnyrat se si do tė mund tė shtrihej dhe konsumohej nė niveli qytetar, por edhe metodologjinė qė do ta ndihmonte atė nė tė ardhmėn.
 
Tendenca pėr tė tentuar zhvirgjėrimin e synimit tė shqiptarėve tė Kosovės mu tani edhe kaq hapur, pėr mendimin tim nuk do tė ishte edhe gjithaq e rekomandueshme;
 
E para: Kosova si vend I fundit I rajonit qė eshte duke e provuar procesin e tranzicionit permes kriterit tė privatizimit, e presin problemet e natyres sociale, ekonomike, por jo ndoshta edhe aq tė asajė juridike e politike.Trazirat e mundshme (dhe te inskenuara ) locale ne periudhen qe po hyjmė janė teren ideal pėr ta  shtuar (e jo pėr ta zvogėluar) edhe mė tej besimin e opinionit kosovar pėr pavarsinė e Kosovės. Prap, ciniku do tė thoshte se energjia e brendshme e tė paknaqurėve sė bashke me kasten politike kosovare, shumė lehtė do te mund tė pozicionoheshin nė drejtim te ruajtes sė asaj qė qe fituar me voten e qytetarėve, e jo tendencave qė do tė ua rrezikonin privilegjet e fituara pikėrisht me iluzionin e sipėrpėrmendur.
 
Sė dyti, qytetarėt Kosovarė sė bashku me elitėn (pjesen dėrmuese nga nivelet lokale) e tyre, ende jane te animuar me inponimin e sundimit monoentik e minoritar te ngelur nga ish regjimi komunist sllav, ku diskursi politik shqiptar ishte opozitė jodemokratike, ngaqė thjesht ishte I privuar nga konsumi I institucioneve egzistuese tė regjimit disktatorial serb.
 
Sė treti, referencat e asajė qė Z. Brayshaw, e definon si  “tė menduar deshiror”, jane pasoje direkte jo vetėm e frustrimit 10 vjeqar te udhehequr nga diskursi pacifist, por edhe tė pėrvojės do tė thoshja tė njė tė rezonuari dhe njė etnopsikologjie tonėn patriarkale, se shpresa ėshtė e fundit qė vdes!
 
E katėrta, kjo tendencė do t’I minonte edhe ashtu tė brishta raportet ndėretnike nė Kosovė, tė cilat janė pjesė shumė e rendėsishme e dialogut serbo-shqiptar qė do tė duhet tė fillojė nė kėtė vit.
 
Shikuar kėshtu, dhe nga kjo distance kohore “tė menduarit dėshiror”, tė shqiptarėve tė Kosovės do te thoshja bėhet pengesė serioze ne drejtim te realizimit te synimit (poashtu te ndertuar nga I njejti diskurs) pėr pavarėsi.
 
Tani synimi pėr pavarėsi do tė duhej te relativizohej jo nė pėrmbajtje e cila do duhet te pasurohej me elemente te diskursit tė ri demokratik, por nė formė e cila duhet te zhveshet  nga premtimet pa mbulesė.
 
Esenca e ndryshimit tė ēasjes prej formes ne drejtim tė pėrmbajtjes se ketij synimi apo te “menduarit dėshiror”, qendron mu nė zhvendosjen e vėmendjes e opinionit te gjėrė kosovarė kah standardet, korniza kushtetuese, Rezoluta 1244, bisedat pėr qėshtje praktike me Serbinė, nė mėnyrė qė nė njė faze tjetėr mė thellė tė pėrvojės demokratike dhe eliminimit tė shkaqeve qė e kanė penguar realizimin e kėtij synimi, qėshtja e pavarėsisė tė relativizohet gjerė nė atė masė sa qė njė ditė edhe tė shkulet fare nga agjenda e synimit kolektiv tė Kosovarėve.
 
Por ēėshtja ėshtė, pėr Administratėn e tanishme, si tė krijohet disponim i opinionit indeferent ndaj diskursit te pavarsisė? E jo si tė prolongohet qėshtja e definimit tė statusit definitive tė Kosovės. Cilat kritere duhet pėrdorur ne kete drejtim? Cilat mund te jene pasojat e cilat shkaqet. Te gjitha kėto qėshtje paraprakisht do duheshin studiuar mirė e mire. Referencat e zv.Brajshaw nderlidhen me benificionet qe dalin nga asociimi me Evropėn. Pra shtrohet pyetja sa do te mundė te fitojė Kosova e sa Serbia kur dihet starti i seciles me ofertat e tyre ekonomike, politike, ushtarake, dhe ato tė inxhinieringut njerėzorė. Serbia si gjithėnje e prirur per shantazhe gjerė nė zgidhje tė statusit definitiv tė Kosovės do ta pėrdor ate si mjet presioni pėr te pėrfituar nga asociimi me Evropė e sidomos Amerikėn.
 
Kosova nė kėtė drejtim me ofertėn e saj ende fatėpajtuese pėrdorimin e vetėvehtės nuk mund ta abuzojė, pėr tė bėrė presione te ndryshme mbi tė tjerėt, e aq mė pak mbi Serbinė, ngaqė edhe nuk ka nevojė. Nė anėn tjeter ajo edhe ashtu nuk vendos pėr problemet kyqe, ngaqė UNMIK-u ėshtė adresa qė qendrat e vendosjes ende e preferojnė kur ėshtė fjale pėr vendime me peshė rajonale. Poashtu, nje qėshtje tjeter qė ėshtė zėnė nė gojė nga ana e zv. Brajshaw, ėshtė edhe ajo e “planit te detajuar per arritjen e standardeve”.
 
Ėshtė e vertete se shqiptart ende vuajnė nga sindromi I tė “menduarit dėshiror” gjė qe ėshtė pėrcjellur edhe ne periudhen e pasluftes sidomos kur aludohet te bisedohet pėr statusin e Kosovės me palen serbe. Mirėpo nė anėn tjeter ata mund te orientohen nė kėso lloj kėrkesash edhe pėr shkak se:

A) Ata asnjėherė gjatė dy dekadave te fundit nuk jane sprovuar me te menduarit dhe logjiken pragmatike, me veprimet konkrete institucionale dhe me marrjen e pėrgjegjėsisė politike, siq kanė bėrė dhe po bėjnė tani pas luftės.
 
B) Sė dyti kosovarėt me elitat (pjesen dėrmuese ne nivele lokale) e tyre tė identifikuara me votėn e verdiktit, nuk mund tė paraqesin asfarė rreziku, pėr UNMIK-un, ngaqė thjesht, atyre qėshtjet madhore tė realizimit tė synimit tė pavarėsisė, as qė u ėshtė lėnė hapsirė e vendimarrjes.
 
Thėnė mė thjesht, pavarėsia e Kosovės, apo “tė menduarit dėshiror”, siq u quajt nė takimin e Shen Naumit, pėr fazėn e tanishme nėpėr tė cilėn ėshtė duke ecur Kosova as qė paraqet ndonjė rrezikė  as pėr sigurinė dhe stabilitetin e regjionit, e as pėr Administratėn eUNMIK-ut. Sepse, Rezoluta 1244 sė bashku me Standardet para statusit, janė bėrė njė ecje aq e natyrshme, saqė edhe tė “menduarit dėshiror” do tė ishte I tepėrt! Atėherė, shtrohet pyetja. Kujt nė tė vėrtetė i duhet “pavarėsia” e Kosovės? Kėtu Zv.Kryeadministratori, ka plotėsisht tė drejtė!
 
(Autori ėshtė Drejtor i- IDERK-ut)

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.