|
27
gusht 2003 / Fahri Musliu / Zėri
i Amerikės
Kryetari
i Qeverisė sė Serbisė, Zoran Zhivkoviē duke iu drejtuar
deputetėve para votimit tha se parlamenti e miraton njėzėri kėtė
deklaratė, qė do tė dėrgojė mesazhe nė tė katėr anėt e
botės.
Opinionit
tė Serbisė do ti dėrgojmė mesazhin se parlamenti, si pjesė
e pushtetit por edhe qeveria janė tė gatshme dhe tė afta qė
seriozisht dhe racionalisht ti qasen si debatit ashtu edhe
zgjidhjes sė tė gjitha ēėshtjeve tė rėndėsishme qė janė
me domethėnie mė tė lartė pėr shtetin dhe kombin, dhe ka
shtuar se njė nga kėto prioritete ėshtė Kosova, sikurse qė
janė edhe integrimet euroatlantike, tha ai.
Zhivkoviē vuri
nė dukje se mesazhi pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė se
pushteti demokratik nė Serbi i respekton tė gjitha rregullat dhe
dokumentet e nėnshkruara, se nuk po bėn thirrje pėr luftė dhe
mund tė jetė partner pėr tė gjithė bashkėsinė ndėrkombėtare.
Ai ka shtuar se
pushteti demokratik nė Serbi gjithashtu as qė ka tė drejtė as
ndėrmend qė tė heq dorė nga legjitimiteti i luftės pėr
interesat e Serbisė dhe tė popullit serb nė territorin e Kosovės.
Sipas tij
mesazhi pėr shqiptarėt dhe udhėheqjen e tyre ėshtė se tani ėshtė
momenti historik pėr tė treguar se politikisht janė tė pjekur
dhe pėrgjegjės dhe se mund tė bėhen bashkėbisedues dhe
partnerė tė mirė edhe tė Beogradit edhe tė Bashkėsisė ndėrkombėtare.
Zhivkoviē tha
se mesazhi kryesor ka tė bejė me serbėt e Kosovės sepse pėr
ata zgjidhja e problemit tė Kosovės ėshtė me rėndėsi
maksimale. Sipas tij pa kthimin dhe ekzistimin e serbėve nė
Kosovė nuk do tė ketė zgjidhje tė mirė pėr kėtė problem.
Prandaj edhe i
ka ftuar qė pėrkundėr tė gjitha tė kėqiave qė u janė bėrė,
tė gjejnė atomin e fundit tė forcės dhe motiv tė mjaftueshem
qė tė mbeten atje, dhe tė kenė besim tek institucionet e
Serbisė. Sipas tij qeveria serbe me nisma diplomatike do tė
orvatet tė realizojė ėndrrėn e tė gjithėve pėr njė Kosovė
tė qetė.
Nė tekstin e
Deklaratės prej 20 pikash thuhet se sovraniteti shtetėror dhe
mosndarja territoriale e Republikės sė Serbisė ka tė bėjė
edhe me Kosovėn, pavarėsisht nga administrata kalimtare ndėrkombėtare
atje.
Gjithashtu nėnvizohet
se rreth statusit final tė Kosovės nuk mund tė zhvillohet
debati derisa nuk realizohen tė gjitha dispozitat e Rezolutės
1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Kėrkohet
qė sa mė parė tė zbatohet decentralizimi i Kosovės nė
harmoni me rekomandimet e Kėshillit tė Evropės, tė sigurohet
respektimi i plotė i marrėveshjes ushtarako-teknike dhe i
dokumentit Hakerup-Ēoviē.
Kur tė pėrmbushet
nė tėrėsi Rezoluta 1244 si dhe standardet qė i ka shtruar
UNMIK-u Kosovės, atėherė institucionet kompetente tė Serbisė
do ta autorizojnė Qendrėn Bashkėrenduese pėr Kosovėn qė me
anė tė Grupit tė Kontaktit tė kontribuojė nė hartimin e
platformės sė autonomisė esenciale tė Kosovės nė
kuadrin e Republikės sė Serbisė si anėtare e Bashkėsisė
shtetėrore Serbia Mali i Zi, thuhet mes tė tjerash nė
Deklaratėn mbi Kosovėn.
|