|
27
gusht 2003 / Elez Biberaj / Zėri
i Amerikės
Marrėdhėniet
mes Prishtinės dhe Beogradit janė nė njė klimė tė
tensionuar, ndėrkohė qė Kosova ka njė administrator tė ri.
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush
Haradinaj i dha tė mėrkurėn Zėrit tė Amerikės njė intervistė
lidhur me situatėn e krijuar.
Zėri
i Amerikės: Zoti Haradinaj, ju patėt sot njė
takim me administratorin e ri tė Kosovės, Harri Holkeri. Cilat
janė pėrshtypjet tuaja nga ky takim? A ėshtė ai njeriu me tė
cilin ju dhe pėrfaqėsuesit e tjerė politikė tė shqiptarėve tė
Kosovės do tė mund tė punoni nė harmoni?
Ramush
Haradinaj: Mendoj qė Holkeri nė Kosovė, ėshtė nė periudhėn
kur po njihet me Kosovėn. Konsideroj se veprimtaria e tij ditėt
e para nė Kosovė ėshtė premtuese, kontaktet dhe marrja e
opinioneve. Pėrshtypja ime ėshtė se ne do tė mund tė bashkėpunojmė
dhe se do tė mund ti bashkojmė prioritetet, ato qė i ka
sjellė nė njė mėnyrė Holkeri nė Kosovė dhe ato qė ne i
kemi nė pėrputhje me gjithė procesin qė zhvillohet nė Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Zoti Haradinaj, cili ėshtė reagimi juaj ndaj
mbledhjes qė u zhvillua sot nė parlamentin e Serbisė. A mund tė
ndikojė kjo mbledhje dhe nėqoftėse miratohet deklarata e
qeverisė sė Serbisė,(shėn. i redaksisė: intervista me zotin
Haradinaj u mor para miratimit tė deklaratės) si mund tė ndikojė
kjo nė bisedimet e planifikuara pėr ēėshtjet teknike midis
Prishtinės dhe Beogradit?
Ramush
Haradinaj: Ajo qė po ndodh nė Beograd nuk ka kuptim, nuk ka
as legjitimitet demokratik dhe ėshtė diēka e dėmshme pėr
procesin nė tė cilin ndodhet rajoni dhe sidomos pėr pėrpjekjet
qė po bėjmė nė Kosovė ne populli i Kosovės, duke pėrfshirė
tė gjithė dhe bashkėsia ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė
shoqėrie tė funksionueshme.
Mendoj se kjo qė
ndodh sot nė Kosovė nuk ėshtė fare reflektim i asaj qė vepron
Beogradi, por ne po ndėrtojmė procesin qė ne ndodhemi. Nga ana
jonė nuk do ti pėrgjigjemi kėtyre veprimeve me kontestim,
apo me hezitim pėr pjesėmarrje nė biseda teknike, por edhe ne nė
institucionet e Kosovės, nė nivelin nė tė cilin vepron Serbia
sot, do ti pėrgjigjemi pra duke zbatuar vullnetin politik tė
popullit tė Kosovės dhe duke kryer pėrgjegjėsitė tona.
Ndėrsa dallimi
i gjithė kėsaj ėshtė sipas meje dhe sipas Aleancės pėr Ardhmėrinė
e Kosovės, se ne kemi legjitimitet demokratik, sepse jemi njerėzit
e zgjedhur tė Kosovės, ndėrsa ajo qė ndodh sot nė Serbi, nė
Beograd me deklaratėn ėshtė diēka jo demokratike dhe ėshtė
njė agresion kushtetues ndaj Kosovės.
Zėri
i Amerikės: Zoti Haradinaj, a mund tė thuhet se
tani nė Kosovė ekziston njė strategji e pėrbashkėt midis
partive tė ndryshme politike mbi marrėdhėniet me Serbinė dhe
mbi ēėshtjet e bisedimeve me Beogradin?
Ramush
Haradinaj: Ka njė gadishmėri tė plotė nė Kosovė nga tė
gjithė ne qė tė gjitha ato ēėshtje qė u pėrgjigjen kėrkesave
tė qytetarėve, ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me kėrkesa
jetike tė trajtohen megjithėqė situata, mundėsitė tona pėr
bashkėpunim, sidomos me Beogradin janė vazhdimisht tė penguara
nga zhvillimet politike nė Beograd. Ne kemi harmoni nė pėrputhje
me hapat qė do tė ndėrmarrim nė ndėrtim tė vullnetit tonė
politik.
Ajo qė kisha
pasė me thėnė nė kėtė rast edhe me shprehė njė papajtueshmėri
nė disa konstatime, ose disa vlerėsime se veprimet e njėanshme
do tė sjellin rezultat, bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė do
tė pėrballet njė ditė me faktin: A do ti njihet popullit tė
Kosovės njė liri e plotė, njė demokraci e vėrtetė nė tė
cilėn edhe populli i Kosovės, si ēdo popull tjetėr mund tė
deklarohet pėr tė ardhmen e vet, apo do ti imponohet njė
zgjidhje?
Forma si
veprohet sot nga Beogradi ėshtė njė formė e vjetėr e
imponimit tė vullnetit tė njė pale, ndėrsa forma si veprojmė
ne nė Kosovė, nė institucionet e Kosovės dhe nė bashkėpunim
dhe bashkėveprim me bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė
implementim i njė vullneti tė lirė politik, por qė
implementohet nė mėnyrė demokratike nė Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Zoti Haradinaj, a janė tė vetėdijshėm
shqiptarėt e Kosovės se nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar
nuk mund tė ketė pėrparim deri sa shqiptarėt tė gjejnė mėnyrat
pėr tė respektuar tė drejtat e pakicave pėr tė jetuar krah pėr
krah me banorėt e tjerė tė Kosovės?
Ramush
Haradinaj: Kjo ėshtė njė ēėshtje e cila mund tė them se
ka depėrtuar nė mendjen e secilit prej nesh e mendoj e gjithė
qytetarėve tė Kosovės. Shumica shqiptare e ka fare tė qartė
se ka obligim pėr pakicat nė Kosovė, pėr tė gjitha pakicat
dhe po ashtu pėrpjekjet mė tė mėdha, ose puna mė e madhe tani
po bėhet konkretisht pėr pakicėn serbe nė Kosovė, qė serbėve
tė Kosovės tu garantohet dhe qė ata tė besojnė qė kanė
njė tė ardhme nė Kosovė.
Ky proces nuk ėshtė
edhe aq i lehtė dhe kėtu mund tė them se bashkėsia ndėrkombėtare
po bėn njė punė shumė tė mirė dhe nė bashkėveprim tė
institucioneve tė Kosovės, tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe
me garancitė qė do tė japė qeveria e Kosovės, do tė japin
institucionet e Kosovės, jam i bindur se kjo veē po dėshmohet nė
pėrditshmėri.
Ėshtė
tjetėr realiteti, apo ato qė ndodhin kohė pas kohe nė Kosovė,
si incidentet qė janė tė izoluara, tė dėnuara nga populli i
Kosovės dhe tė cilat nuk duhet tė kthehen nė pengesė pėr
synimet qė kemi pėr jetė tė sigurt pėr tė gjithė, por
sidomos nuk duhet tė ngjallim huti tek pakicat, apo nuk duhet tė
keqpėrdoren edhe nga qarqe, sikurse ka ndodhur nga Qendra
Koordinuese pėr Kosovėn.
|