|
26
gusht 2003 / Ilir Ikonomi / "Zėri
i Amerikės
Sė shpejti nė
Prishtinė hapet Universiteti Amerikan i Kosovės. Ambasador
William Walker, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Universitetit, i
cili para konfliktit nė Kosovė ka qenė shef i misionit
verifikues tė OSBE-sė, thotė se universiteti do tė ndihmojė pėr
krijimin e asaj Kosove qė duan shumica e njerėzve. Ai thotė
gjithashtu se ky do tė jetė njė universitet i hapur pėr tė
gjithė dhe askush nuk do tė ketė pėrparėsi mbi bazėn e pėrkatėsisė
etnike.
Zėri
i Amerikės: Zoti Ambasador, sė shpejti nė Prishtinė
pritet tė hapė dyert Universiteti Amerikan i Kosovės. Nė ēfazė
janė pėrgatitjet?
Ambasador
William Walker: Mund them se jemi nė javėt e fundit para se
tė hapim dyert. Universiteti do tė hapet mė 6 tetor, qė do tė
jetė hyrja zyrtare e studentit tė parė nė dyert e tij. Kjo
vjen pas dy vjet pėrgatitjesh pjesa mė e madhe e tė cilave nga
vetė njerėzit e Kosovės, por edhe shumė punė ėshtė bėrė
nga njerzėut e disaporės, nga njerėzit nė Shtetet e Bashkuara
qė duan ta bėjnė kėtė njė realitet.
Zėri
i Amerikės: Zoti Ambasador, cili ėshtė qėllimi i
hapjes sė kėtij universiteti. A ėshtė kjo njė pėrpjekje pėr
ta ndihmuar shoqėrinė kosovare tė futet nė rrjedhat perėndimore?
Ambasador
William Walker: Po. Unė do tė thosha se nė Kosovė dhe nė
rajon nė tėrėsi ka shumė interesim dhe entusiazėm pėr
integrimin e tyre nė botėn perėndimore. Ne mendojmė se me
universitetin amerikan atje, i cili synon njė edukim tė stilit
amerikan nė anglisht, dhe qė u mėson studentėve disa nga
shprehitė e nevojshme pėr shembull tė zhvillimit ekonomik, ne
do tė ndikonim mjaft qė tė pėrgatisnim tė rinjtė e Kosovės
pėr tė ecur nė kėtė drejtim.
Ne shpresojmė
se nė kėtė universitet do tė vijnė studentėt mė tė shkėlqyer,
tė cilėve pėr fat tė keq gjatė viteve 80 dhe 90 iu mohua
arsimi i lartė. Pra ne mendojmė se kjo do tė ketė disa qėllime.
Ne shpresojmė qė me kėtė tė ndalim rrjedhjen e trurit qė i
ka bėrė shumė kosovarė tė vijnė nė Shtetet e Bashkuara, tė
shkojnė nė Britani, nė Gjermani ose nė vende tė tjera
europiane pėr tė marrė arsim tė lartė. Ne mendojmė se pėr
njė ēmim shumė mė tė vogėl, ne mund tė vemė nė
dispozicion njė arsimim me cilėsi shumė tė lartė nė Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Dhe kėta studentė qė do tė mbarojnė
universitetin amerikan, mundėsia mė e madhe ėshtė qė tė
qendrojnė Kosovės, apo jo?
Ambasador
William Walker: Ne shpresojmė se kėshtu do tė jetė. Nga
studentėt e shumtė qė kanė shkuar jashtė vendit pėr tė marrė
arsim tė lartė, njė pjesė e tyre nuk janė kthyer kurrė. Ata
kanė gjetur punė nė Evropėn Perėndimore dhe nė Shtetet e
Bashkuara. Pra pjesėrisht kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė
ndalur kėtė rrjedhje tė trurit. Nga njėra anė, ata qė shkojnė
jashtė pėr tė studiuar janė studentėt mė tė mirė.
Gjithashtu, kjo u ka kushtuar shumė familjeve tė Kosovės dhe
bijve tė tyre. Ne do tė ofrojmė njė edukim qė nė Shtetet e
Bashkuara do tė kushtonte 4-5 herė mė shumė nga sa do tė
kushtonte pėr tė marrė tė njėjtin edukim nė Prishtinė, nė
Kosovė.
Zėri
i Amerikės: Nga do tė vijnė profesorėt?
Ambasador
William Walker: Ne kemi krijuar njė partneritet shumė tė
ngushtė me Institutin e Teknologjisė sė Rutchesterit, i cili ėshtė
njė universitet me emėr nė Nju Jork, i mirėnjohur pėr cilėsinė
e edukimit. Mė parė profili i tyre ishte teknologjia, por tani
ata japin kurse nė pothuajse ēdo fushė. Ata janė shumė tė pėrparuar
pėrsa i pėrket mėsimit me korrespondencė, pėr shembull me
e-mail. Tė paktėn nė fillim, shumica e profesorėve do tė jenė
nga Universiteti i Rutchesterit. Ne do tė pėrqendrohemi tek
ekonomia, tek edukimi praktik, nė mėnyrė qė njerėzit tė mund
tė hyjnė nė forcėn punėtore moderne dhe ti pėrdorin kėto
dije.
Zėri
i Amerikės: Diplomat e kėtyre studentėve, a do tė
vlefshme edhe pėr vendet e tjera?
Ambasador
William Walker: Patjetėr. Ata do tė marrin nė fakt dy
diploma. Njė diplomė nga Instituti Teknologjik i Rutchesterit e
cila do tė ketė vlerė tė plotė kudo dhe do tė njihet njėkohėsisht
edhe nė Kosovė. Pra kjo do tė jetė njė diplomė shumė e
vlefshme. Fillimisht kjo do tė jetė njė diplomė dyvjeēare,
por me kalimin e kohės ne do tė kalojmė nė kurset katėrvjeēare
kėshtu qė edhe diploma do tė jetė katėrvjeēare.
Zėri
i Amerikės: Zoti Ambasador, a keni menduar pėr
ngritjen e njė universiteti tė tillė edhe nė Shqipėri?
Ambasador
William Walker: Rreth njė vit mė parė, unė fillova njė
bashkėpunim tė ngushtė me disa njerėz kėtu nė diasporė, tė
cilėt ishin tė interesuar tė ngrinin njė universitet nė Tiranė,
qė do tė ishte njė shkollė pasuniversitare nė Tiranė, pėr
shembull nė degėn juridike. Mendoj se kjo ide po vazhdon tė
zhvillohet.
Por nevojat nė
Kosovė janė tė mėdha, pas 10 vjetėsh pabarazie nė sistemin e
arsimit tė lartė, ku shqiptarėt diskriminoheshin. Ne mendojmė
se nė Kosovė nevoja ėshtė shumė mė e madhe. Dhe ndėrkohė qė
unė po punoja pėr hapjen e shkollės nė Tiranė, disa miq nga
Kosova mė thanė: pėrse nuk e hapim universitetin nė Prishtinė
mė parė, kėshtu qė mė duhet tė kėnaq edhe dėshirat e tyre.
Zėri
i Amerikės: Ju keni qenė nė Kosovė nė momente
shumė tė vėshtira pėr shqiptarėt kur ata kanė demonstruar
cilėsi tė larta tė tolerancės. Pėr fat tė keq, njė seri shpėrthimesh
dhe incidente tė tjera po i bėjnė disa vėzhgues tė thonė se
shqiptarėt nuk po tregohen sa duhet tolerantė. Cili ėshtė
komenti juaj?
Ambasador
William Walker: Pėrvoja ime ėshtė se shumica dėrrmuese e
shqiptarėve tė Kosovės kanė qenė tolerantė, madje mė shumė
se sa tolerantė. Ata dėshironin tė bėnin njė jetė normale
dhe paqėsore por nuk lejoheshin ta bėnin kėtė. Shumė prej
tyre u larguan nga Kosova dhe shkuan nė kampe refugjatėsh nė
vendet fqinje, erdhėn nė Amerikė ose shkuan nė pjesė tė
tjera tė Evropės.
Ata kishin
provuar gjėra tė tmerrshme nė kurriz tė tyre. Pėrshtypja ime
ėshtė se komuniteti ndėrkombėtar, kur hyri nė Kosovė dhe
filloi administrimin e saj, nuk i kushtoi shumė vemendje
vendosjes sė shtetit juridik, sepse shumė njerėz pasi u kthyen
nė Kosovė, dėshironin tė rivendosnin drejtėsinė, por nuk
kishin se kujt ti drejtoheshin. Mendoj se njė pakicė shumė
shumė e vogėl, u zhgėnjye mjaft dhe disa prej tyre sot po e
shprehin kėtė zhgėnjim me akte dhune tė panevojshme.
Kjo natyrisht qė
nuk po u shėrben kosovarėve, sepse kjo po u jep pretekst atyre qė
nuk duan qė Kosova tė fitojė pavarėsinė, pėr tė thėnė se
Kosova nuk ėshtė gati pėr tė qeverisur veten. Unė mendoj se
ata janė tė gatshėm tė vetqeverisen dhe nėse u jepen
kompetencat e duhura njerėzve qė ata zgjedhin, kjo dhunė do tė
pakėsohej ndjeshėm. Mendoj se prania e njė universiteti
amerikan atje do tė ndihmojė. Sepse ata tė rinj qė nuk kanė
me se tė merren, e drejtojnė vemendjen nė aktivitete tė tjera
duke krijuar probleme.
Mendoj se
universiteti do tė ndihmojė pėr krijimin e asaj Kosove qė duan
shumica e njerėzve atje. Desha tė shtoj gjithashtu se mund tė
krijohen keqkuptime se ky mund tė jetė njė institucion vetėm pėr
shqiptarėt. Nė fakt ky do tė jetė njė universitet i hapur pėr
tė gjithė ata qė dėshirojnė tė aplikojnė dhe qė
kualifikohet pėrmes sistemit tė provimit. Askush nuk do tė ketė
pėrparėsi mbi bazėn e pėrkatėsisė etnike. Ne shpresojmė se
pėrbėrja e studentėve do tė jetė e larmishme dhe aty do tė
aplikojnė tė rinj nga tė gjitha etnitė nė Kosovė.
|