|
26
Gusht 2003 / Ilirian Agolli / Zėri
i Amerikės
SHBA sapo i kanė
dhėnė Shqipėrisė njė tjetėr ndihmė rreth 4.2 milionė USD
ndihma ushqimore pėrmes organizatės Mercy USA, pjesė e njė
programi ushqimor pėr fėmijėt nė shkolla. Ambasadori i SHBA
pranė agjencive pėr ushqim dhe bujqėsi nė Kombeve tė
Bashkuara, Tony Hall, deklaroi nė Tiranė se ushqimi pėr fėmijėt
shėrbehet nga kjo ndihmė nė shumė shkolla, kryesisht ė veri tė
vendit, dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ajo do tė
rikthejė fėmijėt nė shkolla, aty ku ata duhet tė jenė.
Ambasadori Hall
vizitoi Shqipėrinė pėr pesė ditė pėr tė parė nga afėr
disa projekte tė Programit Botėror tė Ushqimit WFP. Ai tha nė
njė konferencė shtypi se vec ndryshimeve tė shumta, kishte
ndeshur edhe njė varfėri tė madhe.
Ka statistika
tė vėshtira pėr Shqipėrinė; - tha ambasadori Hall - gjysma e
popullsisė fiton mė pak se dy dollarė nė ditė, dhe 25% mė
pak se njė dollar nė ditė.
Ai tha se takoi
nė Shqipėri njerėz shumė tė varfėr, pa ushqim tė mjaftueshėm
dhe pa strehim, fėmijė qė kishin lėnė shkollėn pėr tė
ndihmuar familjen, zyrtarė vendorė tė shqetėsuar nga varfėria
e banorėve, gra tė mbyllura shtėpi nga burrat qė nuk i lejonin
tė kėrkonin punė, male tė zhveshura nga pyjet qė ishin nė mėshirė
tė gėrryerjeve tė shirave. Kujtoj njė person - theksoi amb.
Hall - qė mė tha gjatė takimeve se ata jo vetėm ishin tė varfėr,
por ishin shumė shumė tė varfėr. Ai tha se SHBA dhe
agjencitė e ndihmave janė kėtu pėr tė ndihmuar nė uljen e
varfėrisė nė Shqipėri. SHBA janė dhuruesi kryesor i fondeve pėr
agjencitė e ndihmave tė Kombeve tė Bashkuara. Vetėm nė marrėdhėnie
dypalėshe SHBA e ka ndihmuar Shqipėrinė me fonde tė dhuruara nė
afro 360 milionė USD qė nga viti 1992. Pėr Kombet e Bashkuara,
Shqipėria ėshtė vendi mė i varfėr i Europės Lindore, qė
renditet nė vendin 95 nė njė listė prej 175 shtete tė tjera.
|