|
26
gusht 2003 / Zėri i
Amerikės
Kompanitė
farmaceutike janė hedhur nė garė pėr krijimin e njė ilaēi qė
mund tė rikthejė kujtesėn e humbur, dukuri qė fillon tė
shfaqet kryesisht pas moshės 40 vjeēare.
Nė moshėn 77
vjeēare, Nancy Dow ėshtė gjithnonė nė lėvizje, duke bėrė
thuajse njė jetė normale. Ajo thotė se diēka ndodh me njeriun
kur ai e kupton se shumė gjėra qė i kanė ndodhur nė jetė
papritmas i ka harruar. Dhe nė kėtė rast, njė vizitė tek
mjeku ėshtė e domosdoshme. Por nė treg nuk ka ndonjė ilaē pėr
kurimin e kėsaj sėmundjeje. Nancy Dow vuan nga dementia njė
formė paksa e pėrparuar e humbjes sė kujtesės. Shpresa e saj e
vetme ėshtė njė vizitė nė klinikėn e doktor Stephen
Salloway, i cili po eksperimenton ilaēin Arisept.
Tek personat qė
kanė marrė kėtė ilaē kujtesa ėshtė pėrmirėsuar dhe
shpresat pėr shėrim tė plotė janė shtuar. Arisept ėshtė njė
prej 40 ilaēeve eksperimentale pėr pėrmirėsimin e kujtesės.
Mbi 10 shoqėri farmaceutike po shpenzojnė mbi 1 miliardė e 500
milionė dollarė, duke e ditur se nėse ilaēi del me sukses
fitimet e tyre do tė jenė tė mėdha.
Vetėm nė
tregun e tanishėm, thotė ky analist, fitimet mund tė arrijnė nė
10 miliardė dollarė ndėrsa personat qė kanė nevojė pėr njė
ilaē tė tillė po shtohen. Njė ilaē pėr kujtesėn do tė bėnte
shumė mė tepėr bujė se sa Viagra. Por ēfarė ndodh
praktikisht nėse provat me ilaēin e ri dalin me sukses. Ekspertėt
thonė se nėse efektiviteti i ilaēit provohet, qeverisė do
ti duheshin edhe 3 deri nė 5 vjet tė tjera pėr tė dhėnė
lejen qė ai tė hidhet nė treg.
*********** Nė
njė spital tė Bethesdės nė shtetin Maryland, Bryan Wright ėshtė
gati ti lejojė shkencėtarėt tė analizojnė trurin e tij nė
zonat mė tė thella, ashtu siē kanė bėrė qė kur ai ishte 13
vjeē. Bryan, 17 vjeēar, ėshtė njė prej qindra tė rinjve qė
marrin pjesė nė kėtė studim pėr trurin. Doktor Jay Giedd i
Institutit tė Shėndetit, thotė se pėrparimet e kohėve tė
fundit nė teknologjinė e fotografisė, u lejojnė shkencėtarėve
tė shohin me imtėsi edhe nė zonat mė tė thella tė trurit.
Mendohej se deri
nė moshėn 6 vjeēare truri e ka arritur pėrmasėn apo
zhvillimin e tij tė plotė. Por nė fakt nuk ėshtė kėshtu.
Shkencėtarėt tani thonė se nga mosha 13 deri nė 19 vjeē
anatomia e trurit pėson ndryshime shumė mė dramatike se sa
mendohej.
Dihet se mosha e
rinisė shoqėrohet shpesh me sjellje tė pakontrolluara, me
emocione tė forta, e ndjenja nga mė tė ndryshmet, shpesh kundėthėnėse.
Profesor Charles
Nelson pranė universitetit tė Minesotės thotė se kjo ndoshta
ndodh pasi zona tė trurit pėrgjegjėse pėr kontrollin e kėtyre
emocioneve ende nuk janė zhvilluar plotėsisht.
Shkencėtarėt
thonė se ky kuptim i ri i trurit tė tė rinjve mund tė shpjegojė
arsyen se pėrse prindėrit disa herė nuk janė nė gjendje tė
kontrollojnė me lehtėsi sjelljet e fėmijėve tė tyre, sepse kėto
sjellje nuk janė rezultat thjesht i ndryshimeve hormonale, por
veprime tė njė truri nė zhvillim.
|