|
26
gusht 2003 / Besim Abazi / Zėri
i Amerikės
Adminstratori
i Kosovės, Harri Holkeri, tha sot se, tash ėshtė koha e duhur pėr
fillimin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, pėr
zgjidhjen e cėshtjeve teknike. Ai i bėri kėto komente pas
takimeve me ushehheqėsit kryesor tė institucioneve tė Kosovės.
Zoti Holkeri tha, se pas kėtyre takimeve mund tė nxirren pėrfundime
rreth kohės dhe vendit tė fillimit tė kėtyre bisedimeve dhe cėshtjeve
qė do tė shtrohen ne to.
Prej meje
ėshtė kėrkuar qė tė bėjė gjithė cfarė ėshtė e mundur qė
tė ulė tė dyja palėt nė tryezėn e bisedimeve. Dhe nė kėtė
pikėpamje, jam edhe ndėrmjetėsues nė kėto bisedime dhe se si
administrator i Kosovės, duhet tė jem i paanshėm, mirėpo nuk
do tė lejojė bashkėqeverisje me askė, tha ai.
Zoti Holkeri pėrsėriti
qėndrimin se statusi politik i Kosovės nuk do tė vendoset as
nga Beogradi e as nga Prishtina, por nga Kėshilli i Sigurimit i
Kombeve tė Bashkuara. Nė kėtė mėnyrė, ai ėshtė pėrgjigjur
shqetėsimeve qė kanė zgjuar nė Kosovė veprimet politike tė
Beogradit, kundruall Kosovės.
Mirėpo,
presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha ndėrkaq se kėto veprime
mund tė dėmtojnė rėndė synimet pėr fillimin e bisedimeve. Ne
Beogradin e njohim. Pėr fat tė keq ata e vazhdojnė politikėn e
vjetėr, por gjithsesi kjo do tė ndikojė edhe nė atė qė
mendohet se mund tė bisdohet pėr disa cėshtje praktike me
Beogradin, qė ishte njė sinjal nga takimi i Selanikut. Por, kėto
vėrtetė i vėshtirėsojnė dhe nėse mund tė themi, nuk dua tė
jem ekstrem, por pamundėsojnė edhe fillimin e bisedimeve pėr cėshtje
praktike, theksoi presidenti Rugova.
Ndėrkaq
kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, tha se bisedimet janė pėrparėsi,
por jo edhe cėshtja kryesore pėr institucionet e Kosovės. Kėrkuam
qė edhe procedura tė njihet, sepse ne nė bisedime shkojmė me
Unionin Serbi-Mali i Zi, ndėrsa kė ata e caktojnė ėshtė cėshtje
tjetėr, por dihet se me ata do tė ketė dialog. Poashtu,
nomenklaturat tė jenė tė baraspeshuara sipas pozitave tė njėjta,
tha kryeministri Rexhepi.
Kryetari i
Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, rikonfirmoi qėndrimin se
bisedimet mund tė kenė sukses vetėm me ndėrmjetėsimin e
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Unė nuk do ta pėrkrahė
dialogun nė Bruksel. Ai nuk ėshtė vend i aspiratave tė Kosovės
pėr dialog. Brukseli ėshtė synim yni pėr tu integruar nė
Bashkėsinė Evropiane. Brukseli nuk i ka ofruar Kosovės vizion nė
asnjė periudhė, madje as gjatė okupimit. Ka qenė Washingtoni
ai
, theksoi mes tjerash zoti Daci.
|
|