|
- Prishtinė,
26 gusht 2003 / Dr. Enver HASANI*
-
- NT.:
Kėto kushte janė cilėsuar nga evropianėt si standarde tė
civilizimit dhe kanė pėrfshirė ēėshtjet siē janė :
mbrojtja e jetės dhe e sigurisė sė individit, sundimi i
ligjit, si dhe mbrojtja e pasurisė.
-
-
- Mbi
njė autor dhe lidėret
e Kosovės
-
- Robert
Jackson
nė Quasi-States: Sovereignty, International Relations and
the Third World (1990), ka pėrshkruar nė mėnyrė mjaft
interesante shtetformimin (dhe kombformimin kur vjen fjala pėr
Afrikėn), tė vendeve tė Botės sė Tretė dhe nė pėrgjithėsi
tė asaj qė quhet botė joperėndimore.
-
- Nė
fakt, Jackson sqaron atė qė kėtu nė Kosovė disa
politikanė tanė synojnė ta bėjnė me mjaft mund pėr
publikun e tyre e qė haset nėpėr frazat e njohura mbi
relativizimin e kufijve dhe parėndėsinė apo rėndėsinė
relative tė tė qenurit shtet nė kohėn e sotme tė tendeve
glabalizuese. Sigurisht se ky synim nuk arrinė tė jetė
bindės sa duhet. Bile-bile, del edhe si kundėrproduktiv nė
njė fare mėnyre ngaqė nė njė afat mė tė gjatė , njė
ditė, dikush nga ne duhet tė sqarojė para publikut kėtė
lloj tė ri tė shtetit qė po lindė nė kokat e kosvarėve.
-
- Ajo
ēka ka shtjelluar autori Jackson nė fillim tė
mbarimit tė Luftės sė Ftohėt ka tė bėjė me ate qė
quhet qeverisje e mirė, njė variant tė tė cilit gjatė
hisorisė e kemi parė me tė a.q. sistemet e kapitulacioneve
(shekulli i 19-tė), pėrkatėsisht me rastin e asaj qė Michael
Doyle (1983) e ka cilėsuar si teoria e paqes
demokratike, e nisur me Kantin dhe Paqen e Pėrhershme.(1795).
-
- Mbi
tė gjitha dhe pėr arsye pragmatike, fjala ėshtė pėr po
ato ēėshtje dhe probleme tė cilat ish PSSP, Micheal
Steiner, i quajti si standarde, por qė nė planin
global kanė ekzistuar mė heret si platformė e pėrpiluar
nga Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, WB dhe
IMF, pėr qėllimet e menaxhimit tė pushtetit ndėrkombėtar
dhe tė krijimit tė njė lloji mė demokratik tė mardhėnieve
ndėrkombėtare (mbi bazėn e tė a.q. Konsensusi i
Washingtonit, i bėrė gjatė vitete 80 dhe fillimit tė
viteve 90 tė shekullit tė kaluar, si rezultat i
projektimit tė politikės neoliberale nė planin ndėrkombėtar,
reganizmit dhe thaēerizmit).
-
- Standardi
i Civilizimit apo Standardet e Steinerit?!
-
- Sistemi
i sotėm i marrdhėnieve ndėrkombėtare ka esencėn e vetė
evorpiane , pėrkatėsisht fillet e saj i ka nė organzimet
politike e shtetėrore tė Evropės. Deri mė 1945 dhe pak pas
kėtij viti, sistemi ndėrkombėtar ėshtė bazuar nė
konceptet positive dhe negative tė sovranitetit, siē janė
quajtur kėto nga vetė R.
Jackson. Sipas kėtij koncepti tė sovranitetit, nėse njė
vend ka qenė sovran nga pikėpamja e jashtme,
atėhėrė ėshtė supozuar sė edhe nė aspektin e
brendshėm ka njė qeveri efektive dhe njė kontroll efektiv tė
territorit dhe njerzėve, pra njė juridiksion.
I tillė ka qenė rasti me Indinė, e cila kishte njė
administratė mjaftė efektive civile. Kjo, megjhithatė, nuk
u zbatua mė vonė edhe ndaj vendeve tjera.
-
- Procesi
i dekolonizimit cdhe rregullat mbi vetėvendosjen e kanė
shtyrė nė plan tė dytė parimin e sovranitetit tė brendshėm.
Me fjalė tjera, vendet e Afrikės, por jo edhe tė Azisė,
nuk patėn nevojė tė kenė kontroll efektiv mbi territor dhe
popullsi pėr tu konsideruar si sovrane dhe tė pavarura
smeqenėse ndaj tyre u shtri zbatimi i rrgullave mbi vetėvendosjen,
tė cilat rregulla kolonive tė dikurshme u pranonin tė drejtėn
e pakualifikuar pėr tė qenė sovrane dhe tė paravura, pa
marrė parasyshė gjendjen nė planin mbrendshėm si dhe
regjimet e tyre politke: stabiliteti dhe paqja ndėrkombėtare
u bėnė prioriteti kryesor i tyre pėrgjatė viteve
60 dhe 70 tė Luftės sė Ftohėt.
-
- Kėto
janė quajtur nga R. Jackson si kuazi-shtete, ose gjysėm-shtete.
Ne rastin e Azisė gjėrat ishin pak mė ndryshe sepse atje
ishte ruajtur njė traditė shtetėrore dhe e organzimit
politik, mbi bazėn e tė cilės u ndėrtua pėrvoja politike
e shtetėrore gjatė kohės sė kolonializmit, fakt qė mundėson
sqarimin e suksesit tė madhė tė aziatikėve nė emitimin e
traditės evropaine tė organizimit politik e shtėrtror.
-
- Kjo
sa mė sipėr tregon se organzimet shtetėrore e politke nė
Afrikė dhe nė disa vende tjera nuk u janė pėrgjigjur
fakteve sociale dhe, rrjedhimisht, shtetet e reja tė ndėrtuara
mbi kėtė koncept me doemos kanė kaluar nė mėnyrė
simultane nė fazėn e shtetformimit dhe tė komboformimit. Njė
gjė e tillė ka qenė e vėshtirė sepse edhe bota e
kapitalit nė atė kohė e ka pasur tė veshtirė pėr ti
ndihmuar kėto vende, tė cilat si pasojė e njė historie tė
tillė, pra munges sė traditės shtetėrore dhe organzimit
politik tė modeluar sipas evropianėve (rasti i Afrikės),
kanė shkaktuar jostabilitet tė mbrendshėm, dhe lufėra
civile.
-
- Kompanitė
Multinacionale (MNC) e kanė parė tė pamudur ēdo lloj
investimi nėpr kėto vende, pa llogaritur kėtu edhe qėndrimin
e tyre mjaft armiqėsor ndaj MNC-ve. Asnjė kompani serioze
nuk ka qenė e interesur, sikur dhe sot, pėr tė investuar nėpėr
vendet ku nuk kishte siguri minimale pėr punėtorėt e vet,
ose ku pagesat e zyrtarėve tejkalonin shpenziomet e
prodhimit, pėrjashtim rasteve kur MNC-tė
detyroheshin pėr tė qėndruar si pasojė e gjeologjisė
sė vendit (prodhimi i naftės dhe i derivateve tė saj, i
arit dhe xeheve tjera tė shtrenjėta, etj. etj.)
-
- Kjo
gjendje ka zgjatuir gjatė tėrė kohė sė Luftė sė Ftohėt,
deri nė kohėn kur u krijua i a.q. Konsensusi i Washingtonit,
i icli shėnoi fillimin e njė faze tė re tė zhvillimit nė
marrdhėniet ndėrkombėtare. Ky diskurs neoliberal,
regano-thaēerist, ka qenė aktual nė veēanti gjatė
viteve 80 dhe fillimit tė viteve 90 tė shekullit tė
kaluar.
-
- Mė
pastaj ėshtė zėvendėsuar me diskursin tjetėr qė ka pasur
mė shumė fokusim nė ndryshimet nė sistemt politike dhe nė
strukturėn e pushteteve brenda shteteve se nė sistemet dhe
strukturėn ekonomike (dhėnia fund e politikės sė ēmimeve
tė kontrolluara, zvogėlimet dramatike tė shpenzimeve
qeveritare, si dhe hapjen e tregjeve ndaj ekonomisė botėrore)
Pikėpamja sipas sė cilės vendet nė zhvillim, Bota e
Tretė, duhet tė ketė njė qeverisje tė mirė, ka
qenė dhe mbetet vijė zyrtare e Bankės Botėrore dhe e
Fondit Monetar Ndėrkombėtarė (WB dhe IMF), pėrkundėr
shqetėsimeve dhe kundėrshtimeve tė herėpasherėshme tė Jospeh
Stiglitz-it, ekonomistit kryesor nė Bankėn Botėrore
deri nė vititn 2000.
-
- Ky
pėrqėndrim nė anėn politke tė cėshtjes, i formuluar si
qeverisje e mirė , nuk ėshtė asgjė e re sepse haset
nė histori nė njė formė pak mė tjetėr, por me mesazh tė
njejėt, nė lidhje me kulturat joevropaine (joperėndimore) tė
organzimeve politke e shtetėrore. Kur sistemi ndėrkombėtar
ka qenė i pėrbėr nga shtetet evropiane, deri nė vititn
1945, por kėtu flasim vetėm pėr fillet e kėtij sistemi,
pra pėr mesin e shekullit 19-tė, kėto vende u kanė vėnė
kushte pėr anatarėsim shteteve
joevropiane tė cilat donin tė bėheshin anėtar tė kėtij
sistemi. Kėto kushte janė cilėsuar nga evropianėt si
standarde tė civilizimit dhe kanė pėrfshirė ēėshtjet
siē janė : mbrojtja e jetės dhe e sigurisė sė individit,
sundimi i ligjit, si dhe mbrojtja e pasurisė .
-
- Vendet
qė kanė pasur kodet legale tė pamjaftueshme apo nuk i kanė
pasur fare konform kėtyre standardeve nuk kanė pasur mundėsi,
tė detyruar per force nga evropianėt, pėr tė
gjykuar shtetasit e vendeve evropiane apo pėr tė ushtruar
juridiksionin ndaj tyre. Kėshtu, Japonia, nė tė cilėn
luftarėt tradicional, samurajėt, kishin tė drejtėn e
vrasjes nė vend dhe sipas dėshirės, u pat detyruar pėr tė
lidhur traktate tė pabarabarta (tė a.q.
kapitulacione), tė cilat u mundėsonin evropianeve qė
mos tu nėnshtrohen juridiksionit, ligjit dhe gjykatave
vendore.
-
- Kėshtu
ka ndodhur edhe me vendet tjera nė Azi, nė Kinė nė veēanti.
Ngjashėm mund tė thuhet sot edhe pėr privilgjet dhe
imunitetet e UNMIK-ut dhe tė personelit tjetėr ndėrkombėtar
qė jeton, veprion
dhe punon nė Kosovė, i cili sipas rregulloreve tė UNMIK-ut
nuk bjen nėn juridiksionin e asnjė ligji apo gjykate
kosovare. Megjithatė,
kjo nuk ėshtė e tėra. Problemi qėndron te good
governance dhe kjo paraqet standardin e civilizimit tė
bashkėsisė ndėrkombėtare nė rastin e Kosovės, pra jo
privilegjet dhe imunitete e ndėrkombėtarėve kosovar.
-
- Problemi
i vetėm qė nuk lejon barazim tė tėrsishėm esencial nė
mes tė qeverisjes sė mire dhe standardit tė
civilizimit i referohet ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
Kėtu lindin keqėkuptimet : dersia kosovarėt dhe liderėt e
tyre besojnė se qeverisja e mirė ėshtė sikur bėrja
e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur, bashkėsia ndėrkombėtare
nuk ėshtė aq e sigurtė nė kėtė, sado qė kjo bashkėsi e
ka mė shumė se kosovarėt dhe liderėt e tyre tė qartė se
qeverisja e mirė ėshtė vetėm njė nga modalietet e
statusit tė Kosovės. Me fjalė tjera, kjo bashkėsi e ka
shumė tė qartė se standardet e Steiner-it janė
standarde tė civilizimit, pa marrė parasyshė statusin
final tė Kosovės.
-
- Konsensusi
i Washingtonit apo Paqja e Pėrherėshme?!
-
- Kjo
nuk ėshtė e tėra. Konsensusi i Washingtonit, i
kuptuar si standard civilizimi, ka edhe njė segment
tjetėr i cili lidhet me llojin e marrdhėnieve ndėrkombėtare
qė synohet tė arrihet nga ana e akterėve kryesorė ndėrkombėtar,
SHBA-ve dhe aleatėve tė saj tė ngushtė. Ky segment mund vėrehet
nga leximi si duhet i Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė
(1999). Nga njė lexim si ky do tė shihet qartė se prioritet
i saj ėshtė stabiliteti dhe paqja ndėrkombėtre.
-
- Pėrveē
kėsaj, nga ky lexim del qartė se Rezoluta, e nxjerrė nga njė
organ kaq i rėndėsishėm siē ėshtė Kėshilli i Sigurimit
i OKB-sė, reflekton tėrė raportin aktual tė forcave nė
mes tė fuqive kryesore botėrore, ēka don tė thotė se ēfarėdo
lėvizje nė marrdhėniet ndėrmjet akterėve kryesor, ta zėmė
SHBA-ve dhe Rusisė, rreth ndonjė problemi nė Lindje tė
Largėt mund tė ketė (dhe ka), efekt e ndikim edhe nė Kosovė
dhe ndaj fatit tė saj.
-
- Tek
e fundit, i tillė ka qenė rasti me ne edhe nė fillim tė
shekullit 20-tė, kur politika britanike e jashtme ndaj nesh
dhe Ballkanit ka ndryshuar nė momentin e fundit si pasojė e
koncesioneve qė Rusia dhe aleatėt e saj i patėn bėrė
Britansiė sė Madhe nė Lindjen e Mesme dhe rrugėt e saj pėr
nė Indi. Dua tė them se Konsensusi i Washingtonit ka
synuar arritjen e paqes ndėrkombėtare pėrmes rrugės
kantiane tė pėrkrahur nga M. Doyle dhe tjėrėt pėrkrahės
tė teorisė sė paqes domokratike.
-
- Ka
disa mėnyra pėr arritjen e paqes, mirėpo mendimi liberal e
neoliberal ka pėrqafuar kėtė, ēka nuk don tė thotė se
pėrjashtohet pėrdorimi i forcės fizike kur njė gjė
e tillė imponohet nga domosdoshmėria e dinamikės sė
sitemit ndėrkombėtar (rasti i Luftės nė Irak apo nė Kosovė
e Bosnje-Hercegovinė, me qėllim tė bėrjes sė kėtij
sistemi mė fleksibėl dhe mė pak tė rrezikshėm dhe
akomodues ndaj kerkesave tė aktorėve tė vegjėl, por tė
cilėt mund tė prodhojnė efekte negative nė sistemin ndėrkombėtrar).
-
- Nė
fakt, vetė esenca e paqes demokratike konsiston nė tezėn
se demokracitė liberale nuk luftojnė me njėra tjetrėn, mirėpo
kjo nuk don tė thotė se nuk bjėn luftė kundėr vendeve
jodemokratike dhe diktaturave.
Zaten, ēdo logjikė tjetėr do tė ishte mė shumė se
utopi, irracionalizėm nė politikėn e jashtme.
-
-
- -
*Autori
ėshtė
profesor i tė Drejtės dhe Marrdhėnieve Ndėrkombėtare
- - Shkrimi
ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmėn "Koha
ditore" mė 26 gusht 2003.
|
|