|
- 25
gusht 2003 / Merilin Rajs Kristiano / "Zėri
i Amerikės
-
 |
|
- Vendimi
pėr tė shkuar nė Hėnė u mor nė maj tė vitit
1961. Presidenti Xhon Kenedi e shprehu kėtė synim nė
njė fjalim para Kongresit dhe popullit amerikan. Ai
tha se njė amerikan duhet tė shkonte dhe tė kthehej
shėndoshė e mirė nga Hėna para fundit tė viteve
60.
-
- Nė
atė kohė, programi sovjetik i hapėsirės ishte shumė
mė i pėrparuar se ai amerikan. Bashkimi Sovjetik lėshoi
satelitin e parė nė orbitėn e Tokės dhe njė anije
sovjetike e hapėsirės ishte e para qė dėrgoi
instrumente nė Hėnė. Njė kozmonaut sovjetik u bė
njeriu i parė nė hapėsirė.
|
|
TOKA:
a mund njė asteroid tė shkatrroi jetėn nė Tokė? |
|
-
- Shtetet
e Bashkuara sapo kishin dėrguar astronautin e tyre tė parė
pėr njė fluturim nė hapėsirė, Alan Shepard, fluturimi i tė
cilit me anijen e vogėl Merkuri zgjati vetėm 15 minuta.
-
- Nisjen
e njė njeriu nė Hėnė e paraprinė shumė pėrgatitje. Njė
program i veēantė, Xhemini pėrgatiste astronautėt pėr
fluturimin, inxhinierėt e NASA-s po ideonin dhe ndėrtonin
anijen e hapėsirės Apollo.
-
- Nga
fundi i vitit 1966, zyrtarėt e NASA-s e konsideruan anijen
Apollo gati pėr fluturime prove dhe tre astronautė u caktuan
pėr fluturimin e parė me njerėz nė kėtė anije. Ata ishin
Virgil Grissom, Eduard Uajt dhe Roxher Cafi. Njė ditė, ndėrsa
ata po bėnin prova me paisjet, nė anije plasi njė zjarr dhe
ata vdiqėn tė djegur nga flakėt, duke u shndėrruar nė
amerikanėt e parė qė humbnin jetėn nė njė program tė
hapėsirės.
-
- Inxhinierėt
e projektuan dhe e ndėrtuan prapė modulin e komandės sė
anijes Apollo dhe skicuan njė derė tjetėr qė mund tė
hapej mė me lehtėsi.
-
- Nė
nėntor tė vitit 1967 raketa Saturn-5 ishte gati pėr njė
fluturim provė. Prova pati sukses dhe raketa e lėshoi anijen
Apollo mė shumė se 18 mijė kilometra lart nė atmosferė.
-
- Astronautėt
fluturuan pėr herė tė parė me Apollon nė tetor tė vitit
1968. Astronautėt e anijes Apollo 7, Uolter Shirra, Uolter
Kaningam dhe Donn Ajsili fluturuan nė orbitėn e Tokės pėr
11 ditė. Dhe pėr herė tė parė, ata transmetuan drejtpėrdrejt
nė televizion pamje tė njerėzve nė orbitė.
-
- Mė
21 dhjetor 1968, nėn sytė e mijėra njerėzve, filloi
fluturimi Apollo 8 pėr nė Hėnė. Nė anije ishin astronautėt
Frank Borman, Xhejms Lovell dhe Uilliam Anders. Pas tri ditėsh
Apollo-8 doli nė orbitėn e Hėnės.
-
- Mė
24 dhjetor astronatutėt bėnė njė transmetim televiziv nė
Tokė, duke e pėrshkruar sipėrfaqen e Hėnės si njė vend tė
ēuditshėm, gri dhe tė vetmuar. Njerėzit mund tė shihnin
pamjet e Hėnės. Apollo-8 u kthye nė Tokė pa probleme.
-
- Pas
kėsaj, u provua me fluturimin Apollo-9 aftėsia e mjetit qė
do ti ulte astronautėt nė sipėrfaqen e Hėnės, ndėrsa
nė maj tė vitit 1969 Apollo-10 provoi modulin qė do tė
ulej nė Hėnė, duke iu afruar sipėrfaqes sė saj deri nė
13 kilometra.
-
- Astronautėt
e pėrshkruan Hėnėn nė njė transmetim pėr radio dhe
televizion. Ėshtė si argjilė e lagur, thanė ata. Si njė
shtrat lumi i thatė nė New Meksiko, apo Arizonė.
-
- Mė
23 maj, Apollo 10 u nis pėr t'u kthyer nė Tokė. Prova e
fundit ishte bėrė. Apollo ishte gati pėr tu ulur nė Hėnė.
-
-
-
-
- NASA
hedh nė hapėsirė njė teleskop tė fuqishėm
- 25
gusht 2003 / Zėri
i Amerikės
-
 |
|
- Agjencia
amerikane e hapėsirės, NASA hodhi nė hapėsirė
njė teleskop shumė tė ndjeshėm me rreze infra tė
kuqe qė do tu japė mundėsi shkencėtarėve tė
kuptojnė mė mirė zhvillimin e universit.
-
- Njė
raketė Delta 2 u nis sot herėt nga Kepi Kanaveral i
Floridės dhe e lėshoi me sukses nė orbitė
teleskopin e madh, i njohur pėr shkurt me emrin
SIR-tiff, Teleskop i Hapėsirės me Rreze Infra tė
Kuqe.
|
-
- Shkencėtarėt
thonė se rrezet infra tė kuqe tė teleskopit tė ri do ti
japin mundėsi tė dallojė dritė, poshtė spektrit tė dritės
sė dukshme dhe tė bėjė fotografi tė objekteve mė tė
vjetra, mė tė errėta, mė tė ftohta dhe mė tė mbuluara
nga pluhuri nė cepat mė tė largėt tė universit.
- Pritet
qė teleskopi ti dėrgojė pamjet e para nė Tokė muajin
tetor.
|
|